Tag: përplasjes

  • OPINION – Fushata e zgjedhjeve në Shqipëri nën shenjën e “përplasjes” globale mes SHBA- Bashkim Europian

    OPINION – Fushata e zgjedhjeve në Shqipëri nën shenjën e “përplasjes” globale mes SHBA- Bashkim Europian

    Edhe tre ditë mungojnë nga fundi i fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 maj 2025 në Shqipëri. Ka qenë një fushatë intensive, bazuar sidomos tek rrjetet apo mediat sociale, siç ishte e kuptueshme. Dy kampet kryesore, PS dhe PD- AMSH e impostuan fushatën në dy vizione të ndryshme. Mazhoranca aktuale, tek ajo që ka bërë gjatë 12 viteve të 3 mandateve. PD- ASHM kryesisht tek ajo që do të bëjë, sidomos në aspektin emergjent ekonomik, nëse vjen në qeverisje të vendit.
    Në fakt, ka patur edhe një dimension tjetër, i cili mund të konstatohet por duhet hulumtuar më në thellësi e detaje. Në orët e mbrëmjes së kaluar, gjatë natës por edhe mëngjesin e kësaj të enjte, atmosfera mediatike u pushtua nga lajmi se “Berisha mund të udhëtojë drejt SHBA”. Referenca është një publikim në platformën X (Twitter) nga një gazetar amerikan, Marc Caputo, i cili ka pyetur dikë në Departamentin Amerikan të Shtetit. Deri në këto momente, nuk ka pohim apo mohim qoftë nga DASH, ashtu edhe nga Ambasada Amerikane në Tiranë.
    Në komunikimin e zakonshëm “Sy m’Sy” të kryeministrit Edi Rama në rrjetet sociale, shefi i qeverisë ka njoftuar se tashmë janë hapur edhe një tjetër grupkapitull i negociatave me BE- në për antarësimin dhe, nëse do të hapen të gjithë brenda këtij viti, do të përbënin një rekord europian. Në pamje të parë, duket si një kundërpeshë e lajmit të dhënë nga gazetari amerikan për Berishën nga DASH. Edhe në rastin e lajmit të Ramës, nuk ka pohim e as mohim qoftë nga Brukseli, ashtu edhe nga Delegacioni i BE- së në Tiranë.
    Ky është një detaj i radhës që krijon përshtypjen se edhe fushata zgjedhore në Shqipëri, po impostohet në “përplasjen” globale SHBA- BE pas marrjes së pushtetit nga presidenti Trump. Kryesisht, në dy aspekte: Atë të mbrojtjes së përbashkët në kuadër të NATO-s ku BE po angazhohet seriozisht per riarmatim dhe të çeshtjes së tarifave të mallrave.
    Që me hapjen zyrtare të fushatës, qartas PD e ka impostuar atë në stilin amerikan. Duke nisur nga emërtimi i Aleanca për Shqipërinë Madhështore, tek qasja e vetë kryetarit Berisha, që nga imazhi dhe deri tek artikulimi i programit apo premtimeve. Nga ana tjetër, fushata e PS- së dhe Ramës, është impostuar e gjitha në kuadër të integrimit apo pasaportës europiane në vitin 2030.
    A do të ketë ndikim kjo qasje e ndryshme edhe në aspektin e reflektimit të “përplasjes” SHBA- BE më shumë se thelbi i prezantuar në programe- premtimet respektive, mbetet të shihet me 11 maj 2025. Në orën 19.00, vullneti i shqiptarëve, brenda e jashtë kufijve, do të jetë i mbyllur në kuti. Nga zbrazja e numërimi i tyre, mund të merret një përgjigje edhe për pyetjen më sipër. Do fitojë qasja amerikane apo europiane e dy subjekteve kryesore politike në vend? /Shënim i ShkodraWeb/

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • E tmerrshme, për një gërvishje makine u plagos gjatë përplasjes së armatosur në Laç, ndërron jetë 24-vjeçari

    E tmerrshme, për një gërvishje makine u plagos gjatë përplasjes së armatosur në Laç, ndërron jetë 24-vjeçari

    24-vjeçari Gerald Bitri, një nga pesë të plagosurit e përplasjes me armë mesditën e së shtunës në Laç, ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës.
    I riu nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka gjetur vdekjen gjatë natës.

    Pesë persona mbetën të plagosur një ditë më parë pranë ish-Gjykatës së Kurbinit, nga një breshëri arme që është derdhur drejt 4 të rinjve.
    Ngjarja raportohet të ketë ndodhur pas një sherri mes një grupi të rinjsh në Laç ndërsa plumbat kanë kapur edhe një grua të pafajshme, e cila po shiste në trotuar.
    Nga burime thuhet se të shtënat kanë ardhur pas një sherri dhe autori ka qëlluar me armë automatike drejt një makine ku ndodheshin 4 të rinj.
    I dyshuari është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa burime thonë se policia ka arritur ta identifikojë atë dhe po punon për kapjen e tij.
    Të plagosur nga të shtënat mbetën shtetasit Amarildo Ndoj, Liridon Ismaili, Daniel Gjeloshi, Angjelina Gjezaj dhe Gerald Bitri, cili ndërroi jetë në spitalin e Traumës.

  • Aksident në bypass-in e Lushnjes/ Mjeti përfshihet nga flakët pas përplasjes me barrierën, dy persona raportohen…

    Aksident në bypass-in e Lushnjes/ Mjeti përfshihet nga flakët pas përplasjes me barrierën, dy persona raportohen…

    Në bypass-in e Lushnjes, një automjet tip Range Rover është përplasur me barrierën e hekurt anësore. Si pasojë e përplasjes, mjeti ka marrë flakë dhe dy personat e lënduar brenda tij janë transportuar menjëherë në spital. Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje për të shuar flakët dhe për të neutralizuar trafikun e krijuar.
    Sipas të dhënave paraprake, dy personat e transportuar në spital rezultojnë me lëndime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

  • Furgoni godet motorin në aksin rrugor Fier-Levan, plagoset një person

    Furgoni godet motorin në aksin rrugor Fier-Levan, plagoset një person

    Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier-Levan.

    Një motomjet është goditur nga një furgon dhe si pasojë e përplasjes së fortë drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur.
    Ai është transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal Fier ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
    Në vendngjarje ka mbërritur dhe policia e cila po kryen të gjitha veprimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit në fjalë.
    “Rreth orës 17:00, në Levan, automjeti me drejtues shtetasin B. M., 59 vjeç është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. M., 40 vjeç. Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar shtetasi E. M., i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, sipas policisë.

    Top Channel

  • Konflikt fizik pas përplasjes së dy automjeteve në Durrës, arrestohen 3 vëllezër dhe 1 tjetër

    Konflikt fizik pas përplasjes së dy automjeteve në Durrës, arrestohen 3 vëllezër dhe 1 tjetër

    Katër shtetas janë arrestuar pas një konflikti fizik që shpërtheu pas një përplasjeje të dy automjeteve në lagjen nr. 13, Durrës, më 3 prill 2025. Pas përplasjes, dy grupe shtetasish janë përfshirë në një rrahje, ndërsa një person është shpallur në kërkim.
    Shtetasit e arrestuar janë: Altin Kraçi, 42 vjeç, Edison Kraçi, 36 vjeç dhe Robert Kraçi, 32 vjeç (vëllezër), të cilët akuzohen për “Plagosje të lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim; dhe Agim Hasanbelliu, 22 vjeç, i cili po hetohet për të njëjtat akuzë, si dhe për “Deklarim të rremë” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

    Në kërkim është shpallur shtetasi B. H., 63 vjeç, i cili dyshohet se ka kryer “Plagosje të lehtë me dashje” dhe “Shkatërrim të pronës”. Po ashtu, është proceduar administratori i një lokali, shtetasi A. Zh., 35 vjeç, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi ai hoqi DVR-në e kamerave të sigurisë për të penguar hetimet.
    Ngjarja ndodhi rreth orës 18:50, kur automjeti i drejtuesit B. H. përplasi automjetin e A. K. Pas përplasjes, palët janë përfshirë në një konflikt fizikal, ku janë të përfshirë edhe dy vëllezërit e A. K. dhe shtetasi A. H. Hetimet vijojnë për kapjen e B. H. dhe identifikimin e të tjerëve të përfshirë në ngjarje.
    Materialet e procedurës janë dërguar në Prokurorinë e Durrësit për veprime të mëtejshme.

  • Avioni rrëzohet mbi një shtëpi në SHBA, humbin jetën të gjithë personat në bord

    Avioni rrëzohet mbi një shtëpi në SHBA, humbin jetën të gjithë personat në bord

    Pamje nga vendngjarja

    SHBA- Një avion u përplas me një shtëpi në Minesota, duke shkaktuar një zjarr masiv. Si pasojë e përplasjes të gjithë anëtarët e bordit humbën jetën, por numri i tyre ende nuk është konfirmuar.
    Rrëzimi ndodhi të shtunën, pranë Minneapolisit. Fatmirësisht, në banesë nuk ndodhej askush në momentin e përplasjes, ndërsa banorët e zonës u evakuuan për siguri. Avioni ishte nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar Des Moines në Iowa dhe kishte si destinacion Aeroportin Anoka County-Blaine në Minneapolis, sipas Administratës Federale të Aviacionit (FAA).
    Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e rrëzimit./ZËRI