Një nga drejtuesit e mjeteve, që u përfshinë në aksident në rrethrrotullimin e Levanit, dyshohet se ka pësuar gjendje të fikëti dhe për pasojë ka humbur kontrollin.
Si pasojë e përplasjes së fortë, humbi jetën Luftar Braçja, me kombësi shqiptare dhe pasaportë italiane, ndërsa katër të tjerë mbetën të plagosur në gjendje të rëndë. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën mjekësore. Ndërkohë, pritet zbardhja e plotë e aksidentit. Në vendngjarje, duken automjetet e dëmtuara rëndë, si pasojë e përplasjes.
Tag: përplasjes
-

Detaje nga aksidenti me 1 viktimë në Levan, një prej shoferëve dyshohet se i ra të fikët (Video)
-

Aksidenti i rëndë në Fier, kush është viktima dhe shoferi i makinës tjetër (Emri)
Një aksident i rëndë me pasoja fatale ka ndodhur sot në Levan të Fierit, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke lënë pesë persona të plagosur dhe një viktimë.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë 51-vjeçari Luftar Braçja, ndërsa drejtuesi tjetër i automjetit, Ilir Pujo, së bashku me katër pasagjerë janë dërguar në spital për mjekim.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, që dyshohet të jetë shkaktuar nga humbja e ndjenjave nga drejtuesi i automjetit të dytë.
Njoftimi i policisë:
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 11:00, në vendin e quajtur “Rotondo e Levanit”, automjeti me drejtues shtetasin Ilir Pujo, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Luftar Braçja, 51 vjeç.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi L. B. dhe kanë shkuar në spital për të marrë mjekim shtetasi I. P. dhe katër pasagjerë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit. -

Aksidenti tragjik në Levan, dyshohet se një nga shoferët pësoi gjendje të fikëti
Një nga drejtuesit e mjeteve, që u përfshinë në aksident në rrethrrotullimin e Levanit, dyshohet se ka pësuar gjendje të fikëti dhe për pasojë ka humbur kontrollin.
Si pasojë e përplasjes së fortë, humbi jetën Luftar Braçja, me kombësi shqiptare dhe pasaportë italiane, ndërsa katër të tjerë mbetën të plagosur në gjendje të rëndë. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën mjekësore.
Ndërkohë, pritet zbardhja e plotë e aksidentit. Në vendngjarje, duken automjetet e dëmtuara rëndë, si pasojë e përplasjes.Top Channel
-

Aksidenti tragjik në Levan, zbardhet identiteti i viktimës/ Shoferi i makinës tjetër humbi ndjenjat
Një aksident i rëndë me pasoja fatale ka ndodhur paraditen e sotme në Levan të Fierit, duke lënë pesë persona të plagosur dhe një viktimë.
Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve ka ndërruar jetë 51-vjeçari Luftar Braçja, ndërsa drejtuesi tjetër i automjetit, Ilir Pujo, së bashku me katër pasagjerë janë dërguar në spital për mjekim.
Dyshohet të jetë shkaktuar nga humbja e ndjenjave nga drejtuesi i automjetit të dytë.
Njoftimi i Policisë Fier/ Informacion paraprak
Rreth orës 11:00, në vendin e quajtur “Rotondo e Levanit”, automjeti me drejtues shtetasin Ilir Pujo, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Luftar Braçja, 51 vjeç.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi L. B. dhe kanë shkuar në spital për të marrë mjekim shtetasi I. P. dhe katër pasagjerë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
-

Aksident i rëndë në Levan, përplasen 2 automjete, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur – Video
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në “Rotondën e Levanit”, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes fatale, ka humbur jetën shoferi Luftar Bracja, 51 vjeç, ndërsa pesë persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Sipas njoftimit të Policisë, automjeti me drejtues Bracjan u përplas me automjetin tjetër të drejtuar nga Ilir Pujo, i cili gjithashtu ndodhet mes të plagosurve. Të gjithë personat e plagosur, përfshirë katër pasagjerët, janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Nga pamjet e siguruara në vendngjarje, duket se një nga makinat ka përfunduar jashtë rrugës, duke treguar forcën e madhe të përplasjes. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur dinamikën dhe shkaqet e këtij aksidenti tragjik. -

Aksident i rëndë në Japoni, dy viktima dhe 12 të lënduar
Dy persona humbën jetën dhe 12 të tjerë u lënduan si pasojë e përplasjes së një autobusi dhe një kamioni në prefekturën Tokushima në Japoninë perëndimore, tha policia lokale.
Pas përplasjes, e cila ndodhi rreth orës 12:30 sipas orës lokale, autobusi u përfshi nga flakët, raporton agjencia Kyodo.
Sipas policisë, pesë pasagjerë të autobusit u plagosën rëndë, ndërsa gjashtë të tjerë pësuan lëndime të lehta.
-

Tensione në Theth/ Gruaja bie pa ndjenja gjatë përplasjes me IKMT dhe policinë
Gjatë përplasjes mes banorëve dhe forcave të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe policisë, të cilat kanë shkuar në zonë për të shembur objektet pa leje, një grua ka humbur ndjenjat në Theth.
Siç shihet edhe në foto, gruaja është marrë në krahë nga familjarët e saj dhe është transportuar drejt ambulancës së Thethit për të marrë ndihmën mjekësore.Sipas zyrtarëve të IKMT-së, në këtë zonë janë identifikuar rreth 70 deri në 80 objekte pa leje që duhet të shemben.
Fillimisht, aksioni ishte planifikuar të zgjasë 5 ditë, por autoritetet paralajmërojnë se procesi mund të zgjasë më shumë për shkak të rezistencës së banorëve.
Për të përshpejtuar shembjet, IKMT ka sjellë në zonë edhe një fadromë tjetër. -

Sërish tensione në Theth – Gruas i bie të fikët gjatë përplasjes me IKMT dhe policinë
Një grua ka humbur ndjenjat në Theth gjatë përplasjes mes banorëve dhe forcave të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe policisë, të cilat kanë shkuar në zonë për të shembur objektet pa leje.
Pamjet e publikuara nga media tregojnë momentin kur gruaja merret në krahë nga familjarët e saj dhe transportohet drejt ambulancës së Thethit për të marrë ndihmën mjekësore.
Situata në zonë është tensionuar pas rezistencës së banorëve ndaj forcave të rendit, duke detyruar autoritetet të shtojnë prezencën e efektivëve të policisë. Më herët, përplasjet mes banorëve dhe IKMT-së sollën pezullimin e përkohshëm të shembjes së ndërtimeve gjatë ditës së mërkurë.
Të enjten në mëngjes, në Theth ishte e pranishme edhe drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici, e cila kërkoi që operacioni të vijojë me ritme më të shpejta. Sipas zyrtarëve të IKMT-së, në këtë zonë janë identifikuar rreth 70 deri në 80 objekte pa leje që duhet të shemben.
Fillimisht, aksioni ishte planifikuar të zgjasë 5 ditë, por autoritetet paralajmërojnë se procesi mund të zgjasë më shumë për shkak të rezistencës së banorëve. Për të përshpejtuar shembjet, IKMT ka sjellë në zonë edhe një fadromë tjetër. -

Pushimet përfundojnë në tragjedi/ Makina përplas dy turistë, njëri humb jetën
Një aksident rrugor i rëndë është regjistruar sot në aksin Fushë Arrëz–Kryezi–Iballë, ku dy turistë që udhëtonin me motor janë përplasur me një automjet.
Si pasojë e përplasjes, të dy turistët kanë pësuar dëmtime dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Pukës për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme, por një prej tyre ka humbur jetën pak pas përplasjes. -

Përplasje e fortë e dy makinave ‘kokë më kokë’/ Raportohen të plagosur, ja dyshimet e para rreth ngjarjes
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të martë në hyrje të fshatit Pezë Helmës, në afërsi të Tiranës, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë. Njëri prej automjeteve të përfshira në ngjarje është një taksi.
Si pasojë e përplasjes ka persona të plagosur, të cilët janë transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak i përplasjes është bërë një parakalim i gabuar, që çoi në aksidentin mes mjeteve.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për përcaktimin e përgjegjësisë mes drejtuesve të mjeteve.