Tag: përplasjes

  • Pas përplasjes së bujshme, Beniada dhe Aulona përballen për herë të parë në Për’puthen

    Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
    Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA

  • Shkrumbohet makina pas përplasjes në Lushnje, shpëtojnë mrekullisht nëna shofere dhe dy fëmijët

    Shkrumbohet makina pas përplasjes në Lushnje, shpëtojnë mrekullisht nëna shofere dhe dy fëmijët

    Një aksident në afërsi të fshatit Golem në autostradën Lushnje Rrogozhinë ka shkaktuar panik te udhëtaret. Një grua 40 vjecare dhe dy femijët e saj te mitur shpëtuan mrekullisht kur makina me të cilën udhëtonin mori flakë pas përplasjes me një automjet tjetër.
    Automjeti tip Toyota i ka rënë nga pas një mjeti tip fuoristradë të OSSHE-se Lushnjes dhe është përfshirë nga flakët. Ambulanca zjarrfikësit dhe policia mbërritën në vendngjarje.
    Pasi është larguar mjeti nga autostrada policia rrugore ka ndërhyre për të normalizuar trafikun. Paraprakisht bëhet me dije se mjeti tip Toyota që drejtohej nga një 40 vjeçare është djegur plotësisht.
    Sipas policisë, së qarkullimit rrugor, mjeti tip Toyota i ka rënë nga pas fuoristradës dhe është përfshirë nga flakët. Kanë shpëtuar për mrekulli drejtuesja dhe dy fëmijët e saj të mitur të cilët kanë dalë në kohë nga mjeti që digjej.
    Policia po kryen veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
    Paraprakisht dyshohet se drejtuesja e mjetit ka humbur kontrollin e makinës duke goditur nga pas automjetin tjeter.

  • VIDEO/ Lushnje-Rrogozhinë,  mjeti shpërthen në flakë pas përplasjes, shkaktohet trafik i rënduar

    VIDEO/ Lushnje-Rrogozhinë, mjeti shpërthen në flakë pas përplasjes, shkaktohet trafik i rënduar

    Një aksident ka ndodhur në aksin Lushnje-Rrogozhinë.

    Një makinë tip ‘’Toyota’’ ka goditur nga pas një furgon të OSHEE.

    Shkak i aksidentit mos mbajtja e distancës nga shoferja e cila i ra nga pas furgonit.

    Pas përplasjes makina tip ‘’Toyota’’ ka shpërthyer në flakë.

    Në makinën tip ‘’Toyota’’ ka qenë një grua me dy fëmijët e saj.

    Sipas rapotimeve nuk ka të lënduar ndërsa trafiku ka arritur 3 km.

     

  • Aksident automobilistik për ish-kampionin e botës në UFC, makina e tij përmbyset në rrugë pas përplasjes

    Aksident automobilistik për ish-kampionin e botës në UFC, makina e tij përmbyset në rrugë pas përplasjes

    1 Nëntor 2025

    20:28

    Telesport

    Ish-kampioni i botës në peshën “flyweight” (pesha deri 57kg) në artet marciale mikse, braziliani Deiveson Figueiredo, pësoi një aksident të frikshëm me makinë në vendlindjen e tij. Mësohet se ngjarja ka ndodhur të enjten dhe pamjet e një makine të përmbysur qarkullojnë në rrjetet sociale.
    Për fat të mirë, sportisti 37-vjecar nuk ka pësuar asnjë dëmtim dhe është mirë. Vetë Figueiredo tha se po ecte me makinën e tij në një rrugë lokale në qytetin e Belémit kur ndodhi përplasja, duke pretenduar se një grua dukej se ishte “me shumë nxitim” dhe po e ngiste makinën e saj “me shpejtësi të lartë” para përplasjes.
    Figueiredo, në një postim tha: “Falë Zotit që jemi mirë. Edhe pala tjetër e përfshirë në aksident është gjithashtu mirë”. Nuk është ende e qartë nëse dikush ishte në makinë me luftëtarin brazilian të UFC-së. Ai ka një rekord prej 25 fitoresh, 5 humbjesh e 1 barazim në artet marciale mikse.

  • Aksidenti në Elbasan, i riu humb jetën disa ditë pas përplasjes

    Aksidenti në Elbasan, i riu humb jetën disa ditë pas përplasjes

    Një aksident tragjik ka ndodhur në fshatin Letan, në njësinë administrative Bradashesh të Elbasanit, ku një 22-vjeçar humbi jetën tri ditë pas përplasjes me një automjet bujqësor. Viktima është identifikuar si Klaus Veliaj, banues në Elbasan.
    Ngjarja ndodhi gjatë fundjavës së kaluar, kur motomjeti që ai drejtonte u përplas me mjetin bujqësor, duke shkaktuar plagosjen e drejtuesit të automjetit dhe një personi tjetër, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
    I riu Veliaj, i punësuar në sektorin privat në Elbasan, pësoi dëmtime të rënda dhe u transportua me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk mundi t’u mbijetojë plagëve.
    Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të aksidentit.

  • Tragjedi në Indi/ Autobusi përfshihet nga flakët pas përplasjes me një motoçikletë, 25 viktima dhe dhjetëra të plagosur

    Tragjedi në Indi/ Autobusi përfshihet nga flakët pas përplasjes me një motoçikletë, 25 viktima dhe dhjetëra të plagosur

    Të paktën 25 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në Indi, pasi një autobus u përplas nga një motoçikletë dhe u mbulua nga flakët.

    Mediat vendëse raportojnë  se zjarri përfshiu autobusin ku u bllokuan dhjetëra pasagjerë përgjatë autostradës.
    Sipas një zyrtarit të lartë të policisë, motoçikleta u përplas nga pas me autobusin dhe ngeci nën të, duke shkaktuar shkëndija që ndezën rezervuarin e karburantit të autobusit.
    “Disa pasagjerë arritën të thyenin dritaret dhe të hidheshin jashtë, por të tjerë fatkeqësisht u dogjën përpara se ndihma të mbërrinte për ta”, njoftoi policia .
    Autobusi, me 44 pasagjerë, po udhëtonte nga Hyderabad në Bengaluru. Shumica e udhëtarëve ishin në gjumë në momentin e përplasjes. Shoferi tentoi të shuante zjarrin, por flakët u përhapën me shpejtësi.
    Kryeministri indian, Narendra Modi, shprehu ngushëllimet e tyre për familjet e viktimave.

    Top Channel

  • Sherr pas përplasjes së makinave në Shijak, procedohen penalisht pesë persona

    Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak kanë referuar materialet në Prokurori, ku është nisur procedimi penal në gjendje të lirë për pesë persona të përfshirë në një konflikt fizik.

    Shtetasit B. V., 30 vjeç, F. D., 28 vjeç, K. D., 32 vjeç, M. D., 52 vjeç dhe Sh. D., 60 vjeç, të gjithë banues në Shijak, janë përfshirë në sherr pas një përplasjeje me automjetet që ata drejtonin.
    Ngjarja ndodhi pas një përplasjeje mes automjeteve të tyre, ku situata degjeneroi në konflikt fizik mes tyre.
    Aktualisht hetimet janë në vijim për sqarimin e plotë të rrethanave dhe për të identifikuar përgjegjësit.”
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit B. V., 30 vjeç, F. D., 28 vjeç, K. D., 32 vjeç, M. D., 52 vjeç dhe Sh. D., 60 vjeç, të gjithë banues në Shijak, sepse janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, pas përplasjes së automjeteve me të cilat ata qarkullonin.”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Top Channel

  • VIDEO/ Incident i frikshëm në MotoGP, kameramani i shpëton mrekullisht përplasjes

    VIDEO/ Incident i frikshëm në MotoGP, kameramani i shpëton mrekullisht përplasjes

    MotoGP ka publikuar pamje dramatike nga kualifikimet e Çmimit të Madh të Hungarisë, ku një incident i rrezikshëm për pak sa nuk i rrezikoi jetën një prej kameramanëve. Piloti spanjoll Pedro Acosta humbi kontrollin mbi motorin e tij dhe për pak sa nuk shkaktoi një tragjedi, pasi motori kaloi në një distancë shumë të afërt me një operator kamere në skaj të pistës.
    Ngjarja ndodhi në pistën ‘Balaton Park’, e cila këtë fundjavë mirëpret për herë të parë një garë MotoGP pas më shumë se tri dekadash, që nga viti 1992. Megjithëse janë bërë investime të konsiderueshme për rikonstruksionin dhe rritjen e sigurisë, incidenti i Acostas ka vënë në pah dobësitë në disa segmente të pistës, veçanërisht në një kthesë me shpejtësi të lartë që ka rezultuar problematike për shumë pilotë.
    Sipas raportimeve të ‘7 News’, kjo kthesë është bërë tashmë një pikë e nxehtë për debat, pasi gjatë kualifikimeve aty humbën kontrollin disa pilotë, përfshirë edhe Acostan. Në pamjet e publikuara nga MotoGP, shihet se një problem me gomën e përparme bëri që 21-vjeçari spanjoll të humbiste kontrollin, të dilte nga pista dhe të përfundonte në zonën me zhavorr.
    Fatmirësisht, piloti arriti të shkëputej nga motori përpara përplasjes. Ndërsa mjeti i tij fluturoi në ajër dhe goditi barrierat, ai kaloi frikshëm pranë një operatori kamere, duke shmangur për pak një incident potencialisht fatal.
    Pas këtij momenti të rrezikshëm, janë shtuar thirrjet për një rishikim të menjëhershëm të standardeve të sigurisë në pistën hungareze. MotoGP pritet të dalë me një deklaratë zyrtare pas përfundimit të fundjavës së garës.

    🏍️ Races in Hungary nearly ended in tragedy — a motorcyclist almost ran over a cameraman
    🇭🇺At the Hungarian Grand Prix during the qualifying session of the 14th MotoGP stage, Spanish rider Pedro Acosta’s bike almost killed a cameraman who was standing more than 50 meters away. pic.twitter.com/DoGyfY04Tk
    — NEXTA (@nexta_tv) August 24, 2025

  • Përplasen  anijet kineze në Detin Jugor, po ndiqnin një patrullë filipinase

    Përplasen anijet kineze në Detin Jugor, po ndiqnin një patrullë filipinase

    Një anije luftarake e Marinës kineze është përplasur me një mjet të Rojës Bregdetare të vet, gjatë ndjekjes së një anijeje patrullimi të Filipineve në Detin e Kinës Jugore. Ngjarja ndodhi pranë shkëmbinjve të kontestuar Scarborough Shoal, ku rojet bregdetare filipinase po shoqëronin mjete që shpërndanin ndihma për peshkatarët.
    Pamjet e publikuara nga Manila tregojnë momentin e përplasjes, ku mjeti kinez i Rojës Bregdetare CCG 3104 bëri një manovër të rrezikshme dhe u godit me anijen luftarake kineze me numër 164. Sipas autoriteteve filipinase, përplasja shkaktoi dëmtime të mëdha në pjesën e përparme të mjetit kinez, duke e bërë të papërshtatshëm për lundrim.
    Më herët, anija filipinase BRP Suluan ishte sulmuar me ujë nga mjetet kineze, por arriti t’i shmangej. Pas përplasjes, pala kineze nuk iu përgjigj ofertës së ndihmës nga ekuipazhi filipinas. Pekini konfirmoi përplasjen, por tha se kishte ndërmarrë “masa të nevojshme” për të larguar mjetet e Filipineve.
    Presidenti Ferdinand Marcos deklaroi se patrullat filipinase do të vijojnë të jenë të pranishme në zonë për të mbrojtur të drejtat sovrane të vendit, duke paralajmëruar gjithashtu rrezikun e përplasjes me Kinën për çështjen e Tajvanit.
    Scarborough Shoal është një nga pikat më të nxehta të tensioneve mes dy vendeve që prej vitit 2012, ndërsa më shumë se 60% e tregtisë detare botërore kalon nëpër këto ujëra.

  • Aksident detar në Halkidiki, plagosen tre turistë nga Kosova dhe SHBA

    Aksident detar në Halkidiki, plagosen tre turistë nga Kosova dhe SHBA

    Një aksident detar është regjistruar mesditën e së martës pranë ishullit Diaporos, në zonën turistike të Halkidikit, në Greqi.Sipas njoftimit të autoriteteve portuale greke, një skaf me shtatë persona në bord – gjashtë shtetas nga Kosova dhe një shtetas amerikan – është përplasur në një breg shkëmbor.Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë mbetur të plagosur. Fillimisht ata morën ndihmën e parë në Qendrën Shëndetësore të Agios Nikolaos dhe më pas u transportuan në Spitalin e Përgjithshëm të Poligyros. Burime mjekësore konfirmojnë se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën dhe tashmë janë lënë të lirë nga spitali.Skafi, i cili sipas të dhënave paraprake ishte marrë me qira, është përmbysur pas përplasjes. Mjeti lundrues është tërhequr më pas në breg.Autoritetet e Portit të Ormos Panagias kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit. Deri më tani, nuk është raportuar për ndotje detare apo dëme të tjera mjedisore.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Një aksident detar është regjistruar mesditën e së martës pranë ishullit Diaporos, në zonën turistike të Halkidikit, në Greqi.Sipas njoftimit të autoriteteve portuale greke, një skaf me shtatë persona në bord – gjashtë shtetas nga Kosova dhe një shtetas amerikan – është përplasur në një breg shkëmbor.Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë mbetur të plagosur. Fillimisht ata morën ndihmën e parë në Qendrën Shëndetësore të Agios Nikolaos dhe më pas u transportuan në Spitalin e Përgjithshëm të Poligyros. Burime mjekësore konfirmojnë se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën dhe tashmë janë lënë të lirë nga spitali.Skafi, i cili sipas të dhënave paraprake ishte marrë me qira, është përmbysur pas përplasjes. Mjeti lundrues është tërhequr më pas në breg.Autoritetet e Portit të Ormos Panagias kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit. Deri më tani, nuk është raportuar për ndotje detare apo dëme të tjera mjedisore.