Bujar Leskaj, deputeti i PD për Vlorën, mori pjesë në protestën e zhvilluar në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në paraburgim në Hagë.Pas njoftimit se PD nuk do marrë pjesë në këtë protestë, Leskaj me sa duket ka thyer këtë urdhër politik.
“Jam këtu për respekt të Hashim Thaçit, drejtuesit politik të UÇK-së. Përulem para kujtimit të Fehmi Lladrovcit, heroit të Kosovës”, tha ai.
Tag: përplasje
-

Përplasje në PD/ Deputeti demokrat “thyen rreshtin”, i bashkohet protestës kundër urdhrit të partisë
-

Përplasje e trefishtë në superstradën Lezhë–Milot, ndërron jetë drejtuesi i motoçikletës
Një aksident i rëndë rrugor u regjistrua mëngjesin e së hënës në superstradën Lezhë-Milot, në afërsi të fshatit Shënkoll.
Në përplasje u përfshinë dy automjete dhe një motoçikletë, ku si pasojë mbeti i plagosur rëndë drejtuesi i motoçikletës.
I dëmtuari është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa nuk raportohet për persona të tjerë të lënduar.
Por, sikurse raportohet drejtuesi i motocikletës ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin e Traumës në Tiranë
Viktima është V. N. 73 vjeç, i cili nuk mundi të mbijetojë për shkak të plageve të marra në disa pjesë të trupit.
Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
-

Përplasje e trefishtë në superstradën Lezhë–Milot, lëndohet rëndë drejtuesi i motorit
Një aksident i rëndë rrugor u regjistrua mëngjesin e së hënës në superstradën Lezhë-Milot, në afërsi të fshatit Shënkoll.
Në përplasje u përfshinë dy automjete dhe një motoçikletë, ku si pasojë mbeti i plagosur rëndë drejtuesi i motoçikletës.
I dëmtuari është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa nuk raportohet për persona të tjerë të lënduar.
Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
-

“Rama do t’ia heqë pushtetin shumë shpejt Ballukut”/ Reagon ashpër gazetari: Teatri i dytë i Edit, kanë përplasje…
Gazetari Anri Bala, i ftuar në një studio televizive, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me marrëdhëniet brenda mazhorancës dhe pozicionin e zv/kryeministres Belinda Balluku në qeveri.
Sipas Balës, pas një fasade bashkëpunimi institucional, fshihet një përplasje e vërtetë mes kryeministrit Edi Rama dhe Belinda Ballukut, e cila, sipas tij, do të çojë shumë shpejt në largimin e saj nga qendra e pushtetit.
“Rama do t’ia heqë pushtetin shumë shpejt Belinda Ballukut. Ky është teatri i dytë i Ramës, sepse mesa di unë, ka një përplasje të fortë mes të dyve”, deklaroi gazetari.
Ai shtoi se kjo përplasje nuk është vetëm personale, por e lidhur ngushtë me grupet e interesit që mbështesin Ballukun dhe që aktualisht janë në konflikt të hapur me vetë kryeministrin.
“Kjo rivendosje e saj si zv/kryeministre është si të thuash ‘rri aty, se s’kam gjë me ty, derisa të përmbushet qëllimi’. Është një mënyrë për ta mbajtur nën kontroll, deri në momentin kur Rama do të veprojë”, theksoi Bala. -

“Plumbi i Artë”/ Përplasje mes Dumanit dhe Alibejt, ndërhyjnë punonjësit e sigurisë
Të penduarit e drejtësisë Nuredin Dumani dhe Erion Alibej u përfshinë në një përplasje verbale në seancën e të martës tek “Plumbi i artë”.
Mësohet se duke treguar për avokatët takimin e tij të parë me Nuredin Dumanin, Alibej tregoi detajet që i kishte treguar i pari mbi “masakrën e Bradasheshit”.
“Nuredini nuk më pranoi që vëllai i tij të ishte në ngjarje. Nuk e di, mbase ishte ndonjë hatërmbetje me vëllanë e tij”, tha Alibej, çka solli reagim të menjëhershëm të Dumanit.
“Me leje zonja kryetare”, tha Dumani duke u çuar në këmbë dhe drejtuar gishtin ndaj të penduarit Alibej: “Ky është mashtrim. Duhet të kërkosh falje për këtë!”.
Tesnioni u ndërpre nga ndërhyrja e gjykatës, që urdhëroi punonjësit e sigurisë të zhvendosnin Dumanin në një kënd ky kishte më pak kontakt viziv me Alibejn. -

Përplasje mes Dumanit dhe Alibejt te “Plumbi i Artë”, ndërhyjnë punonjësit e sigurisë
Të penduarit e drejtësisë Nuredin Dumani dhe Erion Alibej u përfshinë në një përplasje verbale në seancën e të martës tek “Plumbi i artë”.
Gazetari i A2 CNN Armand Bajrami raporton se duke treguar për avokatët takimin e tij të parë me Nuredin Dumanin, Alibej tregoi detajet që i kishte treguar i pari mbi “masakrën e Bradasheshit”.
“Nuredini nuk më pranoi që vëllai i tij të ishte në ngjarje. Nuk e di, mbase ishte ndonjë hatërmbetje me vëllanë e tij”, tha Alibej, çka solli reagim të menjëhershëm të Dumanit.
“Me leje zonja kryetare”, tha Dumani duke u çuar në këmbë dhe drejtuar gishtin ndaj të penduarit Alibej: “Ky është mashtrim. Duhet të kërkosh falje për këtë!”.
Tesnioni u ndërpre nga ndërhyrja e gjykatës, që urdhëroi punonjësit e sigurisë të zhvendosnin Dumanin në një kënd ky kishte më pak kontakt viziv me Alibejn -

Përplasje mes Dumanit dhe Alibejt në gjykatë, ndërhyjnë punonjësit e sigurisë
Të penduarit e drejtësisë Nuredin Dumani dhe Erion Alibej u përfshinë në një përplasje verbale në seancën e të martës tek “Plumbi i artë”.
Duke treguar për avokatët takimin e tij të parë me Nuredin Dumanin, Alibej tregoi detajet që i kishte treguar i pari mbi “masakrën e Bradasheshit”.
“Nuredini nuk më pranoi që vëllai i tij të ishte në ngjarje. Nuk e di, mbase ishte ndonjë hatërmbetje me vëllanë e tij”, tha Alibej, çka solli reagim të menjëhershëm të Dumanit.
“Me leje zonja kryetare”, tha Dumani duke u çuar në këmbë dhe drejtuar gishtin ndaj të penduarit Alibej: “Ky është mashtrim. Duhet të kërkosh falje për këtë!”.
Tesnioni u ndërpre nga ndërhyrja e gjykatës, që urdhëroi punonjësit e sigurisë të zhvendosnin Dumanin në një kënd ky kishte më pak kontakt viziv me Alibejn. -

Itali në kaos nga protestat pro Gazës: Përplasje me policinë, bllokime në rrugë e porte
Mijëra protestues kanë dalë në sheshe në mbarë Italinë për grevën e përgjithshme në mbështetje të popullsisë së Gazës, të shpallur nga sindikatat bazë.
Mediat italiane informojnë se në Milano është kaos.
Përplasje me policinë në Stacionin Qendror, ku protestuesit, me flamuj palestinezë, thyen xhamin kryesor të hyrjes. Forcat e rendit u detyruan të përdorin gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.
Tensione edhe pranë konsullatës amerikane, ku u dogj një flamur i SHBA-së.
Në Romë dolën mbi pesëdhjetë mijë vetë, sipas vlerësimeve të para.
Portet e Gjenovës, Livornos dhe Margheras (Venedik) u bllokuan.
Në Bolonjë një grup hyri në autostradën A14 me flakadanë dhe flamuj, duke ndërprerë qarkullimin.
E njëjta gjë ndodhi edhe në aksin Firence-Pisa-Livorno.
Grupime protestuesish bllokuan hyrjet e disa universiteteve në të gjithë vendin.
Grevë ka nisur në mesnatë dhe do të zgjasë deri në orën 23:00 të së hënës. Protesta dhe në Torino, Firence, Ankona, Bari dhe Palermo. -

Drejtoria e Konvikteve lë në radhë studentët për regjistrimet, përplasje me policinë – VIDEO
Nisja e vitit të ri akademik është shoqëruar me kaos dhe pakënaqësi për studentët që kërkojnë një vend në konvikte. Radhët e gjata dhe trajtimi i papërshtatshëm kanë shkaktuar zemërim, ndërkohë që janë raportuar edhe përplasje me forcat e policisë.
Qindra studentë janë mbledhur para Drejtorisë së Konvikteve, duke pritur me orë të tëra për t’u regjistruar. Pamjet tregojnë një numër të madh të rinjsh që presin në diell dhe në kushte aspak të favorshme.
Situata ka precipituar kur disa studentë, pasi kishin pritur deri në orët e para të mëngjesit, janë përballur me dhunë nga ana e policisë. Sipas denoncimeve të studentëve për mediat, pas orëve të tëra pritje, vetëm 10 persona arritën të siguronin një vend në konvikt, ndërsa të tjerët u dëbuan me forcë, pa marrë asnjë shpjegim.
“Policia e shtetit ka përdorur dhunë për të nxjerrë studentët që kishin pritur deri në orën 3 të mëngjesit për të zënë një dhomë,” shkruan një denoncim i dërguar në JOQ Albania. “Pas futjes së 10 personave, ata mbyllën derën dhe nuk dhanë asnjë sqarim, duke thënë se vendet janë zënë. Ndërkohë, thërrasin policinë për t’i nxjerrë studentët jashtë. Si do të veprojë ky shtet për popullin dhe studentët, të cilët dita-ditës po detyrohen të largohen nga ky vend?”, thuhet më tej në denoncim. -

Përplasje të dhunshme në Paris para ndeshjes në Champions, arrestohen 19 tifozë
Paris Saint-Germain dhe Atalanta do të përballen mes tyre në raundin e parë të Champions League këtë të mërkurë.
Ndeshja është planifikuar të zhvillohet nga ora 21:00, por tifozët e kanë nisur më herët duelin mes tyre.
Në Paris është regjistruar një përplasje masive mes tifozëve të Atalantës dhe atyre të PSG-së. Për disa minuta, tifozët u përleshën mes tyre, ndërsa pas shkatërrimeve, duhej ndërhyrja e policisë, për të qetësuar situatën.
Si pasojë, policia ka arrestuar 19 tifozë të Atalantës, ndërsa PSG-ja ka njoftuar se tifozët e përshfirë në përplasje, nuk ishin pjesë të ultrasve parisienë.