Tag: përplasja

  • Përplasja e Nokës me qytetarët në qendrën e votimit në Vorë, Celibashi: Partitë që kanë ankesa të na drejtohen ne

    Përplasja e Nokës me qytetarët në qendrën e votimit në Vorë, Celibashi: Partitë që kanë ankesa të na drejtohen ne

    Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka komentuar nga Vora incidentin mes sekretarit të përgjithshëm të PD, Flamur Noka dhe një grupi qytetarësh.

    Celibashi: E raportuan edhe anëtarët e KZAZ këtë situatë nuk di të them se mbi c bazë ka ndodhur ai konflikt, është më me shumë dobi…e kuptoj gjithë shqetësimin që një objekt të ketë në momente të caktuara..më me dobi që përfaqësuesit politikë ti adresojnë në KQZ keqkuptimet. Sa më larg qendrave të votimit.

    Top Channel

  • “Pranoje humbjen!”/ Flamur Noka kërcënon qytetarin në Vorë: Ta tregoj unë ty, do të marr zvarrë…

    “Pranoje humbjen!”/ Flamur Noka kërcënon qytetarin në Vorë: Ta tregoj unë ty, do të marr zvarrë…

    Pamje nga përplasja

    VORË- Përplasja e kandidatit për deputet të Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe një qytetari ka nisur brenda qendrës së votimit. Siç duket edhe nga pamjet, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike është përplasur me një qytetar. Qytetari iu drejtua Nokës duke u shprehur se ishte një votues i thjeshtë, por Noka e ka akuzuar për lidhje me bandat kriminale.
    Përplasja brenda QV:
    Noka: Dëgjo çfarë po të them unë! Ti do përgjigjesh për të gjitha. Ta tregoj unë, të tregoj unë ty. Do të zvarris, turp, dil përjashta! Çfarë do ti brenda?
    Qytetari: Ore zotëri, jam qytetar i Vorës, po votoj. Pranoje humbjen
    Noka: Nuk je qytetar! Je ushtar i Xhabaftëve. Do të zvarris, do të marr zvarrë.
    3.7 milionë shtetas shqiptarë do t’i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur 140 përfaqësuesit e tyre në Parlament. Votimi ka nisur në 07:00 në të gjithë vendin dhe mbyllet në 19:00. Në mbarë vendin janë ngritur 5,225 qendra votimi. Në fletën e votimit, shqiptarët do të gjejnë kësaj radhe 11 subjekte politike, ku 3 janë koalicione, dhe 9 janë parti që garojnë të vetme./ZËRI

  • Përplasja me armë në Laç, Gjykata e Lezhës lë në burg dy autorët

    Përplasja me armë në Laç, Gjykata e Lezhës lë në burg dy autorët

    Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Klevis Ndrecën dhe Daniel Gjeloshin, të dy të dyshuar për përfshirje në përplasjen e armatosur të ndodhur në Laç, ku humbi jetën një person dhe u plagosën katër të tjerë, mes tyre edhe një grua që shiste qirinj në rrugë.
    Klevis Ndreca u paraqit personalisht në seancë për t’u njohur me masën, ndërsa Gjeloshi, i cili ndodhet në spital për shkak të plagëve, u përfaqësua nga avokati i tij. Pas shqyrtimit të çështjes, gjyqtari Lirim Buluca vendosi të konsiderojë të ligjshëm arrestimin dhe caktoi ndaj tyre masën “arrest në burg”, për akuzat e “vrasjes” dhe “mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit”.
    Nga hetimet paraprake rezulton se përplasja nisi pas një konflikti banal në trafik, ku automjetet e të rinjve preken në pasqyra. Ata ranë dakord të ndalojnë dhe të sqarohen në një segment tjetër rruge, por takimi degjeneroi në përdorim armësh. Sipas hetimit, sapo dolën nga mjetet, Klevis Ndreca hapi zjarr në drejtim të makinës tjetër.

    Nga të shtënat mbetën të plagosur tre persona, përfshirë Gerald Bitrin, i cili më vonë ndërroi jetë në spital, Amarildo Ndojn, shoku i Ndrecës si dhe një kalimtare që ndodhej në vendin e ngjarjes. Edhe Daniel Gjeloshi është kundërpërgjigjur me armë, por nuk ka plagosur askënd.
    /vizionplus.tv

  • Përplasja me ar*ë në Laç, ndërron jetë te spitali i Traumës 24-vjeçari

    Përplasja me ar*ë në Laç, ndërron jetë te spitali i Traumës 24-vjeçari

    Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës 24-vjeçari Geri Bitri, një nga pesë të plagosurit e përplasjes me armë mesditën e së shtunës në Laç. Reklama në FieriWeb – “SONDAZH QARKU FIER”

    24-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka gjetur vdekjen gjatë natës.

    Daniel Gjeloshi 27 vjeç, dhe Klevis Ndreca 28 vjeç, u arrestuan si autorë të përdorimit ë armëve të zjarrit.

    Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Përplasja e armatosur në Laç, ndërron jetë te Trauma 24-vjeçari

    Përplasja e armatosur në Laç, ndërron jetë te Trauma 24-vjeçari

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Përplasja me agjentët e BKH, ja çfarë deklaruan në gjykatë dy nipërit e Agron Kapllanaj

    Përplasja me agjentët e BKH, ja çfarë deklaruan në gjykatë dy nipërit e Agron Kapllanaj

    Mëngjesin e kësaj të premteje në Gjykatën e Fierit janë paraqitur dy nipërit e ish-kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanaj si dhe një person tjetër i përfshirë në përplasjen e ndodhur disa ditë më parë me agjentët e BKH.Ndaj tre të arrestuarve, Gjykata ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’.
    Mësohet se në dëshminë e tyre ata kanë pohuar se nuk e dinin që personat që parkuan pranë mjediseve të kompanisë ishin agjentë të BKH-së, sepse në të kundërt nuk do të silleshin në këtë mënyrë.Mbi të tre këta shtetas rëndon akuza “Goditja për shkak të detyrës”.

  • ‘Përplasja’ me euron, ‘thyhet’ dollari, shënon sot nivelin më të ulët ne tre vite

    ‘Përplasja’ me euron, ‘thyhet’ dollari, shënon sot nivelin më të ulët ne tre vite

    Dollari arriti nivelin më të ulët ndaj euros në më shumë se tre vjet të premten. Indeksi i dollarit amerikan tani është ulur 1.2% në 99.50, duke shënuar nivelin e tij më të ulët që nga prilli 2022.
    Më herët, Kina njoftoi tarifa shtesë për produktet amerikane prej 125%, sipas Reuters. Ky është më i lartë se niveli i mëparshëm prej 84%. Ministria e Financave e Kinës thuhet se deklaroi se nëse SHBA këmbëngul që të vazhdojë të shkelë interesat e Kinës në mënyrë thelbësore, Kina do të marrë kundërmasa vendimtare dhe do të luftojë deri në fund.

  • ‘Përplasja’ me euron, ‘thyhet’ dollari! Shënon sot nivelin më të ulët ne tre vite

    ‘Përplasja’ me euron, ‘thyhet’ dollari! Shënon sot nivelin më të ulët ne tre vite

    Dollari arriti nivelin më të ulët ndaj euros në më shumë se tre vjet të premten.

    Indeksi i dollarit amerikan tani është ulur 1.2% në 99.50, duke shënuar nivelin e tij më të ulët që nga prilli 2022.
    Më herët, Kina njoftoi tarifa shtesë për produktet amerikane prej 125%, sipas Reuters. Ky është më i lartë se niveli i mëparshëm prej 84%.
    Ministria e Financave e Kinës thuhet se deklaroi se nëse SHBA këmbëngul që të vazhdojë të shkelë interesat e Kinës në mënyrë thelbësore, Kina do të marrë kundërmasa vendimtare dhe do të luftojë deri në fund.
     

    Top Channel

  • FOTO/ Makina e përmbysur në kanal, përplasja e fortë me betonin i mori jetën dy personave

    FOTO/ Makina e përmbysur në kanal, përplasja e fortë me betonin i mori jetën dy personave

    E përplasur me betonin e një tabele të vendosur në aksin rrugor Milot-Morinë dhe e përmbysur mbi kanal.

    Këto foto tregojnë momentin e parë të aksidentit tragjik të ndodhur mesnatën e së martës në Kukës, ku humbën jetën dy persona, të identifikuar si Afrim Kolgjini dhe Festim Gjeta.

    Siç duket edhe në foto, përplasja e mjetit ka qenë e fortë, çka i ka shkaktuar edhe vdekjen në vendngjarje dy shtetasve të mësipërm.

    Sipas informacioneve nga policia, mësohet se shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë humbja e kontrollit të makinës, duke mos përjashtuar shpejtësinë e lartë dhe errësira në rrugë.

    Burime nga policia bënë të ditur se automjeti tip “Benz”  drejtohej nga 50-vjeçari Afrim Kolgjini, ndërsa pasagjeri ishte 35-vjeçari Festim Gjeta.

    Të dy viktimat ishin nga fshati Lusën, njësia administrative Ujmisht Kukës.