Rigels Seliman
Nga shpërthimi tragjik në Gërdec në vitin 2008, e deri te gjaku i derdhur në bulevard më 21 janar 2011, ish-presidenti Bamir Topi ka thyer heshtjen pas më shumë se një dekade, ndërsa ka nxjerrë në dritë skenarët e errëta që u thurën në majat e pushtetit. Ai tregon se pas tragjedisë së Gërdecit nisi përplasja e parë me kryeministrin Berisha, e cila më pas u shndërrua në një luftë institucionale për jetë a vdekje. Sipas tij, ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 ishin pjesë e një marrëveshjeje të fshehtë që synonte kapjen e shtetit dhe transformimin e Shqipërisë në një republikë kryeministrore. Ish-presidenti deklaron se u përjashtua nga çdo vendimmarrje dhe çdo informacion, ndërkohë që strukturat e drejtësisë u sulmuan për të mbyllur dosjen e 21 Janarit. Ai zbulon se thirri Këshillin e Sigurisë Kombëtare menjëherë pas Gërdecit, por alarmin e tij nuk e dëgjoi askush. “Pas 21 janarit, mbajta qëndrim të fortë publik dhe mbështeta drejtësinë, ndërkohë që pushteti e kishte shpallur atë armike”, thekson Topi, duke zbardhur një nga periudhat më të errëta të shtetit shqiptar.
U përjashtova si President, përplasja me Berishën u bë institucionale
Konkretisht ish-presidenti Bamir Topi iu rikthye përplasjeve të forta dhe publike me Sali Berishën në vitet 2008 dhe më pas në vitin 2011, kohë kur ai mbante postin e Kryeministrit. Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Topi tha se përplasja e parë ndodhi pas shpërthimit në Gërdec ku vdiqën 26 njerëz dhe u plagosën mbi 300 të tjerë, pas të cilës edhe u bë edhe marrëveshja Berisha-Rama për ndryshimet kushtetuese. Ndërsa kulmi i përplasjeve institucionale ndodhi pas vrasjes së 4 protestuesve në bulevard, përpara kryeministrisë më 21 janar 2011, gjatë protestës së organizuar nga PS-ja, kut Topi tha se mbështeti organet e drejtësisë që ishin sulmuar ashpër nga kryeministri i asaj kohe, Berisha. “Përplasja e vërtetë me Berishën ka ndodhur në vitin 2008 dhe ka qenë shumë institucionale. Nisi pas 15 marsit 2008 me shpërthimin e Gërdecit. Pasi jemi kthyer nga Bukureshti kur morën ftesën për anëtarësimin në NATO dhe 2-3 ditë pas këtij momenti shikoj flash informativ që vinte nga komisioni i ligjeve dhe çështjeve kushtetuese, i cili po trajtonte marrëveshjen që është votuar më 21 prill 2008. Aty ngrihet një ish-deputete e Shkodrës dhe propozon që ndryshimet kushtetuese që do të bëheshin të kundërfirmoseshin nga kryeministri. Kishte filluar lufta. Ishte një nga normat më antidemokratike.
Ky episod ngriti alarmin se unë s’kisha asgjë në dorë, asnjë letër. Unë mora informacionin se këta po punonin me opozitën. Ishte një projekt i Berishës dhe i Ramës dhe e futën Shqipërinë në një periudhë krizash ciklike. Me kushtetutën që këta realizuan ti mund të zëvendësosheshe për 24 orë me 71 vota jo me 84 si më parë. Kam folur një javë para se të miratohej kjo marrëveshje okulte se dëmi ishte te partitë brenda, beteja kundër institucioneve, kthimi nga republikë parlamentare në republikë kryeministore. Ka 17 vite që unë i bie kësaj melodie që opozita sot e mallkon, por nuk e thotë dot se e ka arkitektin aty brenda. Një javë pas Gërdecit unë thirra Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe në atë takim ka patur diskutime që mbeten aty brenda, janë në Arkivën e Presidencës. Përplasja jonë vjen në 21 janar 2011. Këtu gjërat harrohen shumë shpejt. Pas asaj që ndodhi në bulevard unë kam dalë në një status dhe ka qenë shqetësim maksimal nga ana ime se ishin vrarë njerëz dhe mesa duket ajo që kam cilësuar ka qenë vrasjet në bulevard dhe nuk kam thënë vrasjet në kryeministri. Të gjithë e panë skenën 3D dhe mbajta qëndrim shumë të fortë dhe më pas u dhashë mbështetje publike institucioneve të drejtësisë nga prokurorja e përgjithshme e më tej”, deklaroi dy ditë më parë ndër të tjera ish-presidenti Topi.
Box 1
Mandati i katërt i Ramës, Topi: E frikshme vazhdimësia e pushtetit të një personi
Ish-presidenti Bamir Topi, foli për mandatin e katërt të kryeministrit Edi Rama. Ai u shpreh mjaft kritik duke bërë paralelizëm me sistemin e kaluar totalitar dhe kultin e njëshit. Topi tha se pushteti i Ramës buron nga marrëveshja me Berishën në vitin 2008 dhe ata ndajnë pushtetet, njëri në pozitë dhe tjetri në opozitë. “Rama është kryeministri dhe kryetari i mazhorancës dhe në mënyrë absolute nuk kam patur asnjë nevojë për Edi Ramën. Në jetën politike ka penguar projektin që unë të shkoja në krye të shtetit në vitin 2007. Kam zero përfitim nga mandati i tij. Sot ai i ka marrë të gjithë pushtetet nga marrëveshja e vitit 2008. Këto ide të tij si shteti bektashi janë projekte ekstravagante. Duhet të shkojë në OKB dhe të deklarojë atje nga tribuna projektin për shtetin bektashi. Si ka mundësi që të deklarohet një projekt kur në këtë vend, kur janë gjëra kaq të rëndësishme për një vend, duhet të diskutohet, të merren strukturat, apo të shkohet edhe te zgjedhja referendare që ne e kemi harruar. Ky është një vend i vogël që i kaluar një herë një sistem. Duket sikur po shkojmë te gjurmët e pushtetit të njëshit. Do ta konsideroja të frikshme idenë e vazhdimësisë së pushtetit të një personi. Demokracia nuk po ndihet të ekzistojë më sepse janë në komoditet njëri në pushtet tjetri monopolist i 25 partive. Është çështja e mbajtjes së pushtetit kur ndodhin paradokse të mëdha. Sa më shumë problem të ketë aq më shumë mandate merr. Është një klimë që në mjekësi quhet proces i organizuar, i kalçifikuar dhe nëse nuk hiqet me kirurgji nuk ka recetë që e shëron”, nënvizoi Topi në emisionin “Të Paekspozuarit”.
Tag: përplasja
-

Nga tragjedia e “Gërdecit” tek vrasjet në Bulevard, Bamir Topi thyen heshtjen dhe tregon si nisi përplasja e madhe…
-

Bamir Topi: Përplasja ime me Berishën nis pas Gërdecit dhe kulmon në 21 Janar!
Ish-presidenti Bamir Topi, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV iu rikthye përpasjeve të ashpra madje edhe publike me kryeministrin Sali Berisha në vitet 2008 dhe më pas në vitin 2011.
Ai tha se përplasja e parë ndodhi pas shpërthimit në Gërdec ku vdiqën 26 njerëz dhe u plagosën mbi 300 të tjerë, pas të cilës edhe u bë edhe marrëveshja Berisha-Rama për ndryshimet kushtetuese. Ndërsa kulmi i përplasjeve institucionale ndodhi pas vrasjes së 4 protestuesve në bulevard, përpara kryeministrisë më 21 janar 2011, gjatë protestës së organizuar nga PS-ja, kut Topi tha se mbështeti organet e drejtësisë që ishin sulmuar ashpër nga kryeministri i asaj kohe, Berisha.
“Përplasja e vërtetë me Berishën ka ndodhur në vitin 2008 dhe ka qenë shumë institucionale. Nisi pas 15 marsit 2008 me shpërthimin e Gërdecit. Pasi jemi kthyer nga Bukureshti kur morën ftesën për anëtarësimin në NATO dhe 2-3 ditë pas këtij momenti shikoj flash informativ që vinte nga komisioni i ligjeve dhe çështjeve kushtetuese, i cili po trajtonte marrëveshjen që është votuar më 21 prill 2008. Aty ngrihet një ish-deputete e Shkodrës dhe propozon që ndryshimet kushtetuese që do të bëheshin të kundërfirmoseshin nga kryeministri. Kishte filluar lufta. Ishte një nga normat më antidemokratike. Ky episod ngriti alarmin se unë s’kisha asgjë në dorë, asnjë letër. Unë mora informacionin se këta po punonin me opozitën. Ishte një projekt i Berishës dhe i Ramës dhe e futën Shqipërinë në një periudhë krizash ciklike.
Me kushtetutën që këta realizuan ti mund të zëvendësosheshe për 24 orë me 71 vota jo me 84 si më parë.
Kam folur një javë para se të miratohej kjo marrëveshje okulte se dëmi ishte te partitë brenda, beteja kundër institucioneve, kthimi nga republikë parlamentare në republikë kryeministore. Ka 17 vite që unë i bie kësaj melodie që opozita sot e mallkon, por nuk e thotë dot se e ka arkitektin aty brenda.
Një javë pas Gërdecit unë thirra Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe në atë takim ka patur diskutime që mbeten aty brenda.
Përplasja jonë vjen në 21 janar 2011. Këtu gjërat harrohen shumë shpejt. Pas asaj që ndodhi në bulevard unë kam dalë në një status dhe ka qenë shqetësim maksimal nga ana ime se ishin vrarë njerëz dhe mesa duket ajo që kam cilësuar ka qenë vrasjet në bulevard dhe kam thënë vrasjet në kryeministri. Të gjithë e panë skenën 3D dhe mbajta qëndrim shumë të fortë dhe më pas u dhashë mbështetje publike institucioneve të drejtësisë nga prokurorja e përgjithshme e më tej”- u shpreh ndër të tjera ish-presidenti Topi. -

Agravon përplasja e banorëve të Thethit me forcat e policisë, ndërhyjnë edhe përfaqësuesit e PD
Tensionohet edhe më tej situata në Theth teksa në përplasje janë përfshirë edhe përfaqësuesit e opozitës.
Sherri ka nisur me drejtorin e ri të policisë Gentian Berberi.
Drejtuesi politik i demokratëve në Shkodër Luçiano Boçi dhe deputeti Bardh Spahia, pretendojnë se Berberi iu është drejtuar me fjalët: Ju tërheq edhe ju zvarrë.Top Channel
-

Përplasja e dy autobusëve në Greqi, shoferi: Sapo isha nisur nga stacioni! U dëgjua një zhurmë e fortë
Shoferi i njërit prej dy autobusëve të OASA-s të përfshirë në aksidentin rrugor në Voula këtë të premte me dhjetëra të lënduar ka dhënë një dëshmi për mediat greke.
Ai tregoi se autobusi që ai po drejtonte sapo ishte nisur nga stacioni.Lexo edhe :Related Posts
“Isha në stacionin e autobusit, sapo isha nisur”, tha fillimisht shoferi i autobusit. “U nisa dhe dëgjova zhurmën”, shtoi më tej.Kur e pyetën nëse autobusi tjetër ishte përshpejtuar, ai u përgjigj: Si ta dija unë, po lëvizja.
Nga përplasja e dy autobusëve janë plagosur 47 persona, ku mes tyre 12 janë të mitur.
Ndërkohë të paktën katër persona janë në gjendje të rëndë shëndetësore, të cilët janë transferuar tashmë në Spitalin Asklepieion në Voula .
/vizionplus.tv -

Përplasja e dy autobusëve në Greqi, reagon shoferi: Sapo isha nisur nga stacioni! U dëgjua një zhurmë e fortë
Shoferi i njërit prej dy autobusëve të OASA-s të përfshirë në aksidentin rrugor në Voula këtë të premte me dhjetëra të lënduar ka dhënë një dëshmi për mediat greke.
Ai tregoi se autobusi që ai po drejtonte sapo ishte nisur nga stacioni.
“Isha në stacionin e autobusit, sapo isha nisur”, tha fillimisht shoferi i autobusit. “U nisa dhe dëgjova zhurmën”, shtoi më tej.
Kur e pyetën nëse autobusi tjetër ishte përshpejtuar, ai u përgjigj: Si ta dija unë, po lëvizja.Nga përplasja e dy autobusëve janë plagosur 47 persona, ku mes tyre 12 janë të mitur.
Ndërkohë të paktën katër persona janë në gjendje të rëndë shëndetësore, të cilët janë transferuar tashmë në Spitalin Asklepieion në Voula .
-

Protesta dhe alarm sigurie nga përplasja Iran-Izrael, Bezos heq dorë nga jahti i madh mes Venecias
Jeff Bezos
ITALI- Themeluesi i Amazon Jeff Bezos dhe gruaja e tij e ardhshme Lauren Sanchez ndryshuan vendndodhjen e festës pas protestave të banorëve të Venecias. Bezos u detyrua të hiqte dorë nga “ëndrrat” e tij! Festa përmbyllëse e tre ditëve kushtuar dasmës së tij veneciane me Lauren Sánchez nuk do të zhvillohet më në “Scuola Grande della Misericordia”, por në Arsenale. Vendimi është marrë për të shmangur protestave e paralajmëruara nga vendasit. Por edhe nga përplasja që po zhvillohet me Izraelit dhe Iranit. Multi-biliarderi vendosi që “Koru”, jahti maksi 130 metra me tre direkë, të mos përdoret për Venecian.
E njëjta gjë vlen edhe për Abeona-n, jahtin tjetër maksi që mbështet Korun, një lloj anijeje garazhi që transporton makinat e preferuara të Bezos, jet ski-të dhe helikopterin e zonjës Sanchez me një platformë uljeje. Kështu tensionet në Lindjen e Mesme kanë detyruar për një prani pak më diskrete për manjatin amerikan dhe grupin e VIP-ave të Hollivudit që do të zbresin në Venecia.
Është e vështirë të flasësh për një profil të ulët, megjithatë: jahte 7-8 miliardë dollarëshe të miqve dhe mysafirëve të çiftit do ankorohen në lagunë; për të mos përmendur afërsisht 90 fluturime me avionë privatë dhe taksi ajrore që priten midis 24 dhe 27 qershorit në aeroportet e Venedikut, Veronës dhe Trevizos – aeroporte të menaxhuara nga Venetian Save.
Festa në Arsenale
Dje pati një “shije” të asaj që mund të ndodhte nëse Bezos nuk do të bënte hapa pas. Aktivistët nga “Greenpeace Italia” dhe organizata britanike “Everyone Hates Elon” (Të gjithë e urrejnë Elonin, që do të thotë Musk) shpalosën një banderolë gjigante prej 400 metrash katrorë në shesh me fjalët: Nëse mund të merrni me qira Venecian për dasmën tuaj, mund të paguani më shumë taksa!
Simona Abbate e Greenpeace shpjegoi: Bezos mishëron një model ekonomik dhe shoqëror që po na çon drejt kolapsit: nga njëra anë arroganca e disa miliarderëve me stile jetese që janë shkatërruese për planetin, nga ana tjetër të gjithë njerëzit që vuajnë dëmet e krizës mjedisore çdo ditë.
Por e gjithë dasma nuk do të kushtojë pak, përllogaritet rreth 15 milionë euro! Vetëm “dreka e dasmës” do të kushtojë një mijë euro për person, ndërsa suitat e hoteleve më ikonike ku do të qëndrojnë 200 mysafirët do të kushtojnë shumë më tepër. Avioni i parë mbërrin sot nga Londra Luton. Në Venezia zbarkon vajza e presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka.
Dasma ka edhe një kusht! Të ftuarit nuk kanë përse sjellin dhurata! Bezos do të bëjë tre donacione për po aq sa subjekte veneciane ka të angazhuara për mbrojtjen e lagunës. Ndërkohë, manjati po varfërohe me çdo ditë që kalon: lista në kohë reale e ofruar nga Forbes e vendos atë në vendin e katërt midis më të pasurve në botë./ZËRI -

Aksident i rëndë/ Përplasja e dy automjeteve shkakton dëme të konsiderueshme, raportohen të plagosur
Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës. Dy automjete janë përplasur në kryqëzimin e rrugës Onhezmi me rrugën Adem Sheme, në Lagjen nr. 2 të Sarandës.
Nga aksidenti, automjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme, por fatmirësisht, të dy drejtuesit e mjeteve, të rinj në moshë (rreth 20 vjeç), kanë dalë nga aksidenti me lëndime të lehta.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e policisë dhe shërbimi mjekësor, të cilët kanë ofruar ndihmën e nevojshme. Hetimet për shkaqet e aksidentit vazhdojnë. -

Përplasja Izrael-Iran, Putin i gatshëm për ndërmjetësim: Ta parandalojmë konfliktin për të shmangur një luftë rajonale
Në një deklaratë zyrtare, Kremlini bëri të ditur se presidenti Putin ka zhvilluar telefonata të ndara me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentin e ri iranian Masoud Pezeshkian, duke i bërë thirrje të dyja palëve për vetëpërmbajtje.
“Rusia dënon veprimet e Izraelit, të cilat shkelin Kartën e OKB-së dhe të drejtën ndërkombëtare,” tha Kremlini.
Putin gjithashtu i shprehu Netanyahut gatishmërinë e Rusisë për të ofruar ndërmjetësim, me qëllim parandalimin e një përshkallëzimi të mëtejshëm që, sipas Kremlinit, “mund të sjellë pasoja katastrofike për të gjithë rajonin.”
Më herët gjatë ditës, edhe Ministria e Jashtme ruse reagoi ashpër ndaj sulmeve izraelite, duke i quajtur ato “Sulme të paprovokuara ushtarake ndaj një shteti sovran anëtar i OKB-së, ndaj qytetarëve të tij dhe infrastrukturës bërthamore civile.” -

Tomorri: Përplasja gjyqtarë-Rama për pagat, teatër i shëmtuar
Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona
-

Përplasja me grushte në KZAZ-në e Kasharit, reagon Policia: U arrestua një 26-vjeçar, nuk janë përfshirë punonjës…
Policia ka reaguar zyrtarisht pas incidentit të ndodhur mesditën e sotme në KZAZ 30 në Kashar, ku gjatë procesit të numërimit përfaques të subjekteve të ndryshme politike janë konfliktuar me njeri-tjetrin.
Në pranga ka rënë R. N., 26 vjeç, i dyshuar i përfshirë në konflikt, për veprime të metejshme proceduriale.
Policia thotë se në lidhje me pretendimin se në konflikt janë përfshirë dhe punonjës policie, sqarojmë se ky pretendim është i pavërtetë.
Vijon puna për shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt dhe dokumentimin e plotë e rrethanave të konfliktit.Top Channel