Tag: përplasja

  • Makinat copë-copë nga përplasja, dalin pamjet e aksidentit në Sarandë ku humbën jetën 2 motrat

    Makinat copë-copë nga përplasja, dalin pamjet e aksidentit në Sarandë ku humbën jetën 2 motrat

    Një aksident tragjik ka tronditur mbrëmjen e së dielës Sarandën. Rreth orës 20:15, në aksin rrugor Sarandë–Delvinë, ka ndodhur një aksident fatal ku u shuan dy jetë të reja, ndërsa një tjetër vajzë mbeti e plagosur.
    Sipas të dhënave paraprake të Policisë, në aksident janë përfshirë dy automjete. Një automjet tip “Audi”, i drejtuar nga një 23-vjeçar, është përplasur me një mjet tip “Lancia”, që drejtohej nga 22-vjeçarja Ela Dhimaku nga fshati Kopaçeza.

    Siç duket edhe nga pamjet, përplasja ka qenë e fuqishme pasi të dy automjetet e aksidentuar janë shkërmoqur.

    Përplasja fatale u bë shkak për humbjen e jetës së drejtueses së automjetit, Ela Dhimaku, si dhe të motrës së saj, 20-vjeçares Rozina Dhimaku, e cila ndodhej pasagjere.

    Po ashtu, një tjetër pasagjere në automjetin “Lancia”, 24-vjeçarja Antonela Zhupa, ka mbetur e plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
    Forcat e policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ku po punojnë për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.
    Ky është aksidenti i dytë fatal i kësaj të dielës, ndërsa paradite ndërroi jetë një person në Levan të Fierit dhe u plagosën katër të tjerë.

  • Detaje të reja tronditëse/ Tre shqiptarët u dogjën të gjallë teksa ktheheshin nga Athina, ja kush e shkaktoi aksidentin

    Detaje të reja tronditëse/ Tre shqiptarët u dogjën të gjallë teksa ktheheshin nga Athina, ja kush e shkaktoi aksidentin

    56-vjeçari bullgar, drejtues i kamionit që shkaktoi aksidentin e rëndë në autostradën Egnatia pranë pikës së pagesës në Iasmos, Rodopi, është lënë në paraburgim pas dëshmisë së tij para hetuesit.
    Pas daljes nga spitali ditët e fundit, i dyshuari u paraqit sot para autoriteteve gjyqësore greke. Sipas mediave vendase, deklarimet e tij nuk bindën hetuesin dhe prokurorin, të cilët vendosën masën e sigurisë me burg pa afat.
    Kujtojmë se drejtuesi i kamionit akuzohet për vrasje nga pakujdesia, lëndime trupore dhe drejtim të rrezikshëm të mjetit.
    Aksidenti ndodhi rreth 600 metra para pikës së pagesës, kur kamioni u përplas me dy automjete që ndodheshin të ndaluara në radhë. Përplasja ishte aq e fortë sa automjeti i parë shpërtheu në flakë, duke lënë të vdekur në vend tre persona, një çift 59 dhe 57 vjeç dhe një tjetër viktimë 61-vjeçare, të gjithë nga Shqipëria.
    Rezultatet e analizave toksikologjike pritet të publikohen në ditët në vijim për të zbuluar nëse drejtuesi i kamionit kishte konsumuar alkool. Ndërkohë, është caktuar edhe një ekspert teknik për të përcaktuar saktësisht shpejtësinë me të cilën lëvizte mjeti në momentin e përplasjes.
    Detaje të reja tronditëse janë zbuluar nga autopsia e kryer mbi trupat e viktimave, të cilën e ka bërë publike portali grek.
    Sipas mjekut ligjor Nikolaos Kifnidis, tre viktimat ishin ende gjallë kur shpërtheu zjarri në automjet, por kishin humbur ndjenjat për shkak të plagëve të rënda nga përplasja.
    Trupat e tyre paraqitën dëmtime të rënda në kokë, kraharor dhe bark, me fraktura në brinjë dhe dëmtime të organeve të brendshme. Ndër të tjera, edhe drejtuesi i automjetit rezultoi me një frakturë në bazën e kafkës.
    Shkaku i vdekjes nuk ishte përplasja, por djegia nga flakët, ndërkohë që besohet se viktimat ishin pa ndjenja në momentin e shpërthimit të zjarrit.

  • Shkaktoi aksidentin ku humbën jetën tragjikisht tre shqiptarët në Greqi, lihet në burg shoferi bullgar

    Shkaktoi aksidentin ku humbën jetën tragjikisht tre shqiptarët në Greqi, lihet në burg shoferi bullgar

    Drejtuesi i kamionit që shkaktoi aksidentin tragjik ku humbën jetën tre shqiptarë pak ditë më parë në pikën e pagesës Iasmos në Greqi, ëhstë arrestuar nga policia.

    Sipas mediave greke 56-vjeçari bullgar është lënë në paraburgim, pasi ka dhënë dëshminë e tij.
    Mediat raportojnë se aps daljes nga spitali 56-vjeçari bullgar i cili edhe vete mbeti i plagosur në aksident, është paraqittur sot para autoriteteve ku pasi ka dhënë dëshminë, është lënë në paraburgim.

    Kujtojmë që drejtuesi i kamionit akuzohet për vrasje nga pakujdesia, lëndime trupore dhe drejtim të rrezikshëm të mjetit.
    Aksidenti ndodhi rreth 600 metra para pikës së pagesës, kur kamioni u përplas me dy automjete që ndodheshin të ndaluara në radhë. Përplasja ishte aq e fortë sa automjeti i parë shpërtheu në flakë, duke lënë të vdekur në vend tre persona, një çift 59 dhe 57 vjeç dhe një tjetër viktimë 61-vjeçare, të gjithë nga Shqipëria.
    Rezultatet e analizave toksikologjike pritet të publikohen në ditët në vijim për të zbuluar nëse drejtuesi i kamionit kishte konsumuar alkool. Ndërkohë, është caktuar edhe një ekspert teknik për të përcaktuar saktësisht shpejtësinë me të cilën lëvizte mjeti në momentin e përplasjes.
    Detaje të reja tronditëse janë zbuluar nga autopsia e kryer mbi trupat e viktimave.
    Sipas mjekut ligjor Nikolaos Kifnidis, tre viktimat ishin ende gjallë kur shpërtheu zjarri në automjet, por kishin humbur ndjenjat për shkak të plagëve të rënda nga përplasja.
    Trupat e tyre paraqitën dëmtime të rënda në kokë, kraharor dhe bark, me fraktura në brinjë dhe dëmtime të organeve të brendshme. Ndër të tjera, edhe drejtuesi i automjetit rezultoi me një frakturë në bazën e kafkës.
    Shkaku i vdekjes nuk ishte përplasja, por djegia nga flakët, ndërkohë që besohet se viktimat ishin pa ndjenja në momentin e shpërthimit të zjarrit.

  • Përplasja në Durrës/ Plagoset gjatë konfliktit 28-vjeçari, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori, i lënduari në..

    Përplasja në Durrës/ Plagoset gjatë konfliktit 28-vjeçari, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori, i lënduari në..

    Një përplasje mes dy personave ka përfunduar me plagosjen e një 28-vjeçari në Hamallaj. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 16:40, ku dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. L., 44 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin L. R., 28 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje kritike për jetën.
    Sapo është marrë njoftimi, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe, falë veprimeve të shpejta, kanë identifikuar autorin dhe janë vënë në ndjekje të tij.
    Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme, ku dyshohet se mund të jetë fshehur 44-vjeçari. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

  • Trump dhe Putin rikrijojnë momentin e Luftës së Ftohtë/ Të përbashkëtat dhe ndryshimet nga përplasja Nixon-Hrushov

    Trump dhe Putin rikrijojnë momentin e Luftës së Ftohtë/ Të përbashkëtat dhe ndryshimet nga përplasja Nixon-Hrushov

    Në shikim të parë, ngjashmëritë mes dy fotografive janë tronditëse.

    Në të dyja, një politikan i lartë amerikan duket sikur po qorton një udhëheqës rus, ndërsa një përkthyes i tensionuar me pamje të ngjashme ndodhet midis tyre.
    Në vitin 1959, Richard Nixon, atëherë nënkryetar i SHBA-së, me nofulla të shtrënguara dhe gishtin tregues të drejtuar, përplaset me Nikita Hrushovin gjatë debatit të famshëm “Debati i Kuzhinës” në Moskë. Në një imazh të ngjashëm, Donald Trump shfaqet me një mimikë të ashpër, gishtin e zgjatur drejt jakës së Vladimir Putinit.

    Por, ndonëse kamera mund të mos gënjejë, ajo mund të mashtrojë.
    Përplasja mes Nixon dhe Hrushovit ishte autentike. Nixon ndodhej në Moskë për të vizituar një ekspozitë që promovonte konsumerizmin amerikan, si përgjigje ndaj një panairi të mëparshëm sovjetik në Nju Jork. Hrushovi e ironizoi ekspozitën, duke vënë në dyshim dobishmërinë e produkteve amerikane, dhe përplasja e tyre në mes të kuzhinës së modelit amerikan u kthye në një duel ideologjik mbi kapitalizmin dhe komunizmin.
    Ndryshe ishte atmosfera në Alaska. Putini nuk shkoi për të kritikuar kapitalizmin, por për të lavdëruar Trumpin – duke e quajtur një udhëheqës vizionar dhe duke pretenduar se ai ishte mashtruar në zgjedhjet e vitit 2020 përmes mashtrimit me votat postare.
    Ndërsa Trump kishte paralajmëruar ndëshkime nëse Putini nuk pranonte një armëpushim në Ukrainë, kërcënimet u zbehën shpejt në përballje me ngrohtësinë e takimit.

    Një krahasim më i përshtatshëm historik është samiti i vitit 1961 mes Hrushovit dhe presidentit John F. Kennedy në Vjenë – një takim i vështirë, i tensionuar nga kriza e Berlinit, që përfundoi me ndërtimin e Murit të Berlinit. Kennedy ishte i papërgatitur – një akuzë që shpesh i drejtohet edhe Trumpit – dhe doli i humbur nga takimi. “Gjëja më e keqe në jetën time,” u shpreh ai për një gazetar. “Më shkatërroi.”
    Takimi në Alaska kishte jehonën e përballjeve të mëdha të Luftës së Ftohtë – përfshirë edhe praninë e ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov, i cili u shfaq me një bluzë ku shkruhej thjesht: “BRSS.”
    Por ndryshimi thelbësor është i qartë: gjatë Luftës së Ftohtë, udhëheqësit sovjetikë dhe amerikanë ishin të ndarë nga një hendek ideologjik i pakalueshëm. Sot, dy presidentët japin përshtypjen se qëndrojnë në të njëjtën anë./ The Telegraph

    Top Channel

  • Përplasja me zogjtë sërish problem i fluturimeve ajrore! Avioni ishte nisur drejt Bazelit, kthehet në Shkup me urgjencë

    Përplasja me zogjtë sërish problem i fluturimeve ajrore! Avioni ishte nisur drejt Bazelit, kthehet në Shkup me urgjencë

    Një avion në Maqedoninë e Veriut është përballur me probleme gjatë fluturimit.

    Ai ishte nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit drejt Bazelit dhe u detyrua të kthehet menjëherë pas ngritjes, pas përplasjejes me një tufë zogjsh.

    Sipas informacioneve nga mediat vendase, përplasja ka shkaktuar dëmtim në njërin prej motorëve të avionit, çka ka detyruar pilotët të marrin vendimin për t’u kthyer.

    Pas një kohe të shkurtër në ajër, avioni u rikthye në aeroportin e Shkupit, pa pasoja për pasagjerët dhe ekuipazhin.

    Drejtori i M-NAV, Vladimir Risteski, deklaroi se situata të tilla ndodhin herë pas here, por për rastin konkret nuk preferoi të jepte më tepë detaje.  Autoritetet kanë nisur tashmë një hetim për ngjarjen.

     

  • Pamje nga aksidenti tragjik në Memaliaj, humb jetën fëmija 7 vjeç, si ndodhi përplasja me makinën e ukrainasit (FOTO)

    Pamje nga aksidenti tragjik në Memaliaj, humb jetën fëmija 7 vjeç, si ndodhi përplasja me makinën e ukrainasit (FOTO)

    Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në aksin Memaliaj–Mallakastër, pranë kthesës së ish-minierës së qymyrgurit në Memaliaj.
    Në aksident janë përfshirë dy automjete tip SUV, një Range Rover me targa shqiptare AB700SF dhe një Mercedes Benz me targa ukrainase, në të cilin udhëtonin dy shtetas të huaj.
    Përplasja fatale ka shkaktuar vdekjen e një fëmije 7-vjeçar. Po ashtu, tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.
    NJOFTIMI I POLICISE
    Memaliaj/Informacion paraprak
    Rreth orës 14:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Kthesa e Luftinjës”, automjeti me drejtues shtetasin B. D., banues në fshatin Kalivaç, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi ukrainas V. T., 38 vjeç. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën rrugës për në spital një i mitur rreth 7 vjeç (djali i çiftit B. D. dhe S. D., të cilët janë dëmtuar lehtë). Gjithashtu, kanë pësuar dëmtime të lehta shtetasi V. T. dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin me të. Të dy po marrin ndihmë mjekësore në spital. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

  • Nga çfarë lartësie hedhja në ujë mund të bëhet vdekjeprurëse

    Nga çfarë lartësie hedhja në ujë mund të bëhet vdekjeprurëse

    A është e mundur që uji të ndihet si… beton gjatë një rënieje nga një lartësi e madhe? Një pyetje që shumëkush e ka bërë në mënyrë naive në fëmijëri, por që në fakt ka një përgjigje të qartë nga shkenca.

    Rënia nga një lartësi e madhe në det apo në ujë, në vend që të jetë shpëtim, mund të jetë fatale. Pas një kufiri të caktuar, përplasja me sipërfaqen e ujit është aq e fortë, sa uji fillon të sillet si një trup i ngurtë – një efekt i njohur që lidhet me shpejtësinë e goditjes dhe tensionin sipërfaqësor.
    Kur uji “ngurtësohet”: Lartësia që e bën përplasjen vdekjeprurëseSipas Administratës Federale të Aviacionit në SHBA (FAA), shpejtësia maksimale ku dikush ka mundësi të mbijetojë pas një rënieje në ujë është rreth 35 metra në sekondë, që korrespondon me një lartësi prej 57 metrash, nëse përplasja ndodh me këmbët drejt poshtë. Çdo rënie mbi këtë nivel mund të jetë fatale, pasi trupi përjeton forca ekstreme gjatë kontaktit me ujin.

    Një trup njerëzor që bie nga një lartësi shumë e madhe, pa ndihmën e parashutës, mund të arrijë shpejtësi deri në 54 metra për sekondë (~193 km/h), çka e bën përplasjen me ujin jashtëzakonisht të dhunshme – dhe shpesh vdekjeprurëse.
    Faktorët që ndikojnë në mbijetesën ose jo:-Pozicioni i trupit gjatë rënies: Hyrja në ujë me këmbët dhe me duart lart për të mbrojtur kokën dhe organet jetësore rrit deri në 7 herë shanset për mbijetesë.
    -Mosha dhe gjendja fizike: Më të rinjtë (veçanërisht ata 20-36 vjeç) kanë përqindjen më të lartë të mbijetesës në rënie të tilla.
    -Kushtet e ujit: Sipërfaqe të qeta krijojnë më shumë rezistencë dhe për rrjedhojë përplasja është më e fortë. Në dallgë, uji është më “i butë”, por rreziku rritet për shkak të vështirësive në dalje.
    Çfarë thonë të dhënat eksperimentale?Minjtë nuk mbijetojnë kur bien me shpejtësi 36 m/s
    Disa kavie kanë vdekur në përplasje me 30 m/s
    Njerëz kanë humbur jetën edhe në përplasje me 29 m/s (që përkthehet në një rënie nga 45 metra)
    Si e përballojnë rënien profesionistëtHedhësit profesionistë nga shkëmbinjtë (cliff divers) arrijnë shpejtësi 24 m/s (~87 km/h) duke u hedhur nga 27 metra, por gjithmonë me teknikë perfekte – me këmbët drejt dhe trupin të tendosur. Sipas tyre, përplasja me ujin “është si të goditesh nga një mur” për një çast të vetëm, prandaj trajnimet e tyre përfshijnë metoda të posaçme për të “thyer” tensionin e sipërfaqes dhe për të shmangur dëmtimet.
    KonkluzioniUji nuk bëhet realisht beton, por për trupin e njeriut, nga një lartësi mbi 50-60 metra, përplasja me sipërfaqen e tij është po aq vdekjeprurëse sa një goditje në një sipërfaqe të fortë. Rëniet nga lartësi më të mëdha pa masa mbrojtëse janë jashtëzakonisht të rrezikshme edhe në ujë.
    /vizionplus.tv

  • Përplasja me Lapajn për mandatin në Tiranë, Shabani publikon marrëveshjen: Kur Adriatiku s’e mban fjalën…

    Përplasja me Lapajn për mandatin në Tiranë, Shabani publikon marrëveshjen: Kur Adriatiku s’e mban fjalën…

    Vijon përplasja mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit.

    “SHB pretendon se premtimi i Adriatikut për dorëheqje nuk ka qenë pjesë e marrëveshjes së koalicionit.Po as premtimi i Zeqirit nuk ka qenë. Atëherë pse i kërkohet dorëheqja Zeqirit, por jo Adriatikut?Apo funksionon parimi: “bëj si të them unë, jo si bëj unë”?
    Për ata që janë të interesuar, më poshtë gjeni marrëveshjen e nënshkruar. Aty nuk thuhet askund që kandidatët e listës së fiksuar janë të detyruar të japin dorëheqjen. As për Zeqirin, as për ndonjë tjetër.Por është fakt që 46 kandidatë të listës së fiksuar dhanë fjalën e tyre që do të dorëhiqeshin për t’u hapur rrugë kandidatëve të listës së hapur.
    Një zotim moral, jo ligjor. Një fjalë e dhënë – si ajo e Adriatikut. Dhe në këtë vend, fjala ka qenë gjithmonë më shumë se një firmë në letër. Ka qenë besa! Nëse kryetari nuk mban fjalën, me ç’të drejtë kërkon nga të tjerët që ta mbajnë të tyren?”, ka shkruar Shabani.

  • Zbulohet përplasja më masive e vrimave të zeza, sfidohen teoritë se…

    Zbulohet përplasja më masive e vrimave të zeza, sfidohen teoritë se…

    Astronomët kanë vëzhguar bashkimin më të fuqishëm të dy vrimave të zeza të regjistruar ndonjëherë, një ngjarje që sfidon kuptimin aktual mbi formimin e tyre dhe hap horizonte të reja në kërkimin kozmik.

    E quajtur GW231123, përplasja u identifikua nga Observatori i Valëve Gravitacionale me Interferometër Lazeri (LIGO) në SHBA, në bashkëpunim me Virgo (Itali) dhe KAGRA (Japoni).
    Sipas shkencëtarëve, të dy vrimat e zeza kishin masa prej rreth 100 dhe 140 herë më të mëdha se Dielli, duke e bërë bashkimin më masiv të këtij lloji të zbuluar ndonjëherë. Kjo përplasje prodhoi valë gravitacionale, valëzime të hapësirë-kohës të parashikuara nga Ajnshtajni në vitin 1915 dhe për herë të parë të zbuluara vetëm në vitin 2016.
    Përplasja që bie në “hendekun masiv”
    Vrimat e zeza të përfshira në GW231123 shfaqin karakteristika të pazakonta, duke përfshirë masat e tyre që bien në një zonë të quajtur “hendeku masiv”, një gamë masash ku sipas teorive aktuale nuk duhet të ekzistojnë vrima të zeza të formuara nga yje që vdesin. Kjo çon drejt hipotezës se ato janë produkt i një serie bashkimesh të mëparshme, jo i shembjeve të drejtpërdrejta të yjeve.
    “Ky është një aludim i fortë se jemi përballë një procesi tjetër formimi”, tha fizikan Mark Hannam nga Universiteti i Cardiffit, pjesë e ekipit të LIGO-s. “Vrimat e zeza mund të jenë formuar nga bashkime të njëpasnjëshme, duke krijuar kështu gjigantë të rrallë të padukshëm në univers.”
    Rrotullime jashtëzakonisht të shpejta
    Një tjetër veçori që i ka habitur shkencëtarët është shpejtësia me të cilën vrimat e zeza rrotulloheshin, afër kufirit fizik të lejuar. Rrotullime kaq të shpejta janë të rralla dhe sugjerojnë një origjinë jo të zakonshme të sistemit binar.
    “Kjo ngjarje sfidon modelet tona aktuale të sinjaleve të valëve gravitacionale,” tha Sophie Bini nga Caltech. “Modelimi i rrotullimeve kaq të shpejta është kompleks dhe tregon sa shumë ende nuk dimë për këtë fushë.”
    Një dritare e re mbi evolucionin e universit
    Shkencëtarët theksojnë se valët gravitacionale po shërbejnë si një “teleskop i ri” për të vëzhguar pjesë të universit që më parë kanë qenë të padukshme. Përpara zhvillimit të kësaj teknologjie, astronomët mund të vëzhgonin vetëm vrima të zeza që rriteshin duke thithur materie dhe duke emetuar dritë. Tani, mund të zbulohen edhe ato që bashkohen në heshtje.
    Ekspertët presin që zbulime si GW231123 të jenë vetëm fillimi. Instrumente më të avancuara që pritet të ndërtohen në dekadat e ardhshme, si Teleskopi Ajnshtajn në Evropë apo Eksploruesi Kozmik në SHBA, mund të identifikojnë bashkime edhe më të mëdha dhe të largëta.

    Top Channel