Tag: përplasja

  • Përplasja kryeministër-gjyqësor/ Lala zbulon emrin: Ky është gjyqtari që po e ‘godet’ Ramën përmes vendimeve të forta

    Përplasja kryeministër-gjyqësor/ Lala zbulon emrin: Ky është gjyqtari që po e ‘godet’ Ramën përmes vendimeve të forta

    Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar në lidhje me sulmet Edi Rama ndaj drejtësisë, teksa shkruan se përplasja është mes kryeministrit dhe gjyqtarit Engert Pellumbit.
    Gazetarja shkruan se gjyqtari Pllumbi i thyen “dhëmbët” kryeministrit me vendimin e tij.
    Ndërsa Lala thekson se bëhet fjalë për vendimet e gjyqtarit që si pëlqejnë politikës.
    “Me pelqen shume përplasja mes Edi Rames dhe Engert Pellumbit, se ky i fundit ju thyen dhembet me vendime:)
    Nenkuptoj vendime te bazuara qe si pelqejne politikes!”, shkruan Lala në Facebook.
    Ditën e sotme kryeministri Edi Rama publikoi disa statuse që sulmonin gjyqtarët.

  • Aksident i rëndë në Lushnjë-Rrogozhinë, makinat përplasen ‘kokë më kokë’! “Ford”-i shpërthen në flakë (FOTO)

    Aksident i rëndë në Lushnjë-Rrogozhinë, makinat përplasen ‘kokë më kokë’! “Ford”-i shpërthen në flakë (FOTO)

    Një aksident dramatik ka ndodhur pasditen e sotme (22 nëntor) në aksin kombëtar Lushnjë-Rrogozhinë.
    Shkak u bë përplasja e dy mjeteve “kokë më kokë” dhe për pasojë një prej makinave ka marrë flakë.
    Për fat të mirë nuk raportohet për të lënduar, pasi shoferët janë larguar nga rreziku.
    Aksidenti ndodhi në rreth-rrotullim, kur mjeti tip ‘Ford’ ka goditur nga pas një makinë tip “BMW X5” dhe për pasojë ka marrë flakë.
    Zjarrfikësit e Lushnjës kanë mbërritur në vendngjarje për të shuar zjarrin.
    Nuk ka të lënduar nga të dy mjetet. Policia Rrugore ndërkohë po dokumenton rastin dhe po disiplinon trafikun.
    Sipas zjarrfikësve, mjeti tip ‘Ford’, nga përplasja ka pasur shkëndijë në bateri dhe më pas tubat e gazit që janë çarë kanë sjellë flakët.

  • “Je mësuar te shtëpia e fëmijës”, Xhelal Mziu fyen këshilltarin socialist, Muharremi braktis studion

    “Je mësuar te shtëpia e fëmijës”, Xhelal Mziu fyen këshilltarin socialist, Muharremi braktis studion

    Debat i ashpër në studion e emisionit “Off the Record” të Andrea Dangllit, mes deputetit të PD-së, Xhelal Mziu, dhe këshilltari i PS-së në Bashkinë e Tiranës, Alfred Muharremi. Përplasja midis tyre degjeneroi në akuza të rënda dhe ofendime personale.
    Mziu deklaroi se protesta e opozitës është “fillimi i protestave masive”, duke theksuar se qytetarët po reagojnë ndaj mungesës së “minimumit jetik”.
    Në replikë, Muharremi i quajti deklaratat e tij hipokrizi, duke sjellë si shembull rritjen e çmimit të transportit.
    Situata u tensionua kur Mziu e sulmoi ashpër qeverinë dhe më pas edhe vetë Muharremin: “Kjo qeveria kriminale e këtij hajduti… edhe ky është një hajdut.
    Ky që shkoi në banjo se kishte frikë Ramën”. Muharremi reagoi duke e quajtur gjuhën e tij “të tmerrshme”.
    Përplasja vazhdoi më tej kur Mziu i tha: “Si duket je mësuar te Shtëpia e Fëmijës ti”.
    Gazetari Andrea Danglli ndërhyri duke i kërkuar Mziut të mos vijojë me retorikën, duke i thënë që kjo është e palejueshme.
    Debati ka agravuar më tej ç’ka solli edhe ndërprerjen e menjëhershme të programit nga moderatori i cili kërkoi distancim nga gjuha e përdorur.
    Fill pas emisionit, këshilltari i Partisë Socialiste bëri një reagim të gjatë në rrjetet sociale ku ndër të tjera tha:
    “Përballë meje ishte një deputet i Partisë Demokratike, një njeri që fjalën “familje” e ka në themelet e filozofisë që pretendon të përfaqësojë.
    E megjithatë, në vend të një debati mbi fakte e vizione, ai më riktheu pas në birucat e fëmijërisë, në një vend që mendoja se e kisha lënë shumë vite më parë: Tek bullizmi përtej murit.
    Unë mbase e kam kaluar por shumë motra e vëllezër në këtë situatë jo.
    Për një moment, brenda meje u ndeshën dy Alfredë: ai i fëmijërisë që kërkonte t’i përgjigjej menjëherë me aq forcë sa kishte e me aq fjalë sa kishte.
    dhe ai tjetri, më i thelli, i Alfredit të rritur që më kujtoi se dinjiteti nuk matet me tonin e zërit, por me mënyrën si zgjedh të mos përgjigjesh përballë një niveli të tillë.
    Zgjodha këtë të fundit, jo nga mungesa e fjalës, por edhe nga respekti për studion që më ftoi, për njerëzit që na shihnin, dhe mbi të gjitha për veten time e familjen time të fatit.
    Më vjen keq që ky episod, prishi gjithë atmosferën, tek studio e mikut tim Andrea Danglli, A2, të cilin falenderoj publikisht për sensibilizimin dhe përkujdesin që pati gjatë dhe pas emisionit. Kjo është arsyeja pse shkoj përherë me qejf për profesionalizmin dhe balancën”, tha ndër të tjera Muharremi.
    Teksa përplasja vijoi për disa minuta, Alfred Muharremi u shpreh se nuk mund të lejojë ofendime të tilla e diskriminim dhe u largua nga studio e emisionit “Off the Record” të Andrea Dangllit.

  • PS kërkoi përjashtimin e Bardhit me 30 ditë, të hënën mblidhet Komisioni i Etikës

    PS kërkoi përjashtimin e Bardhit me 30 ditë, të hënën mblidhet Komisioni i Etikës

    Revolta e tij në Kuvend dhe përplasja me Niko Peleshin, që më pas çoi në mbylljen e seancës plenare të së enjtes, mund t’i kushtojë Gazment Bardhit 30 ditë përjashtim nga punimet parlamentare.
    Komisioni i Etikës do të mblidhet të hënën në orën 09:30 për të shqyrtuar kërkesën e socialistëve, që kërkojnë ta lënë Bardhin 1 muaj jashtë Kuvendit për shkak se, sipas tyre, ofendoi kryeparlamentarin Niko Peleshi.
    “Gazment Bardhi ndërhyri në mënyrë të përsëritur me tone agresive, duke ndërprerë folësin, duke përdorur fjalë shumë të rënda fyese ndaj Kryetarit të Kuvendit, veprime këto që përbëjnë shkelje të rëndë të Rregullores së Kuvendit dhe të etikës parlamentare”, thuhet në kërkesën e socialistëve.
    Kërkesa e socialistëve është firmosur nga 14 deputetë, mes të cilëve pjesa më e madhe, të ulur për herë të parë në këtë legjislaturë në karrigen e deputetit. Në sy, bie edhe firma e Zegjine Çaushit.
    Përplasja e kreut të grupit parlamentar të PD me Niko Peleshin në seancën e së enjtes erdhi për shkak të procedurës, teksa para ligjvënësve raportonte Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi.
    Bardhi kërkoi që të ishin vetë deputetët që të parashtronin në seancë pyetjet për Komisionerin, por Peleshi refuzoi duke iu përmbajtur vetëm pyetjeve me shkrim të dorëzuara më herët nga deputetët.
    Përplasja verbale mes tyre çoi në përjashtimin e Bardhit nga salla, por për shkak të refuzimit të demokratit për të lënë sallën, Peleshi kaloi në votim dhe mbylli seancën, sërish pa mbyllur diskutimet për rendin e ditës.

  • Aksident tragjik, i riu nga Vlora ndërron jetë në spital

    Aksident tragjik, i riu nga Vlora ndërron jetë në spital

    Ka ndërruar jetë i riu që ishte plagosur rëndë në një aksident të ndodhur më 6 shtator në Fushë-Dukat, në aksin rrugor Orikum–Himarë.
    Burime nga familjarët bëjnë me dije se 22-vjeçari Fadil Bodoj, i cili për më shumë se një muaj qëndroi nën trajtim intensiv në Spitalin e Traumës në Tiranë, nuk ia doli të mbijetonte për shkak të komplikacioneve të rënda që pasuan plagët e marra nga përplasja.
    Pasi kishte dalë nga spitali, ai zhvilloi infeksione serioze në plagët e hapura, të cilat sollën përkeqësimin e shpejtë të gjendjes shëndetësore. Edhe pse u transportua sërish drejt spitalit dhe iu nënshtrua ndërhyrjes urgjente, mjekët nuk arritën ta mbanin në jetë.
    Aksidenti ndodhi rreth orës 01:30 të natës së 6 shtatorit, kur një automjet tip “Audi”, që drejtohej nga 22-vjeçari Fadil Bodo, u përplas me një “Fiat” në të cilin ndodhej 20-vjeçari Gabriel Lazemetaj. Nga përplasja u plagosën katër persona, mes tyre edhe i riu që humbi jetën disa javë më vonë.
    Në njoftimin zyrtar të Policisë së Vlorës më 6 shtator thuhej:
    “Rreth orës 01:30, në aksin rrugor Orikum–Himarë, automjeti tip ‘Audi’, që drejtohej nga shtetasi F. B., 22 vjeç, është përplasur me automjetin tip ‘Fiat’ me drejtues shtetasin G. L., 20 vjeç. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit dhe dy pasagjerët e ‘Audit’, shtetasit F. Q. dhe D. K. Ky i fundit u transportua në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore të specializuar.”
    Hetimet vijojnë Sipas të dhënave paraprake, përplasja ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë së lartë dhe humbjes së kontrollit nga një prej automjeteve. Policia dhe Prokuroria e Vlorës po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes që mori një jetë të re”.

  • PS kërkoi përjashtimin e Bardhit nga Kuvendi me 30 ditë, të hënën mblidhet Komisioni i Etikës

    PS kërkoi përjashtimin e Bardhit nga Kuvendi me 30 ditë, të hënën mblidhet Komisioni i Etikës

    Revolta e tij në Kuvend dhe përplasja me Niko Peleshin, që më pas çoi në mbylljen e seancës plenare të së enjtes, mund t’i kushtojë Gazment Bardhit 30 ditë përjashtim nga punimet parlamentare.
    Komisioni i Etikës do të mblidhet të hënën në orën 09:30 për të shqyrtuar kërkesën e socialistëve, që kërkojnë ta lënë Bardhin 1 muaj jashtë Kuvendit për shkak se, sipas tyre, ofendoi kryeparlamentarin Niko Peleshi.
    “Gazment Bardhi ndërhyri në mënyrë të përsëritur me tone agresive, duke ndërprerë folësin, duke përdorur fjalë shumë të rënda fyese ndaj Kryetarit të Kuvendit, veprime këto që përbëjnë shkelje të rëndë të Rregullores së Kuvendit dhe të etikës parlamentare”, thuhet në kërkesën e socialistëve.
    Kërkesa e socialistëve është firmosur nga 14 deputetë, mes të cilëve pjesa më e madhe, të ulur për herë të parë në këtë legjislaturë në karrigen e deputetit. Në sy, bie edhe firma e Zegjine Çaushit.
    Përplasja e kreut të grupit parlamentar të PD me Niko Peleshin në seancën e së enjtes erdhi për shkak të procedurës, teksa para ligjvënësve raportonte Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi.
    Bardhi kërkoi që të ishin vetë deputetët që të parashtronin në seancë pyetjet për Komisionerin, por Peleshi refuzoi duke iu përmbajtur vetëm pyetjeve me shkrim të dorëzuara më herët nga deputetët.
    Përplasja verbale mes tyre çoi në përjashtimin e Bardhit nga salla, por për shkak të refuzimit të demokratit për të lënë sallën, Peleshi kaloi në votim dhe mbylli seancën, sërish pa mbyllur diskutimet për rendin e ditës.

  • U përfshi në një aksident të rëndë një muaj më parë në Vlorë, ndërron jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë 22-vjeçari

    U përfshi në një aksident të rëndë një muaj më parë në Vlorë, ndërron jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë 22-vjeçari

    Ka ndërruar jetë një i ri që ishte plagosur rëndë në një aksident të ndodhur më 6 shtator në Fushë-Dukat, në aksin rrugor Orikum–Himarë.

    Burime nga familjarët bëjnë me dije se i riu, i cili për më shumë se një muaj qëndroi nën trajtim intensiv në Spitalin e Traumës në Tiranë, nuk ia doli të mbijetonte për shkak të komplikacioneve të rënda që pasuan plagët e marra nga përplasja.
    Pasi kishte dalë nga spitali, ai zhvilloi infeksione serioze në plagët e hapura, të cilat sollën përkeqësimin e shpejtë të gjendjes shëndetësore. Edhe pse u transportua sërish drejt spitalit dhe iu nënshtrua ndërhyrjes urgjente, mjekët nuk arritën ta mbanin në jetë.
    Aksidenti ndodhi rreth orës 01:30 të natës së 6 shtatorit, kur një automjet tip “Audi”, që drejtohej nga 22-vjeçari Fadil Bodo, u përplas me një “Fiat” në të cilin ndodhej 20-vjeçari Gabriel Lazemetaj. Nga përplasja u plagosën katër persona, mes tyre edhe i riu që humbi jetën disa javë më vonë.
    Në njoftimin zyrtar të Policisë së Vlorës më 6 shtator thuhej:
    “Rreth orës 01:30, në aksin rrugor Orikum–Himarë, automjeti tip ‘Audi’, që drejtohej nga shtetasi F. B., 22 vjeç, është përplasur me automjetin tip ‘Fiat’ me drejtues shtetasin G. L., 20 vjeç. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit dhe dy pasagjerët e ‘Audit’, shtetasit F. Q. dhe D. K. Ky i fundit u transportua në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore të specializuar.”
    Hetimet vijojnë Sipas të dhënave paraprake, përplasja ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë së lartë dhe humbjes së kontrollit nga një prej automjeteve. Policia dhe Prokuroria e Vlorës po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes që mori një jetë të re”.

    Top Channel

  • VIDEO/ Babë e bir humbën jetën në aksidentin tragjik, pamje nga përplasja në aksin Shkodër-Hani i Hotit (Detajet)

    VIDEO/ Babë e bir humbën jetën në aksidentin tragjik, pamje nga përplasja në aksin Shkodër-Hani i Hotit (Detajet)

    Dalin detaje të reja nga aksidenti i rëndë i ndodhur në aksin Shkodër–Hani i Hotit, pranë rrethrrotullimit të Koplikut, ku dy persona humbën jetën tragjikisht. 
    Sipas raportimit të gazetarit Senad Nikshiqi për BalkanWeb, mësohet se automjeti tip Mercedes-Benz, me të cilin po udhëtonin babë e bir, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë reklame. 
    Përplasja ka qenë fatale për të dy, të cilët ndërruan jetë në vendin e ngjarjes. 
    Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e aksidentit dhe ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e sakta të ngjarjes. 

  • FOTO- Nga përplasja mes Dodës dhe Manjës tek rikthimi i Topallit/ Çfarë nuk u pa sot nga seanca në Kuvend

    FOTO- Nga përplasja mes Dodës dhe Manjës tek rikthimi i Topallit/ Çfarë nuk u pa sot nga seanca në Kuvend

    Jozefina Topalli është kthyer për herë të parë në Kuvend pas shumë vitesh mungese.
    Ajo u shfaq e qeshur në Parlament, pavarësisht polemikave të ditëve të fundit për dasmën luksoze të të birit në Romë.
    Fotot e mëposhtme tregojnë deputetët jashtë Kryesisë së Kuvendit, ku mes socialistëve u shfaq edhe Mesila Doda, e cila duket sikur debaton me Ulsi Manjën.

  • Përplasja Trump – Soros/ Rama: Ç’më hyn në punë mua! Soros ka qenë, është dhe do të jetë miku im

    Përplasja Trump – Soros/ Rama: Ç’më hyn në punë mua! Soros ka qenë, është dhe do të jetë miku im

    Ndërkohë që në Shtetet e Bashkuara lufta mes Donald Trump dhe miliarderit të ekstremit të majtë dhe të birit, George dhe Alex Soros është temë dite, pasi Trump i akuzon për komplote dhe bashkëpunim me organizatat kriminale, kukulla e miliarderit në Tiranë, Edi Rama, ka mbrojtur miqësën me padronin e tij duke deklaruar se, ç’më hyn në punë mua se çfarë thotë Trump, Soros ka qenë është dhe do mbetet miku im.

    Këto deklarata Rama i ka bërë në emisionin “opinion” kur është pyetur nga Blendi Fevziu për mungesën e takimeve në Washington apo qoftë edhe një telefonate nga përtej oqeanit.