Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor në qendër të qytetit të Durrësit. Shtetasi E. Sh., 30 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe, për pasojë, ka goditur dy këmbësorë. Shtetasit e dëmtuar, Sh. G., 61 vjeçe, dhe E. G., 32 vjeç, janë dërguar në Spitalin Rajonal Durrës për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Tag: përplas
-

Makina përplas nënë e bir në shëtitoren “Taulantia” në Durrës
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Durrësit, ku një automjet ka përplasur dy këmbësorë, një grua dhe djalin e saj, në rrugën “Taulantia”.
Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:40. Automjeti me drejtues shtetasin E. Sh., 30 vjeç, banues në Durrës, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe, për pasojë, ka goditur dy shtetas këmbësorë. Shtetasit e dëmtuar, Sh. G., 61 vjeçe, dhe E. G., 32 vjeç, janë dërguar në Spitalin Rajonal Durrës për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
gijotina.com/ -

Aksident në afërsi të Maliqit, makina përplas motorin, plagoset çifti i bashkëshortëve
Kronikë E Mërkurë, 22 Tetor 2025 10:12
Aksident në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të Maliqit. Një mjet ka përplasur një çift bashkëshortësh që po udhëtonin me motor.
Mësohet se të dy kanë mbetur të plagosur dhe po transportohen në spital për ndihmë mjekësore.Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit, policia në vendngjarje.
-

Aksident në Radhimë, automjeti përplas 4 kuaj
Një aksident i pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Vlorë–Orikum, në afërsi të fshatit Radhimë.
Një automjet tip “Volkswagen” me targa AB087LB, që drejtohej nga shtetasi G.D., është përplasur me katër kuaj që ndodheshin në mes të rrugës. Për pasojë, të katër kafshët kanë ngordhur në vend.
Sipas të dhënave të para nga grupi hetimor, automjeti po lëvizte me shpejtësi mbi normat e lejuara.
Drejtuesi i automjetit është marre ne pyetje nga specialist të policisë rrugore të Vlorës , e cila do nxjerri dhe shkaqet e këtij aksidenti. -

Makina e tij u përplas me një elefant, vdes në vend ligjvënësi dhe plagosen 4 deputet
Ligjvënësi i opozitës në Zimbabve dhe njëkohësisht poet, Desire Moyo, ka ndërruar jetë pasi automjeti me të cilin po udhëtonte u përplas me një elefant, raportojnë mediat lokale.
Aksidenti tragjik ndodhi në orët e para të mëngjesit të së premtes, teksa Moyo dhe katër deputetë të tjerë po udhëtonin përgjatë autostradës Bulawayo-Gweru, sipas transmetuesit shtetëror ZBC.
Moyo ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa kolegët e tij ligjvënës mbetën të plagosur.
Homazhe të shumta po vijnë për nder të Moyo-s, një poet i njohur dhe i vlerësuar për kontributin e tij në fushën e arteve. Ai ndërroi jetë vetëm një ditë para ditëlindjes së tij të 46-të.
Moyo ishte anëtar i partisë opozitare Koalicioni i Qytetarëve për Ndryshim (CCC), e udhëhequr nga Nelson Chamisa, dhe shërbente në komitetin parlamentar për sport, rekreacion, arte dhe kulturë. Ai përfaqësonte zonën zgjedhore Nkulumane në qytetin e dytë më të madh të Zimbabvesë, Bulawayo.
Zyra e zonës zgjedhore konfirmoi lajmin për vdekjen e tij në një deklaratë, duke shprehur “pikëllim dhe tronditje të thellë”.
Deputeti tjetër i CCC-së, Discent Bajila, dha më shumë detaje mbi aksidentin për faqen lokale të lajmeve ZimLive.com. Ai tregoi se kishte folur me një nga deputetët e plagosur, Madalaboy Ndebele, i cili ndodhej në sediljen e përparme të pasagjerit.Sipas dëshmisë së Ndebele, automjeti u përplas me një elefant nga pas.
“Pas përplasjes, elefanti u kthye dhe sulmoi automjetin. Kjo besohet se shkaktoi dëmtimet më të rënda në pjesën e sipërme të djathtë të makinës dhe, për fat të keq, çoi në plagët fatale të Moyo-s,” tha Bajila.
Kryetari i Bashkisë së Bulawayos, David Coltart, tha se Moyo do të mbahet mend si një “udhëheqës ikonik dhe krijues”, që dha një kontribut të rëndësishëm në mbështetjen e arteve në qytet dhe në mbarë vendin.
Sipas faqes shtetërore të lajmeve Herald, Moyo ishte një poet, edukator dhe administrator arti i vlerësuar me çmime, i cili ia kushtoi jetën zhvillimit të sektorit krijues në Zimbabve.
Ligjvënësit e tjerë të përfshirë në aksident janë dërguar në spital për trajtim.Top Channel
-

Shoferi shqiptar përplas për vdekje 47-vjeçarin në Itali, vetëdorëzohet disa orë pas ngjarjes
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka tronditur zonën e Martinsicuros, në rajonin e Abruzzos në Itali. Viktimë ka mbetur Emidio Croci, 47 vjeç, baba i tre fëmijëve, i cili u përplas për vdekje nga një shtetas shqiptar.
Sipas mediave italiane, shkaktari i dyshuar i aksidentit është një 41-vjeçar shqiptar me inicialet A.K., banues në San Benedetto del Tronto. Ai po drejtonte një automjet tip “Mercedes-Benz A-Class”, i cili, sipas raportimeve, udhëtonte me shpejtësi të lartë në momentin e përplasjes me një SUV Mercedes GLB, ku ndodhej familja Croci.
Nga përplasja fatale, Emidio Croci humbi jetën në vend, ndërsa bashkëshortja e tij u dërgua me urgjencë në spitalin e Sant’Omero në gjendje të rëndë. Djali i tyre 11-vjeçar, që pësoi trauma në kokë, u transportua me helikopter në spitalin e Ankonës. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas aksidentit, shqiptari dhe një pasagjer tjetër në automjetin që ai drejtonte u larguan në këmbë nga vendi i ngjarjes, duke e braktisur atë pa ofruar ndihmë.
Policia italiane nisi kërkime intensive për kapjen e tyre, ndërsa pak orë më vonë 41-vjeçari shqiptar u vetëdorëzua në komisariat, ku më pas u dërgua në spital për të marrë trajtim mjekësor për plagët që kishte pësuar në aksident.
Ai është aktualisht nën hetim nga Prokuroria e Teramos për vrasje rrugore dhe braktisje të vendit të ngjarjes pasi dyshohet se ka qenë nën ndikimin e alkoolit në momentin e aksidentit.
Ndërkohë, personi i dytë që ndodhej në automjetin e tij vijon të jetë në arrati. Trupi i viktimës është dërguar në morgun e spitalit të Teramos dhe ndodhet në dispozicion të autoriteteve gjyqësore për veprimet e mëtejshme hetimore.
gijotina.com/ -

Aksident në Durrës/ Makina përplas këmbësoren, zbardhen detajet e para
Një aksident është regjistruar pasditen e së hënës në rrugën “Egnatia” të qytetit të Durrësit.
Sipas të dhënave paraprake, shtetasi M. S duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur shtetasen V. S., 75 vjeçe, e cila po kalonte rrugën.
Shtetasja V. S. është dërguar në Spitalin Rajonal Durrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. -

Një person i armatosur përplas disa makina pranë Saukut, në gjendje të rëndë një Polic dhe gruaja e tij
FOTO ILUSTRUESE
TIRANË-Një aksident masiv raportohet të ketë ndodhur në zonën e Saukut, Tiranë. Paraprakisht raportohet se një person i armatosur ka përplas disa makina, ku si pasojë e aksidentit një polic dhe bashkëshortja e tij ndodhen në gjendje të rëndë. Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet në lidhje me rastin, ndërsa priten detaje rreth ngjarjes.
lajmi në përditësim… -

Tjetër aksident në vend, polici përplas për vdekje pasagjeren sapo ajo del nga autobusi
Një aksident me pasoja fatale ndodhi mbrëmjen e sotme në aksin Gjirokastër-Kakavijë, ku një pasagjere e linjës së udhëtarëve Gjirokastër-Janinë u përplas nga një automjet me drejtues një oficer të Policisë së Shtetit, sapo kishte dalë nga autobusi.
Viktima është identifikuar si Kostulla Harito, 71 vjeçe.
Në vendngjarje kanë shkuar grupi hetimor dhe njësitë e AMP-së, të cilët kanë bërë shoqërimin e oficerit drejtues të automjetit në ambientet e policisë. Policia rrugore po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe rrethanat që çuan në këtë tragjedi. -

Makina përplas këmbësoren në Berat, 68-vjeçarja përfundon në spital
Makina përplas këmbësoren në Berat. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet F. G., 20 vjeç, banues në Skrapar, pasi në rrugën “Antipatrea”, me automjetin që drejtonte, përplasi këmbësoren, shtetasen me inicialet H. T., 68 vjeçe, e cila është në kujdesin e mjekëve, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin F. G., 20 vjeç, banues në Skrapar, pasi në rrugën “Antipatrea”, me automjetin që drejtonte, përplasi këmbësoren, shtetasen H. T., 68 vjeçe, e cila është në kujdesin e mjekëve, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Poliçan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. T., 59 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.”, sqaron policia.
