Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Rrogozhinë, ku një fëmijë 2-vjeçar është goditur nga një automjet dhe ka humbur jetën. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:55 në lagjen nr. 2, kur shtetasi F. Xh., 24 vjeç, banues në Rrogozhinë, goditi të miturën gjatë kthimit të automjetit në rrugën e lagjes.
24-vjeçari është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.
gijotina.com/
Tag: përplas
-

Aksidenti në Rrogozhinë, makina përplas për vdekje 2-vjeçaren
-

E rëndë në Stokholm! Autobusi përplas për vdekje 3 qytetarë, disa të plagosur
stokohlm
SUEDI- Një ngjarje e rëndë ka trondit Stokholmin këtë të premte, ku një autobus u përplas me forcë në një stacion autobusi në lagjen Östermalm, duke lënë pas tre viktima dhe disa të plagosur. Aksidenti ndodhi rreth orës 15:30 sipas orës lokale (14:30 GMT) në Valhallavagen, një bulevard i madh në lagjen Ostermalm në pjesën verilindore të qytetit të Stokholmit.
Një autobus me dy kate u përplas me një strukturë në një stacion autobusi përgjatë rrugës. Shërbimet e emergjencës thanë se autobusi nuk ishte në shërbim dhe nuk kishte pasagjerë në të. Sipas policisë suedeze nuk ka të dhëna që tregojnë se bëhet fjalë për një sulm. Një zëdhënës i policisë tha se nuk kishte pasagjerë në autobus në atë kohë.
Autoritetet njoftuan se ngjarja po hetohet si “vrasje nga pakujdesia”, dhe shoferi i autobusit është arrestuar ndërsa vazhdojnë hetimet për shkaqet e aksidentit./ZËRI -

Aksident i rëndë në vend/ Makina përplas motomjetin, detajet e para
Rreth orës 16:40, në bulevardin Skenderbeu, automjeti me drejtuese shtetasen A. H., 40 vjeçe, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. L., 19 vjeç.
Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi E. L., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit -

Aksident tragjik në vend, mjeti përplas për vdekje këmbësorin (Detaje)
Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në afërsi të fshatit Dishnicë në Korçë.
Aksidenti ka ndodhur pranë një karburanti.
Mësohet se një mjet ka përplasur një këmbësor i cili ka ndërruar jetë.
Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit. -

Makina përplas dy këmbësorë në Vlorë
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë në zonën e Lungomares. Mjeti i drejtuar nga 72-vjeçari Dukë Muço ka përplasur dy këmbësorë të cilët aknë qenë duke ecur në trotuar.
Vigjilenca Rapi dhe Nermin Mukaj rreth moshës 70 vjeç u transportuan me Ambulancë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë, ku janë jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesit të mjetit u krye testi i alkolit dhe rezultoi në masën 0.000 mg/l. U shoqërua në ambientet e DVP Vlorë. Ndërkohë në vëndin e ngjarjes po kryhen veprimet e para hetimore. -

Aksident me vdekje në vend, 20-vjeçarja përplas për vdekje këmbësoren (Emri)
Rreth orës 21:00, në aksin rrugor Krujë-Fushë Krujë, shtetasi T. S., 20 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar i cili për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit. -

Aksident me vdekje në Krujë, 20-vjeçari përplas për vdekje këmbësoren
Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fushë-Fushë Krujë, ku si pasojë ka humbur jetën një këmbësor pasi u përplas nga një makinë.
Blutë bëjnë me dije se mjetin e drejtonte shtetasi T.S,. 20 vjeç i cili u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 21:00, në aksin rrugor Krujë-Fushë Krujë, shtetasi T. S., 20 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar i cili për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit.Top Channel
-

Aksident i rëndë në Krujë, 20-vjeçari përplas për vdekje këmbësorin
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Krujë–Fushë Krujë.
Sipas njoftimit paraprak të policisë, rreth orës 21:00, shtetasi T. S., 20 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur një këmbësor ende të paidentifikuar, i cili ka humbur jetën në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor ndodhet në terren për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit. -

Fier – 35-vjeçari përplas me automjet të moshuarin në Marinëz, arrestohet nga Policia
Një aksident rrugor është regjistruar në fshatin Marinëz, ku një këmbësor ka mbetur i plagosur pasi u përplas nga një automjet. Policia njofton se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin M. R., 35 vjeç, si autor të aksidentit.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, kur drejtuesi i automjetit ka përplasur këmbësorin 74-vjeçar, N. H., i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”
Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Fierit për vijimin e veprimeve të mëtejshme ligjore.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
-

Tragjedi në Argjentinë/ Autobusi përplaset me një makinë dhe bie në lumë, 9 të vdekur dhe 29 të plagosur
Të paktën 9 persona u vranë dhe 29 të tjerë u plagosën në provincën Misiones të Argjentinës kur një autobus ra nga një urë pasi u përplas me një automjet tjetër.
Aksidenti ndodhi rreth orës 4:30 të mëngjesit kur autobusi me dy kate që transportonte rreth 50 persona u përplas me një makinë që vinte nga drejtimi i kundërt, pranë fshatit Obera.
Si pasojë e përplasjes, autobusi ra nga ura në shtratin e një lumi, disa metra të thellë.
Më shumë se njëqind zjarrfikës dhe ekipe shpëtimi nxituan në vendngjarje në orët e para të mëngjesit dhe u deshën disa orë për të nxjerrë pasagjerët nga rrënojat e autobusit.Top Channel