Tag: përplas

  • Aksident fatal te ish-Sheshi Shqiponja, makina përplas për vdekje një grua

    Aksident fatal te ish-Sheshi Shqiponja, makina përplas për vdekje një grua

    Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm pranë ish-Sheshit Shqiponja në Tiranë, ku një grua ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:22. Sipas të dhënave paraprake, viktima po kalonte në zonë kur është goditur nga makina.
    Viktima, sipas burimeve, është rret 55-vjeçe. Ndërkohë ende nuk dihen rrethanat e aksidentit apo identiteti i viktimës.

  • 45-vjeçari përplas të riun që lëvizte me motor, pas arratisjes nga vendngjarja vetëdorëzohet në komisariat

    45-vjeçari përplas të riun që lëvizte me motor, pas arratisjes nga vendngjarja vetëdorëzohet në komisariat

    Një aksident ka ndodhur në Laç, ku mjeti me drejtues 45-vjeçarin me iniciale L. N., ka përplasur të riun 18-vjeçar.

    18-vjeçari me iniciale E. N., po lëvizte me motor, në momentin që u përplas. Shoferi i automjetit u largua pas aksidentit nga vendngjarja, por më pas u vetëdorëzua në polici.
    “Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L. N., 45 vjeç, banues në Laç, pasi, duke drejtuar automjetin në qytetin e Laçit, është përplasur me një motomjet të drejtuar nga shtetasi E. N., 18 vjeç, banues në Laç, i cili, pas marrjes së ndihmës mjekësore, është larguar për në banesë.  Shtetasi L. N. u largua fillimisht nga vendi i ngjarjes, por më pas u paraqit në Komisariatin e Policisë Kurbin, bashkë me automjetin”, njofton policia.

    Top Channel

  • E premtja përgjak rrugët/ Kamioni përplas makinën në autostradën Tiranë-Durrës, vetura përmbyset në kanal (Detaje)

    E premtja përgjak rrugët/ Kamioni përplas makinën në autostradën Tiranë-Durrës, vetura përmbyset në kanal (Detaje)

    Dy persona raportohet se kanë mbetur të plagosur pasditen e sotme, si pasojë e një aksidenti rrugor që ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës. Në ngjarjen rrugore janë përfshirë një veturë dhe një kamion mallrash.
    Siç bëhet me dije, dy personat kanë qenë duke udhëtuar me makinë kur janë përplasur nga kamioni me targa të Kosovës.
    Përplasja ka qenë e fortë dhe për pasojë vetura ka përfunduar jashtë autostradës, e përmbysur në një kanal. Fatmirësisht, dy personat që ndodheshin në të kanë mundur të dalin dhe janë dërguar me urgjencë në spital për ndihmë.
    FOTO/ Kamioni përplas makinën në autostradënPamje nga aksidenti në autostradën Tiranë-DurrësAta janë jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë së Shtetit dhe ato mjekësore.
    Nga aksidenti, në autostradë është krijuar trafik i rënduar sepse një korsi e lëvizjes është bllokuar. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave e shkaqeve të aksidentit të ndodhur.

  • Treni përplas punëtorët në Kinë, vriten 11 persona

    Treni përplas punëtorët në Kinë, vriten 11 persona

    Një tren që po kryente operacione testimi sizmik goditi një grup punëtorësh në Provincën Yunnan të Kinës, duke vrarë njëmbëdhjetë persona dhe duke plagosur dy të tjerë, raportuan mediat lokale, nw aksidenti hekurudhor më vdekjeprurës në më shumë se një dekadë.
    Incidenti ndodhi në Stacionin Luoyang, të vendosur në kryeqytetin e provincës Kunming, ku punëtorët e ndërtimit po punonin në shina. Sipas CCTV shtetërore, treni, i cili po i nënshtrohej testimit, goditi grupin e punës ndërsa ecte nëpër zonën hekurudhore.
    Treni “normalisht po udhëtonte rreth një kthese brenda stacionit Luoyang Town të ​​Kunmingut kur u përplas me punëtorët e ndërtimit që kishin hyrë në shina”, thanë autoritetet lokale hekurudhore në një deklaratë.
    Mediat kineze bëjnë të ditur se shkaku i aksidentit është nën hetim.
    Rrjeti hekurudhor i Kinës është më i madhi në botë, me një gjatësi prej më shumë se 160,000 km dhe miliarda udhëtime çdo vit.
    Edhe pse është lavdëruar për efikasitetin e tij, ai ka tërhequr vëmendjen pas disa incidenteve të profilit të lartë, si aksidenti i vitit 2011 në provincën lindore të Zhejiang që vrau 40 persona dhe plagosi 200 të tjerë.
    Nëntë persona u vranë në vitin 2021 kur një tren në provincën veriperëndimore të Gansu përplasi punëtorët në një pjesë të hekurudhës Lanzhou-Xinjiang.

  • Aksident në Vlorë/ “Ford”-i përplas makinën e Policisë Bashkiake, plagosen dy efektivët

    Aksident në Vlorë/ “Ford”-i përplas makinën e Policisë Bashkiake, plagosen dy efektivët

    pamje nga aksidenti

    VLORË- Një aksident rrugor, ku është përfshirë edhe një makinë policie, është regjistruar mesditën e sotme pranë fshatit Kotë, zona e Drashovicës. Mësohet se një automjet tip “Ford”, që drejtohej nga shtetasi A. ZH, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mjet të Policisë Bashkiake Selenicë, tip “Hyundai”. 
    Bëhet me dije se makina e policisë ishte e ndaluar në anë të rrugë për shkak të një defekti teknik, ndërsa brenda saj ndodheshin dy punonjësit R. K. pasagjer dhe T. J. shoferi. Të dy ata kanë mbetur të lënduar nga përplasja dhe janë transportuar në spital, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
    Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit teksa policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë./ZËRI
     

  • Ndodh në Durrës, 33-vjeçari i dehur përplas me makinë dy policë

    Ndodh në Durrës, 33-vjeçari i dehur përplas me makinë dy policë

    Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 33-vjeçar.
    Ai u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe u përplas me motorin e Policisë në aksin Plepa-Shkozet.
    Në motor ndodheshin dy efektivë të Policisë Rrugore, të cilët ishin në krye të detyrës.
    Fatmirësisht ata nuk kanë mbetur të lënduar, ndërsa nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

  • Aksident në aksin Fier-Seman, makina përplas karrocën

    Aksident në aksin Fier-Seman, makina përplas karrocën

    Një aksident ka ndodhur më 17 nëntor në aksin Fier-Seman, në zonën e quajtur Fermë-Çlirim, ku një automjet tip “Benz” u përplas me një karrocë.
    Raportohet se përplasja ka qenë mjaft e fortë, duke shkaktuar që karroca të devijohej dhe të përfundonte pjesërisht në kanalin anësor të rrugës.
    Si pasojë e incidentit, drejtuesi i karrocës ka pësuar lëndime dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal Fier, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

  • Makina përplas karrocën në aksin Fier-Seman, një i plagosur

    Makina përplas karrocën në aksin Fier-Seman, një i plagosur

    Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier- Seman, në vendin e quajtur Fermë- Çlirim.
    Një automjet tip “Benz” është përplasur me një karrocë e cila ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës, dhe si  pasojë e përplasjes së fortë drejtuesi i karrocës ka mbetur i lënduar.
    Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet dhe për të bërë të mundur disiplinimin e trafikut.

  • Makina përplas karrocën në aksin Fier-Seman, raportohet për të plagosur

    Makina përplas karrocën në aksin Fier-Seman, raportohet për të plagosur

    Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier- Seman, në vendin e quajtur Fermë- Çlirim.
    Një automjet tip “Benz” është përplasur me një karrocë e cila ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës, dhe si pasojë e përplasjes së fortë drejtuesi i karrocës ka mbetur i lënduar.
    Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet dhe për të bërë të mundur disiplinimin e trafikut.