Tag: përplas

  • Humb jetën shqiptarja në Itali, u përplas me kamionin. Në gjendje të rëndë e bija e mitur

    Humb jetën shqiptarja në Itali, u përplas me kamionin. Në gjendje të rëndë e bija e mitur

    Një 46-vjeçare shqiptare ka ndërruar jetë pas një aksidenti rrugor ditën e djeshme në Itali. Ngjarja u regjistrua rreth orës 14:00 mes Inzago dhe Pozzuolo Martesana, Milano.
    Dorina Bardhi ishte duke udhëtuar bashkë me vajzën e saj, vetëm 9 vjeçe kur u përplas me një kamion.
    Vogëlushja u dërgua me helikopter në spital dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.
    Paraprakisht dyshohet se makina sapo kishte kaluar kryqëzimin dhe kishte hyrë në rrugën që të çonte drejt Cassana d’Adda.
    Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë aksidentit. Bardhi jetonte me të shoqin dhe tre vajzat në Albignano.

  • Aksident i rëndë në vend/ Makina përplas kalimtarin (Detaje)

    Aksident i rëndë në vend/ Makina përplas kalimtarin (Detaje)

    Një person ka mbetur i  lënduar pranë vendit të quajtur Ura Gjole në aksin e rrugës Fushë Krujë-Vorë.
    Një kalimtar ka tentuar të kalojë nga njëri krah në tjetrin, ndërsa është goditur nga një makinë.
    I plagosuri është dërguar për ndihme mjekësore. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje

  • Kamioni humb kontrollin dhe përplas këmbësoret, gjashtë të plagosur, dy në gjendje kritike

    Kamioni humb kontrollin dhe përplas këmbësoret, gjashtë të plagosur, dy në gjendje kritike

    Gjashtë këmbësorë mbetën të plagosur pasi një kamion u përplas të martën pasdite në Boston.

    Siç raporton Fox News, kamioni i marrë me qira nga kompania Penske goditi disa shtylla dhe u kthye përmbys, përpara se të futej në mes të një shtylle dhe një ndërtese, thanë autoritetet.
    Raportohet për disa këmbësorë të lënduar. Të paktën dy persona janë në gjendje kritike, ndërsa zjarrfikësit nxorën shoferin nga kabina e kamionit, tha një zëdhënës i policisë.

    🚨 🇺🇸 🚨 #Breaking—around 1:10 PM EDT, a truck slammed into pedestrians at Kneeland St and Harrison Ave in downtown Boston, hitting at least five people. It’s a busy spot near Boston Medical Center and Chinatown, packed with foot traffic. Emergency crews rushed in, and all five… pic.twitter.com/p4V5BK2Izr
    — Laszlo Varga (@LaszloRealtor) April 1, 2025

    Companies responded to Kneeland & HarrisonAve for a truck that struck multiple poles and was wedged between a pole and the building . Firefighters used extrication tools to removed the trapped driver from the cab of truck . pic.twitter.com/VgqMPBkFrI
    — Boston Fire Dept. (@BostonFire) April 1, 2025

    Megjithatë, policia lokale tha se ende nuk dihet numri i saktë i të plagosurve, por efektivët e Departamentit të Vrasjeve dhe Ekipi i Aksidenteve Fatale ndodhen në  e vendngjarje për zbardhur rrethanat.

    Top Channel