Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një festival në Vankuver të Kanadasë, ku një makinë është futur përmes turmës së njerëzve, duke i përplasur ata.
Sipas BBC raportohet për disa të vdekur, ndërsa shoferi i mjetit është arrestuar.
“Disa persona janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur pasi një shofer u përplas me një turmë në një festival rruge në E. 41st Avenue dhe Fraser pak pas orës 20:00 sonte”, thanë autoritetet policore.
Tag: përplas
-

Makina përplas turmën e njerëzve në Kanada, disa të vdekur dhe të plagosur
-

Tronditet Kanadaja! Makina përplas turmën e njerëzve në festival, disa të vdekur dhe të plagosur
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një festival në Vankuver të Kanadasë, teksa një makinë është futur përmes turmës dhe i ka përplasur.
Sipas BBC raportohet për disa të vdekur, ndërsa shoferi i mjetit është arrestuar.
“Disa persona janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur pasi një shofer u përplas me një turmë në një festival rruge në E. 41st Avenue dhe Fraser pak pas orës 20:00 sonte”, thanë autoritetet policore.
Top Channel
-

Makina përplas motorin në Fier, një i lënduar
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier- Levan. Një motomjet është goditur nga një furgon mallrash dhe si pasojë e përplasjes së fortë drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur.
Ai është transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal Fier ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ka mbërritur dhe policia e cila po kryen të gjitha veprimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit në fjalë. -

U përplas nga motori në Lushnjë- Fier, ndërron jetë te Trauma 77-vjeçari
Këmbësori i cili u përplas nga motori në aksin rrugor Lushnjë-Fier ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës.
Hakim Maledhi fillimisht u dërgua në spitalin e Lushnjës dhe më pas u transportua në Tiranë, por fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.
Ngjarja u shënua mbrëmjen e djeshme në fshatin Rrapëz, ku drejtuesi i motorit, Aleksandër Hila dyshohet se humbi kontrollin dhe për pasojë përplasi 77-vjeçarin. -

Makina përplas skuterin me të cilin po lëviznin dy 13-vjeçarë, dërgohen me urgjencë në spital
Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë pranë godinës së Bashkisë në Durrës. Një automjet tip “Hyundai”, i drejtuar nga shtetasi S.H., ka përplasur një motomjet skuter elektrik ku ndodheshin dy të mitur.
Në drejtimin e skuterit ishte një 13-vjeçar me inicialet E.I., i cili udhëtonte së bashku me një bashkëmoshatar.
Të miturit janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. -

Aksident tragjik në Shkodër, makina përplas për vdekje një grua
Një aksident nga ndodhur rreth orës 10:50, në lagjen “3 Heronjtë” , në Shkodër.
Një automjet ka përplasur një grua. Si pasojë e përplasjes, 65-vjeçarja ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër.
Ndërkohë, policia njoftoi se me drejtuesen e automjetit që shkaktoi aksidentin, po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
-

Pogradec, makina përplas fëmijën, 9-vjeçari përfundon në spital
Një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Petrushë, në Pogradec.
Raportohet për një fëmijë të aksidentuar nga makina.
Policia ka shkruar drejt vendit të ngjarjes, ndërsa mësohet se fëmija 9-vjeçar është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
-

Punonjësi i ministrisë së Jashtme u përplas te vijat e bardha, reagon ministri Hasani: Kolegu ynë është jashtë rrezikut, autoritetet po punojnë për zbardhjen e ngjarjes
Punonjësi i ministrisë së Jashtme, që u përplas këtë paradite nga një makinë teksa kalonte vijat e bardha, është jashtë rrezikut për jetën, thotë në një reagim ministri Igli Hasani.
Ai thekson se autoritetet po punojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
“Shpreh mirënjohjen time për Urgjencën Kombëtare, Spitalin e Traumës dhe Policinë e Shtetit për gatishmërinë dhe profesionalizmin e treguar në reagimin ndaj aksidentit të ndodhur pak orë më parë, ku një koleg i yni u përplas nga një automjet ndërsa po kalonte rrugën pranë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Ndërkohë që autoritetet përkatëse po punojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, dëshiroj të informoj se kolegu ynë është jashtë rrezikut për jetën, në gjendje stabël dhe nën kujdesin e mjekëve të Spitalit të Traumës“, shkruan Hasani në një reagim në rrjetin social “Facebook”.
Aksidenti ndodhi te vijat e këmbësorëve, pranë Ministrisë së Jashtme. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit që ka shkaktuar aksidentin, është shoqëruar nga policia e Tiranës ku po kryen veprime të mëtejshme.Top Channel
-

Aksident në Shkodër, makina përplas biçikletën, plagoset 79-vjeçari
Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në segmentin kryesor të Shkodrës. Raportohet se ngjarja ka nodhur pranë urës së vjetër të Bunës. Në aksident janë përfshirë një makinë dhe një biçiklete.
Nga përplasja e makinës me biçikletën ka mbetur i plagosur një 79-vjeçar. I moshuari është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
