Tag: përplas

  • Aksident në Kamëz, makina përplas dy këmbësorë, përfundojnë në spital

    Aksident në Kamëz, makina përplas dy këmbësorë, përfundojnë në spital

    Një aksident ka ndodhur pak çaste më parë në Kamëz.

    Një automjet ka përplasur dy këmbësorë të cilët po kalonin rrugën në shenjën e vendosur si në foto nga policia.
    Ata janë marrë nga ambulanca ndërsa mësohet se janë jashtë rrezikut.

    Top Channel

  • U përplas nga makina në trotuar, ndërron jetë efektivi i Policisë në Peshkopi

    U përplas nga makina në trotuar, ndërron jetë efektivi i Policisë në Peshkopi

    ZËRI shpjegon realitetin ku jetojmë përmes dokumentarëve, hulumtimeve speciale, videove shpjeguese dhe elementëve multimedialë. Një grup profesionistësh të rinj mbulojnë çështjet e politikës, aktualitetit, ekonomisë dhe temave që ndikojnë direkt në jetën e njerëzve. Raportimi i bazuar në fakte është marka jonë unike. Ne vendosim standarte.NIPT: M32126006Q

  • Aksident në Kamëz, makina përplas dy këmbësorë, dërgohen në spital

    Aksident në Kamëz, makina përplas dy këmbësorë, dërgohen në spital

    Një aksident ka ndodhur pak çaste më parë në Kamëz.

    Një automjet ka përplasur dy këmbësorë të cilët po kalonin rrugën në shenjën e vendosur si në foto nga policia.
    Ata janë marrë nga ambulanca ndërsa mësohet se janë jashtë rrezikut.

  • U përplas me shtyllën në Fresk, jepet diagnoza e kampionit të çiklizmit: I detyruar të qëndrojë në spital në Tiranë

    U përplas me shtyllën në Fresk, jepet diagnoza e kampionit të çiklizmit: I detyruar të qëndrojë në spital në Tiranë

    Një nga protagonistët kryesorë të Xhiros së Italisë, çiklisti spanjoll Mikel Landa, ka përfunduar garën që në etapën e parë të saj, e cila u zhvillua në Shqipëri. 35-vjeçari, një nga emrat më të njohur të çiklizmit botëror dhe kandidat për fitoren përfundimtare, pësoi një aksident të rëndë pak kilometra para fundit të etapës, pranë zonës së Freskut në Tiranë.
    Landa humbi kontrollin në një kthesë të shpejtë dhe u përplas me një shtyllë, duke përfunduar më pas me shumë forcë në trotuar. Për shkak të dëmtimit, ai nuk mundi të lëvizte dhe u transportua menjëherë me barrelë drejt spitalit me ambulancë.
    Skuadra e tij, “Soudal-Quick Step”, konfirmoi më vonë se Landa kishte pësuar një frakturë në vertebrën e toraksit, konkretisht T11. Kjo lëndim kërkon një trajtim të kujdesshëm dhe qëndrimin për një periudhë të gjatë në pozicion horizontal, përpara se të nisë procesi i riaftësimit.
    Landa do të kalojë natën në një spital në Tiranë, ndërsa ditën e shtunë do të vlerësohen mundësitë për transportimin e tij drejt Spanjës, në varësi të këshillave të mjekëve specialistë.

  • Aksident në aksin Shkodër-Lezhë, makina përplas motomjetin, dy adoleshentët përfundojnë në spital

    Aksident në aksin Shkodër-Lezhë, makina përplas motomjetin, dy adoleshentët përfundojnë në spital

    Një aksident rrugor u regjistrua mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:30, në aksin “Shkodër-Lezhë”, ku një automjet u përplas me një motomjet, duke lënë të plagosur dy të rinj.

    Sipas informacionit paraprak nga policia, shtetasja D. S., e cila drejtonte automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit, duke shkaktuar përplasjen me motomjetin që drejtohej nga shtetasi A. A., 18 vjeç, i cili kishte pasagjer një të mitur 17-vjeçar.

    Të dy të rinjtë u transportuan menjëherë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

    Ndërkohë, drejtuesja e automjetit po merret në pyetje nga autoritetet, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

  • Makina përplas disa kalimtarë në Stuttgart

    Makina përplas disa kalimtarë në Stuttgart

    Disa njerëz janë lënduar në qytetin jugperëndimor të Gjermanisë, Shtutgart, pasi një veturë u përplas në një grup këmbësorësh, njoftuan autoritetet të premten.
    Shoferi i veturës u arrestua në vendngjarje, sipas autoriteteve.
    Policia tha në X se “tani për tani nuk ka asnjë provë se ky ishte sulm, apo akt i qëllimshëm” dhe se të gjitha të dhënat deri më tani tregojnë se ka qenë një “aksident tragjik rrugor”.
    Policia tha se ngjarja ndodhi në një stacion mbitokësor të metrosë në qendër të Shtutgartit.
    Shoferi i veturës Mercedes me ngjyrë të zezë që u përfshi në këtë aksident, u arrestua, tha një zëdhënës i policisë, sipas agjencisë së lajmeve DPA.
    Autoritetet gjermane e kanë nisur një hetim për rastin dhe e kanë rrethuar zonën.
    Policia është duke i marrë në pyetje dëshmitarët e rastit, ndërsa shërbimet e metrosë në atë pjesë të qytetit janë pezulluar.

  • Po kalonte trafikndarësen/ Makina përplas këmbësorin, ndërron jetë 70-vjeçari

    Po kalonte trafikndarësen/ Makina përplas këmbësorin, ndërron jetë 70-vjeçari

    Një aksident me vdekje ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë.
    Mësohet se rreth orës 02:25, në rrugën “29 Nëntori”, automjeti me drejtues shtetasin J. M., rreth 35 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar rreth 70 vjeç, i cili po kalonte trafikndarësen, dhe si pasojë ka humbur jetën.
    Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e viktimës.

  • Makina përplas turmën në një festival në Kanada, të paktën 11 viktima

    Makina përplas turmën në një festival në Kanada, të paktën 11 viktima

    11 persona janë konfirmuar të vrarë dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur pasi një automjet u përplas me një turmë në një festival në Vankuver, në Kanadanë perëndimore.
    Policia po heton shkaqet e mundshme, por nuk beson se bëhet fjalë për një akt terrorist.
    Nga dëshmitarët bëhet e ditur se shoferi me një fuoristradë të zezë u fut në turmë, duke goditur njerëzit të cilët ishin të pranishëm në festivalin filipinas. Videot e postuara në rrjetet sociale tregojnë ekipet e emergjencës që ndodhen në vendngjarje, ndërsa disa persona ishin shtrirë në tokë.
    Shoferi rreth të 30-tave, banor vendas është arrestuar. Sipas mediave vendase të pranishëm në festival besohet se kanë qenë mijëra njerëz.
    Kryeministri kanadez Mark Carney shprehu ‘ngushëllimet më të thella’ per familjet e viktimave ndërsa shtoi se ai dhe të gjithë kanadezët jane të tronditur, të shkatërruar dhe zemërthyer nga kjo tragjedi.

  • Tragjedi në Kanada! Makina përplas turmën e njerëzve në festival, 9 të vdekur dhe disa të plagosur

    Tragjedi në Kanada! Makina përplas turmën e njerëzve në festival, 9 të vdekur dhe disa të plagosur

    Një festë e komunitetit filipinas u kthye në tragjedi në Vankuver, pasi një makinë fuoristradë u përplas me një turmë njerëzish gjatë Festivalit të quajtur “Lapu Lapu”. Ngjarja ndodhi në mes të festimeve në lagjen jugore të qytetit, duke shkaktuar disa viktima dhe shumë të plagosur.

    Sipas autoriteteve lokale, shoferi i mjetit është arrestuar menjëherë pas krimit. Policia ende nuk ka dhënë detaje mbi motivet e mundshme të këtij sulmi, ndërsa hetimet janë në vazhdim.
    Kryetari i Bashkisë së Vankuverit, Ken Sim, reagoi menjëherë pas lajmit, duke u shprehur i tronditur dhe thellësisht i trishtuar.
    “Mendimet tona janë me të gjithë ata që janë prekur dhe me komunitetin filipinas të Vankuverit në këtë kohë tepër të vështirë.”, tha ai.
    “Deri në këtë moment, mund të konfirmojmë se nëntë persona kanë humbur jetën pasi një burrë përplasi turmën me makinë gjatë Festivalit Lapu Lapu mbrëmë. Mendimet tona janë me të gjithë ata që janë prekur nga ky incident tragjik”, thuhet në deklaratën e policisë.
    Festivali mban emrin e Lapu Lapu-së, një luftëtar indigjen nga Filipinet që në shekullin e 16-të u bë simbol i rezistencës kundër kolonizimit spanjoll. Ai konsiderohet një hero kombëtar në Filipine, dhe dita e tij përkujtohet si një moment krenarie dhe bashkimi për komunitetin filipinas në mbarë botën.

    Top Channel

  • Automjeti përplaset me turmën në një festival në Kanada, raportohet për të vrarë dhe të plagosur

    Automjeti përplaset me turmën në një festival në Kanada, raportohet për të vrarë dhe të plagosur

    Një automjet u përplas në një turmë njerëzish gjatë një festivali në rrugë në qytetin e Vancouver të Kanadasë mbrëmjen e së shtunës, duke shkaktuar viktima dhe të plagosur të shumtë, raporton BBC.
    Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 me orën lokale, në kryqëzimin e E. 41st Avenue dhe Fraser Street, ku po mbahej festivali vjetor Lapu Lapu – një ngjarje kulturore filipinase.
    Policia ka konfirmuar se disa persona janë vrarë, ndërsa shumë të tjerë janë plagosur. Shoferi i makinës është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim. Motivet e incidentit mbeten ende të paqarta.
    Në një deklaratë zyrtare në rrjetin social X, policia e Vancouver njoftoi: “Një shofer u përplas me një turmë në një festival rruge. Do të japim më shumë informacion ndërsa hetimi të ecë përpara”.