Berisha: PD u mbijetoi përpjekjeve për ta zhdukur, sot mblidhet për të rikthyer idealet e larta të Lëvizjes së Dhjetorit
Në një Foltoren e mbajtur mbrëmjen e sotme para kryeministrisë kryetari i PD, Sali Berisha, riktheu në vëmendje idealet themeluese të Lëvizjes së Dhjetorit, teksa deklaroi se PD ‘iu mbijetoi të gjitha përpjekjeve për ta zhdukur’ dhe vijon të mbetet ‘forca e vetme politike’ që mbron aspiratat e asaj gjenerate.
Berisha nderoi studentët e dhjetorit 1990 dhe rolin e tyre historik në përmbysjen e diktaturës, duke e lidhur këtë trashëgimi me betejën aktuale të opozitës për liri, votë të lirë dhe dinjitet qytetar.
“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju, qytetareve dhe qytetarëve të pranishëm sonte në këtë shesh, sheshin e lirisë.
Një përshëndetje dhe nderimin më të madh studenteve dhe studentëve të dhjetorit 1990, që të prirë nga tribuni legjendar i kombit, nga studenti Azem Hajdari, ndanë epokat, përmbysën epokën e shtypjes më të egër, shpërfytyrimit më të madh të shqiptarëve dhe çelën dyert e lirisë për kombin tonë, çelën dyert e përparimit, e të ardhmes së shqiptarëve.
Çelën dyert për zgjidhjen e problemit, e çështjes shqiptare.
Të dashur miq, këto dy vjet është shkruar dhe folur shumë për gjeneratën Z, gjeneratë e cila, janë të rinjtë që në fakt përmbysën diktatura mizore në Nepal, në Bangladesh dhe në vende të tjera.
E vërteta është se kjo gjeneratë është bërë zëdhënësja më e guximshme, më e shkëlyqer e idealeve të kohës, e aspiratave të kohës.
Është kjo gjeneratë pra në krye të betejës për liri të shoqërisë njerëzore.
Por po të kthehemi 35 vite më parë, studentët e Universitetit të Tiranës ishin në kushte më të pakrahasueshme se studentët e asnjë vendi tjetër.
Në Shqipëri, gjithçka, çdo përpjekje ishte shtypur dhe vendimi i përgjithshëm dukej se për Shqipërinë ishte, kështjellë e socializmit në brigjet e Adriatikut.
Një grup i vogël studentësh, jo më shumë se qindra, nuk qenë dakord dhe një natë të 8 dhjetorit, dolën në protestë në qytetin e tyre.
Ata në 1 të natës u pritën nga Presidenti i Republikës i asaj kohe, i cili pas takimit u rezervoi atyre kërbaçin e Sigurimit të Shtetit.
Miq, të nesërmen ata mbushën sheshin dhe rrugët, firmosën veten si të pamposhtur.
Qëndruan dhe në një betejë treditore gjunjëzuan regjimin më të egër, më shtypës, më represiv të kohës.
Sot, pas 35 vitesh, ne nuk jemi më një diktaturë moniste.
Studentët e dhjetorit nuk kishin një forcë politike që t’u dilte zot.
E vërteta është se edhe qytetarët e trembur, dy ditët e para nuk u afruan me ta.
Por ata vazhduan dhe fituan.
Kurse sot, shqiptarët kanë një forcë politike dhe kjo është PD.
Parti e themeluar nga studentët e dhjetorit.
Parti e idealeve të dhjetorit.
Parti, e cila është e dyta dhe e vetme në gjithë hapësirën ish-komuniste që iu mbijetoi tallazeve dhe të gjitha përpjekjeve për ta zhdukur dhe mblidhet sot këtu e betuar si kurrë më parë për të rikthyer edhe njëherë në piedestal idealet e larta të lëvizjes së dhjetorit, lirinë e shqiptarëve, votën e lirë, dinjitetin e tyre, familjen shqiptare, interesin kombëtar të shqiptarëve”, u shpreh Berisha.
Tag: përpjekjeve
-

Berisha: PD u mbijetoi përpjekjeve për ta zhdukur, sot mblidhet për të rikthyer idealet e larta të Lëvizjes së Dhjetorit
-

SHBA hartoi planin për paqen Rusi-Ukrainë, reagon ashpër Trump: Ukrainasit janë mosmirënjohës
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar liderët e Ukrainës për mungesë mirënjohjeje ndaj përpjekjeve të SHBA-së për të ndihmuar në zgjidhjen e konfliktit me Rusinë.
Në një postim të fundit në platformën e tij Truth Social, Trump shprehu shqetësimin e tij për pasojat e luftës dhe kritikoi vendet evropiane që vazhdojnë të blejnë naftë nga Rusia.
Në postimin e tij, Trump shprehu pakënaqësi për mënyrën se si “udhëheqja” e Ukrainës ka reaguar ndaj ndihmës amerikane, duke thënë se ata nuk kanë treguar asnjë mirënjohje për përpjekjet e SHBA-së për të ndihmuar në përfundimin e luftës.
Ai gjithashtu kritikoi Evropën për vazhdimin e blerjes së naftës ruse, duke e cilësuar këtë veprim si kontradiktor ndaj përpjekjeve perëndimore për të izoluar Rusinë ekonomikisht.
Trump theksoi se lufta në Ukrainë është një “humbje për të gjithë” dhe e përshkroi si një konflikt që nuk duhej të ishte nisur kurrë.
“Udhëheqja e Ukrainës ka shprehur mirënjohje zero për përpjekjet tona, dhe Evropa vazhdon të blejë naftë nga Rusia. Unë trashëgova një luftë që nuk duhet të kishte ndodhur kurrë, një luftë që është një humbëse për të gjithë, miliona njerëz që kanë vdekur kaq pa pajisje”, shkroi ai në Truth Social.Top Channel
-
Moska nuk tërhiqet! Rusia zotohet të vazhdojë luftën në Ukrainë pavarësisht përpjekjeve për paqe nga Europa dhe SHBA
Rusia ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të ndalë ofensivën e saj në Ukrainë, pavarësisht përpjekjeve nga Evropa, SHBA-të dhe vetë Kievi për ta ulur Moskën në tryezën e negociatave.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, në një deklaratë për mediat, tha se Moska mbetet e hapur për një zgjidhje politike dhe diplomatike, por sipas tij, mungon “reciprociteti nga ana e Ukrainës”.
“Jemi të gatshëm ta zgjidhim problemin me mjete politike dhe diplomatike. Por deri më tani nuk shohim reciprocitet nga Kievi në këtë drejtim. Kështu që ne do të vazhdojmë operacionin ushtarak special,” shtoi ai.
Megjithëse Moska insiston se është e hapur për dialog, ekspertët ndërkombëtarë thonë se këto janë lëvizje simbolike për të ruajtur mbështetjen nga aleatë të mundshëm, si ish-presidenti amerikan Donald Trump, ndërsa në realitet, Rusia vazhdon ofensivën e saj në terren.
Peskov gjithashtu u përpoq të fajësojë Kievin për mungesën e progresit në procesin e paqes, duke lënë mënjanë faktin se Rusia ishte ajo që nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, duke vendosur dhjetëra mijëra trupa në kufi dhe nisur bombardime të vazhdueshme ndaj qendrave civile.
Ndërkohë, Ukraina ka shprehur disa herë gatishmëri për bisedime, me presidentin Volodymyr Zelenskyy që ka ftuar vazhdimisht Vladimir Putinin për negociata, thirrje që deri tani kanë mbetur pa përgjigje konkrete nga Kremlini.Top Channel