Tag: përpjekjet

  • “Vendimmarrje arbitrare”, Gjykata bllokon përpjekjet e Trump për mbylljen e VOA-s!

    “Vendimmarrje arbitrare”, Gjykata bllokon përpjekjet e Trump për mbylljen e VOA-s!

    Me arsyetimin se një lëvizje e tillë përbën rastin “klasik të një vendimmarrjeje arbitrare”, një gjykatës federal në Shtetet e Bashkuara ka bllokuar përpjekjet e administratës Trump për të mbylljen e transmetuesit ndërkombëtar amerikan Zëri i Amerikës.

    Gjykatësi James Paul Oetken nuk e lejoi Agjencinë Amerikane për Median Globale (USAGM), e cila drejton Zërin e Amerikës, që të shkarkojë më shumë se 1200 gazetarë, inxhinierë dhe pjesëtarë të tjerë stafi pasi presidenti Donald Trump urdhëroi reduktimin e financimit të këtij organizmi.
    Oetken ka lëshuar ​​një urdhër të përkohshëm kufizues i cili ia ndalon kësaj agjencie “çdo përpjekje të mëtejshme për të ndërprerë punën e reduktuar stafin, dhe për të dërguar punonjësit apo kontraktorët në pushime me ose edhe pa pagesë”.
    Urdhri ia ndalon po kështu  USAGM-në që të ndërpresë financimin e granteve për media të tjera duke përfshirë këtu dhe Radion Europa e Lirë.
    “Kjo është një fitore vendimtare për lirinë e shtypit dhe Amendamentin e Parë, si dhe një kritikë e ashpër” ndaj administratës Trump për “shpërfilljen e plotë të parimeve që përcaktojnë demokracinë tonë”, tha avokati i VOA-s, Andreë G. Celli Jr.
    Punonjësve të Zërit të Amerikës u ishte kërkuar t’i përfundonin transmetimet e tyre të drejtpërdrejta më 15 mars dhe më pas ta lironin selinë. Menjëherë pas kësaj, ata humbën qasje në sistemet kompjuterike të agjencisë, përfshirë e-mailin, ndërsa faqja e lajmeve të VOA-s, që prej atëherë, nuk është përditësuar.

    Top Channel

  • Një gjykatë Amerikane refuzon përpjekjet e Musk të bllokuar shndërrimin e OpenAI në entitet fitimprurës

    Një gjykatë Amerikane refuzon përpjekjet e Musk të bllokuar shndërrimin e OpenAI në entitet fitimprurës

    Një gjykatë Amerikane refuzoi ditën e Marte përpjekjet e miliarderit Elon Musk  për të penguar krijuesin e ChatGPT, OpenAI, të shndërrohet në një firmë fitimprurëse.

    Gjykatësja e qarkut amerikan, Yvonne Gonzalez Rogers në Oakland, Kaliforni tha se Musk nuk e ka përmbushur “kriteret për kërkuar për një urdhër paraprak” për të bllokuar konvertimin e OpenAI në një status fitimprurës.
    Megjithatë Rogers tha se ajo është e gatshme për një gjyq tjetër të përshpejtuar lidhur me këtë çështje drejt fundit të vitit.

    OpenAI është përpjekur të kalojë nga një organizatë jofitimprurëse në një entitet fitimprurës, gjë që thotë se duhet të bëjë për të siguruar kapitalin e nevojshëm për të zhvilluar modelet më të mira të inteligjencës artificiale.
    Krijuesi i chatbotit tha në një deklaratë se e mirëpret vendimin e gjykatës. Musk bëri një padi kundrejt OpenAI dhe CEO-s Sam Altman vitin e kaluar.

    Musk është një pre bashkëthemeluesve së bashku me Altman të OpenAI në 2015-ën. /PCWorld Albanian