Tag: përpjekjet

  • Akuzat e Ramës ndaj magjistratëve, BE: Po i ndjekim nga afër përpjekjet për ndërhyrjet politike

    Akuzat e Ramës ndaj magjistratëve, BE: Po i ndjekim nga afër përpjekjet për ndërhyrjet politike

    Zyra e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri shprehet se i ndjek nga afër zhvillimet në sistemin e drejtësisë, përfshirë dhe përpjekjet për ndërhyrje të papërshtatshme politike. Në një përgjigje që delegacioni i BE-së i ktheu BIRN të hënën lidhur me sulmin e fundit të kryeministrit Edi Rama ndaj gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, Marko Boshko dhe një vendimmarrje të tijën, vëren se mbështetja për një sistem drejtësie të pavarur, të përgjegjshëm dhe efektiv, mbetet në qendër të misionit të këtij delegacioni dhe një kusht kyç për përparimin në negociatat e anëtarësimit në BE.
    “BE-ja ndjek nga afër zhvillimet në këtë fushë, përfshirë përpjekjet për ndërhyrje të papërshtatshme politike që cenojnë pavarësinë e gjyqësorit dhe që gjithashtu mund të gërryejnë besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë. Në këtë kontekst, Raporti mbi Sundimin e Ligjit dhe Raporti Vjetor për Shqipërinë ofrojnë vlerësime mbi situatën në vend”, citohet në përgjigjen e delegacionit të BE-së.
    Në Raportin mbi Sundimin e Ligjit të BE-së të vitit 2025 për Shqipërinë, konstatohet ndër të tjera se, ndërsa qëndrueshmëria e gjyqësorit është përmirësuar, përpjekjet për ndikim të tepruar në sistemin gjyqësor nga zyrtarët publikë ose politikanët janë përkeqësuar.
    “…Përpjekjet e zyrtarëve publikë ose politikanëve për të ushtruar ndërhyrje dhe presion të padrejtë mbi sistemin gjyqësor ngrenë shqetësime serioze”, citohet në raport dhe sillet si shembull reagimi pas arrestimit në shkurt të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Në raport thuhet se arrestimi i një të zgjedhuri në shkurt, shkaktoi reagime të papara publike nga degët ekzekutive dhe legjislative, përfshirë përpjekjet për të ushtruar presion mbi SPAK-un dhe institucionet gjyqësore.
    Kryeministri Edi Rama ka filluar prej dy muaj e gjysmë një seri sulmesh ndaj magjistratëve. Deklaratat e kryeministrit janë dënuar nga Unioni i Gjyqtarëve dhe Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve – dy grupime vullnetarëve të trupës së gjyqtarëve. Ndërsa dy institucionet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë kanë qëndruar të heshtura ose kanë kryer reagime pa adresë konkrete.
    Rama ka targetuar personalisht gjyqtarët e Gjykatës Administrative, Ligoraq Toshi, Klarent Demiri, Hazbi Balliu dhe Marko Boshku, duke kundërshtuar vendimet e tyre përmes etiketimeve fyese.
    Pas sulmit të radhës të kryeministrit ndaj gjyqtarit Marko Boshku, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve e cilësoi veprimin e numrit një të qeverisë në kufijtë e veprës penale dhe si një tentativë për uzurpimin e pushtetit gjyqësor. Shoqata kërkoi reagimin e KLGJ-së dhe partnerëve ndërkombëtarë, për një pozicionim të qartë në mbrojtje të sistemit gjyqësor.
    Më parë, më 7 korrik, kryeministri sulmoi prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjeli për mosfillimin e një çështjeje të referuar nga policia dhe Bashkia Shkodër për ndërtim pa leje në Theth. Rama i referohej një serie kabinash pushimi të ndërtuara pranë kishës së fshatit, për të cilat ai tha se ishin vepër e një individi të paarritshëm nga krahu i ligjit.
    Kryeministri deklaroi atëherë se Inspektoriati dhe Policia e Shtetit kishin konstatuar ndërhyrje brutale, por prokuroria nuk kishte shpallur në kërkim të menjëhershëm personin përgjegjës.
    Qëndrimi i Ramës u kundërshtua menjëherë nga Prokuroria e Shkodrës, që përmes një reagimi të rrallë për këto raste i doli në mbrojtje prokurores dhe vuri në dukje se ishin institucionet në varësi të qeverisë, Policia dhe Bashkia Shkodër, që e kishin referuar çështjen si kundërvajtje dhe jo si vepër penale.
    Gjeli depozitoi në KLP kërkesë kundër deklaratave të kryeministrit që i cilësoi si fyerje dhe diskreditim të figurës së magjistratit, ndërsa qeveria u kundërpërgjigj përmes një ankese të dorëzuar pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ILD, nga ana e ish-ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja.
    Me vendim të datës 17 shtator, ILD konstatoi se nuk kishte elementë juridikë dhe faktikë nga ku mund të krijohej një dyshim i arsyeshëm për fillimin e procedimit disiplinor ndaj prokurores Elsa Gjeli. Për këtë arsye, ka vendosur arkivimin e kësaj çështjeje. Gjatë një takimi të zhvilluar dy ditë pas kësaj vendimmarrje, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, evidentoi ndër të tjera se prej kohësh sistemi gjyqësor është nën një trysni, për të ushtruar detyrën ose jo në një formë të caktuar, situatë që e cilësoi si antikushtetuese./BIRN

  • Sulmet ruse goditën zyrën e BE-së në Kiev, Costa: Nuk frikësohemi! Kallas: Moska po tallet me përpjekjet e paqes

    Sulmet ruse goditën zyrën e BE-së në Kiev, Costa: Nuk frikësohemi! Kallas: Moska po tallet me përpjekjet e paqes

    Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, tha se ishte i tmerruar nga sulmet vdekjeprurëse ruse në Kiev, të cilat goditën gjithashtu edhe zyrën e delegacionit të BE-së. Në një reagim në rrjete sociale, Costa shkroi se BE nuk do të frikësohet, duke ritheksuar vendosshmërinë në mbështetje të Ukrainës.
    “Mendimet e mia janë me viktimat ukrainase dhe gjithashtu me stafin e delegacionit të BE-së në Ukrainë, ndërtesa e të cilit u dëmtua nga ky sulm i qëllimshëm rus. BE-ja nuk do të frikësohet. Agresioni i Rusisë vetëm sa forcon vendosmërinë tonë për të qëndruar pranë Ukrainës dhe popullit të saj”, tha ai.
    Edhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas tha se Rusia po tall përpjekjet për paqe.
    “Ndërsa bota kërkon një rrugë drejt paqes, Rusia përgjigjet me raketa. Sulmi i natës në Kiev tregon një zgjedhje të qëllimshme për të përshkallëzuar dhe për të tallur përpjekjet për paqe. Rusia duhet të ndalojë vrasjet dhe të negociojë”, shkroi në rrjetet sociale Kallas.

  • Analiza nga CNN / Një javë pas përqafimit me Putinin, përpjekjet e Trump për paqe në Ukrainë po shkojnë drejt dështimit

    Analiza nga CNN / Një javë pas përqafimit me Putinin, përpjekjet e Trump për paqe në Ukrainë po shkojnë drejt dështimit

    Vetëm një javë pas takimit të Presidentit Donald Trump me Vladimir Putinin në Alaskë, përpjekjet për paqe në Ukrainë duket se po shkojnë drejt një ngërçi.

    Ndërkohë që Shtëpia e Bardhë përpiqet të paraqesë përparim në dialog, realiteti në terren është krejt ndryshe: Rusia po intensifikon sulmet, ndërsa përpjekjet diplomatike nuk po japin rezultat.
    Netët e fundit, Rusia ndërmori një nga sulmet më të ashpra me raketa dhe dronë të muajve të fundit, duke goditur edhe një kompani amerikane prodhuese në Ukrainën Perëndimore – shumë larg vijës së frontit. Ky ishte një mesazh i qartë dhe i dhunshëm ndaj çdo ideje për “paqe të shpejtë”.
    Diplomaci e bllokuar dhe një paqe që nuk po vjen
    Sipas burimeve të CNN, përpjekjet e Trump për të ndërmjetësuar paqen janë vënë në dyshim jo vetëm nga qëndrimi i Rusisë, por edhe nga mungesa e një plani të qartë. Takimi i tij me Putinin në Alaskë u paraqit si një sukses mediatik, por në thelb nuk ndryshoi asgjë në realitetin brutal të luftës.
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vazhdon të luajë një lojë të vështirë diplomatike, duke u përpjekur të mos përplaset me Trump, por pa pranuar “paqen e helmuar” që Moska ofron. Një marrëveshje që do të përfshinte dorëzimin e territorit të Donbasit, sipas Zelenskyt, do të ishte vetëm një përgatitje për ofensivën e ardhshme ruse ndaj Kievit.
    Lavrov dhe loja e vjetër sovjetike
    Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, ka marrë përsipër ta ngadalësojë çdo nismë për paqe, duke përdorur taktika të vjetra diplomatike për të përçarë SHBA-të dhe Europën. Ai ka akuzuar aleatët perëndimorë se po përpiqen të sabotojnë “përparimin” që sipas tij nisi në samitin e Alaskës.
    Moska po përdor kohën për të avancuar në terren, ndërsa diplomacia shërben si një perde tymi për ambiciet e Putinit. Qëllimi? Një marrëveshje që e bën Ukrainën një shtet vasal, me Perëndimin të detyruar të njohë ndikimin rus.
    Trump, mes dëshirës për lavdi dhe mungesës së detajeve
    Ndërkohë, Trump ka deklaruar se është i vetmi lider që mund të flasë me të dyja palët dhe ka paralajmëruar një takim të mundshëm mes Zelenskyt dhe Putinit që këtë javë – një ide që tashmë duket e paarritshme. Ai pretendon se Putin është i gatshëm të negociojë, por faktet e fundit në terren tregojnë të kundërtën.
    Në një deklaratë të çuditshme me mikrofon të hapur në Shtëpinë e Bardhë, Trump i tha presidentit francez Emmanuel Macron: “Unë mendoj se ai (Putin) do të bëjë një marrëveshje për mua, e kupton?” – një sinjal i besimit të vazhdueshëm të Trump ndaj një lideri që ka treguar zero gatishmëri për kompromis.
    Në rrjete sociale, Trump ka shprehur zhgënjim për ngërçin, madje duke sugjeruar se Ukraina duhet të sulmojë territorin rus për të fituar luftën:“Është e pamundur të fitosh një luftë pa sulmuar vendin e pushtuesit,” shkroi ai, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi konsistencën e qëndrimeve të tij.
    Europianët përpiqen, por pa Trump nuk mund të shkojnë larg
    Liderët europianë kanë treguar unitet gjatë një vizite në Uashington këtë javë, duke i bërë thirrje Trump të distancohet nga Putini. Por planet e tyre për sigurinë pas përfundimit të luftës mbeten të paqarta dhe të parealizueshme pa përfshirjen e SHBA-ve.
    Një plan serioz do të kërkonte që Britania dhe Franca të ishin të gatshme të përballeshin ushtarakisht me Rusinë nëse kjo do të kërcënonte sërish Ukrainën, dhe që Moska të pranonte një marrëveshje që përfshin trupa perëndimore në Ukrainë – dy skenare që duken të pamundura për momentin.
    Rruga e vështirë përpara
    Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përshkroi më së miri situatën në një intervistë për ABC:“Jemi ende shumë larg një marrëveshjeje paqeje. Nuk jemi as pranë saj.”
    Ndërsa Rusia vazhdon të dërgojë raketa dhe dronë në Ukrainë – përfshirë edhe një sulm të drejtpërdrejtë ndaj një kompanie amerikane në Zakarpattia që plagosi 19 vetë – duket se çdo ide për një përfundim të afërt të luftës është thjesht një iluzion.
    Zelensky e përshkroi këtë sulm si “një goditje të qëllimshme ndaj investimeve amerikane”, një provokim që vështirë se mund të shihet si aksidental, duke njohur obsesionin e Putinit me simbolikën.
    Shtëpia e Bardhë, ndërkohë, përpiqet të ruajë optimizmin publikisht. Zëdhënësja Karoline Leavitt tha:“Para fitores së jashtëzakonshme të Trump në nëntor, nuk kishte asnjë fund në horizont për këtë gjakderdhje. Tani ka dritë në fund të tunelit. Presidenti Trump është presidenti i paqes.”
    Por për shumë analistë, qasja e Trump ndaj Rusisë mbetet e paqartë, shpesh e rrezikshme, dhe e ndikuar më shumë nga dëshira për lavdi personale sesa nga një strategji e mirëfilltë diplomatike.

    Top Channel

  • Putin bisedon me Erdogan, presidenca turke: Turqia mbështet përpjekjet për paqe në Ukrainë

    Putin bisedon me Erdogan, presidenca turke: Turqia mbështet përpjekjet për paqe në Ukrainë

    Bota E Mërkurë, 20 Gusht 2025 16:15
    Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me homologun rus, Vladimir Putin. Turqia mbështet përpjekjet për të vendosur një paqe të përhershme në Ukrainë me pjesëmarrjen e të gjitha palëve, i tha Tayyip Erdogan Vladimir Putinit në një telefonatë sot, sipas presidencës turke.
    Po ashtu presidenti turk Erdogan i tha Putinit se po ndiqte nga afër zhvillimet në lidhje me procesin dhe se Turqia ishte përpjekur për një paqe të drejtë që nga fillimi i luftës, tha presidenca turke.

    Sipas mediave të huaja, në njoftimin e Moskës për bisedën telefonike thuhet se Putin shprehu vlerësimin e Rusisë për përpjekjet e Turqisë për të lehtësuar bisedimet midis përfaqësuesve rusë dhe ukrainas në Stamboll.

  • Biseda telefonike mes Putin dhe Erdogan, presidenca turke: Mbështesim përpjekjet për paqe në Ukrainë

    Biseda telefonike mes Putin dhe Erdogan, presidenca turke: Mbështesim përpjekjet për paqe në Ukrainë

    Presidenti i Turqisë Recep Tayip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë Vladimir Putin.
    Turqia mbështet përpjekjet për të vendosur një paqe të përhershme në Ukrainë me pjesëmarrjen e të gjitha palëve, i tha Tayyip Erdogan Vladimir Putinit në një telefonatë sot, sipas presidencës turke.
    Po ashtu presidenti turk Erdogan i tha Putinit se po ndiqte nga afër zhvillimet në lidhje me procesin dhe se Turqia ishte përpjekur për një paqe të drejtë që nga fillimi i luftës, tha presidenca turke.
    Sipas mediave të huaja, në njoftimin e Moskës për bisedën telefonike thuhet se Putin shprehu vlerësimin e Rusisë për përpjekjet e Turqisë për të lehtësuar bisedimet midis përfaqësuesve rusë dhe ukrainas në Stamboll.

  • Zbardhet telefonata Putin-Erdogan, presidenca turke: Turqia mbështet përpjekjet për paqe në Ukrainë

    Zbardhet telefonata Putin-Erdogan, presidenca turke: Turqia mbështet përpjekjet për paqe në Ukrainë

    Turqia mbështet përpjekjet për të vendosur një paqe të përhershme në Ukrainë me pjesëmarrjen e të gjitha palëve, i tha Tayyip Erdogan Vladimir Putinit në një telefonatë sot, sipas presidencës turke.

    Erdogan i tha gjithashtu Putinit se po ndiqte nga afër zhvillimet që lidhen me procesin dhe se Turqia ishte përpjekur për një paqe të drejtë që nga fillimi i luftës, thuhet në njoftim.
    Në njoftimin e Moskës për bisedën telefonike thuhet se Putin shprehu vlerësimin e Rusisë për përpjekjet e Turqisë për të lehtësuar bisedimet midis përfaqësuesve rusë dhe ukrainas në Stamboll.

    Top Channel

  • Ndërsa përpjekjet diplomatike marrin vëmendjen kryesore, ukrainasit përballen çdo ditë me realitetin e luftës me Rusinë

    Ndërsa përpjekjet diplomatike marrin vëmendjen kryesore, ukrainasit përballen çdo ditë me realitetin e luftës me Rusinë

    Luftimet e ashpra midis forcave ukrainase dhe ruse kanë vazhduar, edhe pse pjesa më e madhe e vëmendjes së botës është përqendruar te përpjekjet diplomatike me rrezik të lartë nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe udhëheqësit evropianë.

    Një djalë 15-vjeçar u vra në një sulm rus në një fshat në rajonin e Zaporizhzhisë, thanë zyrtarët ukrainas të dielën.
    Të paktën gjashtë persona u plagosën në sulm, përfshirë prindërit e adoleshentit, vëllain dhe motrën e tij më të vogël, tha ministria e jashtme e Ukrainës, duke shtuar se disa shtëpi u dëmtuan ose u shkatërruan.
    “Kështu e ‘dëshiron paqen’ Rusia. Ata vazhdojnë të bëjnë luftë kundër civilëve, duke vrarë fëmijët tanë”, tha Andriy Yermak, kreu i zyrës presidenciale të Ukrainës.

    Top Channel

  • Shqipëria në “luftë” me zjarret, Rama: Po vijojnë pa ndërprerje përpjekjet në terren, zonat ku duhet vëmendje në vazhdim

    Shqipëria në “luftë” me zjarret, Rama: Po vijojnë pa ndërprerje përpjekjet në terren, zonat ku duhet vëmendje në vazhdim

    Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim lidhur me situatën e zjarreve në vend.
    Në postimin e tij Rama thekson se thekson se vëmendje në vazhdim kërkojnë vatrat në Delvinë, Poliçan, Gramsh, Dropull, Finiq, Berat, Tepelenë dhe Bulqizë, ku forcat nga toka dhe mjetet nga ajri po punojnë pa u ndalur për mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe pronës.
    Sipas tij sot është një ditë sakrifice dhe krenarie ku strukturat shtetërore vijojnë pa ndërprerje përpjekjet në terren për shuarjen e flakëve në të gjithë vendin.
    Postimi i Ramës:
    Një ditë sakrifice dhe krenarie për të gjitha strukturat shtetërore, që vijojnë pa ndërprerje përpjekjet në terren për shuarjen e flakëve në të gjithë vendin
     Gjatë 24 orëve të fundit:
     34 vatra aktive
     13 të izoluara dhe të shuara
     Në operacione janë angazhuar:
     Dhjetëra mjete zjarrfikëse dhe trupa të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi në të gjitha bashkitë e prekura
     Mbi 600 efektivë të Forcave të Armatosura, zjarrfikës, punonjës bashkiakë dhe forca vullnetare
     5 helikopterë dhe  1 avion zjarrfikës Canadair i sjellë bujarisht nga miqtë e shtrenjtë italianë
     Qindra mjete, përfshirë autoambulanca dhe mjete transporti për evakuimin dhe mbështetjen e banorëve
     Vatra që kërkojnë  vëmendje në vazhdim: Delvinë, Poliçan, Gramsh, Dropull, Finiq, Berat, Tepelenë dhe Bulqizë, ku forcat nga toka dhe mjetet nga ajri po punojnë pa u ndalur për mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe pronës.
     Gatishmëria është maksimale dhe bashkëpunimi mes të gjitha strukturave shtetërore dhe mbështetja e  partnerëve europianë dhe emiratas po vijon për të përballuar këtë situatë të vështirë.

  • Medvedev provokon: Euro-idiotët po përpiqen të pengojnë përpjekjet e SHBA-së për t’i dhënë fund luftës

    Medvedev provokon: Euro-idiotët po përpiqen të pengojnë përpjekjet e SHBA-së për t’i dhënë fund luftës

    Politikanët evropianë po përpiqen të pengojnë përpjekjet amerikane për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë, ndërsa Kievi ka shkuar aq larg sa të punësojë vrasës nga kartelet e drogës në Amerikën Latine për të luftuar, tha zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurisë Ruse Dmitry Medvedev, duke përdorur përsëri gjuhë provokuese.

    “Ndërsa euro-idiotët po përpiqen të bllokojnë përpjekjet amerikane për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë, regjimi i shqetësuar ukrainas po krijon panik dhe po rekruton në front llumin më të lig të njerëzimit. Ka arritur nivelin e vrasësve nga kartelet kolumbiane dhe meksikane, emrat e të cilëve janë të njohur në të gjithë botën nga raportet dhe serialet televizive rreth krimit të drogës: “Clan del Golfo”, “Sinaloa”, “Jalisco Nueva Generacion” dhe të tjerë”, shkroi Medvedev në kanalin e tij Telegram.
    Sipas tij, “kompania Segurkol Ltd. nga Medellin është e angazhuar në rekrutimin e kriminelëve”, por luftëtarët e karteleve të drogës janë ushtarë të këqij. “Kjo është arsyeja pse ushtarët tanë po i shfarosin ata kaq shpejt sa transportuesit nuk kanë kohë të mbledhin arkivolet e të gjithë atyre që nuk gjetën paqe në tokën e lagësht”, vuri në dukje nënkryetari i Këshillit të Sigurisë së Federatës Ruse.

    Top Channel

  • Përpjekjet e popullit shqiptar në integrimet europiane pas Lidhjes së Prizrenit (1878-1881)!

    Përpjekjet e popullit shqiptar në integrimet europiane pas Lidhjes së Prizrenit (1878-1881)!

    Jahja Drancolli

    Himni i Perandorisë Austro-Hungareze “Ruaje o Zot ti Mbretin tonë”, shkruar për nder të perandorit Franz II nga kompozitori austriak Franz Joseph Haydn në vitin 1797, ishte himni kombëtar deri në rënien e Austro-Hungarisë (1918). Himni në fjalë është përkthyer në të gjitha vendet e Komonveltit Austro-Hungarez, perandori kjo multietnike, ku çdo komb kishte himnin e tij. Një përkthim i tillë në gjuhën shqipe të kohës është i dokumentuar nga zyra austriake në Prizren që nga viti 1890. I njëjti tekst është përdorur edhe në qytete të tjera shqiptare, si në Shkodër, Shkup, Pejë, Gjakovë, Janjevë dhe në ndonjë qendër tjetër!

    Burimi: Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës (kopje nga Vjena)! /Trungu & InforCulture.info