Tag: përpjekjet

  • A mundet Kina të bindet të ndikojë te Rusia për fundin e luftës?

    A mundet Kina të bindet të ndikojë te Rusia për fundin e luftës?

    Bota E Hënë, 8 Dhjetor 2025 14:29
    Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, përfundoi një vizitë në Kinë, ku ndër të tjera kërkoi ndihmën e Pekinit për t’i bërë presion Rusisë që të pranojë një armëpushim në Ukrainë. Kjo vizitë vjen ndërsa rriten përpjekjet diplomatike të Perëndimit për t’i dhënë fund konfliktit që ka nisur gati katër vjet më parë.
    Mirëpo analistët dhe zyrtarët evropianë me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë kanë dyshime nëse Pekini do të ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të bindur presidentin rus, Vladimir Putin, që të heqë dorë nga kërkesat e tij dhe të përfundojë luftën.

    Edhe pse vizita e Macronit pati simbolikë të madhe dhe fokus në mundësi tregtare, nuk përfundoi me ndonjë rezultat të madh politik. Ekspertët nuk besojnë se Kina do ta tërheqë mbështetjen që i ka ofruar Rusisë gjatë gjithë konfliktit, dhe Xi Jinping ka pak arsye të kërkojë nga Putin të pranojë plane që tashmë i ka hedhur poshtë.

    Plani amerikan për paqe, me 28 pika, është konsideruar nga Ukraina si i favorshëm për Rusinë, megjithëse është përditësuar për të adresuar edhe shqetësimet e Kievit.

    “Nuk besoj se ekziston ndonjë shtysë për Pekinin që të angazhohet në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës,” tha Claus Soong, analist në Institutin MERICS në Berlin.
    Gjatë vizitës në Pekin më 4 dhjetor, Macron u prit me qilim të kuq dhe ushtri, dhe në takimin me Xi Jinping theksoi rëndësinë e arritjes së paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar.
    “Po përballemi me rrezikun e shpërbërjes së rendit ndërkombëtar që ka siguruar paqe për dekada. Dialogu mes Kinës dhe Francës është më i nevojshëm se kurrë,” tha Macron. Ai i bëri thirrje Xit që të angazhohet në përpjekjet evropiane për të arritur sa më shpejt një armëpushim dhe një moratorium në sulmet që godasin infrastrukturën kritike.
    Xi Jinping nuk iu përgjigj drejtpërdrejt thirrjes së Macronit, por deklaroi se “Kina mbështet të gjitha përpjekjet për paqe” dhe bëri thirrje për një marrëveshje të pranueshme për të gjitha palët. Pekini e ka quajtur konfliktin në Ukrainë “konflikt” dhe nuk e ka pranuar kurrë si pushtim. Pozicioni i Kinës mbetet i njëjtë, pavarësisht thirrjeve të zyrtarëve evropianë për të frenuar Moskën.
    “Kina mund t’i shkaktojë dëm serioz ekonomik Bashkimit Evropian,” tha Yurii Poita nga Qendra për Studime mbi Ushtrinë, Konvertimin dhe Çarmatosjen në Kiev. Prandaj thirrjet e Macronit për Kinën janë kryesisht simbolike. Askush në Evropë nuk pret që Pekini të reagojë.

  • Paqja Fiskale, BE “i del kundër” Ramës: Rrezik për pastrim parash, dëmton kulturën e pagesës dhe ligjin

    Paqja Fiskale, BE “i del kundër” Ramës: Rrezik për pastrim parash, dëmton kulturën e pagesës dhe ligjin

    Bashkimi Europian ka ngritur kundërshtime të forta ndaj propozimit të qeverisë shqiptare për Amnistinë Fiskale, të përfshirë në paketën fiskale të vitit 2026. Paralajmërimi erdhi gjatë takimit të 16-të të Nënkomitetit për Tregtinë, Industrinë, Doganat dhe Tatimet midis BE-së dhe Shqipërisë, i zhvilluar në Tiranë më 25-26 nëntor.
    Përgjigja ka ardhur edhe pas një letre ankese të dërguar nga deputetja e PD-së Jorida Tabaku në Bruksel në lidhje me këtë projekt të Edi Ramës, që pritet të falë miliarda euro ndaj biznesmenëve të shumtë.
    Gjatë diskutimeve me autoritetet shqiptare, përfaqësuesit e Komisionit Europian theksuan se disa nga masat e planifikuara në këtë paqe fiskale mund të dekurajojnë përmbushjen e detyrimeve tatimore, duke krijuar rrezik për uljen e kulturës së pagesës dhe respektimit të ligjit. Komisioni nënvizoi se çdo hap në këtë drejtim duhet të shoqërohet me garanci të forta kundër pastrimit të parave, duke paralajmëruar se drafti aktual nuk i plotëson këto standarde.
    Po ashtu, BE ka kërkuar nga qeveria shqiptare që të vazhdojë angazhimin për reduktimin e përjashtimeve të shumta tatimore, të cilat prej vitesh evidentohen nga institucionet ndërkombëtare si një burim i madh deformimesh dhe humbjesh në sistemin fiskal.
    Deklarata e BE-së pas takimi të 16-të i nënkomitetit për Tregtinë, Industrinë, Doganat dhe Tatimet midis BE-së dhe Shqipërisë:
    Takimi i 16-të i Nënkomitetit për Tregtinë, Industrinë, Doganat dhe Tatimet midis Bashkimit Europian dhe Shqipërisë u mbajt më 25 dhe 26 nëntor 2025 në Tiranë. Nga ana e BE-së, përfaqësues të Komisionit Europian diskutuan me autoritetet përkatëse shqiptare zhvillimet më të fundit në këto fusha.
    Në fushën e tatimeve, Komisioni përshëndeti miratimin e Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave dhe ndau pikëpamjet fillestare mbi zbatimin e disa prej masave të saj. Komisioni vlerësoi përpjekjet për përgatitjen e projekt-legjislacionit për tatimin direkt, konkretisht Direktivën për Bashkëpunimin Administrativ 2 (DAC2), Direktivën Kundër Shmangies së Tatimeve (ATAD) si dhe direktivën për bashkimet dhe blerjet.
    Komisioni shprehu shqetësime serioze për disa masa të përfshira në propozimin për Amnistinë Fiskale, si pjesë e paketës fiskale për vitin 2026, pasi ato mund të dekurajojnë përmbushjen e detyrimeve tatimore. Po ashtu, BE përsëriti nevojën për masa të forta kundër pastrimit të parave në këtë propozim dhe për vijimin e përpjekjeve për uljen e numrit të madh të përjashtimeve tatimore.
    Në fushën e doganave, Komisioni përshëndeti përparimin në përafrimin legjislativ me acquis doganor të BE-së, përpjekjet e vazhdueshme të Shqipërisë për t’iu bashkuar Konventës së Tranzitit të Përbashkët dhe pjesëmarrjen e saj në Programin Doganor të BE-së, në veçanti për vendosjen e portës së nevojshme ÇN për lidhje me sistemet e BE-së. Komisioni vuri në dukje bashkëpunimin ndërkombëtar të Shqipërisë në zbatimin e ligjit dhe përpjekjet në luftën kundër mashtrimit dhe kontrabandës.
    Në fushën e lëvizjes së lirë të mallrave, Komisioni inkurajoi Shqipërinë të përfundojë sa më shpejt përpjekjet për t’u bërë anëtare e plotë e Komitetit Europian për Standardizim dhe e Komitetit Europian për Standardizim Elektroteknik (CEN/CENELEC). Komisioni gjithashtu i kërkoi Shqipërisë të përfundojë planin e veprimit për përafrimin me kërkesat e neneve 34-36 të Traktatit për Funksionimin e BE-së dhe praktikën përkatëse të Gjykatës së Drejtësisë, veçanërisht për fushat e pa harmonizuara, si dhe të përshpejtojë përpjekjet për përafrimin e legjislacionit për produktet, përfshirë edhe sigurimin e përafrimit të plotë me acquis-in për mjetet motorike deri në fund të vitit 2026.
    Në lidhje me politikën industriale të BE-së dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM), Komisioni përshëndeti përditësimin e Shqipërisë mbi përgatitjen e Strategjisë Kombëtare Industriale 2026-2030 dhe Politikës Kombëtare për NVM-të 2026–2030. U theksua rëndësia që këto strategji të jenë të koordinuara dhe koherente me dokumentet ekzistuese, përfshirë Strategjinë për Zhvillimin e Biznesit dhe Investimeve (BIDS) dhe Planin e ardhshëm të Veprimit për përmirësimin e renditjes së Shqipërisë në Indeksin e Politikave për NVM të OECD-së. Komisioni u njoh me punën në vazhdim të Shqipërisë për projektligjin për Investimet dhe përshëndeti përpjekjet për promovimin e Programit të Tregut të Përbashkët. Po ashtu, u bë e ditur se Shqipëria së shpejti do t’ia dërgojë Komisionit për shqyrtim dispozitat që lidhen me përafrimin me Direktivën e BE-së për pagesat e vonuara.
    Në fushën e politikës tregtare, Komisioni vlerësoi përparimin e përgjithshëm të bërë nga Shqipëria gjatë vitit të kaluar në drejtim të përmbushjes së standardeve përmbyllëse. Komisioni mori në konsideratë pozitivisht ecurinë e punës për përafrimin me Rregulloren e BE-së 2021/821 mbi kontrollin e eksporteve të mallrave me përdorim të dyfishtë. Po ashtu, Komisioni përgëzoi Shqipërinë për progresin e arritur në përafrimin me Rregulloren e BE-së 2019/452 për verifikimin e investimeve të huaja direkte. Nga ana e saj, Shqipëria bëri të ditur se aktualisht nuk ka në plan negociata për Marrëveshje të Tregtisë së Lirë me vende të treta.

  • BE shpreh kundërshtime të forta për ‘paqen fiskale’ të Edi Ramës: Mund të përdoret për pastrim parash

    BE shpreh kundërshtime të forta për ‘paqen fiskale’ të Edi Ramës: Mund të përdoret për pastrim parash

  • Zelensky intensifikon përpjekjet diplomatike mes sulmeve ruse e skandalit korruptiv

    Zelensky intensifikon përpjekjet diplomatike mes sulmeve ruse e skandalit korruptiv

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zekensky, po intensifikon përpjekjet globale për arritjen e një marrëveshjeje të paqes, duke dërguar një ekip negociues në Shtetet e Bashkuara dhe duke planifikuar që vetë të vizitojë Parisin, në kohën kur Qeveria e tij po përballet me një skandal korruptiv dhe Rusia po intensifikon sulmet ajrore.
    Zelensky tha se në SHBA është nisur një ekip negociues si pjesë e përpjekjeve për një “paqe të denjë” dhe për përfundimin e luftës në shkallë të plotë të nisur nga Rusia në shkurt të vitit 2022.
    Ai tha më 29 nëntor se delegacioni do të udhëhiqet nga Rustem Umerov, një ish-ministër i Mbrojtjes, i cili tani është sekretar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës dhe anëtar i ekipit negociator të Kievit.
    Një zyrtar i lartë amerikan u tha agjencive të lajmeve se sekretari i Shtetit, Marco Rubio, i dërguari i posaçëm Steve Witkoff dhe dhëndri i presidentit Donald Trump, Jared Kushner, do të udhëtojnë në Florida për t’u takuar me delegacionin ukrainas më 30 nëntor.
    Pas takimit në Florida, Witkoff pritet gjithashtu të udhëtojë në Moskë javën e ardhshme, në kuadër të përpjekjeve për të finalizuar propozimin kontrovers amerikan.
    Ndërkaq, autoritetet franceze njoftuan se presidenti Emmanuel Macron do të presë Zelenskyn në Paris më 1 dhjetor për të diskutuar “kushtet për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”.
    Kievi dhe aleatët e tij evropianë – të udhëhequr nga Franca, Britania dhe Gjermania – po synojnë që të hartojnë një plan paqeje alternativ ose të modifikuar, pasi Trump paraqiti një propozim me 28 pika, që kritikët pretendojnë se anon tepër në favor të Rusisë.
    Zelensky nuk komentoi mbi vizitën e planifikuar në Paris, por Macron ka qenë një nga mbështetësit më të fortë të Kievit në luftën kundër agresionit rus. Zelensky ishte gjithashtu në Paris më 17 nëntor.
    Versioni fillestar me 28 pika pasqyron pozicionet që Rusia ka mbajtur të paktën që nga nisja e pushtimit të Ukrainës.
    Kjo alarmoi zyrtarët ukrainas, dhe raportohet se e zemëroi Zelenskyn, të cilët më pas zhvilluan bisedimet dypalëshe me zyrtarët amerikanë.
    Plani “i rafinuar” me 19 pika që doli si rezultat i bisedimeve ende lë disa çështje kyç të hapura, përfshirë fatin e një pjese të rajonit Donjeckut të Ukrainës, të cilin Kremlini është i vendosur ta pushtojë.
    Pengesa të tjera përfshijnë këmbënguljen e Kremlinit që Ukrainës t’i ndalohet anëtarësimi në NATO dhe një kufizim të mundshëm sa i përket madhësisë së ushtrisë së Kievit.
    Shefi i stafit jep dorëheqjeAktiviteti diplomatik vjen pas një jave të trazuar që kulmoi me dorëheqjen e Andriy Yermakut, shefit shumë me ndikim të stafit të Zelenskyt, vetëm disa orë pasi Byroja Kundër Korrupsionit e vendit dhe Zyra e Prokurorit kryen kontrolle në zyrën e tij.
    Bastisjet ishin pjesë e hetimit të një skandali korrupsioni që lidhet me dyshimet për përvetësimin e dhjetëra milionë dollarëve të destinuar për infrastrukturën e ndjeshme energjetike të Ukrainës.
    Disa persona me ndikim dhe të lidhur me Zelenskyn janë implikuar në këtë skemë, megjithëse vetë presidenti nuk është përfshirë drejtpërdrejt.
    Yermak nuk është akuzuar drejtpërdrejt për ndonjë shkelje dhe tha gjatë bastisjeve se hetuesve u ishte dhënë “qasje e plotë” në apartamentin e tij, duke shtuar se ai po bashkëpunonte me autoritetet.
    “Pa Humbur Asnjë Ditë”Përpjekjet diplomatike vijnë gjithashtu teksa Rusia ka nisur një seri sulmesh të mëdha ajrore kundër Kievit dhe pjesëve të tjera të Ukrainës, duke ndërprerë energjinë elektrike për qindra mijëra njerëz në të gjithë vendin, ndërsa temperaturat kanë filluar të bien ndjeshëm.
    Sulmet vranë të paktën tre persona dhe plagosën dhjetëra të tjerë, duke e shtyrë Zelenskyn të përsërisë thirrjen e tij për armë shtesë mbrojtëse për të mbrojtur qytetet ukrainase.
    “Duhet të punojmë pa humbur asnjë ditë për të siguruar që të ketë mjaftueshëm raketa për sistemet tona të mbrojtjes ajrore dhe që gjithçka e nevojshme për mbrojtjen tonë dhe për presion ndaj Rusisë të jetë në vend”, tha ai.
    Ukraina ka goditur objektiva brenda Rusisë që, sipas Kievit, përdoren për të mbështetur përpjekjet e Kremlinit në luftë.
    Ushtria ukrainase tha se ka goditur rafinerinë e naftës Afipski në rajonin Krasnodar të Rusisë herët më 29 nëntor, si dhe uzinën e aviacionit ushtarak Beriev në rajonin e Rostovit.
    Ndërkohë, burime i thanë Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e lirë se dy cisterna të së ashtuquajturës “flotë në hije” – Kairo dhe Virat – që përdoren nga Rusia për të eksportuar naftë duke shmangur sanksionet perëndimore, u sulmuan me dronë detarë në Detin e Zi.
    “Dronët detarë të modernizuar Sea Baby u përdorën me sukses ndaj anijeve”, tha burimi, i cili kërkoi të mos identifikohej pasi nuk ishte i autorizuar që të fliste publikisht për këtë operacion./REL

  • Trump Kritika Zelenskyt: Asnjë mirënjohje për përpjekjet tona

    Trump Kritika Zelenskyt: Asnjë mirënjohje për përpjekjet tona

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka sulmuar  qeverinë e Ukrainës, ndërsa në Gjenevë janë në zhvillim diskutimet për planin me 28 pika që ai vetë ka paraqitur. Ndër të tjera, Trump akuzoi edhe Europën pasi sipas tij kjo e fundit vijon të blejë naftë nga Rusia.
    “Udhëheqja’ e Ukrainës nuk ka treguar asnjë mirënjohje për përpjekjet tona, ndërsa Europa vazhdon të blejë naftë nga Rusia”, shkroi presidenti amerikan në platformën e tij Truth Social. Trump gjithashtu rikujton takimin e tensionuar me presidentin e Ukrainës në Zyrën Ovale më herët këtë vit, ku e qortoi Zelenskyn përpara mediave ndërkombëtare.
     
  • Trump: Udhëheqja e Ukrainës nuk ka treguar mirënjohje për përpjekjet tona

    Trump: Udhëheqja e Ukrainës nuk ka treguar mirënjohje për përpjekjet tona

    Donald Trump sapo është deklaruar në lidhje me luftën në Ukrainë.

    Presidenti amerikan postoi në rrjetin e tij social Truth duke thënë:

    “Udhëheqja e Ukrainës ka shprehur zero mirënjohje për përpjekjet tona”, shkroi ai.

    “Dhe Evropa vazhdon të blejë naftë nga Rusia”, shtoi Trump.

    Pjesa më e madhe e postimit të tij përsërit pretendime që kemi dëgjuar më parë nga Trump, duke përfshirë thënien se lufta nuk do të kishte filluar kurrë nëse ai do të ishte president dhe kritikat ndaj paraardhësit të tij Joe Biden.

    Kjo gjithashtu i bën jehonë kritikave të tij nga takimi me Zelenskyn në Zyrën Ovale në fillim të këtij viti, ku ai e qortoi udhëheqësin ukrainas para mediave botërore.

  • SHBA plan për paqen në Ukrainë, dokumenti parashikon lëshimin e disa territoreve nga Kievi

    SHBA plan për paqen në Ukrainë, dokumenti parashikon lëshimin e disa territoreve nga Kievi

    Përpjekjet për t’i dhënë fund luftës ruse në Ukrainë janë ringjallur sërish me një draft propozim të Shteteve të Bashuara të bërë publik nga mediat.
    Dokumenti amerikan kërkon që Kievi të heqë dorë nga një pjesë e territorit të tij, të reduktojë madhësinë e forcave të armatosura dhe të ndalojë marrjen e ndihmave ushtarake nga Uashingtoni të cilat kanë qenë thelbësore për luftën e Ukrainës kundër forcave ruse.
    Gjithashtu, asnjë forcë e huaj nuk do të lejohet në tokën ukrainase dhe Kievi nuk do të marrë më armë me rreze të gjatë veprimi. Në këmbim, thuhet se Ukraina do të marrë garanci sigurie nga SHBA-të.

    Propozimet e draftit, që u përshkruan në detaje nga The Fnancial Times dhe Reuters, përputhen kryesisht me kërkesat që Rusia ka bërë që nga fillimi i këtij viti, kur presidenti amerikan, Donald Trump, nisi përpjekjet për negociata të drejtpërdrejta me Vladimir Putin.
    Shtëpia e Bardhë nuk ka bërë asnjë reagim mbi çështjen ndërsa sekretari amerikan i Shtetit Rubio tha në X se SHBA do të vazhdojnë përpjekjet për t’i dhënë fund luftës.
    “Përfundimi i një lufte komplekse dhe vdekjeprurëse si ajo në Ukrainë kërkon një shkëmbim të gjerë idesh serioze dhe realiste. Dhe arritja e një paqeje të qëndrueshme do të kërkojë që të dyja palët të bien dakord për lëshime të vështira, por të nevojshme”, tha Marco Rubio.
    Plani amerikan nuk u prit mirë nga Bashkimi Europian. Kryediplomatja Kaja Kallas tha se çdo nismë për t’i dhënë fund luftës, që të funksionojë, do duhet të ketë nevojë për ukrainasit dhe evropianët në krah.  Ndërkohë, deri tani nuk asnjë reagim nga presidenti Zelensky, qeveria e të cilit po përballet edhe me një skandal të madh korrupsioni./vizionplus.tv

  • ‘Dyfishoni përpjekjet për inovacion’, BE i dërgon mesazh të fortë qeverisë: Shqipëria po mbetet pas

    ‘Dyfishoni përpjekjet për inovacion’, BE i dërgon mesazh të fortë qeverisë: Shqipëria po mbetet pas

    Qeveria duhet të shtojë përpjekjet e saj për ta bërë Shqipërinë një ekonomi të orientuar drejt inovacionit.
    Ritva Heikkinen, Kryetare e Bashkëpunimit të Delegacionit të BE-së në Shqipëri, tha se qeveria duhet të dyfishojë përpjekjet, për të përmbushur qëllimin e saj për të investuar 1% të PBB-së në kërkim dhe zhvillim, deri në vitin 2030.
    Përfaqësuesja e Delegacionit të BE-së, së bashku me Ambasadorin e Suedisë në Shqipëri, Niklas Ström, vizituan të enjten disa prej projekteve të financuara nga BE në Shqipëri, në kuadër të programit EU4Innovation.
    Heikkinen dhe Ström vlerësuan rezultatet e deritanishme të programit, ndërsa theksuan se inovacioni është çelësi për rritjen e vazhdueshme të ekonomisë shqiptare, duke krijuar vende pune më të mira, biznese më konkurruese dhe mundësi të reja për të rinjtë.
    Ata theksuan gjithashtu domosdoshmërinë për të përmirësuar bashkëpunimin midis universiteteve dhe sektorit privat duhet të përmirësohet, duke u angazhuar për të dhënë ndihmën e BE-së për të ndihmuar në kapërcimin e këtij boshllëku.
    Përfaqësuesja e BE shtoi se inovacioni në Shqipëri është ende në një fazë të hershme, prandaj BE-ja ka ofruar 10 milionë euro për programin EU4Innovation. Përmes këtij programi, BE synon të forcojë ekosistemin e inovacionit, të ofrojë lloje të ndryshme financimi për bizneset dhe të
    inkurajojë bashkëpunimin midis universiteteve, bizneseve dhe qeverisë.
    “Inovacioni është gjithashtu në qendër të Planit të ri të Rritjes së BE-së, që po zbatohet në Shqipëri. Plani i Rritjes i vë njerëzit në plan të parë, duke zhvilluar aftësi, arsim, trajnim dhe duke krijuar mundësi pune. Por, ka edhe histori të vërteta suksesi në Shqipëri. Shqipëria ka një shpirt të vërtetë sipërmarrës. Shohim histori frymëzuese, të cilat tregojnë se kur talenti takon mundësinë, inovacioni lulëzon. BE-ja do të vazhdojë të mbështesë inovatorët e Shqipërisë. Ne duhet të bashkojmë forcat për të ndërtuar një ekonomi inovacioni dhe rritjeje të qëndrueshme që sjell vende të reja pune dhe më të mira për qytetarët e Shqipërisë,” tha znj.Heikkinen.
    EU4Innovation është një projekt i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), dhe Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim (Sida). Projekti zbatohet nga GIZ Shqipëri si organizatë kryesuese në zbatim dhe Ambasada Suedeze në Tiranë.
    Ndër sektorët prioritarë për komponentin Challenge Fund, i cili zbatohet në bashkëpunim me “Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim”, janë turizmi e bujqësia, si edhe industritë e lidhura me këta dy sektorë, por edhe ekonomia e gjelbër duke përfshirë energjinë inteligjente ndaj klimës, si edhe teknologjia e informacionit dhe komunikimit, si teknologji ndërlidhëse dhe mundësuese për sektorë të ndryshëm./Monitor

  • BE paralajmëron Ukrainën për korrupsionin, ndërsa Brukseli publikoi raportin e zgjerimit

    Ukraina duhet të shmangë hapat prapa në përpjekjet kundër korrupsionit për të mbetur në korsinë e shpejtë për anëtarësim në BE, tha të martën Komisionerja e Zgjerimit Marta Kos, ndërsa zbulonte një raport që vlerësonte reformat pro-BE në Moldavi, Shqipëri dhe Mal të Zi.

    Ndërsa vlerësoi përpjekjet e Kievit për të kryer reforma gjatë kohës së luftës, Kos vuri në dukje shqetësimet në lidhje me forcën e reformave antikorrupsion, si një pengesë të mundshme pas një debati në verë, mbi një ligj që do të kishte dëmtuar pavarësinë e organeve mbikëqyrëse kundër korrupsionit.

    “Mes sfidave të shkaktuara nga lufta e agresionit të Rusisë, Ukraina ka demonstruar angazhimin e saj në rrugën e saj drejt BE-së”, u tha Kos ligjvënësve evropianë përpara zbulimit të raporteve të fundit të progresit të BE-së mbi vendet kandidate. “Do të jetë thelbësore të ruhet ky momentum dhe të parandalohet çdo rrezik kthimi prapa, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit.”

    I përballur me një protestë ndërkombëtare, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ndryshoi drejtim mbi vendimin e tij të diskutueshëm për të ushtruar kontroll politik mbi agjencitë antikorrupsion dhe rivendosi pavarësinë e dy organeve të luftës kundër korrupsionit në korrik.

    Por dëmtimi i imazhit të Ukrainës si një kandidate A+ për anëtarësim në BE ishte bërë tashmë në sytë e Komisionit Evropian, si dhe të kryeqyteteve kombëtare, sipas zyrtarëve dhe diplomatëve të BE-së që folën me POLITICO përpara zbulimit të raportit më vonë të martën pasdite.

    Trazirat e detyruan Kos të jepte lëvdata pak më të theksuara për përpjekjet e reformës së Moldavisë në raportin e progresit, edhe pse kërkesa e Kishinevit për anëtarësim është politikisht e lidhur me atë të Kievit, dhe të dy vendet deri më tani kanë përparuar në të njëjtin hap. “Moldavia ka përparuar në rrugën e saj të anëtarësimit me shpejtësi të përshpejtuar dhe ka thelluar ndjeshëm bashkëpunimin e saj me BE-në, pavarësisht kërcënimeve të vazhdueshme hibride dhe përpjekjeve për të destabilizuar vendin”, tha Kos.

    Nga të gjitha vendet që aplikuan për t’u anëtarësuar në BE, Brukseli i dha vlerësimet më të larta Malit të Zi, Shqipërisë, Ukrainës dhe Moldavisë, duke vënë në dukje se këto vende synonin të përfundonin negociatat e tyre të pranimit deri në fund të vitit 2026, në fund të vitit 2027 dhe në vitin 2028 për dy të fundit, përkatësisht. “Viti që vjen do të jetë një moment i së vërtetës për të gjitha vendet kandidate, por veçanërisht ato që paraqitën plane ambicioze për të përfunduar negociatat”, shtoi Kos./ Politico.

  • Osmani thërret krerët e partive, Presidentja vijon përpjekjet për zgjidhjen e krizës politike

    Osmani thërret krerët e partive, Presidentja vijon përpjekjet për zgjidhjen e krizës politike

    Presidentja Vjosa Osmani  ka thirrur kryetarët e partive politike në takim nesër ndërsa Kosova vazhdon përpjekjet për formimin e një qeverie të re gati nëntë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve.
    Bekim Kupina, këshilltari i Osmanit, tha për Radion Evropa e Lirë se takimi do të mbahet të premten në orën 12.
    Pas dështimit të Albin Kurtit për të bërë qeverinë, Presidentja duhet të caktojë një mandatar tjetër për formimin e qeverisë brenda 10 ditësh.

    Zgjedhjet e reja parlamentare në Kosovë tashmë duket se janë të pashmangshme./vizionplus.tv