Në një letër urimi për Papën e ri Leo XIV të premten, Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, shprehu shpresën për përpjekje të përbashkëta për t’i dhënë fund tragjedive humanitare, veçanërisht në Gaza.
Sipas një deklarate në llogarinë X të Presidencës, Erdogan tha: “Me rastin e zgjedhjes suaj si Papë, ju shpreh urimet e mia të përzemërta në emër të kombit tim dhe timin.”
Erdogan deklaroi se i ndjeri Papa Françesku, një burrë shteti i shquar, fitoi admirimin e të gjithë botës përmes përpjekjeve të tij të mëdha për të vendosur paqen dhe tolerance, gjatë një kohe konfliktesh të intensifikuara rajonale dhe ndërkombëtare.
“Jam plotësisht i bindur se do ta vazhdojmë dialogun e sinqertë dhe konstruktiv që kemi vendosur me Papa Françeskun edhe me ju. Besimi im i sinqertë është se avancimi i mëtejshëm i marrëdhënieve midis Turqisë dhe Vatikanit do të japë një kontribut të rëndësishëm në forcimin e tolerancës në arenën ndërkombëtare dhe në dhënien fund të tragjedive humanitare, veçanërisht në Gaza.”/ AA.









