Tag: përpjekje

  • Bashkimi Europian përpjekje për të qetësuar marrëdhëniet me SHBA-në, pezullon tarifat

    Bashkimi Europian përpjekje për të qetësuar marrëdhëniet me SHBA-në, pezullon tarifat

    Bashkimi Evropian ka marrë vendimin për të pezulluar kundërtarifat ndaj mallrave amerikane, një veprim që synon t’i japë fund luftës tregtare midis dy anëve të Atlantikut.
    Sipas La Repubblica, ky vendim konsiderohet si hap për të qetësuar marrëdhëniet me SHBA-në.
    Burime nga brenda Komisionit Evropian thonë se udhëzimet e presidentes Ursula von der Leyen kanë qenë të qarta. Sipas saj, duhet besuar te Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të shmanget çdo provokim që mund të ndikojë në prishjen e marrëdhënieve.
    Kjo lëvizje strategjike shihet si një përpjekje për të mbajtur hapur negociatat dhe për të shmangur një përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve.
    Komiteti për barrierat doganore, që ka kompetencën për të zbatuar ndryshimet në tarifat e propozuara nga Komisioni, do të pezullojë masat e hartuara muajin e kaluar. Kjo hap rrugën për finalizimin e një marrëveshjeje të përbashkët. Ndër pikat kryesore të marrëveshjes së re është se pritet të përfshihet ulja e tarifave për makinat evropiane në 15%, nga 27.5% që ishin vendosur më parë nga administrata Trump, si dhe ulja e tarifave për barnat. Për industrinë e avionëve, tarifa do të bëhet zero.
    Megjithatë, pikë diskutimi mbetet çështja e tarifave për çelikun dhe aluminin, ku SHBA-të vazhdojnë të mbajnë një qëndrim të fortë.
    Pavarësisht kësaj lëvizjeje, disa zyrtarë të lartë janë skeptikë, duke theksuar se pezullimi i tarifave është i vlefshëm për 6 muaj.
    Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara duken të vendosura të shfrytëzojnë politikën e tyre tregtare. Vetëm nga prilli në gusht, tarifat kanë sjellë në arkat e qeverisë amerikane 152 miliardë dollarë, pothuajse dyfishi i shifrës së vitit të kaluar.
    Shtetet e Bashkuara gjithashtu po rihapin bisedimet me Kanadanë dhe Zvicrën, të cilat janë prekur rëndë nga tarifat amerikane. Kjo lëvizje shihet si një përpjekje nga administrata Trump për të rregulluar marrëdhëniet me aleatët kryesorë. 

  • Protesta pro refugjatëve në Angli, britanikët dalin në rrugë, thirrje qeverisë: Emigrantët janë të mirëpritur!

    Protesta pro refugjatëve në Angli, britanikët dalin në rrugë, thirrje qeverisë: Emigrantët janë të mirëpritur!

    Rreth 400 protestues nga grupe kundërshtare marshuan të dielën në qytetin britanik Epping, në verilindje të Londrës, nën masa të rrepta sigurie, mes tensioneve të shtuara lidhur me emigracionin.

    Ngjarja vjen pas akuzave ndaj një azilkërkuesi, i cili dyshohet për tre sulme seksuale, përfshirë një përpjekje për të puthur një vajzë 14-vjeçare. Protestuesit u mblodhën përpara hotelit The Bell, që aktualisht strehon azilkërkues, pavarësisht thirrjeve të këshillit vendor për ta mbyllur atë.
    “Ata janë një kërcënim, nuk dimë kush janë dhe po rrezikojnë gjithë komunitetin”, deklaroi një protestuese që u identifikua si Cathy. Kundër protesta u organizua nga grupi Stand Up To Racism, me thirrjet “Refugjatët janë të mirëpritur këtu” dhe “Rrugët tona janë!”.
    Policia e Essex-it kishte ngritur barriera për të ndarë grupet dhe ndaloi mbajtjen e maskave, duke njoftuar për një operacion të “fortë për të mbrojtur komunitetin dhe për të ndaluar çdo përpjekje për dhunë”.
    U arrestuan tre persona, por protesta kaloi pa incidente të mëdha. Çështja e emigrantëve që mbërrijnë me varka përmes Kanalit të La Manshit ka ndezur ndjeshëm opinionin publik, sidomos mes krizës ekonomike dhe mesazheve nxitëse të ekstremit të djathtë në rrjetet sociale.
    Përplasjet aktuale vijnë një vit pas ngjarjes tronditëse në Southport, ku tre vajza u vranë me thikë dhe trazirat shpërthyen pas përhapjes së lajmeve të rreme se autori ishte emigrant, ndonëse ishte i lindur në Britani. Deri tani, afro 24 mijë migrantë kanë kaluar Kanalin në vitin 2025 – shifra më e lartë ndonjëherë për këtë periudhë të vitit.
     

    Top Channel

  • “Përpjekje për t’i mbyllur gojën opozitës”/ Reagon ashpër në akuza, PL: Qeveri e papërgjegjshme dhe abuzive

    “Përpjekje për t’i mbyllur gojën opozitës”/ Reagon ashpër në akuza, PL: Qeveri e papërgjegjshme dhe abuzive

    Në një deklaratë për mediat, zv/sekretarja e Përgjithshme e Partisë së Lirisë, Brunilda Haxhiu tha se ky kod nuk është as reformë e drejtësisë e as përmirësim i sigurisë publike, por synon të kthejë ligjin në mjet represioni politik, duke cenuar thelbin e demokracisë dhe të drejtave tona themelore.
    Partia e Lirisë ka reaguar ndaj ndryshimeve ligjore në Kodin Penal, duke i konsideruar si një nga përpjekjet më të rrezikshme për deformimin e sistemit të drejtës.
    “Çdo ligj penal duhet të jetë i qartë, i saktë, i papranueshëm për çdo lloj interpretimi subjektiv. Ky Kod e lë hapur derën për abuzime, me pasoja të pakthyeshme për qytetarët.
    Projektligji propozon dënime penale për veprime që janë nën mbrojtjen kushtetuese të lirisë së fjalës dhe shprehjes së lire në public dhe në rrjetet sociale.ky kod synon të kriminalizojë mendimin ndryshe dhe kritikën . Kjo është një përpjekje e pastër për t’i mbyllur gojën opozitës dhe shoqërisë civile”, tha Haxhiu.
    Deklarata e Zv. Sekretares së Përgjithshme të Partisë së Lirisë, Znj. Brunilda Haxhiu:
    Projektligji i Kodit të ri Penal është një nga përpjekjet më të rrezikshme për deformimin e sistemit të drejtës. Në formën e tij aktuale, ky kod nuk është as reformë e drejtësisë e as përmirësim i sigurisë publike, por synon të kthejë ligjin në mjet represioni politik, duke cenuar thelbin e demokracisë dhe të drejtave tona themelore.Ky projektligj fut nene të paqarta për “shpifje publike”, “nxitje urrejtjeje” dhe “cënim të autoritetit shtetëror”, formulime që hapin rrugë për interpretime arbitrare nga prokuroria dhe gjyqësori.
    Një kod I tillë minon funksionimin e sistemit te drejtësisë duke sjellë paqartësi në praktikën gjyqësore.Çdo ligj penal duhet të jetë i qartë, i saktë, i papranueshëm për çdo lloj interpretimi subjektiv. Ky Kod e lë hapur derën për abuzime, me pasoja të pakthyeshme për qytetarët. Projektligji propozon dënime penale për veprime që janë nën mbrojtjen kushtetuese të lirisë së fjalës dhe shprehjes së lire në public dhe në rrjetet sociale.ky kod synon të kriminalizojë mendimin ndryshe dhe kritikën . Kjo është një përpjekje e pastër për t’i mbyllur gojën opozitës dhe shoqërisë civile.
    Le të mos harrojmë se liria e fjalës është treguesi i çdo shoqërie të lirë. Kur qeveria fiton të drejtën të përcaktojë se çfarë mund të thuhet nuk ka më demokraci. Kësaj qeverie, qe për më teper ka treguar të jetë e papërgjegjshme dhe abuzive, I hapet rruga për abuzim të qëllimshëm dhe censure ndaj opozitës. Projektligji ka tone represive, vë theksin te ashpërsimi I dënimeve, duke injoruar mekanizmat alternative me institucione rehabilituese apo edukative.Avokatët, mjekët, kontabilistët, gazetarët dhe të gjithë profesionistët e lirë sot mund të përballen me akuza penale për shkelje administrative.
    Biznesi i vogël: çdo gabim formal rrezikon të kthehet në procedurë penale. Kjo është përpjekje për të instaluar frikë ndaj sipërmarrjeve, iniciativave ekonomike, politike por edhe profesionale. Frikë e ligjshme për aq kohë sa I lihet shume hapësirë interpretimit subjektiv. Projektligji për Kodin e ri Penal është një ligj për fuqizimin e pushtetit, jo për mbrojtjen e qytetarit. Eshte një Manual Frikësimi.
    Kodi i ri përmban dënime më të rënda për të miturit, duke shmangur konceptin rehabilitues dhe duke shkelur hapur Konventën për të Drejtat e Fëmijës të ratifikuar nga Shqipëria. Nuk ndërtohet një shoqëri më e drejtë duke futur të rinjtë në burg, por duke i edukuar dhe mbështetur.
    Partia e Lirisë kërkon që të nisë një proces i hapur diskutimi rreth Kodit te ri Penal , I cili duhet te jetë transparent dhe gjithëpërfshirës, me pjesëmarrjen e institucioneve të pavarura, akademikëve , opozitës dhe organizatave të shoqërisë civile. Të sigurohet që çdo ndryshim në Kodin Penal të mbrojë liritë dhe të drejtat themelore, të jetë i qartë, proporcional dhe i ndërtuar mbi standardet më të larta të drejtësisë demokratike.
    Në rast të miratimit të kodit penal të propozuar, që kërcënon me burg qytetarët, biznesin, aktivistin politik për cdo sipermarrje te tyre, Shpopullimi do te vijoje me ritme më të shpejta. Kodi I Ri Penal është këmbana më e fortë e alarmit për Kombin shqiptar. Nëse duam që shqiptarët të jetojnë këtu duhet të ndalim frikën dhe represionin ndaj tyre.

  • Nënkryetarët e rinj të Bashkisë, reagon PD: Përpjekje për të fshehur mungesën e legjitimitetit

    Nënkryetarët e rinj të Bashkisë, reagon PD: Përpjekje për të fshehur mungesën e legjitimitetit

    Nënkryetari i Këshillit Bashkiak Tiranë dhe njëkohësisht Këshilltari për Çështjet Ekonomike PD, Dorjan Teliti, ka reaguar ndaj emërimeve të fundit në bashkinë e kryeqytetit.
    Në një postim në rrjetet sociale, Teliti shprehet se kjo është një përpjekje e dëshpëruar për të mbushur boshllëkun e legjitimitetit të humbur. Sipas tij Tirana nuk ka nevojë për “inxhinierë” të tjerë të zvarritjes dhe çimentimit të keqadministrimit që po mbyt këtë qytet.
    “Emërimet e katër nënkryetarëve në Bashkinë e Kryeqytetit nuk janë gjë tjetër veçse tentativa e dëshpëruar për të mbushur boshllëkun e një legjitimiteti të humbur, duke gjetur “prestanome” të rinj për t’u shfaqur nëpër ekrane!  Tirana nuk ka nevojë për “inxhinierë” të tjerë të zvarritjes dhe çimentimit të keqadministrimit që po mbyt këtë qytet. Populli i Tiranës nuk është i mashtrueshëm. Tiranës nuk i duhet asnjë “zgjidhje” kozmetike që thellon varësinë e qeverisjes lokale ndaj asaj qendrore”, shkruan Teliti.
    Teliti kërkon zgjedhje të parakohshme si zgjidhje të vetme për rikthimin e legjitimitetit dhe përmirësimin e qeverisjes vendore.
    “Tiranës i duhet i duhet rinia, i duhet vizioni, i duhet kurajo dhe mbi të gjitha profesionalizmi dhe besnikëria ndaj interesave të saj zhvillimore. E vetmja rrugë për të ecur përpara janë zgjedhjet e parakohshme! Sa më shpejt të shkojmë drejt tyre, aq më shpejt Tirana do të marrë frymë lirshëm. Mjaft më me zvarritje!”, përfundon Teliti.

  • Përshpejtimi i hetimeve për Veliajn/ Blushi: Përpjekje e SPAK për ta amnistuar për aferën e incinetarorit të Tiranës, firmëtar edhe Rama!

    Përshpejtimi i hetimeve për Veliajn/ Blushi: Përpjekje e SPAK për ta amnistuar për aferën e incinetarorit të Tiranës, firmëtar edhe Rama!

    Dikur pjesë e Këshillit Bashkiak të Tiranës, tashmë i mandatuar për në Kuvendin e Shqipërisë, Tedi Blushi ka dhënë një opinion të tij të gjatë, lidhur me shpejtimin e  SPAK për të mbyllur hetimet ndaj kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj.

    Në një intervistë për Syri Tv në edicionin e pasdites, Blushi tha se  kjo lëvizje e SPAK nuk asgjë tjetër, veçse një përpjekje për të amnistuar ideatorin e aferës së incinetarotit të Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkë-ortakut të tij, Edi Rama.

     ‘Pëprjekje për t’i vënë kapakun ku është përfshirë Veliaj-Rama, me incineratorin e Tiranës dhe lejet e ndërtimit, ku të dy janë bashkëfirmëtarë’, u shpreh Blushi.

    Ish këshilltari bashkiak nxori dhe dokumentin që sipas Blushit, mban firmën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me pagesat ditore prej 90 mijë euro, të një incineratori fantazmë ku nuk kryhet asnjë shërbim.

    Kjo edhe falë amnistisë që SPAK, po përpiqet t’I bëjë dyshes Veliaj-Rama, me aferat monstruoze, që sipas Blushit së shpejti do të shpërthejnë.

    Është përpjekje për të varrosur aferat kriminale të Veliajt, ideatorit të incineratorit të Tiranës. S’ka asnjë sqarim tjetër, veçse përshpejtimi i hetimeve për të mbyllyur një aferë si ajo e incenarorit të Tiranës, është përpjekje për të amnistuar ku i përfshirë është edhe Rama. Për t’i vënë kapakun aferës së përbindshme të incineratorit, aferës së 5D, zhvatjes së qytetarëve, betonizimi i Tiranës me firmën e veliajt, aksionin fake të nisur nga qeveria.

    Përpjekje për t’i vënë kapakun ku është përfshirë Veliaj-Rama, me incineratorin e Tiranës dhe lejet e ndërtimit, ku të dy janë bashkëfirmëtarë. Kostoja e incineratorit, ende vijon si aferë që gllabëron miliona euro taksa të qytetarëve. Çdo aferë ku Veliaj e Rama janë të përfshirë, është e amnistuar dhe SPAK vendos t’i vërë kapakun një aferë që shumë shpejt mund të shpërthejë.

    Veliaj s’është marrë kurrë në pyetje për incineratorin e Tiranës, një aferë që ka shkaktuar dëm të madh financave publike e ta ndëshkosh për bizhutë e bashkëshortEs është tallje. Janë grabitur toka private e publike, janë helMuar njerëz e vjedhur taksa, asnjë akuzë për këtë. Amnisti. Një dënim, më shumë politik. Rama ka dënuar një kryengritës në pallat, Erion Veliajn, e jo përpjekje e drejtësisë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.

    A ka një akuzë kryebashkiaku për këtë firmë ulëritëse, pasi pas kësaj firme është Edi Rama. Mjafton vetëm kjo firmë, është pyetur gjë kryetari i bashkisë, e cila ende sot rëndon xhepat e qytetarëve, 90 mijë euro në ditë, për një shërbim që nuk kryehet? Kudo ku del Edi Rama në ortakëri me Erion Veliaj, i mbyllin hetimet. Presione monstruoze që po i bën Rama për t’i mbyllur gojën.

  • “Firmë që rëndon mbi qytetarët”, Blushi shpërthen ndaj Ramës: 90 mijë euro në ditë për një incinerator fantazmë

    “Firmë që rëndon mbi qytetarët”, Blushi shpërthen ndaj Ramës: 90 mijë euro në ditë për një incinerator fantazmë

    Dikur pjesë e Këshillit Bashkiak të Tiranës, tashmë i mandatuar për në Kuvendin e Shqipërisë, Tedi Blushi ka dhënë një opinion të tij të gjatë, lidhur me shpejtimin e  SPAK për të mbyllur hetimet ndaj kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj.
    Në një intervistë për një emision televiziv Blushi tha se  kjo lëvizje e SPAK nuk asgjë tjetër, veçse një përpjekje për të amnistuar ideatorin e aferës së incinetarotit të Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkë-ortakut të tij, Edi Rama.
    ‘Pëprjekje për t’i vënë kapakun ku është përfshirë Veliaj-Rama, me incineratorin e Tiranës dhe lejet e ndërtimit, ku të dy janë bashkëfirmëtarë’, u shpreh Blushi.

    Ish këshilltari bashkiak nxori dhe dokumentin që sipas Blushit, mban firmën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me pagesat ditore prej 90 mijë euro, të një incineratori fantazmë ku nuk kryhet asnjë shërbim.

    Kjo edhe falë amnistisë që SPAK, po përpiqet t’I bëjë dyshes Veliaj-Rama, me aferat monstruoze, që sipas Blushit së shpejti do të shpërthejnë.
    Është përpjekje për të varrosur aferat kriminale të Veliajt, ideatorit të incineratorit të Tiranës. S’ka asnjë sqarim tjetër, veçse përshpejtimi i hetimeve për të mbyllyur një aferë si ajo e incenarorit të Tiranës, është përpjekje për të amnistuar ku i përfshirë është edhe Rama. Për t’i vënë kapakun aferës së përbindshme të incineratorit, aferës së 5D, zhvatjes së qytetarëve, betonizimi i Tiranës me firmën e veliajt, aksionin fake të nisur nga qeveria.
    Përpjekje për t’i vënë kapakun ku është përfshirë Veliaj-Rama, me incineratorin e Tiranës dhe lejet e ndërtimit, ku të dy janë bashkëfirmëtarë. Kostoja e incineratorit, ende vijon si aferë që gllabëron miliona euro taksa të qytetarëve. Çdo aferë ku Veliaj e Rama janë të përfshirë, është e amnistuar dhe SPAK vendos t’i vërë kapakun një aferë që shumë shpejt mund të shpërthejë.
    Veliaj s’është marrë kurrë në pyetje për incineratorin e Tiranës, një aferë që ka shkaktuar dëm të madh financave publike e ta ndëshkosh për bizhutë e bashkëshortEs është tallje. Janë grabitur toka private e publike, janë helMuar njerëz e vjedhur taksa, asnjë akuzë për këtë. Amnisti. Një dënim, më shumë politik. Rama ka dënuar një kryengritës në pallat, Erion Veliajn, e jo përpjekje e drejtësisë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.
    A ka një akuzë kryebashkiaku për këtë firmë ulëritëse, pasi pas kësaj firme është Edi Rama. Mjafton vetëm kjo firmë, është pyetur gjë kryetari i bashkisë, e cila ende sot rëndon xhepat e qytetarëve, 90 mijë euro në ditë, për një shërbim që nuk kryehet? Kudo ku del Edi Rama në ortakëri me Erion Veliaj, i mbyllin hetimet. Presione monstruoze që po i bën Rama për t’i mbyllur gojën.

  • Gjergj Luca: “Qefi osht; shumë punë, sakrifica, mundime, përpjekje… osht jetë” o “Jeta Osh Qef”

    Gjergj Luca: “Qefi osht; shumë punë, sakrifica, mundime, përpjekje… osht jetë” o “Jeta Osh Qef”

    Në një reagim të drejtpërdrejtë dhe plot temperament, sipërmarrësi i njohur Gjergj Luca iu përgjigj një akuze të shpërndarë së fundmi në redaksinë e JOQ, sipas së cilës, në një zonë të bregdetit të Sarandës, një pjesë e malit do të ishte prerë, terreni do të ishte betonuar dhe mbi të do të ishte nisur ndërtimi i një strukture metalike. Qytetari që kishte dërguar pamjet pretendonte se bëhej fjalë për një ndërtim pa leje nga ana e Lucës, raportoi JOQ.

    Në hapje të reagimit të tij, Luca nuk u përmbajt: ai rikujtoi filozofinë e tij jetësore – një filozofi që ai e ka predikuar shpeshherë me fjalë dhe me vepra:“Jeta nuk osh qef! Jeta është punë, është lodhje, është mundim, është sakrificë, është përpjekje… dhe vetëm më pas është qef.”Kjo fjali u shndërrua në një mësim të drejtpërdrejtë për këdo që e dëgjonte, një sfidë për të gjithë ata që jetën e matin me rehatinë e çastit dhe jo me mundin që ndërlidh të arriturat.Duke mbajtur një qëndrim të prerë dhe opponent ndaj akuzës, Luca sqaron me vendosmëri se objekti i përfolur nuk është investimi i tij personal, por i një kolegu të tij. Ky objekt, thekson ai, është me leje të rregullt, me projekt të miratuar, dhe nuk ka asnjë shkelje ligjore. Më tej, Luca ndalet gjatë për të treguar se si e ka njohur këtë koleg, duke rrëfyer një udhëtim të gjatë dhe të mundimshëm përmes viteve të punës dhe sakrificave, një udhëtim që e ka çuar këtë njeri të arrijë majat e sipërmarrjes shqiptare. Me një lloj krenarie vëllazërore, Luca e paraqet atë si shembull frymëzues të asaj që mund të arrihet me përpjekje të ndershme dhe punë të palodhur.
    Në vazhdim të reagimit të tij, Luca nuk e kursen kritikën ndaj JOQ-së: “Mos u merrni me njerëzit që punojnë, me ata që luftojnë çdo ditë për të ngritur diçka.”Ky apel tingëllon si një thirrje publike për të respektuar ata që kontribuojnë realisht në zhvillimin ekonomik e shoqëror të vendit.
    Kur vjen puna te “ngacmimi për të folur për Thethin”, Luca shfaq një ndjeshmëri të veçantë. Ai u kujton akuzatorëve të hedhin një sy më gjerë: të bëjnë një shëtitje përgjatë bregdetit dhe të shohin me kujdes se kush i ka ngritur vilat dhe sarajet madhështore.“Shikoni se kush i ka ndërtuar ato vila… kontrolloni a ka Gjergj Luca një vilë nëpër ato saraje të njerëzve të pushtetit, të politikës, të medias e të sipërmarrjes.”
    Me një ton realist, ai shton: “Jo se nuk më pëlqen të kem edhe unë një vilë në bregdet si gjithë bosët e tjerë… por nuk më kanë dalë lekët! Sepse sapo bëja pak para, unë blija një linjë të re prodhimi, për të rritur kapacitetet e punës dhe për të krijuar vende të reja pune.”
    Luca sjell shembuj konkretë: “Sa herë bëja lekë për të ndërtuar diçka luksi, unë blija një anije tjetër peshkimi për Flotën ‘Rozafa’, për ta çuar Shqipërinë në betejat mesdhetare të tregut dhe të industrisë së detit.”
    Kur rikthehet te çështja e Thethit, Luca bëhet edhe më i drejtpërdrejtë, duke e kthyer argumentin në një çështje morale e kombëtare:“Ka nga ata që u kanë dhënë leje miqve të mi, njerëz të gjakut tim në Theth, të ndërtojnë vilë për veten, vilë për vëllain, vilë për motrën… dhe i kanë marrë në qafë ato zotërinj atje.”
    Ai e mbyll me një reflektim që tejkalon kufijtë e debatit të çastit dhe merr dimensionin e një mesazhi qytetar: “Thethi nuk është vetëm për brezin tonë. Thethi është një shkëlqim shqiptar për gjithë brezat që do të vijnë, që të mund ta shohin, ta prekin dhe ta përjetojnë atë si një thesar të çmuar të Alpeve të Veriut të Shqipërisë.”
    Në këtë reagim, Gjergj Luca nuk është thjesht një sipërmarrës që mbron veten nga një akuzë. Ai shfaqet si një zë që mbron punën e ndershme, që shfaq krenarinë për një rrugëtim të ndërtuar me djersë, që kritikon kulturën e dyshimit dhe të paragjykimit, dhe që njëkohësisht i rikujton shoqërisë se zhvillimi nuk matet me luksin personal, por me trashëgiminë që i lë brezave të ardhshëm.
    “Jeta osh qef” – po vetëm atëherë kur e ke shijuar punën, sakrificën dhe përpjekjen që të çojnë deri aty.Albert Vataj

  • Aksioni kundër ndërtimeve pa leje, OSHEE: Nuk do ketë lidhje energjie për këto ndërtesa

    Aksioni kundër ndërtimeve pa leje, OSHEE: Nuk do ketë lidhje energjie për këto ndërtesa

    Në kuadër të aksionit të nisur nga Qeveria Shqiptare për të goditur paligjshmërinë në fushën e ndërtimit, OSHEE thotë se është e vendosur për të kontribuar në këtë përpjekje të përbashkët institucionale.

    OSHEE, bënë të ditur se është angazhuar për të forcuar kontrollin dhe për të mos lejuar asnjë lidhje të re me rrjetin elektrik për ndërtimet që nuk përmbushin kriteret ligjore.

    Vëmendje e veçantë sipas OSHEE do t’u kushtohet kërkesave për lidhje të reja, me qëllim që të shmangen çdo përpjekje për të anashkaluar ligjin.

    Në njoftim thuhet se, OSHEE nuk do të pranojë kërkesat për lidhje me energji elektrike të ndërtesave pa leje ndërtimi ose që nuk kanë zbatuar kushtet e lejes ndertimit. OSHEE thotë se mbetet e angazhuar të veprojë në përputhje me legjislacionin dhe të kontribuojë për një mjedis të ndërtuar të sigurt, të ligjshëm dhe në shërbim të qytetarëve.

  • Ngërçi politik në Kosovë/ Sot seanca e 44-të për konstituimin e Kuvendit

    Ngërçi politik në Kosovë/ Sot seanca e 44-të për konstituimin e Kuvendit

    Kuvendi i Kosovës do të mblidhen sërish sot, më 9 korrik, në përpjekje për konstituimin e legjislaturës së nëntë. Ky është tentimi i 44-të që prej 15 prillit kur ka nisur seanca konstituive.
    Kujtojmë që Kosova ka mbajtur zgjedhjet parlamentare më 9 shkurt, por ende nuk është bërë konstituimi i Kuvendit dhe deri më tani janë bërë 43 përpjekje, të pasuksesshme.
    Procesi ka ngecur të zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, ku Lëvizja Vetëvendosje, në koalicion me “Guxo” dhe “Alternativa”, nuk po arrin të sigurojë 61 votat e nevojshme për të zgjedhur Albulena Haxhiun.
    Ata po kërkojnë votim të fshehtë, por kjo, dhe kandidatura e Haxhiut, po kundërshtohen nga partitë e tjera parlamentare.
    Deri më tani presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar takime bashkë dhe të ndara me përfaqësues të partive politike, në përpjekje të zgjidhjes së krizës. Por, nuk ka pasur ndonjë ndryshim.
    Konstituimi i Kuvendit po dështon edhe pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese përmes së cilit iu kërkua deputetëve që ta bëjnë Kuvendin deri më 26 korrik.

  • Tjetër ‘furtunë’/ Pas ‘ultimatumit’ në Vlorë, ja bashkitë e radhës ku Rama paralajmëron shkarkime drejtorësh

    Tjetër ‘furtunë’/ Pas ‘ultimatumit’ në Vlorë, ja bashkitë e radhës ku Rama paralajmëron shkarkime drejtorësh

    Pas shkarkimit të drejtorëve në Bashkinë Vlorë, kryeministri Rama ka paralajmëruar së do bëjë të njëjtën gjë në Bashkinë e Fierit dhe të Durrësit.
    Sot pasdite jemi në Fier dhe pastaj në Durrës, ku do të vazhdojmë të njëjtën përpjekje. Një vetëpastrim dhe vetëqetësim i brendshëm i strukturës”, tha Rama në një komunikim “live” në Facebook, ndërsa shtoi se kjo është një domosdoshmëri pas një periudhe të gjatë qëndrimi në të njëjtat pozicione të të njëjtëve njerëz.
    Më tej ai tha se duhen sy të freskët, duhet një përpjekje shtuar, një hov i ri, sepse 12 mandate në Fier, janë sipas tij histori e shkruar nga dhjetëra mijëra mbështes, që kërkojne më shumë cilësi jete.
    Rama: Sot pasdite jemi në Fier dhe pastaj në Durrës, ku do të vazhdojmë të njëjtën përpjekje. Një vetëpastrim dhe vetëqetësim i brendshëm i strukturës. Domosdoshmëri pas një periudhe të gjatë qëndrimi në të njëjtat pozicione të të njëjtëve njerëz, por edhe si rrjedhojë e domosdoshmërisë për ta parë realitetin e qyteteve tona të mëdha një realitet në transformim të vazhdueshëm.
    Duhen sy të freskët, duhet një përpjekje shtuar, një hov i ri, sepse 12 mandate në Fier, janë histori, e shkruar nga dhjetëra mijëra mbështes tanë në zonë, diasporë, që kërkon të vazhdojë të shkruhet si një kapitull i ri, që kanë nevojë për më shumë cilësi jete,