Kreu i PD-së Sali Berisha në foltoren e radhës në Mirditë ka theksuar sërish se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. Ai tha se lëvizja me foltoret është për të shpëtuar demokracinë.
“Kjo foltore është për shpëtimin e demokracisë. Ju jeni dëshmitarë se çfarë kalvari kaloi kjo forcë politike. Një përpjekje e madhe për ta zhdukur opozitën. Një përpjekje e madhe për një Shqipëri pa opozitë. Ata që bënin këto përpjekje janë ekstremistë të majtë. Ata mbronin drogën krimet, farsen e tij elektorale.
Ne qëndruam u përpoqën ta bëjnë copë copë përdorën arreste të gjitha mjetet por nuk i lëshuam të vërtetat që besojmë i mbrojtëm ato. Sot në jemi një opozitë në shumë aspekte më e fortë se kurrë.
Ku ishim ne katër vite më pare, çfarë bënë kundër nesh katër vite më pare, si u përpoqën të na shuanin ne me gjykata me prokurori e me radhës. Sot ja ku jemi me mbëhstetjen me të madhe që se ski patur kurrë. Njeriun që ju e mbështete e sanksionuan e vunë në arrest. Gjatë këtyre viteve në mënyrë të përsëritur unë ju kam deklaruar ju së pari se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. A mund të ketë zgjedhje ku qeveria burgos në vitin elektoral dy liderët e opozitës. Këtë e bën vetëm për të marrë mandatin me dhunë politike.
A mund të ketë zgjedhje kur shpërndan në mes të fushatës 100 euro për pensionistët për të blerë votën”, tha Berisha.
Tag: përpjekje
-

‘Me Ramën nuk ka zgjedhje’/ Berisha: Foltoret, për shpëtimin e demokracisë
-

‘Me Ramën nuk ka zgjedhje’/ Berisha: Foltoret, për shpëtimin e demokracisë
Kreu i PD-së Sali Berisha në foltoren e radhës në Mirditë ka theksuar sërish se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. Ai tha se lëvizja me foltoret është për të shpëtuar demokracinë.
“Kjo foltore është për shpëtimin e demokracisë. Ju jeni dëshmitarë se çfarë kalvari kaloi kjo forcë politike. Një përpjekje e madhe për ta zhdukur opozitën. Një përpjekje e madhe për një Shqipëri pa opozitë. Ata që bënin këto përpjekje janë ekstremistë të majtë. Ata mbronin drogën krimet, farsen e tij elektorale.
Ne qëndruam u përpoqën ta bëjnë copë copë përdorën arreste të gjitha mjetet por nuk i lëshuam të vërtetat që besojmë i mbrojtëm ato. Sot në jemi një opozitë në shumë aspekte më e fortë se kurrë.
Ku ishim ne katër vite më pare, çfarë bënë kundër nesh katër vite më pare, si u përpoqën të na shuanin ne me gjykata me prokurori e me radhës. Sot ja ku jemi me mbëhstetjen me të madhe që se ski patur kurrë. Njeriun që ju e mbështete e sanksionuan e vunë në arrest. Gjatë këtyre viteve në mënyrë të përsëritur unë ju kam deklaruar ju së pari se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. A mund të ketë zgjedhje ku qeveria burgos në vitin elektoral dy liderët e opozitës. Këtë e bën vetëm për të marrë mandatin me dhunë politike.
A mund të ketë zgjedhje kur shpërndan në mes të fushatës 100 euro për pensionistët për të blerë votën”, tha Berisha. -

“Problemi nuk jam unë”, Peleshi i përgjigjet kërkesës së PD-së për shkarkim: Është përpjekje për të kthyer Kuvendin pas në kohë
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi iu përgjigj nga foltorja e Parlamentit kërkesës së Partisë Demokratike për shkarkimin e tij, më pak se dy muaj nga marrja e postit.
Peleshi tha se nuk është ai problemi, por mocioni i opozitës është një përpjekje për ta kthyer Kuvendin pas në kohë.
“Vetëm në dy seancat e fundit maxhoranca ka folur 291 minuta, kundër 480 minuta të opozitës. Shkaku që na ka sjellë në këtë procedurë është fryma përçarëse, nga e cila nuk heqin dot dorë. Problemi nuk jam, unë mungesa e vullnetit për t’u angazhuar në një sjellje të re politike. Kultura që shpesh kultivohet këtu vret shpresat e të rinjve, vret optimizmin. Kjo kulturë e urrejtjes këtu ka pjesën e vet edhe në dhunën në shoqëri. Parlamenti i formëson shoqërinë. Çdo fjalë e shqiptuar në këtë sallë, jehon përtej këtyre mureve. Kur merremi me sulme denigruese, personale, ne nuk bëjmë gjë tjetër veçse i kthejmë në normë shoqërore këto sjellje”, tha Peleshi.
“E kemi transformuar Parlamentin në një arenë lufte. Reagimi juaj me këtë mocion është përpjekja për ta vendosur kryetarin e Kuvendit në presionin e të shkuarës. Do të bëj gjithçka që kam në dorë që ky Parlament, ti ngjasojë një Parlamenti të BE-së. Atë që nuk ia kam lejuar vetes në gjithë jetën time politike dhe që përkon edhe me frymën e kodit të sjelljes, nuk kam se si ta lejoj për të tjerët. Nga kjo foltore nuk kam sulmuar personalisht askënd. Nuk kam shkelur mbi personalitetin e askujt”.Top Channel
-

Rama ‘ekspozon’ veten në galerinë gjermane?/ Artisti: Përpjekje për të pastruar imazhin prej skandaleve korruptive
Prej ditësh qarkullon lajmi se një prej galerive më të njohura në Gjermani ka nënshkruar kontratë me Edi Ramën për të promovuar artin e tij. Por ndërkohë, kritikët thonë se kjo është vetëm një përpjekje për të pastruar imazhin e tij pas skandaleve korruptive.
Gazeta britanike ‘The Times’ shkruan se në kuadër të kësaj kontrate, Rama do hapë një ekspozitë personale në prill të vitit që vjen në Berlin.
“Puna e Ramës si artist është vënë në qendër të vëmendjes, pasi një galeri e madhe gjermane nënshkroi kontratë me politikanin për të promovuar artin e tij. Galeria Société e Berlinit njoftoi se e kishte shtuar Ramën, i cili ka ekspozuar në Bienalen e Venedikut tre herë, në listën e saj prej dy duzinash artistësh”, shkruan gazeta.
Sipas saj, kjo përpjekje artistike e Ramës do i japë atij pak frymëmarrje pas kritikave politike. Gazeta thekson se Edi Rama sulmoi ashpër drejtësinë pas arrestimit të Erion Veliajt, duke marrë kritika nga një trupë e mbikëqyrjes gjyqësore.
Ndërkohë kritika ndaj tij ka edhe prej artistëve.
“Armando Lulaj, një artist bashkëkohor dhe kritik prej kohësh i Ramës, e quajti artin e kryeministrit “propagandë për të lustruar imazhin e tij”, duke e akuzuar atë për shtypjen e kundërshtimeve në art duke u mohuar fondet publike kritikëve.
“Ai përdor artin e tij për të bindur botën se është një i majtë i sofistikuar, i rehatuar në sallonet intelektuale,” tha Lulaj.
Ermal Hasimja, një komentator i njohur politik shqiptar dhe kundërshtar i Ramës, tha për kryeministrin: “Ai pëlqen të shihet si artist … dhe pëlqen të tërheqë vëmendje”,” shkruan gazeta. -

Rama nënshkruan me galerinë gjermane/ Artisti i njohur: Përpjekje për të pastruar imazhin prej skandaleve korruptive
Prej ditësh qarkullon lajmi se një prej galerive më të njohura në Gjermani ka nënshkruar kontratë me Edi Ramën për të promovuar artin e tij.
Por ndërkohë, kritikët thonë se kjo është vetëm një përpjekje për të pastruar imazhin e tij pas skandaleve korruptive.
Gazeta britanike ‘The Times’ shkruan se në kuadër të kësaj kontrate, Rama do hapë një ekspozitë personale në prill të vitit që vjen në Berlin.
“Puna e Ramës si artist është vënë në qendër të vëmendjes, pasi një galeri e madhe gjermane nënshkroi kontratë me politikanin për të promovuar artin e tij. Galeria Société e Berlinit njoftoi se e kishte shtuar Ramën, i cili ka ekspozuar në Bienalen e Venedikut tre herë, në listën e saj prej dy duzinash artistësh”, shkruan gazeta.
Sipas saj, kjo përpjekje artistike e Ramës do i japë atij pak frymëmarrje pas kritikave politike. Gazeta thekson se Edi Rama sulmoi ashpër drejtësinë pas arrestimit të Erion Veliajt, duke marrë kritika nga një trupë e mbikëqyrjes gjyqësore.
Ndërkohë kritika ndaj tij ka edhe prej artistëve.
“Armando Lulaj, një artist bashkëkohor dhe kritik prej kohësh i Ramës, e quajti artin e kryeministrit “propagandë për të lustruar imazhin e tij”, duke e akuzuar atë për shtypjen e kundërshtimeve në art duke u mohuar fondet publike kritikëve.
“Ai përdor artin e tij për të bindur botën se është një i majtë i sofistikuar, i rehatuar në sallonet intelektuale,” tha Lulaj.
Ermal Hasimja, një komentator i njohur politik shqiptar dhe kundërshtar i Ramës, tha për kryeministrin: “Ai pëlqen të shihet si artist … dhe pëlqen të tërheqë vëmendje”,” shkruan gazeta.
-

Rama nga takimi me kryebashkiakun e Nju Jorkut: Po bëjmë përpjekje për linjën direkte të fluturimeve Tiranë-Nju Jork
Kryeministri Edi Rama priti sot në Kryeministri, kryebashkiakun e Nju Jorkut, Eric Adams.
Në një prononcim për mediat, kreu i qeverisë u shpreh se po bëhen përpjekje për të vendosur linjën e fluturimit direkt me Nju Jork-un.
Ndër të tjera, Rama tha se kryebashkiaku amerikan ka shprehur dëshirën të takojë ministren virtuale Diellën.
“Është kënaqësi sot që të jem këtu së bashku me një mik të kahershëm, një mik që kam pasur privilegjin ta njoh falë lidhjeve të tij shumë të forta me komunitetin shqiptar në New York, dhe pas një premtimi të përsëritur disa herë, kryetari i bashkisë së New York-ut, z. Adams, më në fund erdhi në Shqipëri për të vizituar Shqipërinë, për të parë nga afër një vend për të cilin sigurisht ka dëgjuar shumë nga miqtë e tij shqiptarë, por edhe nga unë, dhe natyrisht për të diskutuar së bashku për atë që mund të bëjmë lidhur me turizmin dhe, duke qenë se kryetari i bashkisë ka qenë kyç në vendosjen e disa linjave direkte të New York-ut me vende të tjera, për të parë mundësinë e nxitjes, e një nxitjeje ekstra në përpjekjen që ne po bëjmë për vendosur fluturimin direkt me New York-un dhe duke qenë ai shumë i interesuar për teknologjinë, ka shumë dëshirë që të takohet edhe me Diellën“, u shpreh Rama. -

Mos bini në kurthin e Putinit, thotë von der Leyen ndërsa përballet me dy mocione mosbesimi
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kundërshtoi të hënën dy mocione të njëkohshme mosbesimi duke i cilësuar si përpjekje për të “mbjellë përçarje” dhe duke bërë thirrje për unitet politik në Parlamentin Europian.
“Ky është një kurth. Dhe ne thjesht nuk mund të biem pre e tij,” tha von der Leyen gjatë debatit, duke i akuzuar autorët e mocioneve — dhe, siç theksoi, aktorë të huaj që i nxjerrin përfitimet nga ndasitë — për përhapje dezinformatash dhe përpjekje për të shtyrë evropianët kundër njëri‑tjetrit.
Mocionet, paraqitur këtë javë nga grupet e ekstremit të djathtë (Patriotët për Evropën) dhe të ekstremit të majtë (E Majta), vijnë vetëm tre muaj pas një votimi të ngjashëm që von der Leyen i shpëtoi lehtësisht. Asnjëra prej iniciativave nuk pritet të marrë shumicën e nevojshme për ta rrëzuar atë.
Von der Leyen pranoi se debatet dhe tensionet janë pjesë e natyrshme e procesit politik, por theksoi se prioriteti duhet të jetë “të ofrojmë rezultate për evropianët”. Ajo përmendi si pjesë të strategjisë së kundërshtimit inkursionet e fundit të dronëve rusë dhe fjalimin e presidentit rus Vladimir Putin, duke vënë në dukje se përpjekjet për përçarje të brendshme shpesh nxitën nga interesa të huaja.
Nga ana e tyre, udhëheqësi i Patriotëve, Jordan Bardella, kritikoi Komisionin për trajtimin e migracionit dhe për “burokracinë” që, sipas tij, e kap Komisionin. Manon Aubry, bashkëkryetare e grupit të së Majtës, akuzoi von der Leyen për mosveprim ndaj krizës në Rripin e Gazës dhe kërkoi largimin e saj: “Si mund ta shohësh një popull të tërë duke u shfarosur?” — deklaroi Aubry.
Ndryshe nga debati në korrik, von der Leyen nuk iu përgjigj detaj për detaj kritikave, por pranoi se disa shqetësime të ngritura nga kundërshtarët ndahen edhe nga anëtarët e koalicionit qendror që mbështetën rizgjedhjen e saj, dhe ftoi për bashkëpunim për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.
Mocionet do të votohen veçmas të enjten në orën 12:00 CET. Partitë kryesore qendrore — Partia Popullore Evropiane (EPP), Socialistët dhe Demokratët (S&D), Renew Europe dhe shumica e grupimeve të të Gjelbërve — pritet të votojnë kundër mocioneve, duke e bërë të pamundur një rrëzim të von der Leyen.
-

Pretendime të ashpra për ndërhyrje nga Rusia, partia pro-BE e Moldavisë drejt fitores në zgjedhje
Partia e Veprimit dhe Solidaritetit (PAS), e udhëhequr nga Presidentja pro-evropiane Maia Sandu, është në rrugë për të fituar shumicën në zgjedhjet parlamentare të Moldavisë, në një votim të tensionuar të shoqëruar nga pretendime për ndërhyrje ruse dhe përpjekje për destabilizim.
Me mbi 50% të votave të numëruara, PAS pritet të sigurojë rreth 55 vende në parlamentin me 101 vende, duke shmangur nevojën për koalicione. Blloku opozitar pro-rus “Patriotik” ka marrë më pak se 25% të votave, sipas të dhënave zyrtare të para.
Presidentja Sandu i kishte paralajmëruar qytetarët se “demokracia e tyre është e brishtë” dhe në rrezik nga Rusia, të cilën e akuzoi për përpjekje për të ndikuar votën. Policia raportoi ngjarje të dyshimta, frikësime me bomba, dhe ndalime të individëve të dyshuar për trajnim me armë zjarri në Serbi dhe përhapje dezinformimi në rrjete sociale.
Në ditën e votimit, qendrat e votimit në Itali, Rumani, Spanjë dhe SHBA raportuan alarme për bomba, ndërsa tre persona u arrestuan në Moldavi për planifikim trazirash. Kamerat e sigurisë u vendosën në të gjitha qendrat e votimit për të parandaluar manipulimin.
Ish-presidenti dhe lideri i opozitës pro-ruse, Igor Dodon, pretendoi fitoren përpara se të publikoheshin rezultatet, dhe i bëri thirrje mbështetësve të dalin në rrugë për të “mbrojtur votën e tyre”. Ai e akuzoi qeverinë për ndalimin e votuesve nga Transnistria dhe për “ngacmime sistematike”.
Një nga partitë në koalicionin e tij u ndalua nga pjesëmarrja në zgjedhje vetëm dy ditë para votimit për financim të dyshuar të paligjshëm.
Në rajonin separatist të Transnistrisë, me prani ushtarake ruse dhe popullsi pro-Moskës, pjesëmarrja ra në rreth 12,000 votues, më pak se vitet e kaluara. Raportohet se disa votues u devijuan në qendra të tjera për shkak të alarmeve për bomba, duke shkaktuar pakënaqësi dhe teori se kjo ishte një përpjekje për të kufizuar votën pro-ruse.Top Channel
-

OKB rivendosi sanksionet për programin bërthamor, reagon Teherani: Parandaloni çdo përpjekje ndaj nesh
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, i bëri thirrje sot Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara që të parandalojë ringjalljen e mekanizmave për zbatimin e sanksioneve të OKB-së, pasi ato u rivendosën kundër Teheranit.
“Ju bëjmë thirrje të parandaloni çdo përpjekje për të ringjallur mekanizmat e sanksioneve, duke përfshirë Komitetin e Sanksioneve dhe Grupin e Ekspertëve”, tha Araghchi në një letër të postuar në X, duke shtuar se Teherani nuk do të njohë asnjë përpjekje për të zgjatur, ringjallur ose zbatuar sanksionet e OKB-së.
Sanksionet e OKB-së kundër Iranit, për shkak të dështimit të Teheranit për të përmbushur angazhimet e tij në programin e tij bërthamor, u rivendosën në orën 3 të mëngjesit, dhjetë vite pasi ato u hoqën.Top Channel
-

Starmer sanksione ndaj Hamasit ‘për të qetësuar Trumpin’, por do të njohë shtetin palestinez të dielën
Sir Keir Starmer do të godasë Hamasin me sanksione të reja në një përpjekje për të zbutur kritikat ndaj vendimit të tij për të njohur një shtet palestinez. Kryeministri britanik do të ashpërsojë qëndrimin e tij ndaj grupit terrorist në një deklaratë të dielën, e cila do të konfirmojë se Britania synon të njohë një Palestinë të pavarur.
Qasja e tij do të shihet si një përpjekje për të qetësuar Donald Trump, që vjen vetëm disa ditë pasi presidenti amerikan kritikoi publikisht qëndrimin e Mbretërisë së Bashkuar gjatë vizitës së tij shtetërore.
Zonja Priti Patel, sekretarja e jashtme në hije, tha se përgatitja e sanksioneve ishte një “përpjekje e dobët e minutës së fundit” për të qetësuar Shtëpinë e Bardhë. “Me organizatën terroriste Hamas që ende mban pengje në kushte barbare dhe lavdëron aktet e terrorit, Starmer po dërgon një mesazh të rrezikshëm, ku dhuna dhe ekstremizmi tolerohen dhe shpërblehen”, tha ajo. “Paqja në Lindjen e Mesme nuk do të sigurohet kurrë duke shpërblyer terroristët. Përpjekjet e tij të dobëta të minutës së fundit për të qetësuar Shtetet e Bashkuara janë sipërfaqësore dhe nuk do ta justifikojnë kurrë vendimin e tij të pamatur për njohje.”
Dame Priti tha se vendimi tregoi gjithashtu se Sir Keir po “kapitullohej para fraksioneve të majta ekstreme të partisë së tij”, të cilat tani “diktonin politikën e jashtme të Britanisë”. Nigel Farage kritikoi gjithashtu vendimin për të njohur një shtet palestinez, i cili tha se nuk mund të ndahej nga Hamasi.
Ai tha: “Hamasi dhe një shtet palestinez janë të pandashëm për momentin. Kjo është tipike për Starmerin, ai nuk mund të vendosë vërtet se ku qëndron. Cilado qofshin paralajmërimet në deklaratën e tij, ky njoftim është një dorëzim ndaj terrorizmit dhe një tradhti ndaj Izraelit.”
Sir Keir pritet të kritikojë Izraelin, duke thënë se nuk i ka përmbushur kërkesat e tij për të ndaluar luftimet, por njëkohësisht ta dënojë Hamasin si një organizatë brutale terroriste.
Përgatitja e sanksioneve të reja është veçanërisht e rëndësishme pasi do të përfaqësojë veprimin e parë konkret të ndërmarrë nga qeveria laburiste kundër Hamasit. Por Kryeministri tashmë po përballet me një reagim të ashpër nga familjet e pengjeve të marra më 7 tetor, të cilat e akuzojnë atë për “shpërblim të vrasësve”.
Të shtunën, një grup prej 16 të afërmish i shkruan Sir Keir, duke e nxitur të bënte një kthesë dhe duke e akuzuar atë për “përpjekje dramatike dhe të komplikuara për të sjellë të dashurit tanë në shtëpi”.
Kryeministri njoftoi në korrik se Mbretëria e Bashkuar do të njihte një shtet palestinez nëse Izraeli nuk ndërmerrte “hapa thelbësorë” për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza. Ai kërkoi që Izraeli të përmbushte kushtet, duke përfshirë rënien dakord për një armëpushim dhe angazhimin për një zgjidhje me dy shtete, përpara Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të kësaj jave në Nju Jork.
Në deklaratën e tij të dielën, Sir Keir pritet të thotë se, në vend që të përmirësohet, situata në Gaza është përkeqësuar ndjeshëm gjatë disa javëve të fundit. Forcat Mbrojtëse Izraelite (IDF) kanë intensifikuar sulmin e tyre ndaj Qytetit të Gazës ditët e fundit, duke shembur ndërtesa të larta dhe duke çmontuar boshte nëntokësore.
Kryeministri do të pretendojë se në Gaza ka uri dhe do t’i përshkruajë skenat e dhunës dhe vuajtjes si të patolerueshme. Ai gjithashtu do të dënojë zgjerimin e vendbanimeve të paligjshme izraelite në Bregun Perëndimor. Por, në një përpjekje për të gjetur një qasje më të paanshme, ai pritet gjithashtu të rrisë dënimin e tij ndaj veprimeve të Hamasit. Sir Keir pritet të thotë se grupi terrorist, i cili është i përkushtuar për shkatërrimin e Izraelit, duhet të çarmatoset dhe nuk mund të luajë asnjë rol në drejtimin e një shteti palestinez.
Kuptohet që ministrat po hartojnë sanksione të reja ndaj Hamasit, të cilat do të jenë të parat që do të aplikohen ndaj organizatës që kur Partia Laburiste fitoi zgjedhjet. Ndarje e madhe e Perëndimit Javën e kaluar, Bashkimi Evropian njoftoi një “paketë të përforcuar” kundër 10 anëtarëve të politbyrosë së Hamasit.
Mbretëria e Bashkuar dhe BE-ja shpesh pajtohen për sanksionet. Britania do t’u bashkohet nëntë vendeve të tjera, përfshirë Australinë, Belgjikën, Kanadanë, Francën dhe Portugalinë, të cilat pritet të njohin Palestinën këtë fundjavë. Ky veprim përfaqëson një ndarje të madhe të Perëndimit, me zotin Trump që e bën të qartë se SHBA-të nuk pajtohen me vendimin dhe nuk do ta ndjekin të njëjtin shembull. I pyetur për njohjen në një konferencë shtypi me Sir Keir javën e kaluar, presidenti tha se kishte “një mosmarrëveshje me Kryeministrin për këtë çështje”.
Ai gjithashtu i përkëdheli setrën Sir Keir kur tha se “Hamasi është një organizatë terroriste që nuk mund të ketë asnjë rol në qeverisjen e ardhshme të Palestinës”.
Familjet e pengjeve që u morën nga Hamasi gjatë sulmit terrorist më 7 tetor 2023, gjithashtu shprehën zhgënjimin e tyre për vendimin. Duke folur për The Telegraph, Sharon Sharabi, vëllai i pengut të liruar Eli Sharabi dhe pengut të ndjerë Yossi, tha: “Ndërsa pengjet mbahen ende robër nga Hamasi, të rrahura, të poshtëruara dhe të uritura, Qeveria Britanike zgjedh të injorojë situatën e paimagjinueshme të terrorizmit dhe të shpërblejë vrasësit. “Historia do të gjykojë ata që mbështetën terrorizmin. Bota refuzon të kuptojë se Izraeli është i vetmi vend në Lindjen e Mesme që inkurajon demokracinë, stabilitetin dhe paqen.”
Një total prej 48 pengjesh mbeten në robëri pothuajse dy vjet pas sulmeve të 7 tetorit ndaj Izraelit, kur më shumë se 1,200 persona u vranë nga Hamasi, duke shkaktuar luftën në Gaza me qindra mijë të vrarë nga ana e palestinezëve.