Tag: përpjekja

  • 35 vite PD, Genc Pollo thirrje demokratëve: Shpresa e vetme për ndryshim është opozita!

    35 vite PD, Genc Pollo thirrje demokratëve: Shpresa e vetme për ndryshim është opozita!

    Partia Demokratike ka festuar 35-vjetorin e themelimit me një aktivitet ku morën pjesë figura të njohura dhe anëtarë të saj. Ish-deputeti Genc Pollo theksoi se beteja për liri vazhdon edhe sot, 35 vite pas rënies së komunizmit. Për të demokratët gjenden përballë një ushtrie të disiplinuar, duke iu referuar kundërshtarëve politikë. Sipas tij, Partia Demokratike është e mbushur me qendrestarë dhe idealistë dhe ka si mision t’u kthejë lirinë shqiptarëve, duke qenë gati të paguajë çdo çmim për këtë qëllim.
    Pjesë nga fjala

    Unë insistoj për ata që mblidhen çdo të hënë bashkë me mua apo dhe të tjerët që pavarësisht nga Partia Demokratike me 10 veta apo me 15 veta, janë pjesa më e ndërgjegjshme e këtij vendi. Të ndjekur nga ata që duan të njëjtën gjë, por e shikojnë tubimin nga televizionet apo nga celularët e tyre. Dhe prandaj, zonja e zotërinj, është rast për t’i thënë që në qoftë se ka një shpresë në këtë vend, në një situatë jo të lehtë, të brendshme dhe të jashtme, kjo shpresë nuk mund të jetë në shumë vende.

    Kjo shpresë është e opozita. Kjo shpresë është e Partia Demokratike. Dhe kjo shpresë është e ajo masë qytetarësh që e duan ndryshimin por që duan të bëhen më të ngrohtë, më shpresëtarë, më të bindur që ky ndryshim është i mundur. Dhe ne të gjithë besojmë dhe të gjithë duam që kjo të ndodhi dhe për këtë duhen përpjekje, por në radhë të parë nga Partia Demokratike. Dhe përpjekja si rregull shoqërohet me sakrifica.

    Sa më lart të jesh në hierarki, proporcionalisht më e lartë është dhe sakrifica. Prandaj, është rasti ta themi që jo vetëm besimi nuk duhet humbur, por dhe përpjekja duhet shtuar, sepse ndryshimi mund të vonojë, mund të mos vonojë, por sado vonojë, varet nga vullneti ynë dhe nga përpjekja jonë. Ju faleminderit dhe me suksese dhe fitore të ardhme.

  • Ngërçi politik në Kosovë: Sot përpjekja e radhës për konstituimin e Kuvendit

    Ngërçi politik në Kosovë: Sot përpjekja e radhës për konstituimin e Kuvendit

    Kosova E Diel, 24 Gusht 2025 09:30
    Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të rikthehen sot në seancë nga ora 11:00, në një përpjekje të re për të konstituar legjislaturën e nëntë, pas aktgjykimit që i detyron të përfundojnë procesin brenda 30 ditësh.
    Lëvizja Vetëvendosje ka dështuar tri herë të sigurojë shumicën për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Fillimisht u propozua Albulena Haxhiu, e cila mori vetëm 57 vota. Pastaj, kandidatura e Donika Gërvallës u bllokua nga deputetja e VV-së, Shqipe Mehmeti-Selimi, për shkak të postimeve të vjetra që lidhnin bashkëshortin e saj me akuza të mëparshme. Tentativa e tretë solli Hekuran Muratin në garë, por edhe ai përfundoi me të njëjtin rezultat.

    Seanca e sotme pritet të tregojë nëse ngërçi politik do të tejkalohet, duke hapur rrugën për funksionimin normal të Kuvendit, i cili prej javësh është i bllokuar nga mosmarrëveshjet politike.

  • Përpjekja për konstituimin e Kuvendit, përfundon takimi mes Kurtit dhe Limajt

    Përpjekja për konstituimin e Kuvendit, përfundon takimi mes Kurtit dhe Limajt

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, zhvilloi sot takimin me liderin e Nismës, Fatmir Limajn, si përpjekje për të arritur një marrëveshje që do ta nxirrte vendin nga bllokada institucionale që zgjat prej muajit prill.

    Nuk dihet nëse ka dakordim mes palëve për marrëveshje.
    Vijon…

  • Dështon edhe përpjekja e 49-të për konstituimin e Kuvendit

    Dështon edhe përpjekja e 49-të për konstituimin e Kuvendit

    Përpjekja e 49-të për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës ka dështuar sërish sot, për shkak të pamundësisë për të formuar Komisionin për votimin e fshehtë. Edhe kësaj here, nuk u arrit kuorumi i nevojshëm: vetëm 50 deputetë votuan në favor të formimit të komisionit, ndërkohë që nuk pati asnjë votë kundër apo abstenim.Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, njoftoi se seanca do të vazhdojë të hënën, më 21 korrik, në orën 11:00.“50 deputetë kanë votuar për, kundër nuk ka, abstenim nuk ka. Për sot ndërpritet seanca. Vazhdon më 21 korrik në orën 11:00”, deklaroi Dehari.Dështimi i radhës ndodhi për shkak të mungesës së shumicës parlamentare nga koalicioni Lëvizja Vetëvendosje, Guxo dhe Alternativa, të cilët nuk kanë arritur të sigurojnë votat e nevojshme për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Deputetja Albulena Haxhiu ka dështuar gjashtë herë në tentativat për zgjedhje përmes votimit të hapur, ndërsa edhe përpjekjet për të kaluar në votim të fshehtë kanë ngecur.Situata politike është duke hyrë në fazë kritike, pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar se nëse Kuvendi nuk konstituohet deri më 26 korrik – afat i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese – atëherë mund të ketë pasoja juridike për deputetët.Osmani ka bërë të ditur se është në përgatitje të një kërkese për interpretim kushtetues lidhur me krizën aktuale politike. “Nëse institucionet nuk formohen deri në fundjavë, lënda do t’i dorëzohet Gjykatës Kushtetuese në fillim të javës së ardhshme,” ka deklaruar ajo për KosovaPress.Ndërkohë, deputeti Berisha ka ngritur shqetësimin për, siç e quajti ai, “ikje masive të egjiptianëve nga Kosova”, duke kërkuar mbështetje institucionale për këtë komunitet.

  • Ngërçi politik/ Sot zhvillohet përpjekja e 38-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

    Ngërçi politik/ Sot zhvillohet përpjekja e 38-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

    Situatën duket se nuk e ka ndryshuar as një aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese i shpallur të enjten pasdite, i cili i detyron deputetët ta konstituojnë Kuvendin.
    Pas takimit pa rezultat të kryeministrit në detyrë Albin Kurti me përfaqësues të partive politike, Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në përpjekjen e 38-të për konstituim. Ajo vendosi se deputetët duhet ta përfundojnë seancën konstituive brenda 30 ditëve, maksimalisht deri më 26 korrik.
    Përpjekja për ta bërë votimin e fshehtë Vetëvendosja, erdhi pasi Albulena Haxhiu, kandidatja e tyre për kryeparlamentare, dështoi në mënyrë të përsëritur që t’i merrte 61 votat e nevojshme për t’u zgjedhur.

  • Kuvendi i Kosovës në kaos, dështon përpjekja e 31 e konstituimit

    Kuvendi i Kosovës në kaos, dështon përpjekja e 31 e konstituimit

    Ka dështuar përpjekja e 31 për konstituimin e përbërjes së re të Parlamentit të Kosovës.
    Deputetët e betuar u mblodhën sërish, por as këtë herë nuk arritën të gjejnë një zgjidhje për vijimin e procesit dhe zgjedhjen e kryesisë së Kuvendit.
    Mungesa e marrëveshjes mes partive politike po e zgjat krizën institucionale në vend.
    Seanca e radhës është caktuar të mbahet pas 48 orësh, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të arrihet kompromis për të zhbllokuar situatën.

  • Kuvendi nuk konstituohet, dështon përpjekja e 29, Kosova në krizën më të rëndë në histori

    Kuvendi nuk konstituohet, dështon përpjekja e 29, Kosova në krizën më të rëndë në histori

    Kosova është futur zyrtarisht në krizën politike më të rëndë në histori. Edhe përpjekja e 29-të për të konstituuar kuvendin e ri ka dështuar.
    Palët nuk lëvizin asnjë milimetër nga qëndrimet e tyre: Lëvizja Vetëvendosje kërkon që Albulena Haxhiu të votohet si kryetare e kuvendit, ndërsa partitë që legjislaturën e kaluar ishin në opozitë, kundërshtojnë emrin e saj me pretekstin se nuk e bashkon vendin, por e përçan atë.
    Ka disa forca politike që kërkojnë konsultime me forcën e parë për të arritur një emër konsensual, megjithatë Vetëvendosje thekson se caktimi i kandidatit është një e drejtë e fituar në zgjedhje.
    Përballë këtij cirku politik me dështime historike, që nuk janë parë në asnjë vend të botës, qytetarët po humbasin durimin. Disa prej tyre, me në krye avokatin Arianit Koci, i vendosën sërish shiritin bllokues hyrjes së parlamentit, por nuk u lejuan nga sigurimi. Megjithatë përplasjet verbale me deputetët nuk kanë munguar.

  • Dështon përpjekja e 23-të për zgjidhjen e krizës politike në Kosovë

    Dështon përpjekja e 23-të për zgjidhjen e krizës politike në Kosovë

    Ka dështuar e një herë tjetër përpjekja për zgjidhjen e krizës politike së Kosovës, duke e çuar kështu në dështimin e 23-të të këtij Kuvendi.
    Arsyeja e dështimit vjen pasi nuk ka pasur votat e nevojshme për miratimin e kryetarit të ri të Kuvendit të Kosovës. U morën vetëm 55 vota pro, 1 kundër, e nuk ka pasur asnjë abstenim.
    Kjo situatë automatikisht çon në mos krijimin e komisionit që do të merret me konstituimin e kryetarit të ri të Kuvendit.

  • Sot përpjekja e 19-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

    Sot përpjekja e 19-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

    Ditën e sotme Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë sot seancën e 19-të me radhë në përpjekje për t’u konstituuar.
    Seanca pritet të nisë në orën 10:30. Partitë politike ende nuk kanë arritur konsensus për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
    Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar të propozojë Albulena Haxhiun për postin e kryeparlamentares, por kjo nuk është mbështetur nga partitë e tjera.

  • Kosovë/ Dështon përpjekja e 17-të për konstituimin e Kuvendit

    Kosovë/ Dështon përpjekja e 17-të për konstituimin e Kuvendit

    Ka dështuar për herë të 17 përpjekja për të konstituuar Kuvendin e Kosovës.
    Në seancën e mbajtur të shtunën, ngërçi vazhdon të mbetet te pika e formimit të një komisioni për votim të fshehtë. Të shtunën, formimi i komisionit për votimin e fshehtë mori vetëm 53 vota pro dhe një kundër.
    Sërish ky propozim i Lëvizjes Vetëvendosje nuk mori votat e mjaftueshme.
    Seanca e radhës do të mbahet të hënën në orën 10:30.