Tag: përpiqet

  • Ministri i Jashtëm iranian sulmon Netanyahun: Po përpiqet të tërheqë SHBA-të në një katastrofë në Lindjen e Mesme

    Ministri i Jashtëm iranian sulmon Netanyahun: Po përpiqet të tërheqë SHBA-të në një katastrofë në Lindjen e Mesme

    Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, akuzoi sot Izraelin se po përpiqet të tërheqë Shtetet e Bashkuara drejt një katastrofe në Lindjen e Mesme dhe paralajmëroi kundër çdo përpjekjeje për të provokuar luftë kundër Iranit.
    “Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po përpiqet t’i diktojë hapur presidentit amerikan Donald Trump se çfarë mund dhe çfarë nuk mund të bëjë në diplomacinë e tij me Iranin,” shkroi Araghchi në rrjetin social X.
    Irani dhe Shtetet e Bashkuara, që kanë qenë armiq për katër dekada, kanë nisur më 12 prill bisedime për çështjen e ndjeshme të programit bërthamor iranian, me ndërmjetësimin e Omanit.

     

  • Rama i rikthehet mashtrimit me naftën e Shpiragut në prag të zgjedhjeve: “SHELL” po përpiqet të bëjë pazar!

    Rama i rikthehet mashtrimit me naftën e Shpiragut në prag të zgjedhjeve: “SHELL” po përpiqet të bëjë pazar!

    Në verën e vitit 2023, Edi Rama në krah të Belinda Ballukut, lajmëroi shqiptarët se gjigandi holandez SHELL kishte zbuluar naftë të cilësisë së lartë në Shpirag, dhe sipas tij, më pas Shqipëria do të bëhej një ndër vendet më të pasura.
    Por, kjo rezultoi vetëm një mashtrim, pasi mediat raportuan se testet paraprake të kompanisë në Shpirag rezultuan zhgënjyese dhe “SHELL” vendosi t’i ndërpriste kërkimet dhe të largohej me rreth 1.1 miliardë euro humbje nga Shqipëria.
    Por, teksa na ndajnë vetëm rreth dy javë nga zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, Edi Rama i është rikthyer sërish kësaj historie. Gjatë një takimi në Fier me kompanitë energjetike në Shqipëri, Rama tha se “SHELL” nuk po e dorëzon, por po përpiqet që të bëjë pazar.
    “Patëm një moment optimizmi kur ishim në kushtet e pritshmërisë nga Shpiragu, cilësia është shumë e lartë, por vështirësia e nxjerrjes është shumë sfiduese, ende Shell s’po e dorëzon, po përpiqet në traditën më të mirë holandeze që të bëjë pazar për atë pjesë, kjo flet qartë që ka një vlerë të madhe, por do të duhet t’i referohemi një teknologjie më të sofistikuar, mbase do të jetë fati i atyre që të vijnë më vonë në moshën e shfrytëzimi të pasurive të Shqipërisë mbase do të vijnë më shpejt, këtu kemi aktorë të tjerë në fazë eksplorimi më të avancuar.”, u shpreh Rama sot.

  • Nafta në Shpirag, Rama: Kompania Shell po përpiqet që të bëjë pazar në traditën holandeze, kjo flet qartë se ka një vlerë të madhe

    Nafta në Shpirag, Rama: Kompania Shell po përpiqet që të bëjë pazar në traditën holandeze, kjo flet qartë se ka një vlerë të madhe

    Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi në Fier me kompanitë energjetike në Shqipëri tha se kompania Shell po përpiqet të bëjë pazar në lidhje me naftën e Shpiragut.

    Rama: Patëm një moment optimizmi kur ishim në kushtet e pritshmërisë nga Shpiragu, cilësia është shumë e lartë, por vështirësia e nxjerrjes është shumë sfiduese, ende Shell s’po e dorëzon, po përpiqet në traditën më të mirë holandeze që të bëjë pazar për atë pjesë, kjo flet qartë që ka një vlerë të madhe, por do të duhet t’i referohemi një teknologjie më të sofistikuar, mbase do të jetë fati i atyre që të vijnë më vonë në moshën e shfrytëzimi të pasurive të Shqipërisë mbase do të vijnë më shpejt, këtu kemi aktorë të tjerë në fazë eksplorimi më të avancuar.

    Top Channel

  • Arsenali po përpiqet të thyejë rregullin e UEFA-s përpara gjysmëfinales së Champions-it kundër PSG-së

    Arsenali po përpiqet të thyejë rregullin e UEFA-s përpara gjysmëfinales së Champions-it kundër PSG-së

    Arsenali është akuzuar se po përpiqet të thyejë një rregull të UEFA-s përpara ndeshjes së parë gjysmëfinale të Champions League kundër Paris Saint-Germain.
    Topçinjtë presin kampionët e Ligue 1 në Emirates të martën, më 29 prill.
    Rregullat e UEFA-s diktojnë që klubet duhet të ndajnë 5% të vendeve për tifozët miq, që do të thotë se gjigantët francezë mund të kenë 3000 tifozë në Emirates.
    Sidoqoftë, sipas Sport Bible, skuadra londineze po përpiqet ta zbresë atë numër në 2500.
    Raporti shton se biletat e udhëtimit në Emirates nuk janë hapur ende, edhe pse kanë mbetur vetëm gjashtë ditë para ndeshjes.
    Tifozët e PSG-së tani janë në errësirë ​​në lidhje me këtë çështje dhe nuk janë në gjendje të blejnë bileta për ndeshjen.
    Parisienët gjithashtu kishin 3000 tifozë në tribuna për ndeshjen e fazës së grupeve në fillim të këtij sezoni, të cilën Arsenali e fitoi 2-0 me golat e Bukayo Saka dhe Kai Havertz.
    Topçinjtë po përpiqen të zvogëlojnë numrin e tifozëve kundërshtarë në tribunë për ndeshjen e ardhshme dhe nuk kanë dhënë asnjë arsye për vendimin e tyre.
    PSG thuhet se po lufton për të drejtën e tyre, por shenjat nuk janë të mira deri më tani. Interesante është se Arsenal-i u akuzua gjithashtu për thyerjen e rregullave të ndarjes së biletave për ndeshjen e FA Cup në janar kundër Manchester United.
    Djajtë e Kuq kishin të drejtë të kishin 9000 tifozë në tribuna, por u ndanë vetëm 8000 nga Arsenal-i.

  • Erdogan: Nuk do lejojmë askënd të përçajë Sirinë, mos luani me durimin tonë

    Erdogan: Nuk do lejojmë askënd të përçajë Sirinë, mos luani me durimin tonë

    Turqia do të kundërshtojë këdo që përpiqet të pengojë Sirinë të arrijë paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm.Kështu paralajmëroi të martën presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, duke përsëritur mbështetjen e tij të vazhdueshme për qeverinë siriane.“Kushdo që përpiqet të pengojë Sirinë të arrijë paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm, e them hapur këtë, do të na gjejë duke qëndruar kundër tij dhe në anën e qeverisë siriane”, tha Erdogan pas një takimi të kabinetit në kryeqytetin Ankara.
    Presidenti turk parlajmëroi më tej se Turqia do të bëhet digë, “ashtu siç nuk lejoi që Siria të ndahet përmes një korridori terrorist”, për të mos lejuar që vendi të ndahet përmes korridoreve të tjera.“Nuk ka asnjë mundësi për t’u rikthyer në Siri në periudhën para 8 dhjetorit. Me revolucionin e 8 dhjetorit, në vend filloi një epokë e re. Në vend që të testojnë kufijtë e durimit të Turqisë në Siri, disa aktorë duhet të vlerësojnë miqësinë e Turqisë, të sillen si shtet dhe jo si grup (terrorist)“, shtoi ai.
    Paralajmërimet e Erdogan vijnë në një kohë kur tensionet e brendshme në Siri dhe ato rajonale po ashtu po përshkallëzohen, dhe kriza të reja po shfaqen vazhdimisht.

  • Çeno: Rama përpiqet të organizojë një udhëtim në Washington me ndihmën e lobistëve, ka ofruar mikpritje për 100 mijë palestinezë

    Çeno: Rama përpiqet të organizojë një udhëtim në Washington me ndihmën e lobistëve, ka ofruar mikpritje për 100 mijë palestinezë

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • “Trump po përpiqet të ndalë luftën bërthamore”, Demiraj: Evropa ka armatim për 5 ditë

    “Trump po përpiqet të ndalë luftën bërthamore”, Demiraj: Evropa ka armatim për 5 ditë

    Doktori i shkencave për sigurinë kombëtare, kolonel Dritan Demiraj ka komentuar e fundit në fushën e sigurisë në botë, pas objektivave të Evropës për t’u armatosur dhe përpjekjeve të administratës Trump për t’i dhënë fund konfliktit Rusi-Ukrainë.
    Sipas kolonelit Demiraj, ushtritë e Norvegjisë, Holandës dhe Britanisë deklaruan disa ditë më parë se në rast të një konflikti me Rusinë kanë armatim vetëm për 5 ditë, gjë kjo që tregon se BE nuk duhet të jetë tërësisht e varur nga SHBA.
    Demiraj shton se Rusia nuk ka asnjë interes të nisë një luftë botërore, teksa shtoi se ajo është provokuar nga BE për të bërë një gjë të tillë.
    “Ndryshimet gjeopolitike kanë kërkuar ndryshime drastike, kjo është treguar me prishjen e rendit global dhe krijimin e një rendi të ri, ku Kina dhe Rusia kërkojnë një botë multipolare. Europa kishte rënë në qetësi dhe ndiqte një doktrinë pacifiste. BE nuk duhet të mbështetej vetëm tek SHBA. Europa tashmë e ka kuptuar që duhet të riarmatoset dhe nuk duhet të varet nga SHBA. Frika më e madhe është dështimi spektakolar që kanë pasur dhe pse i kanë dhënë asistencë Ukrainës me të gjitha armët.
    Shtabi i Norvegjisë, Holandës, Britanisë në rast të një konflikti me Federatën Ruse kanë armatim vetëm për 5 ditë. Kjo tregon dëshpërimin për të qenë të gatshëm për t’u përballur me Rusinë. Do të duhen dekada. Kjo nuk mund të ndodhë për vitet e ardhshme. Federata ruse ka vite që punon për të pasur garanci. Putin nuk ka asnjë interes që të godasë Poloninë. BE ka qenë për ta provokuar Putin që ai ta godiste. Kemi një qasje të re të Trump që po përpiqet të ndalojë një konflikt”, tha Demiraj.