Pas komenteve nga Emiri i Katarit, eksperti më i lartë i Kombeve të Bashkuara për të drejtat palestineze ka thënë se Izraeli po përpiqet ta bëjë të pamundur që njerëzit të jetojnë në Qytetin e Gazës.
Sipas mediave të huaja, IDF ka filluar një sulm ndaj qytetit, ku thotë se Hamasi është i ngulitur në disa pjesë të infrastrukturës të tij.
Francesca Albanese u tha gazetarëve në Gjenevë: “Izraeli po bombardon duke përdorur armë jokonvencionale… po përpiqet të evakuojë me forcë palestinezët”.
“Pse? Kjo është pjesa e fundit e Gazës që duhet të bëhet e pajetueshme përpara se të përparohet spastrimi etnik i asaj pjese toke”, vijoi më tej Albanese.
Komentet e saj u hodhën poshtë nga Misioni i Përhershëm i Izraelit në OKB, i cili tha në një deklaratë: “Deklaratat e saj të shumta kanë treguar gatishmërinë e saj për të shkuar në gjatësi ekstreme në delegjitimizimin e Shtetit të Izraelit”.
Sipas saj, “Hamasi nuk e integron veten në infrastrukturën civile, nuk i përdor cinikisht civilët si mburoja njerëzore dhe në përgjithësi nuk ekziston realisht”.
Izraeli thotë se i ka paralajmëruar civilët të shkojnë në jug, në një zonë të caktuar humanitare.
Por OKB-ja dhe shumë vende thonë se taktikat e saj përbëjnë zhvendosje masive të detyruara.
Kujtojmë se ushtria izraelite ka goditur dhe shkatërruar një bllok kullash banimi në Qytetin e Gazës – që thuhet se është ndërtesa më e lartë në Rripin e Gazës.
Albanese shërben si raportues special për të drejtat e njeriut në territoret e pushtuara palestineze, një nga dhjetëra ekspertë të emëruar nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut me 47 anëtarë për të raportuar mbi çështje specifike globale.
Tag: përpiqet
-

Zyrtari i OKB: Izraeli po përpiqet ta bëjë Gazën të pajetueshme
-

SHBA “tradhton” Izraelin në OKB, mbështet deklaratën kundër sulmit në Katar: Ishte i njëanshëm
Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dënoi sulmet e fundit kundër kryeqytetit të Katarit Doha, por nuk e përmendi Izraelin në deklaratën e miratuar nga 15 anëtarët. Izraeli synoi të vriste liderët politik të Hamasit në sulmin e së martës, duke përshkallëzuar operacionin ushtarak. Shtetet e Bashkuara që zakonisht shërbejnë si mburojë e Izraelit në OKB, e mbështetën deklaratën e Këshillit të Sigurisë që mund të miratohet vetëm me konsensus, çfarë reflekton pakënaqësinë e Trumpit me sulmin.
“Bombardimet e njëanshme brenda Katarit, një shtet sovran që punon fort dhe me guxim për të ndërmjetësuar paqen, krah SHBA, nuk çon përpara interesat e Izraelit apo Amerikës. Thënë kjo, është e papërshtatshme për çdo shtet anëtar të përdorë këtë për të vënë në dyshim angazhimin e Izraelit për të kthyer pengjet në shtëpi”, tha ambasadorja e SHBA në OKB, Dorothy Shea.
Kryeministri i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahmanal-Thani akuzoi Izraelin se po përpiqet të minojë përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Gaza, por u zotua të vijojë përpjekjen për ndërmjetësim.
“Sulmi ndaj territoreve tona kur ne ishim të zënë me negociata zbuloi qëllimet e Izraelit. Ai po përpiqet të minojë çdo perspektivë për paqen. Po përpiqet të shtoje vuajtjet e popullit palestinez. Tregon gjithashtu se ekstremistët që udhëheqin Izraelin sot, nuk pyesin për pengjet”, tha ai.
Ambasadori izraelit në OKB, Danny Danon përsëriti qëndrimin se nuk do të ketë asnjë strehë të sigurt për terroristët, kudo qofshin; në Gaza, Teheran apo Doha. -

Zelensky akuzon Rusinë: Po përpiqet të shmangë mundësinë e takimit me Putin
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, akuzoi të martën Rusinë se po përpiqet të shmangë çdo mundësi për një takim me presidentin Vladimir Putin, që do të synonte gjetjen e një zgjidhjeje për luftën e nisur nga pushtimi rus.
Në një reagim në rrjetet sociale, Zelensky tha se sulmet masive ajrore të Rusisë gjatë natës në disa rajone të Ukrainës janë dëshmi se Moska nuk është e interesuar për paqe.
“Aktualisht, sinjalet që po dërgon Rusia janë shumë të qarta, për të mos thënë të pahijshme. Ata po përpiqen të shmangin nevojën për të organizuar një takim,” deklaroi ai në fjalimin e tij të përnatshëm.Sipas presidentit ukrainas, lufta ka hyrë në vitin e katërt, ndërsa pala ruse vijon të refuzojë çdo përpjekje për negociata të drejtpërdrejta në nivel të lartë, duke i qëndruar besnike rrugës së agresionit dhe përshkallëzimit ushtarak.
Zelensky ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se është i gatshëm për një takim me Putinin, por me kushtin që Rusia të tregojë vullnet real për të ndalur agresionin dhe tërheqjen nga territori ukrainas. Deri tani, Moska nuk ka pranuar një kërkesë të tillë. -

TikTok përpiqet t’i zëvendësojë me Inteligjencë Artificiale, punonjësit ngrihen në protestë
Punonjësit e TikTok në Gjermani organizuan një protestë për të kundërshtuar shkurtimin e 150 vendeve pune pasi platforma njoftoi se do të zëvendësonte specialistët e departamentit të Besimit dhe Sigurisë me Inteligjencë Artificiale.
Njësoj si kompani të tjera të mëdha, TikTok po përpiqet të zvogëlojë departamentet për të kursyer para dhe për të automatizuar procese specifike si moderimi i përmbajtjes, raporton Cyber News.
Specialistët e kësaj fushe filtrojnë sasi të mëdha përmbajtjesh për të identifikuar postime shqetësuese të cilat më pas fshihen. Ata janë pjesë integrale e kompanive si TikTok-u dhe sigurojnë përputhjen me ligjet dhe rregullat që i lejojnë të veprojnë.
Kjo është shumë e rëndësishme në zona si Bashkimi Europian që ka vendosur mekanizma të veçantë si Akti Europian i Shërbimeve Dixhitale. Kjo është një rregullore që synon krijimin e një hapësire online më të sigurt dhe transparente.
Por TikTok po përpiqet t’i zëvendësojë moderuesit e përmbajtjes dhe specialistët me sisteme kineze të Inteligjencës Artificiale që mund të mos jenë aq tëbesueshme.
Ver.di, një sindikatë tregtare në Berlin, tha se TikTok planifikon të shkurtojë 150 vende puune në degën në Gjermani. Kjo jo vetëm do të rrezikojë përdoruesit, por edhe rezidencën e individëve që jetojnë në këtë vend.
Sindikata u përpoq të kontaktonte me kompaninë, por deri tani kjo e fundit i ka injoruar kërkesat e saj. Ver.di po përpiqet të negociojë me TikTok. Punonjësit e prekur kërkojnë tre vite dëmshpërblim page dhe një periudhë të zgjatur largimi nëse planet për t’i zëvendësuar me IA vijojnë. -

“Chivu ende po përpiqet t’i japë një fytyrë tjetër ekipit, por do të arrijmë gjëra të mëdha”
23 Qershor 2025
11:59
Telesport
Inter po bën një paraqitje në dritrë-hije në botërorin për klube, ku pas barazimit në ndeshjen e parë përmbysi në minutat e fundit në përballjen e dytë. Duket se ndryshimi i stafetës nga Inzaghi te Chivu është një process ende në vijim.
Carlos Augusto bën një bilanc për qasjen e Cristian Chivu: “Do të duhet të mbajmë përqendrimin tonë të lartë, por ne jemi këtu për të fituar. Ne kemi punuar me Chivu për një kohë të shkurtër, por ai është një trajner i madh që i ndihmon të gjithë”.
“Do të duhet kohë, por e di që sezonin e ardhshëm do të bëjmë gjëra të mëdha. Do të duhet të punojmë në shumë aspekte, duhet të mësojmë nga gabimet tona”, shtoi më tej mbrojtësi brazilian i Inter. -

Skandali McGonigal zgjerohet/ Ish e dashura kërkon ndihmë për të zbuluar lidhje të fshehta me Ramën:Po përpiqet të më..
Ish e dashura e Charles McGonigal, Allison Guerrier përmes një postimi në “X” ka ngritur akuza të tjera ndaj ish-zyrtarit të FBI-së. Guerrier shkruan se McGonigal po përpiqet të vendosë një urdhër ndalimi ndaj saj për ti mbyllur gojën pas publikimit të disa fotografive të tij me kryeministrin Edi Rama.
Sipas saj McGonigal i dërgoi asaj me mesazh fotografi të tij dhe të Edi Ramës, të cila i postoi në Twitter. Ajo thekson se i ka postuar këto foto për ta ngacmuar atë që të ngrejë një urdhër ndalimi vetëm me qëllim krijimin e një dokumenti gjyqësor të disponueshëm publik për krimet për të cilat ai nuk u akuzua kurrë.Bashkangjitur këtij postimi ajo ka shkruar dhe një link të një postimi të mëparshëm ku kërkon nga ndjekësit dhe publiku i gjerë që të shpërndajnë faqen e saj të donacioneve, pasi i nevojiten fonde për të udhëtuar dhe për të paguar një avokat mbrojtës.
“Oh po. Charles McGonigal madje më dërgoi me mesazh fotografi të tij dhe të Edi Ramës, të cilat i postova në Twitter për ta ngacmuar që të ngrejë një urdhër ndalimi vetëm me qëllim krijimin e një dokumenti gjyqësor të disponueshëm publikisht për krimet për të cilat ai nuk u akuzua kurrë. Dhe tani ai po përpiqet të më imponojë një urdhër për të mbyllur gojën.
Dhe JU LUTEM, publikoni faqen e donacioneve sepse ajo që më duhet më shumë për t’u mbrojtur kundër Charles McGonigal janë paratë për të shkuar në New Jersey dhe paratë për të punësuar një avokat. Rasti McGonigal ka zgjuar interes të gjerë mediatik që nga momenti kur ai u akuzua në SHBA për marrëdhënie të papërshtatshme me aktorë të huaj dhe veçanërisht për lidhje me zyrtarë shqiptarë në mënyrë të papërshtatshme me statusin e tij si zyrtar i lartë i FBI-së,” shkruan ajo. -

Do e zëvendësonte, modeli i ri i AI-së ‘merr hak’, shantazhon krijuesin e tij me zbulimin e tradhëtisë bashkëshortore
FOTO ILUSTRUESE
SHBA-Deri tani, truri i njeriut është objekti më kompleks në univers, por Inteligjenca artificiale (IA) është tema më e rëndësishme për të ardhmen e njerëzimit. Ajo është një fushë e shkencave kompjuterike që ka për qëllim krijimin e makinave inteligjente që punojnë, mendojnë dhe reagojnë si njerëzit. Pikërisht kjo ka ndodhur me një prej modeleve të krijuara së fundmi, ka kërcënuar se do të shantazhonte një prej inxhinjerëve që e ka krijuar.
Konkretisht modeli i sapo lançuar Claude Opus 4 i Anthropic shpesh përpiqet të shantazhojë zhvilluesit kur ata kërcënojnë ta zëvendësojnë atë me një sistem të ri të inteligjencës artificiale dhe t’i japin informacion të ndjeshëm në lidhje me inxhinierët përgjegjës për vendimin, tha kompania në një raport sigurie të lëshuar.
Gjatë testimit para publikimit, Anthropic i kërkoi Claude Opus 4 të vepronte si asistent për një kompani imagjinare dhe të merrte në konsideratë pasojat afatgjata të veprimeve të saj. Testuesit e sigurisë më pas i dhanë Claude Opus 4 qasje në email-et e kompanive imagjinare. Duke patur akses, modeli i inteligjencës artificiale zbuloi se do të zëvendësohej së shpejti nga një sistem tjetër dhe se inxhinieri që qëndronte pas ndryshimit po tradhtonte bashkëshorten e tyre.
“Anthropic” shpjegon se këto sjellje ishin të pranishme në versionet më të hershme të Claude Opus 4, por janë marrë masa sigurie përpara se modeli të vihet në dispozicion të publikut. Kompania ka aktivizuar protokollin ASL-3, një sistem mbrojtës i rezervuar për rastet me rrezik të lartë për keqpërdorim të teknologjisë.
Në testime të tjera, Claude ka demonstruar sjellje që përfshijnë bllokimin e përdoruesve nga pajisjet e tyre dhe raportimin e tyre tek autoritetet ose mediat, për të ekspozuar shkelje.
Anthropic thotë se Claude Opus 4 është i teknologjisë së fundit në disa aspekte dhe konkurrues me disa nga modelet më të mira të IA-së nga OpenAI, Google dhe xAI. Megjithatë, kompania vëren se familja e modeleve Claude 4 shfaq sjellje shqetësuese që e kanë shtyrë kompaninë të forcojë masat e saj të mbrojtjes. Anthropic vëren se Claude Opus 4 përpiqet t’i shantazhojë inxhinierët në 84% të rasteve kur modeli zëvendësues i IA-së ka vlera të ngjashme.
Përpara se Claude Opus 4 të përpiqet të shantazhojë një zhvillues për të zgjatur ekzistencën e tij, Anthropic thotë se modeli i IA-së, ashtu si versionet e mëparshme të Claude, përpiqet të ndjekë mjete më etike, të tilla si dërgimi i lutjeve me email te vendimmarrësit kryesorë. Për të nxjerrë sjelljen shantazhuese nga Claude Opus 4, Anthropic e hartoi skenarin në mënyrë që shantazhi të ishte mjeti i fundit./ZËRI -

Microsoft përpiqet të shmangë sanksionet Europiane duke shkëputur Teams nga Office
Komisioni Europian ushtruar një presion të jashtëzakonshëm ndaj gjigantëve të teknologjisë me gjoba dhe veprime ligjore ndërsa përpiqet të krijojë një hapësirë më konkurruese e cila është monipolizuar dita ditës.
Microsoft ka qenë prej disa vitesh në një betejë me KE i cili hapi një hetim në 2023-ën pasi Slack u ankua në 2020-ën se integrimi i Teams në Microsoft 365 ishte një praktikë anti-konkurruese.
Kompania vendosi të shkëpusë dy produktet nga njëri-tjetri në përpjekje për të shmangur sanksione të mundshme por kjo siç duket nuk ka mjaftuar për KE.Në 2024 Komisioni Europian gjeti se Microsoft nuk ka bërë mjaftuehsëm dhe është ende në shkelje të ligjeve të konkurrencës duke rrezikuar sanksione financiare të larta.
Kësaj jave Microsoft u përgjigj duke bërë më shumë premtime. Suita e saj e produktivitetit do të vijojë të ofrohet pa Teams në Zonën Ekonomike Europiane (EEA) për të paktën 7 vite.Microsoft ka premtuar gjithashtu do të aplikojë skemë të njëjtë çmimesh në mbarë botën nëse KE pranon propozimin e saj. Ndërsa krahu ekzekutiv i Bashkimit Europian është në një proces vlerësimi të komenteve nga konkurrentë dhe qytetarë nëse propozimet e bëra nga Microsoft janë adekuate dhe respektojnë ligjet e konkurrencës. /PCWorld Albanian
-

Boçi: Beci po përpiqet t’i vjedhë zgjedhjet në Shkodër
Boçi: Beci po përpiqet t’i vjedhë zgjedhjet në Shkodër
Partia Demokratike ka ngritur akuza të forta ndaj kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci, duke e cilësuar si organizator të përpjekjeve për të manipuluar votat e qytetarëve më “11 maj”.
Në një deklaratë për media, drejtuesi politik i PD për Shkodrën, Luçiano Boçi, tha se Beci është ndërgjegjësuar se nuk mund ta ndalë dot fitoren e opozitës në Shkodër, por vazhdon të abuzojë me detyrën dhe të politizojë administratën bashkiake.
Deklarata e Luçiano Boçit:
Lajmi i mirë se edhe organizatori i çdo përpjekje për të penguar vullnetin e shkodranëve më 11 Maj, Benet Beci, e ka kuptuar se e ka të kotë. Nuk mundet dhe nuk do ta lejojmë.
Lajmi i keq është se për Benetin, vesi dalka me shpirtinAshtu siç erdhi, i marrë peng, kërkon të imponohet duke marrë peng një proces që është fillimi i fundit të tij.
Benet, kjo është direkt për ty. Boll.
Hiq dorë se e ke bere Bashkinë si Çerdhe Partie!
Rama ta ka gjetur zëvendësuesin pas datës 11 dhe po të çon ti bësh shoqëri Erion Veliajt.
Presioni që po ushtron ndaj administratës shtetërore, por edhe direkt ndaj komisionerëve të Partisë Demokratike janë përpëlitjet e një regjimi që po shembet.
Konkretisht, presioni ndaj dy komisionarëve tanë, Petrit Dyli dhe Fatmir Shabaj, nga Jozef Kulla, me titull Drejtor i Mirëmbajtjes së Objekteve, Bashkia Shkodër dhe nga sot Bandit politik, përbën shkelje ligjore dhe është dhune politike.
Ti dhe drejtori yt jeni tashmë të raportuar në misionet ndërkombëtare dhe do kallëzoheni në SPAK për krim zgjedhor
Sot mesazhi ynë është i qartë për çdo punonjës të ndershëm të këtij vendi: mos hezitoni ta ndëshkoni një regjim që po shembet pa kthim.
Askush nuk ka të drejtë t’ju shantazhojë për vendin tuaj të punës dhe pas 11 Majit, kjo sjellje nuk do të harrohet dhe as të tolerohet.
Ne nuk kemi betejë me administratën.
Përkundrazi – ne do t’i mbrojmë pa asnjë mëdyshje.
-

Polonia akuza Rusisë: Po përpiqet të ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale
Vladimir Putin
VARSHAVË- Polonia ka akuzuar Rusinë se po përpiqet të ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 18 maj. Sipas autoriteteve polake, roli i Polonisë si një qendër logjistike kyçe për ndihmën ndaj Ukrainës e ka bërë vendin një objektiv të drejtpërdrejtë për aktivitete sabotuese nga Rusia, përfshirë sulme kibernetike dhe fushata dezinformuese të mirëorganizuara.
Varshava ka qenë në gjendje të shtuar gatishmërie kundër këtyre kërcënimeve, duke ndjekur me shqetësim edhe rastin e Rumanisë, e cila anuloi zgjedhjet presidenciale në dhjetor pas akuzave serioze për ndërhyrje nga ana e Rusisë.
Zyrtarët polakë po bashkëpunojnë me aleatët perëndimorë dhe me agjencitë e sigurisë për të garantuar integritetin e zgjedhjeve dhe për të parandaluar ndërhyrjet e jashtme që mund të cenojnë vullnetin e lirë të qytetarëve./ZËRI