Tag: përpiqet

  • FOTO/ Përmbytjet – Një grua në zonën e Kamaras e mbetur në makinë përpiqet të dalë nga uji

    FOTO/ Përmbytjet – Një grua në zonën e Kamaras e mbetur në makinë përpiqet të dalë nga uji

    Përmbytjet rrëmbyese, përrenjtë e rrëmbyeshëm, mbuluan rrugët në Megara dhe Nea Peramos.

    Në foton e bërë publike nga Dimitris Vordos, nënkryetari i bashkisë së zonës, tregon një grua e ndodhur në mes të ujit po përpiqet të çlirohet nga automjeti i saj.

    Sipas tij lumi në zonën e Kamaras është fryrë sepse uji po rrjedh poshtë drejt Lakkës dhe Almyres, dhe ai rekomandon që banorët të zhvendosen në vende më të larta.

  • “Europa e çmendur po përpiqet të vjedhë asetet ruse”, ish-presidenti rus: Veprim që justifikon luftën

    “Europa e çmendur po përpiqet të vjedhë asetet ruse”, ish-presidenti rus: Veprim që justifikon luftën

    Nëse BE-ja sekuestron asetet e ngrira ruse, atëherë kjo mund të konsiderohet nga Moska si e barabartë me një akt që justifikon luftën, tha të enjten, nënkryetari i Këshillit të Sigurisë dhe ish-presidenti dhe kryeministri rus Dmitry Medvedev.

    “Nëse Bashkimi Evropian i çmendur më në fund përpiqet të vjedhë asetet ruse të ngrira në Belgjikë nën maskën e një të ashtuquajturi ‘kredi dëmshpërblimi’, Rusia mund ta konsiderojë këtë veprim të barabartë me një shkak për luftë me të gjitha pasojat që vijnë për Brukselin dhe për secilin vend të BE-së”, tha Medvedev.
    Kjo deklaratë erdhi një ditë pasi Komisioni Europian propozoi një plan për të mbledhur 90 miliardë euro në mbështetje të Ukrainës përmes një përdorimi të paprecedentë të aseteve shtetërore ruse të ngrira ose huamarrjes ndërkombëtare për të mbuluar nevojat ushtarake dhe shërbimet thelbësore të luftës.

    Top Channel

  • “Berisha në hall personal”/ 21 Janari, Mahmutaj: Ish kryeministri, arkitekt i vrasjeve në bulevard

    “Berisha në hall personal”/ 21 Janari, Mahmutaj: Ish kryeministri, arkitekt i vrasjeve në bulevard

    Gazetari Fatos Mahmutaj thotë se kreu i PD, Sali Berisha është në hall personal, lidhur me çështjen e 21 janarit, dhe po merr në mbrojtje ish ministrin e Brendshëm, Lulzim Basha.
    Në një intervistë Mahmutaj u shpreh se Berisha është arkitekt i 4 vrasjeve në bulevard.
    “Berisha nuk përpiqet të mbrojë Bashën. Berisha ka treguar që nuk mbron askënd. Berisha është në hall personal. përpiqet ta marrë në mbrojtje Bashën, që mos ta sulmojë, mos të dëshmojë kundër tij. Berisha, duke qenë në hall, ai është i pandehuri kryesor i kësaj çështjeje, ai është vrasësi.
    Basha, e kam theksuar, që 1 ditë më përpara, 20 janar, e ka shprehur se do ketë akte dhune dhe nuk do mbahej përgjegjësi. Basha ishte aneksuar, pushtetin e 21 janarit e kishte marrë përsipër Berisha. Ilir Meta po përpiqet të sfumojë akuzën ndaj Berishës”, theksoi ai.

  • Erdogan: Hamasi po i përmbahet armëpushimit, Izraeli po përpiqet ta shkelë atë

    Erdogan: Hamasi po i përmbahet armëpushimit, Izraeli po përpiqet ta shkelë atë

    Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, ka thënë se Hamasi po i përmbahet armëpushimit, ndërsa Izraeli po përpiqet ta shkelë atë.
    “Hamasi ka qenë i përpiktë në respektimin e marrëveshjes të armëpushimit në Gaza, ndërsa Izraeli duket se po kërkon një justifikim për ta shkelur atë dhe për të rifilluar masakrat e tij”, tha Erdogan.
    Duke folur në Stamboll në forumin TRT World, versionin ndërkombëtar të televizionit shtetëror turk, Erdogan akuzoi përsëri Izraelin se po përdor “urinë” palestineze si armë dhe se po përpiqet të fshehë realitetin duke vrarë gazetarë në Rripin e Gazës.

    “Armët bërthamore janë në Izrael, bombat më të fuqishme janë në Izrael. Izraeli ka aftësinë të godasë Gazën kurdoherë dhe si të dojë. Si mund të konsiderohet i pafajshëm?” shtoi udhëheqësi turk.

  • Salianji nis ‘foltoret’ anti-Berisha nga Korça? Ish-deputeti: Kur politika përpiqet të humbasë kuptimin e saj…

    Salianji nis ‘foltoret’ anti-Berisha nga Korça? Ish-deputeti: Kur politika përpiqet të humbasë kuptimin e saj…

    Ish-deputeti Ervin Salianji ka zhvilluar një takim me mbështetësit e tij në Korçë. Në një postim në Facebook, Salianji se Korça mbetet shtëpia e tij politike, ku gjithomë do të rikthehet për ringritur.
    Ndërsa më tej jep mesazhin se ‘Në çdo kohë kur politika përpiqet të humbasë kuptimin e saj, më kujtoni se forca e vërtetë vjen nga njerëzit’.
    “Kemi bërë beteja, kemi ndarë mendime, dhe u çmallëm pas një periudhe të gjatë largësie, që na e imponoi frika e autokracisë. Ky rikthim mes jush më jep energji për betejat që kemi përpara.
    Në çdo kohë kur politika përpiqet të humbasë kuptimin e saj, më kujtoni se forca e vërtetë vjen nga njerëzit. Korça ka qenë dhe mbetet shtëpia ime politike, aty ku nisa dhe ku gjithmonë do të kthehem për t’u ringritur bashkë me ju me shumë dinjitet, vendosmëri dhe besim në të ardhmen”, shkruan Salianji në postimin e bërë në Facebook.

  • Salianji nis foltoret anti-Berisha nga Korça? Ish-deputeti: Kur politika përpiqet të humbasë kuptimin e saj, forca vjen nga …

    Salianji nis foltoret anti-Berisha nga Korça? Ish-deputeti: Kur politika përpiqet të humbasë kuptimin e saj, forca vjen nga …

    Ish-deputeti Ervin Salianji ka zhvilluar një takim me mbështetësit e tij në Korçë. Në një postim në Facebook, Salianji se Korça mbetet shtëpia e tij politike, ku gjithomë do të rikthehet për ringritur.
    Ndërsa më tej jep mesazhin se ‘Në çdo kohë kur politika përpiqet të humbasë kuptimin e saj, më kujtoni se forca e vërtetë vjen nga njerëzit’.
    “Kemi bërë beteja, kemi ndarë mendime, dhe u çmallëm pas një periudhe të gjatë largësie, që na e imponoi frika e autokracisë. Ky rikthim mes jush më jep energji për betejat që kemi përpara.
    Në çdo kohë kur politika përpiqet të humbasë kuptimin e saj, më kujtoni se forca e vërtetë vjen nga njerëzit. Korça ka qenë dhe mbetet shtëpia ime politike, aty ku nisa dhe ku gjithmonë do të kthehem për t’u ringritur bashkë me ju me shumë dinjitet, vendosmëri dhe besim në të ardhmen”, shkruan Salianji në postimin e bërë në Facebook.

  • Salianji takohet me mbështetësit e tij në Korçë: Kur politika përpiqet të humbasë kuptimin e saj, forca vjen nga njerëzit

    Salianji takohet me mbështetësit e tij në Korçë: Kur politika përpiqet të humbasë kuptimin e saj, forca vjen nga njerëzit

    Ish-deputeti Ervin Salianji është ndalur sot në Korçë, ku është takuar me miq dhe mbështetës që i kanë dhënë forcë të pashtershme, siç shprehet vetë ai.

    “Kemi bërë beteja, kemi ndarë mendime, dhe u çmallëm pas një periudhe të gjatë largësie, që na e imponoi frika e autokracisë. Ky rikthim mes jush më jep energji për betejat që kemi përpara.
    Në çdo kohë kur politika përpiqet të humbasë kuptimin e saj, më kujtoni se forca e vërtetë vjen nga njerëzit. Korça ka qenë dhe mbetet shtëpia ime politike, aty ku nisa dhe ku gjithmonë do të kthehem për t’u ringritur bashkë me ju me shumë dinjitet, vendosmëri dhe besim në të ardhmen”, shkruan Salianji në postimin e bërë në Facebook.

    Top Channel

  • Salianji takohet me mbështetësit e ti në Korçë: Kur politika përpiqet të humbasë kuptimin e saj, forca vjen nga njerëzit

    Salianji takohet me mbështetësit e ti në Korçë: Kur politika përpiqet të humbasë kuptimin e saj, forca vjen nga njerëzit

    Ish-deputeti Ervin Salianji është ndalur sot në Korçë, ku është takuar me miq dhe mbështetës që i kanë dhënë forcë të pashtershme, siç shprehet vetë ai.

    “Kemi bërë beteja, kemi ndarë mendime, dhe u çmallëm pas një periudhe të gjatë largësie, që na e imponoi frika e autokracisë. Ky rikthim mes jush më jep energji për betejat që kemi përpara.
    Në çdo kohë kur politika përpiqet të humbasë kuptimin e saj, më kujtoni se forca e vërtetë vjen nga njerëzit. Korça ka qenë dhe mbetet shtëpia ime politike, aty ku nisa dhe ku gjithmonë do të kthehem për t’u ringritur bashkë me ju me shumë dinjitet, vendosmëri dhe besim në të ardhmen”, shkruan Salianji në postimin e bërë në Facebook.

    Top Channel

  • Kritikoi ushtrinë ruse, Kremlini i përgjigjet Trump: Po përpiqet të detyrojë botën të blejë naftë dhe gaz amerikan me çmim më të lartë

    Kritikoi ushtrinë ruse, Kremlini i përgjigjet Trump: Po përpiqet të detyrojë botën të blejë naftë dhe gaz amerikan me çmim më të lartë

    Kremlini ka hedhur poshtë kritikat e presidentit amerikan Donald Trumpit për cilësimin e ushtrisë ruse si një “tigër letre”.

    “Trump është një biznesmen dhe pretendon se po përpiqet ta detyrojë botën të blejë naftë dhe gaz amerikan me një çmim më të lartë”, shprehet Kremlini.
    Komentet nga të dyja palët tregojnë një përçarje midis Shtëpisë së Bardhë dhe Moskës – të cilat janë bërë më të përafërta gjatë mandatit të dytë të Trump, ndërsa presidenti amerikan përpiqet t’i japë fund luftës.
    Kremlini është përpjekur gjithashtu ta mbajë Trumpin në anën e tij këtë mëngjes, duke lavdëruar dëshirën e tij për t’i dhënë fund konfliktit.
    Dmitry Peskov, zëdhënësi i Vladimir Putinit, pretendon se Rusia “nuk është tigër, por ari”, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS.

    Top Channel