Tag: përmirësuar

  • Amorim: Jemi përmirësuar, po krijojmë dhe shënojmë më shumë se vitin e kaluar

    Amorim: Jemi përmirësuar, po krijojmë dhe shënojmë më shumë se vitin e kaluar

    9 Dhjetor 2025

    8:51

    Telesport

    Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, ka mbetur i kënaqur nga fitorja 4-1 që “djajtë e kuq” arritën ndaj Wolves jashtë fushe. Një fitore që afron United me Europën, duke u ngjitur në vendin e gjashtë në Premier League.
    “Shënuam katër gola, por patëm më shumë gjuajtje në portën kundërshtare. Nuk mund ta bëj këtë lidhje me të qenit më cinikë para portë. Mund të them vetëm se jemi përmirësuar shumë”, tha Amorim.
    “Nëse krahasoni sezonin e kaluar dhe këtë sezon, po krijojmë shumë më tepër raste dhe po shënojmë më shumë gola. Madje kemi më shumë situata reale rreziku në gjysmëfushën kundërshtare. Jam vërtet i kënaqur me këtë”, shtoi portugezi.
    “Bëhet fjalë për krijimin e sa më shumë rasteve që mundemi dhe përpjekjen për të shënuar. Në sulm ishim të forte por edhe si mbrojtje. Gjithçka ka të bëjë me mbrojtjen si ekip dhe moslejimin e tyre për t’u rikthyer në lojë”, tha Amorim.

  • Mesfushori: Me ardhjen e Xabi Alonso jam përmirësuar shumë, thelbësore takimet me të

    Mesfushori: Me ardhjen e Xabi Alonso jam përmirësuar shumë, thelbësore takimet me të

    Në një intervistë për “L’Equipe”, mesfushori i Real Madrid, Aurelien Tchouameni, vlerësoi punën e trajnerit Xabi Alonso. Sipas francezit, trajneri i ardhur këtë verë, ka qenë thelbësor për zhvillimin e tij në fushë.
    “Që nga dita e parë, patëm videokonferenca, vetëm ne të dy. Ai më tregoi pamje nga sezoni, duke u përqendruar te pozicionimi, çfarë mund të përmirësoj, çfarë mund të ndërtoj. Pozicionimi, loja me dhe pa top”, tha Tchouameni.
    Më tej, mesfushori francez shtroi: “Që nga fillimi i sezonit, kam ndjerë se jam përmirësuar në disa fusha. Pozicionimi me top, loja përpara, pozicionimi në mesfushë, në shumë drejtime”.
    “Mund të vraposh shumë, por gjithashtu duhet të dish si të vraposh në mënyrë efikase. Ndonjëherë nuk duhet shumë përpjekje për të marrë topin në pozicionin e duhur dhe humb më pak energji”, tha Tchouameni.

  • Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Çela: Duhet veprim urgjent…Ka vend për të përmirësuar

    Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Çela: Duhet veprim urgjent…Ka vend për të përmirësuar

    olsian Çela

    TIRANË- Kryeprokurori Olsian Çela ka reaguar në lidhje me vrasjen e gjyqtarin Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit, duke shënuar një nga ngjarjet më të rënda që prek drejtpërdrejt sistemin e drejtësisë. Çela ka shprehur nevojën urgjente në aspektin e sigurisë, ndërsa ngjarjen e rëndë e lidhi me gjendjen e godinave. Sipas Çelës, çështja e sigurisë duhet përmirësuar. Kryeprokurori zbuloi se po merren masa dhe së shpejti do të paraqesin disa kërkesa për Kuvendin.
    “Siguria e magjistratëve..siç ishte ngjarja e rëndë ku humbi jetën një magjistrat, kjo lidhet dhe me gjendjen e godinave apo me stafet e trajnuara për sigurinë. Ka vend për të përmirësuar. Vrasja e Astrit Kalasë, ngjarja e rëndë, është një nxitje për të vepruar urgjentisht në aspektin e sigurisë. Disa masa janë duke u marrë, ka një bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit. Ka nevojë për një rikonceptim për çështjen e sigurisë për prokurorët dhe gjyqtarët. Do të kemi disa kërkesa për Kuvendin që do i bëjmë të njohura”, tha Çela.

  • “Koha për vendimet më të rëndësishme”, Meri Gjini bën parashikimin për javën e fundit të tetorit: Mundësi të papritura për këto shenja

    “Koha për vendimet më të rëndësishme”, Meri Gjini bën parashikimin për javën e fundit të tetorit: Mundësi të papritura për këto shenja

    Astrologe Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për javën në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.
    Java e fundit e tetorit vjen me tre ditë mjaft të favorshme për të marrë vendime, për të sqaruar çështje të mbetura pezull dhe për të përmirësuar të përditshmen. Planetet ofrojnë qartësi dhe mundësi për të zgjidhur çështje pune, financash dhe marrëdhëniesh personale, duke i dhënë secilit shenjë energji për të vepruar me vendosmëri dhe optimizëm.
    Dashi: Marsi, planeti i tyre drejtues, është në një vendosje të rëndësishme, duke bërë të mundur që nëse marrin telefonin në dorë dhe bëjnë lëvizjet e duhura, diskutojnë me njerëzit e duhur, gjejnë zgjidhje për çështje që lidhen me punën, pronësinë apo shtëpinë, por edhe për trupin e tyre. Dashi vazhdon të jetë në një pikë të mirë fizike, dhe zgjidhjet e kësaj periudhe janë të qëndrueshme.

    Demi: Në të përditshmen, marrëdhëniet dhe harmonizimi i situatave të vogla janë të favorizuara nga trehyrjet planetare dhe Venusi tek Peshorja. Ky tre ditësh i parë i javës ndihmon për të marrë kontrollin e të përditshmes dhe për të përmirësuar pikat e dobëta, duke sjellë qartësi dhe qetësi që nuk është e zakonshme për këtë shenjë në periudha të vështira.
    Binjakët: Në këtë tre ditësh të parë, Marsi dhe Jupiteri ndihmojnë të marrin të përditshmen në kontroll. Ky është një moment për të korrigjuar shqetësimet e vogla, për të zbukuruar rutinën dhe për të qetësuar mendjen, duke shfrytëzuar mundësinë që muri i pengesave të Saturnit të jetë zbutur.
    Gaforrja: Përmes ndihmës së dikujt më të formuar ose me përvojë, mund të gjenden zgjidhje për çështje personale, emocionale ose familjare. Jupiteri jep kthjelltësi dhe udhëheq rrugëtimin drejt zgjidhjes së shqetësimeve që kanë ngarkuar kohët e fundit, duke bërë këtë javë shumë të mirë.
    Luani: Ky tre ditësh nuk është i lehtë për t’u perceptuar, por është i shkëlqyer për të mbyllur çështje që i kanë stresuar prej kohësh. Jupiteri ndihmon të zgjidhin shqetësimet e vjetra, dhe dita e nesërme mund të shoqërohet me telefonata pozitive që japin impuls për të përmirësuar të përditshmen.
    Virgjëresha: Edhe nëse nuk kanë plan për të zgjidhur çështje, takimet me dikë që ndodhet në distancë ose komunikimi i përshpejton çështjet e punës ose financave. Paradite është momenti më i mirë për të shfrytëzuar mundësitë dhe për të avancuar në zgjidhjet praktike.
    Peshorja: Një propozim i papritur ose një mundësi e shkurtër pune ose një dhuratë ekonomike duket të japë buzëqeshje dhe optimizëm. Ky tre ditësh ndihmon në përmirësimin e xhepit dhe ofron shije të mirë për fillimin e vjeshtës, duke lehtësuar përpjekjet ekonomike dhe profesionale.
    Akrepi: Marsi është tek ata dhe u jep mundësi për të marrë gjërat në dorë. Veprimet dhe axhenda e tyre do të sjellin përmirësime në çështjet që kanë rëndësi, duke lehtësuar iniciativat për karrierën, punën ose fillimin e projekteve të reja në ditët e fundit të shenjës.
    Shigjetari: Takimet e tre ditëshit të parë do të ndihmojnë për të gjetur zgjidhje për çështje personale ose profesionale që kanë ngecur prej kohësh. Kjo periudhë jep mundësinë të ekuilibrohen raportet personale dhe të përshpejtohet ritmi i zgjidhjeve të çështjeve të ndjeshme.
    Bricjapi: Axhenda është e ngjeshur me takime sociale, miqësore dhe diskutime për të përmirësuar zhvillimet e të përditshmes dhe karrierës. Marsi tek Akrepat nxjerr prioritet evoluimi të punës dhe bashkëpunimi me njerëzit në territorin miqësor ndihmon për zhvillime pozitive.
    Ujori: Pavarësisht hyrjes katërkëndore, kjo javë do të shënojë mbylljen e periudhës së pikëpyetjeve në punë. Ata që kanë aplikuar ose presin rezultate profesionale do të ndjejnë vlerësim dhe përgjigje pozitive, duke i dhënë ngjyrë të mirë tre ditëshit të parë.
    Peshqit: Informacionet dhe lajmet lidhen me çështje ekonomike, mbyllje detyrimesh dhe përmirësime të xhepit. Tre ditëshi i parë i javës lehtëson prakticitetin dhe ofron mundësi për të përshpejtuar zgjidhjet e çështjeve të punës, ndërsa pjesa më e madhe e përqendrimit mbetet tek puna dhe financat, jo dashuria.
    /vizionplus.tv

  • Gazetari italian tregon rrugën që duhet të ndjekë Shqipëria për të goditur grupet kriminale

    Gazetari italian tregon rrugën që duhet të ndjekë Shqipëria për të goditur grupet kriminale

    Gazetari italian Nello Trocchia, i njohur për raportimet mbi mafian dhe krimin e organizuar, jep një mesazh të qartë për institucionet shqiptare: lufta ndaj krimit fillon te paratë. ”Giovanni Falcone, një nga hetuesit dhe gjyqtarët e vrarë nga Cosa Nostra, thoshte gjithmonë: ‘Ndiq paranë’. Organizatat mafioze luftohen duke i lënë pa të mira, pa para. Kjo bëhet përmes konfiskimit të pasurive, të gjitha të mirat, investimet dhe çdo gjë që është ricikluar nga aktivitetet kriminale duhet t’u hiqen”,-tha Trocchia.
    Për të në Shqipëri nevojitet një përmirësim i ligjeve për konfiskimin e pasurive, pasi aktualisht është e vështirë të goditen përfitimet e bizneseve të lidhura me aktivitetet e paligjshme. ”Është një normë që duhet përmirësuar dhe rafinuar, sepse ndryshe nuk mund të goditen fitimet që kanë përfituar bizneset nga aktivitetet kriminale. Nëse nuk ndëshkohen financiarisht, nuk mund të ketë asnjë efekt real në luftën kundër krimit”.
    Ai vlerësoi se bashkëpunimi mes organeve hetimore italiane dhe shqiptare është përmirësuar ndjeshëm, por theksoi se ende ka shumë për të bërë. ”Raporti mes hetuesve italianë dhe shqiptarë është përmirësuar shumë, por duhet të rafinohet më tej për të identifikuar aktivitetet që lidhen me trashëgiminë kriminale shqiptare në Europë”.

  • Nisin punimet për urën e Papërr-Sollak, një premtim që po bëhet realitet për komunitetin

    Nisin punimet për urën e Papërr-Sollak, një premtim që po bëhet realitet për komunitetin

    Kronikë E Mërkurë, 15 Tetor 2025 09:18
    Në njësinë administrative Papërr, në fshatin Papërr-Sollak, kanë nisur punimet për ndërtimin e urës mbi përruan që ndan fshatin, një investim i shumëpritur nga banorët prej vitesh.Kjo urë konsiderohet një infrastrukturë jetike për lëvizjen e banorëve, veçanërisht të fëmijëve dhe nxënësve që përballeshin çdo ditë me vështirësi gjatë kalimit të përroit, sidomos në periudhën e reshjeve, kur niveli i ujit rritej dhe qarkullimi bëhej i rrezikshëm.Punimet po vijojnë me ritme të kënaqshme dhe pritet që shumë shpejt ura e re të vihet në shërbim të komunitetit, duke i dhënë fund izolimit dhe duke përmirësuar ndjeshëm sigurinë e lëvizjes.
    Ky investim është në përputhje me angazhimin e Bashkisë Elbasan për të përmirësuar jetën e qytetarëve edhe në zonat rurale, duke realizuar një nga kërkesat më të hershme të banorëve të Papërr-Sollakut.Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, në nisjen e punimeve, theksoi se “ky investim është pjesë e përpjekjeve tona për të sjellë zhvillim dhe siguri për çdo komunitet të Bashkisë Elbasan. Ura e Papërr-Sollakut është një premtim që po e bëjmë realitet, duke i dhënë fund një problemi të përhershëm të banorëve dhe duke përmirësuar ndjeshëm lëvizjen e tyre të përditshme. Çdo investim në infrastrukturë rurale është një hap drejt barazisë dhe shërbimeve më cilësore për të gjithë.” LK

  • “Guardiola e ka përmirësuar veten edhe në golf, ja pse ai është gjeni dhe unë jo”

    “Guardiola e ka përmirësuar veten edhe në golf, ja pse ai është gjeni dhe unë jo”

    1 Tetor 2025

    10:11

    Alfred Lleshi

    Ish-trajneri i Liverpool-it, Jürgen Klopp, në një intervistë për “The Athletic” foli mbi jetën e trajnerëve në nivel të lartë, duke theksuar se nuk është aq magjepse sa mendohet: “Mendoni për një yll filmi si Daniel Craig, James Bond. Thoni: ‘Oh Zot, është James Bond, çfarë po bën tani?’
    Në realitet ai ngrihet, lan dhëmbët, shkon në set dhe xhiron të njëjtën skenë 25 herë. Nuk mendoni për këto gjëra, por unë e kam jetuar këtë jetë. Shumica e trajnerëve jetojnë vetëm për punën, tërësisht të përkushtuar. Pa këtë, nuk ka sukses”.
    Më pas solli shembullin e Pep Guardiolës: “Ai me kalimin e viteve ka përmirësuar edhe rezultatin e tij në golf… Unë nuk pata asnjë minutë kohë të luaja golf. Ja pse ai është gjeni dhe unë jo”. Dhe e mbylli me një shaka plot admirim: “Pep, si e gjen kohën të luash golf? Nuk mund ta besoj”.

  • Gjenerali gjerman i NATO-s, Maik Keller: Ukraina ka përmirësuar aftësinë për të goditur Rusinë

    Gjenerali gjerman i NATO-s, Maik Keller: Ukraina ka përmirësuar aftësinë për të goditur Rusinë

    Ukraina ka përmirësuar ndjeshëm aftësinë e saj për të goditur objektivat ushtarake brenda Rusisë, tha sot gjeneralmajori gjerman Maik Keller, duke theksuar përparimet në personel, pajisje dhe trajnim.
    “Ukrainasit po bëhen më të mirë në arritjen e objektivave ushtarakisht të rëndësishëm në brendësi të Rusisë. Kjo është një çështje aftësie, dhe aftësi do të thotë personel, materiale dhe trajnim”, tha ai.

    Keller shërben si zëvendëskomandant i Ndihmës dhe Trajnimit të Sigurisë së NATO-s për Ukrainën (NSATU), e cila koordinon mbështetjen e aleancës nga baza e saj në Kazermat Lucius D Clay në Wiesbaden, Gjermani.

    Ekspertë nga 30 vende, përfshirë partnerët që nuk janë anetarë të NATO-s, Australinë dhe Zelandën e Re, si dhe vetë Ukrainën, punojnë në Wiesbaden për të siguruar që nevojat e Kievit për armë, municione, pjesë këmbimi dhe pajisje të përmbushen.

    Misioni gjithashtu këshillon Ukrainën dhe i përshtat forcat e saj me standardet e NATO-s.
    Sipas gjeneralit të NATO-s, dronët janë një shembull kryesor se si Ukraina ka përparuar në luftë.
    Deklarata e Keller vjen ndërsa Berlini premtoi 300 milionë euro për të ndihmuar Ukrainën të prodhojë mijëra dronë me rreze të gjatë veprimi.
    Kievi, kohët e fundit ka shtuar sulmet e tij, duke shënjestruar rafineritë ruse të naftës dhe infrastrukturën e rëndësishme për prodhimin e naftës dhe benzinës.

  • Real Madrid i pandalshëm, Xabi Alonso: “Ka ende shumë për të përmirësuar” (VIDEO)

    Real Madrid i pandalshëm, Xabi Alonso: “Ka ende shumë për të përmirësuar” (VIDEO)

    Real Madrid regjistroi një fitore të lehtë me rezultat 4-1 ndaj Levantes në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë të La Liga, ku skuadra e Xabi Alonso dominoi nga minuta e parë. Vinicius Junior hapi rezultatin në minutën e 28-të me një gjuajtje të saktë dhe të bukur nga brenda zone pas një asistimi të Federico Valverds.
    Më pas, Franco Mastantuono shënoi golin e dytë në minutën e 38-të, duke e çuar epërsinë në 2-0 pas një prekje të shkëlqyer të topit dhe një goditjeje në cepin e sipërm të portës.
    Levante reagoi në minutën e 54-të me Etta Eyong, i cili shënoi me kokë pas një pasimi të pasueshëm në zonë, duke ngushtuar diferencën në 2-1.Megjithatë, Real Madrid riktheu kontrollin shpejt. Kylian Mbappe shënoi dy gola të shkëlqyer, fillimisht me një goditje nga penalltia në minutën e 64-t, dhe më pas me një finalizim perfekt pas një pasimi të Arda Guler në minutën e 67-të.
    Jude Bellingham dhe Aurelien Tchouameni u aktivizuan nga stoli në pjesën e dytë, ndërsa Levante bëri disa ndryshime për të freskuar skuadrën, por nuk arriti të ndryshojë rezultatin. Me këtë fitore, Real Madrid vazhdon të tregojë formë të lartë në La Liga dhe konfirmon dominimin ndaj rivalëve të tyre, ku me 18 pikë është në krye.
    Xabi Alonso: “Ndryshimi i sistemit në çdo ndeshje? Kur ke lojtarë kaq të mirë, kaq fleksibël, kaq të gjithanshëm, i bën gjërat shumë më të lehta. Vini Jr ishte shumë, shumë i mirë sonte. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm. Duhet të përmirësohemi. Po punojmë mirë, por duhet të ndërtojmë mbi këtë dhe të përmirësohemi. Ka shumë për të përmirësuar.”

  • “Kemi shumë për të përmirësuar”, Martini gjen gabime edhe pas fitores 4-1: Të vijë kundërshtari një herë në zonë dhe të shënojë…

    “Kemi shumë për të përmirësuar”, Martini gjen gabime edhe pas fitores 4-1: Të vijë kundërshtari një herë në zonë dhe të shënojë…

    E pabesueshme, por e vërtetë. Partizani humbi me shifrat 4-1 një ndeshje që ishte në baraspeshë deri në minutën e 91-të. Të kuqtë kaluan të parët në epërsi në “Loro Boriçi” falë golit të shënuar nga Gudjufi në minutën e 26.  Vetëm 10 minuta më vonë Balaj barazoi shifrat në 1-1, të cilat mbetën të pandryshuara deri në momentet e fundit të lojës.
    Gjatë kohës së shtuar ndodhi ajo që më pak pritej. Balaj në minutën e 91-të, Hakaj në të 93-tën dhe Bismarku në minutën e 97 përmbysën Partizanin me rezultatin përfundimtar 4-1. Kjo është fitorja e dytë në po aq ndeshje për shkodranët, që tashmë udhëheqin përkohësisht tabelën e renditjes.
    Martini (Vllaznia): “Mendoj që kemi shumë gjëra për të përmirësuar, sidomos në aspektin difensiv. Të vijë kundërshtari një herë në zonë dhe të shënojë… duhet të jemi më të përqendruar. Duhet të vrapojmë më shumë. Kisha dilemma. Ishin 3-4 lojtarë që nuk ishin në kondicionin e tyre. E dija që me këtë mënyrë loje do të prishja balancat në fazën defensive. Por me këto zgjedhje që kishim, ishte mënyra më e mirë e mundshme. Unë kam profesionistë, kam burra në formacion. Sot mund të fus njërin, nesër mund të fus tjetrin. Diferenca është e njëjtë”.
    Milenkoviçi (Partizani): “Së pari, dua të përgëzoj Vllazninë për fitoren. Së dyti, dua t’i kërkoj falje tifozëve për këtë humbje. Kemi shënuar 1 gol në 3 ndeshje dhe për 5 minuta shkatërruam të gjithë ndeshjen. Nuk është mirë për lojtarët kur pësojnë në fund të ndeshjes, por kjo nuk do të thotë që duhet të dorëzohesh dhe ta lësh ndeshjen. Patën shumë raste për të shënuar. Në disa moente Hoxha ishte vendimtar. Ata bënë gjithçka që ne prisnim. Bënë ato gjëra të cilat ne i kemi përgatitur gjatë gjithë ndeshjes. Ky është pengu im më i madh. E dinim mënyrën se si do të luanin, nuk ishte një befasi”./Sport Ekspres/