Tag: përmirësimin

  • Ja çfarë i ndodh trurit tuaj kur pini birrë

    Ja çfarë i ndodh trurit tuaj kur pini birrë

    Mbyllja e ditës së punës me një birrë në dorë është bërë një ritual i vogël për shumë punëtorë. Përtej kënaqësisë që sjell, thuhet se ky zakon mund të ndihmojë në uljen e stresit, përmirësimin e humorit dhe forcimin e marrëdhënieve të punës.

    Disa madje pohojnë se mund të ketë një ndikim të lehtë pozitiv në shëndet. Megjithatë, ekspertët na kujtojnë se këto përfitime të mundshme lidhen vetëm me konsumin e moderuar dhe se, nëse bëhet një zakon i përditshëm, mund të çojë në rreziqe shqetësuese fizike dhe psikologjike.

    Pirja e një birre pas pune mund të jetë, me masë, një mënyrë për t’u shkëputur nga stresi i përditshëm. Efekti i saj relaksues ndihmon në lehtësimin e tensionit të akumuluar gjatë ditës, gjë që kontribuon në përmirësimin e mirëqenies emocionale. Përveç kësaj, edhe konteksti shoqëror ndikon. Ndarja e një birre me kolegët ndihmon në përmirësimin e marrëdhënieve ndërpersonale dhe mund të përforcojë ndjenjën e punës në grup. Në sektorët krijues ose bashkëpunues, siç janë reklamimi ose komunikimi, ky lloj takimi informal shoqërohet edhe me produktivitet dhe kohezion më të madh në punë.

    Sa i përket shëndetit, disa ekspertë kanë theksuar se konsumi i lehtë dhe i rastësishëm mund të ketë disa përfitime kardiovaskulare, të ndihmojë në kontrollin e hipertensionit ose të ofrojë doza të vogla mineralesh dhe fibrash, veçanërisht në rastin e birrave artizanale ose të pafiltruara. Megjithatë, provat shkencore mbeten të kufizuara dhe çdo efekt i mundshëm pozitiv nuk e justifikon kurrë konsumin që tejkalon nivelet e moderuara.

    Rreziku kryesor i këtij zakoni qëndron në vijën e hollë midis kënaqësisë dhe rutinës. Ajo që fillon si një gjest shoqëror për t’u shkëputur mund të shndërrohet në një nevojë të përditshme, e cila mund të çojë në varësi ose abuzim në raste të rënda.

    Në planin afatgjatë, konsumi i tepërt i alkoolit mund të ndikojë në mëlçi, gjumë dhe sistemin kardiovaskular. Gjithashtu mund të ndryshojë humorin dhe të rrisë nivelet e ankthit ose depresionit. Kjo është arsyeja pse specialistët këmbëngulin në moderim. Njëra prej tyre, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), rekomandon kufizimin e konsumit të alkoolit sa më shumë që të jetë e mundur , duke vënë në dukje se nuk ka një nivel plotësisht të sigurt, megjithëse moderimi në konsumin e pijeve alkoolike mund të sjellë disa përfitime, siç u përmend më parë.

    Të shijosh një birrë herë pas here pas pune mund të jetë një mënyrë për t’u shoqëruar dhe për t’u çlodhur, por vetëm nëse mbahet nën kontroll. Çelësi i vërtetë i mirëqenies, na kujtojnë ekspertët, është ekuilibri, duke pasur parasysh se, idealisht, konsumi i përgjegjshëm është gjithmonë më i miri.

  • FSHF mbështet ndërtimin e një fushe të re futbolli në stadiumin “Niko Dovana”

    FSHF mbështet ndërtimin e një fushe të re futbolli në stadiumin “Niko Dovana”

    Një nga vendimet e marra së fundmi nga Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit lidhet me përmirësimin e infrastrukturës sportive në qytetin e Durrësit.
    Në bashkëpunim me klubin e futbollit Teuta, FSHF do të mbështesë dhe investojë në ndërtimin e një fushe sportive të re në ambientet e stadiumit “Niko Dovana”.
    Klubi Teuta ka marrë përsipër punimet për bazamentin e fushës, ndërsa FSHF do të financojë vendosjen e tapetit sintetik me përmasa 86x53m, sistemin e vaditjes si dhe pajisjen me komplet portash e flamujsh, për të garantuar standarde të larta.
    Ky projekt vjen në kuadër të programit të vazhdueshëm të FSHF-së për përmirësimin e infrastrukturës së futbollit në të gjithë vendin.

  • Ndërtimi i një fushe të re – FSHF mbështet klubin

    Ndërtimi i një fushe të re – FSHF mbështet klubin

    Një nga vendimet e marra së fundmi nga Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit lidhet me përmirësimin e infrastrukturës sportive në qytetin e Durrësit.
    Në bashkëpunim me klubin e futbollit Teuta, FSHF do të mbështesë dhe investojë në ndërtimin e një fushe sportive të re në ambientet e stadiumit “Niko Dovana”.
    Klubi Teuta ka marrë përsipër punimet për bazamentin e fushës, ndërsa FSHF do të financojë vendosjen e tapetit sintetik me përmasa 86x53m, sistemin e vaditjes si dhe pajisjen me komplet portash e flamujsh, për të garantuar standarde të larta.
    Ky projekt vjen në kuadër të programit të vazhdueshëm të FSHF-së për përmirësimin e infrastrukturës së futbollit në të gjithë vendin.

  • Pse duhet t’i konsumoni sa më shpesh hurmat

    Pse duhet t’i konsumoni sa më shpesh hurmat

    Shpeshherë  janë quajtur edhe “Pema e paqes” për shkak të mbijetesës së bombës në Nagasaki, Molla e Lindjes, Pema e 7 Virtyteve apo Ushqimi i Perëndive etj, me pak fjalë hurma është fruti që mbart më shumë misticitet se çdo lloj fruti tjetër.
    Më poshtë, Living ju fton të lexoni disa prej vetive të saj:
    Ndihmojnë në tretje 

    Hurmat kanë aftësi shumë të mira laksative dhe ndihmojnë në tretje për shkak të përmbajtjes së lartë të tyre në fibra, por nëse ato konsumohen të papjekura mirë, pra të pasura me taninë, ato janë të dëmshme dhe e dëmtojnë këtë proces. Nëse konsumohen të pjekura, ato mund të jenë një kurë mjaft efektive në trajtimin e konstipacionit.
    Forcojnë imunitetin dhe sigurojnë energji për organizmin
    Hurmat janë të pasura me vitaminë C, e cila njihet për vetitë e saj në mbrojtjen e imunitetit. Nga ana tjetër, ato përmbajnë sasi të lartë uji, sheqeri, vitaminash dhe mineralesh. Sasia e lartë e karbohidrateve tek hurmat i bën ato të dobishme në përfitimin e energjive të nevojshme për organizmin.
    Luftojnë aneminë
    Në fakt, nuk ka studime të mirëfillta mbi këtë efekt, por thuhet se hurmat mund të stimulojnë eritropoezën (prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut), si dhe prodhimin e hemoglobinës në sajë të shtimit të përthithjes së hekurit në zorrë përmes ushqimeve, duke çuar kështu në përmirësimin e shkallës së anemisë.
    Luftojnë lodhjen, stresin dhe sëmundjet kardiovaskulare
    Është parë se hurmat kanë efekte pozitive në përmirësimin e lodhjes dhe stresit psikologjik. Rrjedhimisht, si pasojë e efekteve të tilla pozitive, mendohet se ato ndihmojnë edhe në përmirësimin e sëmundjeve kardiovaskulare, në të cilat njihet se një nga faktorët shkaktarë është edhe stresi. Reduktimi i tij ka çuar në reduktimin edhe të sëmundjeve kardiovaskulare.Hurma është një frut i pasur në sheqerna, kripëra minerale, vitamina A, B dhe C si dhe aminoacide të rëndësishëm.
    Si t’i përdorim ne gatim?
    Që t’i shndërroni menjëherë në pure, hurmat duhet të jenë shumë të buta. Me ndihmën e një luge, merrni vetëm tulin e frutit, pa lëkurë, dhe bashkojini në një enë. Mund t’i shtypni me lugë apo t’i përzieni me mikser që të keni një krem homogjen. Me të mund të shoqëroni kek të llojeve të ndryshëm. Një tjetër përgatitje që mund të rezistojë më gjatë në kohë është pelteja klasike por kjo duhet ta kalojë një fazë gatimi. Veçse, duhet t’i kaurdisni për fare pak minuta, me pak sheqer kaf. Nuk është nevoja të qëndrojnë gjatë në zjarr, si frutat e tjera.

  • Ushqimet që përmbajnë probiotikë dhe pse është e rëndësishme t’i përfshijmë ato në dietë

    Ushqimet që përmbajnë probiotikë dhe pse është e rëndësishme t’i përfshijmë ato në dietë

    Probiotikët, të njohur si “baktere miqësore”, po fitojnë gjithnjë e më shumë popullaritet për shkak të përfitimeve të shumta që sjellin për shëndetin, veçanërisht për sistemin tretës. Specialistët theksojnë se pasurimi i dietës me ushqime që përmbajnë probiotikë ndihmon në forcimin e imunitetit, përmirësimin e tretjes dhe ruajtjen e një ekuilibri të shëndetshëm të mikroorganizmave në trup.

    Probiotikët janë mikroorganizma të gjallë, zakonisht baktere dhe maja, që kur merren në sasi të mjaftueshme, ndihmojnë në ruajtjen e ekuilibrit të mikrobiomës së zorrëve. Ky ekuilibër ndikon jo vetëm në tretje dhe imunitet, por edhe në mirëqenien mendore. Shumica e probiotikëve i përkasin gjinive Lactobacillus dhe Bifidobacterium, që gjenden shpesh në ushqimet e fermentuara. Marrja e rregullt e tyre ndihmon në uljen e simptomave të urthit, trajtimin e diarresë pas antibiotikëve dhe përmirësimin e funksionit të zorrëve.

    Ndër burimet më të njohura të probiotikëve është kosi, i cili ndihmon në rivendosjen e florës bakteriale dhe lehtëson tretjen, sidomos për personat me intolerancë ndaj laktozës. Kefiri, një pije e fermentuar me qumësht, përmban edhe më shumë mikroorganizma të dobishëm dhe është i pasur me kalcium, magnez e vitaminë K.

    Një tjetër burim i fuqishëm probiotikësh është lakra turshi, e cila përmban gjithashtu vitamina C dhe K, ndërsa ndihmon në balancimin e mikroflorës së zorrëve. Kimçi, gatimi tradicional korean, është i pasur me probiotikë, vitamina dhe fibra që ndihmojnë në përmirësimin e tretjes.

    Po aq e vlefshme është edhe pasta miso, e cila përveç probiotikëve përmban minerale si zinku dhe bakri, si dhe vitamina të grupit B. Tempeh, një produkt i fermentuar nga soja, është alternativë e shëndetshme për vegjetarianët, pasi ofron proteina, kalcium dhe antioksidantë.

    Ndërkohë, kombucha, pija e fermentuar nga çaji, është bërë një zgjedhje e njohur për ata që kërkojnë një mënyrë freskuese për të rritur marrjen e probiotikëve.

    Ekspertët theksojnë se përfshirja e rregullt e ushqimeve të pasura me probiotikë në dietën e përditshme mund të përmirësojë ndjeshëm shëndetin e sistemit tretës dhe atij imunitar, duke ndihmuar trupin të ruajë ekuilibrin e nevojshëm për funksionimin optimal të organizmit.

  • Hurmat, frutin e artë të vjeshtës mund ta përdorni dhe në ëmbëlsira

    Hurmat, frutin e artë të vjeshtës mund ta përdorni dhe në ëmbëlsira

    Hurma është fruti që mbart më shumë misticitet se çdo lloj fruti tjetër.
    Ndihmojnë në tretje – Hurmat kanë aftësi shumë të mira laksative dhe ndihmojnë në tretje për shkak të përmbajtjes së lartë të tyre në fibra, por nëse ato konsumohen të papjekura mirë, pra të pasura me taninë, ato janë të dëmshme dhe e dëmtojnë këtë proces. Nëse konsumohen të pjekura, ato mund të jenë një kurë mjaft efektive në trajtimin e konstipacionit.
    Forcojnë imunitetin dhe sigurojnë energji për organizmin – Hurmat janë të pasura me vitaminë C, e cila njihet për vetitë e saj në mbrojtjen e imunitetit. Nga ana tjetër, ato përmbajnë sasi të lartë uji, sheqeri, vitaminash dhe mineralesh. Sasia e lartë e karbohidrateve tek hurmat i bën ato të dobishme në përfitimin e energjive të nevojshme për organizmin.

    Luftojnë aneminë – Në fakt, nuk ka studime të mirëfillta mbi këtë efekt, por thuhet se hurmat mund të stimulojnë eritropoezën (prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut), si dhe prodhimin e hemoglobinës në sajë të shtimit të përthithjes së hekurit në zorrë përmes ushqimeve, duke çuar kështu në përmirësimin e shkallës së anemisë.
    Luftojnë lodhjen, stresin dhe sëmundjet kardiovaskulare – Është parë se hurmat kanë efekte pozitive në përmirësimin e lodhjes dhe stresit psikologjik. Rrjedhimisht, si pasojë e efekteve të tilla pozitive, mendohet se ato ndihmojnë edhe në përmirësimin e sëmundjeve kardiovaskulare, në të cilat njihet se një nga faktorët shkaktarë është edhe stresi. Reduktimi i tij ka çuar në reduktimin edhe të sëmundjeve kardiovaskulare.
    Hurma është një frut i pasur në sheqerna, kripëra minerale, vitamina A, B dhe C si dhe aminoacide të rëndësishëm.
    Si t’i përdorim ne gatim?
    Që t’i shndërroni menjëherë në pure, hurmat duhet të jenë shumë të buta. Me ndihmën e një luge, merrni vetëm tulin e frutit, pa lëkurë, dhe bashkojini në një enë. Mund t’i shtypni me lugë apo t’i përzieni me mikser që të keni një krem homogjen. Me të mund të shoqëroni kek të llojeve të ndryshëm. Një tjetër përgatitje që mund të rezistojë më gjatë në kohë është pelteja klasike por kjo duhet ta kalojë një fazë gatimi. Veçse, duhet t’i kaurdisni për fare pak minuta, me pak sheqer kaf. Nuk është nevoja të qëndrojnë gjatë në zjarr, si frutat e tjera.

  • Përmirësimi i Sallës së Periodikut: Biblioteka Kombëtare ofron kushtet e reja për përdoruesit

    Përmirësimi i Sallës së Periodikut: Biblioteka Kombëtare ofron kushtet e reja për përdoruesit

    Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” ka nisur një projekt për përmirësimin e kushteve të shërbimit në Sallën e Periodikut, duke e rikthyer këtë hapësirë në një ambient më të këndshëm dhe funksional për lexuesit dhe hulumtuesit.Pas një periudhe pune intensive, janë larguar materialet e vjetra dhe është kryer një pastrim i plotë i sallës. Gjithashtu, gjatë javës së kaluar dhe kësaj jave, janë ndërmarrë hapa për përmirësimin e hapësirës, duke përfshirë lyerjen e mureve dhe përmirësimin e ndriçimit, transmeton KultPlus.Salla e periodikut është një nga hapësirat më të frekuentuara të Bibliotekës Kombëtare, ku çdo ditë shërbehen dhjetëra numra të gazetave dhe revistave për lexuesit, të cilët kanë mundësinë të studiojnë materiale të ndryshme për kërkime shkencore, profesionale dhe informacione ditore.Tani, falë përmirësimeve, ky ambient do të ofrojë kushte më të mira për lexim dhe hulumtim. Lexuesve do t’u ofrohet një hapësirë e qetë, komode dhe tërheqëse për të kaluar orë të tëra në kërkim të informacionit dhe leximin e materialeve periodike.Përveç pastrimit dhe lyerjes, është parashikuar një rritje e kapaciteteve të ndriçimit për të krijuar një atmosferë të përshtatshme për studim, duke u kujdesur për shëndetin dhe komoditetin e përdoruesve. Puna do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme për të mundësuar që biblioteka të jetë një vend ku vizitorët mund të kenë mundësinë të zhvillojnë kërkime dhe të kenë qasje në informacionin më të fundit.Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” vazhdon të investojë në përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve të saj për të krijuar kushte optimale për të gjithë ata që kërkojnë informacion dhe burime për punë kërkimore e studimore./KultPlus.com

  • Telefonatë mes Netanyahut dhe Friderich Merz, kancelari gjerman kërkon përmirësimin e krizës humanitare në Gaza

    Telefonatë mes Netanyahut dhe Friderich Merz, kancelari gjerman kërkon përmirësimin e krizës humanitare në Gaza

    Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka zhvilluar një bisedë të re telefonike me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, ku ka shprehur shqetësimin e thellë për situatën humanitare në Rripin e Gazës dhe ka bërë thirrje për arritjen e menjëhershme të një armëpushimi.

    Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i qeverisë gjermane, Stefan Kornelius, i cili deklaroi:Kancelari shprehu shqetësimin e thellë për gjendjen katastrofike humanitare në Gaza dhe i kërkoi kryeministrit Netanyahu të bëjë gjithçka që është e mundur për të arritur një armëpushim të menjëhershëm.
    Sipas deklaratës zyrtare nga Berlini, “masat e shpallura nga qeveria izraelite duhet të ndiqen tani me hapa të tjerë konkretë dhe të menjëhershëm.”

    Qeveria gjermane ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të marrë vendime konkrete, në bashkëpunim me Francën, Britaninë e Madhe, partnerë të tjerë evropianë, SHBA-në dhe shtete arabe, për të ndihmuar në përmirësimin e situatës në Gaza.

  • Formalizimi i tregut të ushqimeve, Tatimet: U bllokuan 20 tonë mallra

    Formalizimi i tregut të ushqimeve, Tatimet: U bllokuan 20 tonë mallra

    Tre ditë nga nisja e aksionit për formalizimin dhe përmirësimin e sigurisë ushqimore në tregun e produkteve bujqësore dhe blegtorale, nga strukturat e Administratës Tatimore dhe Ministrisë së Bujqësisë, janë bllokuar 20 tonë mallra.
    Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, bën të ditur se bllokimi i mallrave ka ardhur nga inspektimi në 87 subjekte. Sipas DPT-së, rezultatet e 3 ditëve të para tregojnë qartë nevojën për formalizimin e plotë të këtij sektori, si një garanci për cilësinë, sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit. DPT njofton se do të vijojë me intensitet aksionin për formalizimin dhe përmirësimin e sigurisë ushqimore në tregun e produkteve bujqësore dhe blegtorale, nga strukturat e Administratës Tatimore dhe Ministrisë së Bujqësisë.
    Tatime ftuan të gjithë tatimpaguesit të zbatojnë ligjin duke lëshuar faturë fiskale në çdo hallkë të zinxhirit ushqimor, për të siguruar gjurmueshmëri dhe transparencë nga prodhuesi te konsumatori.

  • Uellsi miraton taksën turistike: Pritet të financojë ruajtjen e gjuhës uellsiane dhe përmirësimin e infrastrukturës

    Uellsi miraton taksën turistike: Pritet të financojë ruajtjen e gjuhës uellsiane dhe përmirësimin e infrastrukturës

    Qeveria e Uellsit ka miratuar zyrtarisht futjen e një takse turistike, që do të hyjë në fuqi në vitin 2027, me synimin për të financuar ruajtjen e gjuhës uellsiane dhe përmirësimin e infrastrukturës për banorët dhe vizitorët. Tarifa do të variojë nga 0.75 £ për netët në kampe e hostele deri në 1.30 £ për akomodime standarde, duke u shtuar çmimit të qëndrimit për çdo vizitor mbi moshën 18 vjeç. Këshillat vendore do të kenë kompetencën për të vendosur nëse do ta zbatojnë taksën në territorin e tyre.

    Qeveria uellsiane parashikon që kjo masë të sigurojë deri në 33 milionë paund në vit, që do të përdoren, ndër të tjera, për të mbështetur planin kombëtar Cymraeg 2050, i cili synon të rrisë numrin e folësve të gjuhës uellsiane në një milion deri në vitin 2050. Aktualisht, vetëm 27.8% e popullsisë mbi moshën tre vjeç flet uellsisht, përqindja më e ulët në tetë vitet e fundit.

    Të ardhurat nga taksa do të investohen edhe në përmirësimin e shërbimeve bazë për turistët, si tualete publike, shtigje këmbësorësh dhe qendra informacioni. Sipas autoriteteve, kjo qasje do të ndihmojë në ruajtjen e ekuilibrit mes turizmit në rritje dhe nevojave të komuniteteve vendase, sidomos në zonat ku gjuha uellsiane është ende gjallë.

    Modeli i Uellsit ndjek shembuj të ngjashëm në qytete evropiane si Barcelona, Amsterdami dhe Venediku, të cilat aplikojnë tarifa të ngjashme për të menaxhuar ndikimin e turizmit masiv. Edinburgu pritet të zbatojë një taksë turistike prej 5% nga viti 2026, ndërsa në Angli disa qytete po përdorin mekanizmin e Distrikteve të Përmirësimit të Biznesit (BID) për të mbledhur fonde përmes tarifave turistike lokale.

    Megjithatë, mbetet për t’u parë se si do të zbatohet në praktikë kjo masë dhe nëse do të arrijë objektivat e saj afatgjata. Ekspertët e politikave gjuhësore theksojnë rëndësinë e ndërlidhjes midis investimeve kulturore dhe ndërgjegjësimit të vizitorëve për trashëgiminë gjuhësore të Uellsit.