Tag: Përmet

  • Tirana në krye të prenotimeve për festat e nëntorit! Rezervimet më të shumta nga Kosova dhe RMV

    Tirana në krye të prenotimeve për festat e nëntorit! Rezervimet më të shumta nga Kosova dhe RMV

    Tirana do të jetë edhe këtë vit kryeqendra e shqiptarëve për festat e nëntorit. Sipas operatorëve turistikë, kryeqyteti ka numrin më të lartë të rezervimeve.

    Shqiptarët e Kosovës dhe ata të Maqedonisë së Veriut, si çdo vit, zgjedhin Tiranën për Festën e Flamurit.

    “Festat kombëtare janë epiqendra e të gjithë shqiptarëve, kudo që janë, e ka prurje më shumë nga Kosova, Italia. Për Tiranën ka gjithnjë risi, ka aktivitete. Kemi mangësi nëpër rrethe. Do të doja më shumë përgatitje për rrethet.”

    Pas Tiranës, kërkesat më të larta për rezervim janë në Korçë, Vlorë, Durrës e Shkodër. Ndërsa gjithnjë e më shumë brenda vendit po preferohen edhe turet ditore.

    “Në Theth, Vermosh, Valbonë, në Korçë, Voskopojë, Përmet, Gjirokastër. Këto janë paketa me ture me autobusë.”

    Teksa shqiptarët e Kosovës zgjedhin çdo vit Shqipërinë, sipas operatorëve turistikë një risi këtë vit janë edhe kërkesat për të festuar 113-vjetorin e Pavarësisë në qytetet e Kosovës.

    “Këtë vit ka mundësi që për festat e nëntorit të shkohet edhe në Prishtinë, Prizren, Brezovicë, Pejë. Më shumë oferta për të vizituar trojet etnike shqiptare.”

    Megjithatë, një numër i lartë qytetarësh shqiptarë festat e nëntorit do t’i kalojnë jashtë vendit, për shkak se 28 dhe 29 nëntori përkojnë me fundjavën, dhe kanë zgjedhur të shfrytëzojnë disa ditë pushimi zyrtar në destinacionet më të njohura europiane si Parisi, Barcelona dhe Praga.

  • Alarmi i rënies së lindjeve! Bashkia Përmet: Në 2031 në shkollat e vendit do të ketë vetëm dy nxënës

    Alarmi i rënies së lindjeve! Bashkia Përmet: Në 2031 në shkollat e vendit do të ketë vetëm dy nxënës

    FOTO ILUSTRUESE

    PËRMET-Numri i nxënësve të regjistruar në të gjithë sistemin arsimor në Shqipëri ka shënuar një rënie 1.5% në total për vitin shkollor 2024–2025, duke zbritur në 528,602 nga 536,780 që ishte një vit më parë. Situata alarmante raportohet të jetë në Përmet, ku Bashkia e qytetit njofton se sipas parashikimeve në vitin 2031 në dy shkollat e vendit do të ketë vetëm dy nxënës në klasën e parë.
    Me anë të një postimi Bashkia Përmet arsyeton se numri i lindjeve ka rënë dhe këtë vit kanë lindur vetëm dy fëmijë dhe nëse vijon kështu në vitin 2043 mbyllet përgjithmonë gjimnazi i qytetit.
    Postimi: Këtë vit në Përmet vetëm dy nëna kanë lindur dy fëmijë. Sipas parashikimeve demografike në vitin 2031 do kemi dy shkolla 9 vjeçare me vetëm dy nxënës në klasën e parë, ndërkohë në vitin 2043 mbyllet përgjithmonë gjimnazi i qytetit.Përmetit i duhen urgjentisht politika sociale stimuluese!!!
    Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se Shqipëria po përballet me një rënie të vazhdueshme të lindjeve, e cila nuk kufizohet më vetëm në zonat e thella apo rurale, por po shtrihet në gjithë territorin. Në nëntëmujorin e vitit 2025 kanë lindur gjithsej 16,052 foshnja, me një rënie prej 4.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar./ZËRI

  • Kujtesë për kryeministrin dhe ministren e Shëndetsisë/Prof. Dr. Rifat Frashëri , “ministri” i parë i Shëndetësisë së Shtetit Shqiptar

    Kujtesë për kryeministrin dhe ministren e Shëndetsisë/Prof. Dr. Rifat Frashëri , “ministri” i parë i Shëndetësisë së Shtetit Shqiptar

    Shkruar nga Saimir Kadiu
    Prof. Dr. Rifat Frashëri  ( 1862 – 15 NENTOR 1934)

    “Ministri” i pare i Shendetesise se shtetit shqiptar.

    Prof. Dr. Rifat Frashëri, mikrobiolog e virolog i shquar bashkautor me kolegë të Institutit Paster në Paris, i disa zbulimeve të rëndësishme për shëndetësinë botërore në fushën e virologjisë dhe të vaksinave, sidomos kundër epidemive të Lisë dhe të Tërbimit.

    Në Kongresin e Lushnjës më 23 janar 1920, Prof. Dr. Rifat Frashëri u emërua në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Shëndetësisë shqiptare (pararendëse kjo e një ministrie të mirëfilltë shendetesie).
    Ai njihet si shkencëtar dhe akademik me emër në Europë, në Universitetet turke e franceze. Ishte patriot i shquar, mik dhe i afërt me vëllezërit Frashëri.
    Vdiq në Shqipëri, 91 vjet me pare,  me 15 NENTOR  1934.
    Prof. Dr. Rifat Frashëri lindi në vitin 1862, rridhte nga frashërllinjtë e shquar të Dangëllisë Përmetit. Pasi mbaroi shkëlqyeshëm gjimnazin në Gallatasaray dhe fakultetin e Mjekësisë të Stambollit në vitin 1888 u emërua mjek në spitalin ushtarak të Shkodrës, ku punoi deri në vitin 1897 dhe tregoi aftësi të mëdha profesionale gjatë epidemisë së lisë në Tuz.
    Mendohet që në vitin 1897 ai u kthye si mikrobiolog në Institutin Bakteriologjik të Stambollit ku, bashkëpunoi me bakteriologun francez Maurice Nicolle, specialist në “Pasteur Institute”, për prodhimin e vaksinës kundër lisë.
    Në vitin 1899 emërohet nëndrejtor e pas disa vjetësh drejtor i Institutit Bakteriologjik të Stambollit, kryeqytet e Perandorisë Osmane.
    Pikërisht në këtë kohë, një punë e thellë studimore dhe një bashkëpunim i frytshëm me bakteriologun francez Prof. Paul Remlinger i shpuri ata në një nga zbulimet më të mëdha të mikrobiologjisë dhe mjekësisë
    botërore të kohës, në zbulimin se tërbimi në kafshë e njerëz shkaktohej nga një “virus filtrues”, një zbulim që e bëri emrin e tij të pavdekshëm në historinë e mjekësisë dhe mikrobiologjisë botërore.
    Zbulimin e tyre ata e njoftuan në një mbledhje të Shoqatës së biologjisë (Societe de biologie) në Paris dhe e botuan në vitin 1903, në “Aktet” e kësaj shoqate. Pas shpikjes së parë shkencëtari shqiptar Rifat Frashri u emërua profesor në Universitetin e Stambollit.
    Në vitin 1903, vetëm 5 vjet pas zbulimit të te parit virus, shkaktar të një sëmundjeje infektive te kafshët (virusi i aftës epizootike) nga Friedrich Loeffler dhe Paul Frosch dhe tre vjet pas zbulimit të virusit të etheve të verdha, në Institutin Bakteriologjik të Stambollit Rifat Frashëri dhe Paul Remlinger zbuluan të parin virus që shkaktonte sëmundje në njerëz e në kafshë, virusi i tërbimit.
    Zbulimi ishte rezultat i një kërkimi të planifikuar për të vërtetuar një hipotezë paraprake të zbuluesve (mbi mundësinë e ekzistencës së një shkaktari të tillë), që u ngrit duke u bazuar në faktin që deri në atë kohë kësaj sëmundjeje të studiuar relativisht mirë nga pikëpamja klinike, anatomopatologjike, mikrobiologjike dhe imunologjike, nuk kishte qenë e mundur t’i gjendej shkaktari.
    Zbulimi nxiti kërkime intensive edhe për gjetjen e shkaktarëve të tjerë viralë të sëmundjeve infektive të njeriut. Zbuluesit Rifat Frashëri dhe Paul Remlinger krahas Walter Reed etj, hodhën themelet e virologjisë mjekësore. Zbulimi u krye në Institutin Bakteriologjik të Stambollit. Mungesa e një mjedisi shkencor të standardit të kohës në këtë Institut nxjerr më në pah madhështinë e zbulimit, njohuritë dhe aftësitë e zbuluesve Rifat Frashëri dhe Paul Remlinger.
    Me këtë zbulim shkenca shqiptare për herë të parë në historinë e shkencës moderne del në ballin më të përparuar të kërkimit shkencor eksperimental e dha një kontribut udhëhapës, në zhvillimin e mikrobiologjisë.
    Shkencëtari jetonte me hallet e mëmëdheut, punoi gjate e me pasion për zgjimin kombëtar. Që në moshën 16-vjeçare u caktuar sekretar i Kuvendit të mbledhur në Frashër nga Abdyl Frashëri dhe në vazhdimësi mbajti lidhje e bashkëpunoi me patriotë të shquar të Rilindjes, sidomos me Naim dhe Sami Frashërin.
    Në kohën e emërimit në universitet profesori intensifikoi veprimtarinë e tij patriotike kombëtare e shtoi. Ai u zgjodh dhe kreu për mjaft kohë detyrën e kryetarit të organizatës patriotike shqiptare “Bashkimi” në Stamboll.
    Shkencëtari shqiptar përbuzi kërkesën e autoriteteve turke për të marrë pjesë në një komision që do të shkonte në Shqipëri për pengimin e shpalljes së pavarësisë, duke i thënë hapur, ballë për ballë Talhat Pashës (kryeministër) se ai vetë ishte gjak shqiptari dhe se do t’i nxiste shqiptarët për të shpallur pavarësinë.
    Për këtë veprimtari patriotike Prof. Dr. Rifat Frashëri, në vitin 1913, u përjashtua nga Universiteti i Stambollit.
    Për disa kohë mbeti i papunë. Më pas u dërgua në një gjendje gjysmë internimi në Tripolisë (Turqi) e më vonë si kryetar i bashkisë së atij qyteti.
    Pas Luftës së Parë Botërore, qëndroi pak kohë në Stamboll e në vitin 1920 me ftesën e qeverisë shqiptare erdhi në Shqipëri dhe u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Shëndetësisë ( me atributet e nje Ministri te koheve te sotme) post që e mbajti deri sa doli në pension.
    Zbulimi i Rifat Frashërit është një nga kontributet më të mëdha të shkencës shqiptare në zhvillimin e shkencës botërore. Karriera shkencore e R. Frashërit u ndërpre herët, për shkak të ndjekjeve nga autoritetet turke. Edhe me kthimin në Atdhe, ai nuk gjeti kusht të përshtatshëm pune në fushën e mikrobiologjisë, ndërsa projekti i tij për një qendër shqiptare të kërkimeve mjekësore, mbeti vetëm një ëndërr e bukur gjatë gjithë jetës së tij.
    Ministri i Shendetesise Leonard Solis ne korrik te vitit 2000  e nderon Prof. Dr. Rifat Frasherin me “Mirenjohje”  per Kontributin e tij ne  shendetesi.
    Ne dijenine time  emrin e madh te Dr. Rifat Frasherit e mban nje spital i vogel bashkiak (Spitali i Permetit).
    Po te ishte ne nderin e shtetit shqiptar qe ky emer i madh te nderonte  ndonje institucion te rendesishem  shendetesor ose te pakten nje rruge apo shesh  ne Shqiperi.
    Vazhdojme “mekatin” e perhershem te mosvleresimit te figurave te medha te kombit…

  • 47.5 milionë euro për inceneratorë “fantazmë”, mbetjet e Elbasanit dhe Fierit do zhvendosen në Shkodër

    47.5 milionë euro për inceneratorë “fantazmë”, mbetjet e Elbasanit dhe Fierit do zhvendosen në Shkodër

    Në projektbuxhetin e vitit 2026, Qeveria ka parashikuar një fond prej 1 miliard lekësh që do t’u shpërndahet bashkive në shkallë vendi për menaxhimin e mbetjeve urbane, përmes një transferte të pakushtëzuar sektoriale.
    Kjo është hera e parë që financimi për këtë qëllim specifik formalizohet si pjesë e mekanizmave fiskalë që mbështesin pushtetin vendor, duke synuar përmirësimin e sistemit të grumbullimit, transportit dhe trajtimit të mbetjeve në të gjitha zonat e menaxhimit.
    Gjithçka ndodh pasi vendi ka vuajtur me menaxhimin e mbetjeve, edhe pse për to janë shpenzuar miliona euro si ato që shkuan për inceneratorët që nuk u ndërtuan asnjëherë.
    Fonde të dedikuara sipas zonave të menaxhimit të mbetjeve 
    Sipas Aneksit 8 të projektbuxhetit 2026, ndarja e fondeve është bërë në bazë të sasisë vjetore të mbetjeve që prodhojnë njësitë vendore; dhe kostove shtesë të transportit drejt pikave fundore të grumbullimit dhe përpunimit.
    Kjo ndarje mbështet implementimin e zonave të menaxhimit të mbetjeve të përcaktuara nga Ministria e Mjedisit, ku disa bashki duhet t’i transportojnë mbetjet në qendra rajonale për trajtim.
    Konkretisht: Bashkitë Malësi e Madhe, Shkodër, Vau i Dejës, Pukë, Fushë Arrëz, Lezhë dhe Kurbin do të financohen për transportin e mbetjeve drejt zonës së menaxhimit Shkodër.
    Bashkitë Krujë, Durrës, Vorë, Kamëz, Shijak dhe Kavajë do të kontribuojnë në zonën e menaxhimit Tiranë.
    Bashkitë Librazhd, Elbasan, Rrogozhinë, Peqin, Cërrik, Belsh, Prrenjas dhe Gramsh do të drejtojnë mbetjet drejt zonës Shkodër.
    Po ashtu, bashkitë e Fierit, Lushnjës, Roskovecit, Patosit, Divjakës dhe Mallakastrës do t’i dërgojnë mbetjet në zonën e menaxhimit në Shkodër.
    Në këto dy raste nuk dihet nëse kemi të bëjmë me ndonjë lapsus, apo qeveria ka “groposur” zyrtarisht inceneratorët që nuk u ndërtuan kurrë, duke transferuar mbetjet e këtyre bashkive në Shkodër.

    Gjithashtu bashkitë Himarë, Sarandë, Gjirokastër, Tepelenë, Memaliaj, Këlcyrë, Përmet, Libohovë dhe Dropull, do të financohen për transportin e mbetjeve urbane në zonën e menaxhimit të mbetjeve Gjirokastër.
    Bashkitë Pogradec, Korçë, Kolonjë, Maliq, Devoll dhe Pustec, financohen për transportin e mbetjeve urbane në zonën e menaxhimit të mbetjeve Korçë.
    Nga pagesat për inceneratorët te menaxhimi rajonal
    Ky ndryshim tregon një ndryshim qasjeje të qeverisë, pas disa viteve ku buxheti i shtetit mbulonte pagesa të konsiderueshme për kontratat e inceneratorëve të Fierit dhe Elbasanit, të cilët megjithatë nuk u përfunduan dhe nuk hynë kurrë në funksion. Në mungesë të tyre, projektbuxheti 2026 parashikon që mbetjet e bashkive përkatëse të transportohen në qendra alternative rajonale.
    Në të njëjtën kohë, ndarja e re sipas zonave të menaxhimit tregon riformatimin e strategjisë kombëtare për trajtimin e mbetjeve urbane, që synon shmangien e modeleve të dështuara dhe orientimin drejt zgjidhjeve funksionale rajonale.
    Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, të analizuara nga ekofin.al, për periudhën nga viti 2019-2022 buxheti i shtetit ka paguar 2.9 miliardë lekë për inceneratorin inekzistent të Fierit dhe 1.85 miliardë lekë nga viti 2018-2021 për inceneratorin inekzistent të Elbasanit. Praktikisht 4.75 miliardë lekë nga buxheti janë paguar ndër vite për dy vepra që sot nuk ekzistojnë. /ekofin.al

     

  • 3 zhdukjet misterioze në Përmet! Dyshimet se mund të jenë hedhur në Vjosë, Policia për ZËRI: 4 grupe kontrolli me drone

    3 zhdukjet misterioze në Përmet! Dyshimet se mund të jenë hedhur në Vjosë, Policia për ZËRI: 4 grupe kontrolli me drone

    FOTO ILUSTRUESE

    PËRMET-Arjan Dumi, shefi i Komisariatit Përmet në një përgjigje për ZËRI ka dhënë detaje në lidhje me hetimin që po kryhet sa i përket ngjarjes së rëndë ku tre persona rezultojnë të zhdukur në dy vite pa asnjë gjurmë. Konkretisht Agron Çumani është parë për herë të fundit para 3 ditësh në segmentin e vjetër të rrugës Përmet-Lëshicë dhe prej atëherë asgjë nuk dihet për fatin e tij. Në të njëjtën zonë, dy persona të tjerë, Niko Dhimitri dhe Filip Kristidhi, kanë humbur gjurmët prej dy vitesh, pa u gjetur asnjë shenjë, as nga familjarët, as nga komuniteti, dhe as nga autoritetet policore.
    Dumi njofton se në lidhje me rastet janë angazhuar katër grupe kontrolli të pajisur me drone për kërkimin dhe  shpëtimin e personave të shpallur të humbur.
    “Jemi te angazhur plotesisht si komisarjat Policie ,kemi ngritur 4grupe kontrolli te paisur me drone secili grup per kerkim shpetimin e personit te shpallur te humbur ,dhe energjencat e bashkis jan te angazhura, per pjesen tjeter te hetimit jemi duke punuar per te dekumentuar rast pas rasti, qendroni ne kontaket ju lutem me zdhensen ne DVP Gjirokaster”-shpreht Dumi për ZËRI.

    Ndërkohë burime të tjera për ZËRI raportojnë se rastet nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën, duke njoftuar se Agron Çumani, i vuante nga skleroza. Dyshimet janë se tre personat mund të jenë hedhur në lumin Vjosë. Situata alarmante ka ngritur shumë pyetje tek banorët e zonës, teksa pritet që hetimi i nisur të ketë një rezultat./ZËRI

  • MISTERI në Përmet ku zhduken njerëz! Në dy vite kanë humbur tre qytetarë

    MISTERI në Përmet ku zhduken njerëz! Në dy vite kanë humbur tre qytetarë

    FOTO ILUSTRUESE

    PËRMET-Një ngjarje e rëndë ka tronditur Përmetin me tre persona të zhdukur në dy vite pa asnjë gjurmë. Shqetësimi ngrihet nga mënyra se si këta qytetarë të zonës janë parë për herë të fundit në të njëjtin aks rrugor në segmentin e vjetër të rrugës Përmet-Lëshicë dhe ajo që vjen më pas është mister, pasi për asnjë nga tre qytetarët nuk dihet asgjë.
    Agron Çumani është parë për herë të fundit para 3 ditësh në segmentin e vjetër të rrugës Përmet-Lëshicë dhe prej atëherë asgjë nuk dihet për fatin e tij. 
    Në të njëjtën zonë, dy persona të tjerë, Niko Dhimitri dhe Filip Kristidhi, kanë humbur gjurmët prej dy vitesh, pa u gjetur asnjë shenjë, as nga familjarët, as nga komuniteti, dhe as nga autoritetet policore. Banorët hedhin poshtë edhe mundësinë e mbytjes së këtyre personave në lumin Vjosë, pasi deri më tani nuk është gjetur asnjë shenjë.
    Situata alarmante ka ngritur shumë pyetje tek banorët e zonës. ZËRI i është drejtuar Policisë së Përmetit në lidhje me hetimin që po kryhet, nëse janë marrë persona në pyetje dhe a ka një pistë të caktuar ku po fokusohen autoritetet. Deri në përgjigje ky fenoment vijon të jetë i pazgjidhur.
     

  • KOHA E GËSHTENJAVE – Çfarë i ndodh organizmit tuaj nëse i konsumoni rregullisht ato…

    KOHA E GËSHTENJAVE – Çfarë i ndodh organizmit tuaj nëse i konsumoni rregullisht ato…

    Gështenjat janë ndër më të mirat e sezonit. Të pjekura apo të ziera, aroma e tyre është e parezistueshme, posaçërisht në këto ditë vjeshte. Për të mësuar më shumë mbi vlerat e gështenjave dhe se çfarë i ndodh organizmit tuaj nëse konsumoni gështenja, lexoni më poshtë vlerat e listuara nga AgroWeb.org.
    Një grusht gështenjash në ditë sjell shumë vlera për shëndetin, pasi ato janë të pasura me vitamina e minerale. Gështenjat janë burim i pasur i vitaminës C, kalciumit dhe fosforit. Ato janë idelae kur ndiheni të lodhur dhe të plogësht.
    Gështenjat kanë më pak yndyrë në krahasim me arrorët e tjerë me lëvore të fortë. Gjithashtu edhe më shumë niseshte, që i bëjnë të tretshme.
    Konsumimi i gështenjave është fantastik për personat që ndihen të lodhur dhe pa vullnet. Po ashtu gështenjat duhet të konsumohen nga ata që dëshirojnë ta forcojnë muskulaturën, nga, personat anemik si edhe nga sportistët.
    Gështenja e pjekur ka vlerë më të madhe energjike, sasi më të madhe të proteinave, yndyrave, vitaminave E dhe dy herë më shumë sasi të karbohidrateve.
    Gështenjat shqiptare
    Gështenjat shqiptare në pjesën më të madhe gjenden në anë të maleve dhe kodrave në Kolgecaj dhe Lekbibaj në Tropojë, Malësitë e Pukës, në Shënmëri në Kukës.
    Po ashtu në Mes dhe Shllak në Shkodër, Kashnjet në Lezhë, Shupal në Tiranë, në Pogradec, në Muzinë në Delvinë, Dhrovjan dhe Leshnicë në Sarandë. Ndërkohë që edhe zona të tjera si Berati, Skrapari, Përmeti, Gramshi dhe Tepelena e kultivojnë gështenjën, por në sasi më të vogla.
    Vlera ushqyese e gështenjës
    Në 100 gramë gështenja do të gjeni, 67 mg vitaminë B, 27 mg kalçium, 2,38 mg hekur, 175 mg fosfor, 6.4 mg proteina dhe 374 mg kalori.
    Gështenjat e pjekura janë popullore sidomos në periudhën vjeshtë -dimër. Në shumicën e rasteve konsumohen të ziera, për edhe të gatuara, si dhe mund t’i shtoni në supa të ndryshme. /AgroWeb.org/

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • I zhdukur prej katër ditësh, ende mister fati i 66-vjeçarit nga Përmeti

    I zhdukur prej katër ditësh, ende mister fati i 66-vjeçarit nga Përmeti

    Një 66-vjeçar nga fshati Leshnicë i Përmetit, prej katër ditësh figuron i zhdukur ndërsa familjarët apelojnë për mbështetje nga strukturat shtetërore në operacionin e kërkimit.
    Sipas tyre, Agron Çumani u largua nga shtëpia mëngjesin e datës 4 nëntor dhe nuk është kthyer më, ndërsa kohët e fundit kishte shfaqur shenja të lehta humbjeje kujtese.“Kërkuam vërdallë dhe nuk e gjetëm.
    Në orën 8 të mbrëmjes kam shkuar në polici, bëra denoncimin dhe ata lëvizën së bashku me të afërmit. Kam kërkuar tërë natën, por nuk gjetën gjë.
    Kërkojmë nga organet kompetente të na gjendet zgjidhja, të gjendet burri im, se vajti katër ditë dhe ujë në zjarr nuk është vënë. Prandaj dua ndihmë,” thotë bashkëshortja e tij, Flutura Çumani.
    Shqetësim për banorët është fakti që në këtë zonë, vitet e fundit, figurojnë të zhdukur edhe dy persona të tjerë.
    Nga ana e saj, Policia e Përmetit po bën çështë e mundur, duke kërkuar intensivisht për gjetjen e 66-vjeçarit Çumani.

  • SYRI TV/ 4 ditë i humbur, asnjë gjurmë për Agron Cumanin, gruaja: Ka probleme me memorien

    SYRI TV/ 4 ditë i humbur, asnjë gjurmë për Agron Cumanin, gruaja: Ka probleme me memorien

    Prej 4 ditësh i zhdukur për Agron Cumani nga Përmeti nuk ka asnjë gjurmë. Florida Cumani bashkëshortja e tij bën thirrje që policia e shtetit të intensifikojë kërkimin për Agronin. Ajo thotë që ai kishte probleme me memorien po asnjëherë nuk kishte ikur nga banesa për t’u mos u kthyer. Florida Cumani thotë se bashkë me të afërmit e saj ka bërë kërkime por ende nuk e ka gjetur bashkëshortin e saj dhe shpresa e vetme është policia e shtetit.

    Syri TV

    Florida Cumani, bashkëshortja e Agron Cumanit i cili rezulton prej 4 ditësh i zhdukur kërkon që të thellohen hetimet nga Policia e Shtetit për gjetjen e tij.

    Sipas saj bashkëshorti i saj ka probleme me dhe prej një viti kishte dalë në pension. Sipas Florida Cumanit, Agroni kishte dalë për të marrë përgjigjen e analizave pak metra larg banesës së tij në Përmet. 

    Agron Cumani sipas bashkëshortes së tij nuk kishte as telefon me vete.

  • Genc Përmeti: Programimet në botë për Xhanfise Kekon rezultat i staturës së saj mes autoreve më të mira botërore

    Genc Përmeti: Programimet në botë për Xhanfise Kekon rezultat i staturës së saj mes autoreve më të mira botërore

    Disa ditë më parë, Instituti Norvegjez i Filmit organizoi në Cinematekën e Oslos një tribut dedikuar regjisores Xhanfise Keko, ku në nderim të artistes shqiptare gjatë tre ditëve u shfaqën tre filma të saj. Organizimi i një eventi të tillë nga një prej institucioneve më prestigjioze të filmit në Evropë, na shtynë të bashkëbisedojmë me artistin multidimensional Genc Përmeti, i cili prej vitesh i është dedikuar dhe njohjes së artistes shqiptare jashtë Shqipërisë. Sigurisht, për aktivitetin në Oslo por mbi të gjitha, për atë çka përfaqëson regjisorja Xhanfise Keko dhe pse ajo vazhdon të zgjojë interesin e të huajve me krijimtarinë e saj që i përket një kohe të largët 40 – 50 vjet më parë. Tashmë është fakt që regjisorja Xhanfise Keko me krijimtarinë e saj prej më shumë se 10 vitesh është kthyer në një pikë referimi për studiuesit dhe programuesit në botë që dëshirojnë të bëjnë të njohur kinematografinë shqiptare, veçanërisht atë të krijuar në kohën e komunizmit dhe në rrethana të mungesës së lirisë të krijimit.

    -Zoti Përmeti, sa i rëndësishëm është tributi që Instituti Norvegjez i Filmit i bëri regjisores Xhanfise Keko?
    Dihet që cinematekat tashmë janë tempujt më prestigjiozë, ku arti i shtatë projektohet në vlerat më të larta të saj dhe Xhanfise Keko është një regjisore, e cila ka një udhëtim për t’u admiruar si një nga regjisoret e suksesshme me tribute të organizuara nga Vienna Film Museum, Cinematheque e Copenhagenit, Tel Avivit, Jerusalemit, Haifas, Linkoln Centër, British Film Institute, Kinoteca Espanole së fundi Oslo. Ndërkohë ajo është një nga autoret e pakta që kanali televiziv amerikan TCM ( Turner Classic Movies ) e shpall “autorja e javës” dhe në bisedën përpara dhe pas shfaqjes së filmit “Tomka dhe shokët e tij” tre vjet më parë me këtë rast, regjisorja e njohur Kimberli Pierce për filmin e nominuar për Oscar “Boys don’t cry” i bëri një prezantim dhe analizë admiruese, duke theksuar veçanërisht faktin që Xhanfise Keko është një autore tejet origjinale dhe vizionare. Për të kuptuar më mirë, këto programime nuk janë të rastësishme por si rezultat i konsolidimit të staturës së Xhanfise Kekos mes autoreve më të mira botërore. Mos harrojmë se kritiku i njohur britanik Mark Cousins, i cili është caktuar të moderojë edicionin e radhës së Akademisë Europiane të Filmit, e ka përfshirë Xhanfise Kekon në tre dokumentarët që ka realizuar duke theksuar rëndësinë e kësaj autoreje, deri para 15 vitesh të panjohur për audiencën ndërkombëtare dhe gabimin që  është bërë duke mos ja ofruar shumë më parë veprat e saj shikuesve në mbarë botën. Veprat e saj nuk janë filma për fëmijë, por vepra filmike të analizës së fenomeneve dhe zhvillimeve sociale nga këndvështrimi i fëmijëve duke krijuar situata tejet origjinale dhe të këndshme për audiencën, por në të njejtën kohë dhe duke dhënë mesazhe dhe prekur problematika që filmat “për të mëdhenjtë” hezitonin t’i preknin. Duke udhëtuar në këto shtigje Xhanfise Keko arriti të ishte në gjendje të mos binte pre e skematizmit që ishte mbizotërues për kohën dhe të ruante me fanatizëm vërtetësinë e narrativave, të cilat pavarësisht dekadave vazhdojnë të jenë të freskëta. Kjo mendoj është ajo që kanë patur parasysh edhe Instituti Norvegjez i Filmit dhe Cinemateket e Oslos kur pasi vizionuan filmat e saj vendosën të organizojnë tributin dedikuar regjisores shqiptare, e para herë kjo në Norvegji.
     
    -Siç dihet, regjisorja Keko filmin e fundit të saj e ka realizuar 40 vite më parë. Megjithatë, ajo vazhdon të zgjojë interes për audiencat e huaja. Si mendoni ju, nisur dhe nga kontaktet tuaja me studiues, kineastë, producentë e programues të huaj, pse ndodh kjo?
    Kinematografia është forma artistike më popullore e 100 viteve të fundit të shoqërisë njerëzore ku bashkohen mediumet e imazhit, muzikës, fjalës, aktrimit, kostumeve, etj. Por ajo që e bën akoma më atraktive këtë formë artistike janë historitë që ato përcjellin. Në shumë raste kur përballemi me programues, kuratorë e kritikë të kinemasë, ne i ofrojmë të shijojnë filma me të cilët ne jemi rritur dhe kemi krijuar një steriotip subkoshiencial të historive ku në shumicën e rasteve kemi hasur në mosinteresim prej tyre. Nuk ka të bëjë me stilistikën, imazhin, aftësitë e aktrimit apo mizansenave, por me mungesën e përcjelljes së narrativave duke lënë hapësira të padekodueshme që më pas ne gabimisht i perceptojmë si mungesë të njohjes nga ana e tyre të specifikave të historive nga vendi ynë. Them gabimisht pasi, në mbi dymijë vite të krijimtarisë së letërsisë botërore duke filluar me eposet Homerike, historitë kanë një universalitet ku natyra njerëzore kalon përmes dashurive, urrejtjeve, tradhtive, hakmarrjeve, besnikërive, jetës dhe vdekjes duke i përkthyer në histori të jetuara përtej sejcilit prej nesh dhe të identifikohemi me këto histori duke u bërë pjesë e tyre. Dhe për t’u kthyer tek regjisorja jonë Xhanfise Keko, do thoja se ky ishte dhe çelësi i saj në ndërtimin e një udhëtimi kinematografik që i mbijeton kohës dhe që sa herë i shohim janë të freskëta. Në veprat e saj të ndërtuara me vërtetësi dhe të zhveshura nga karamelizimet inorganike, të gjitha audiencat gjejnë një pjesë të fëmijërisë së tyre, duke u rikthyer pas në kohë (dhe jo vetëm pasi rezonojnë dhe me dramaturgjinë e ditëve të sotme) dhe reflektojnë për ato momente si i kanë përjetuar. Regjisorja Xhanfise Keko me vërtetësi ju përqas këtyre historive duke mos bërë kompromise afatshkurtëra, por duke ju përmbajtur konceptit të saj artistik dhe gjetur një gjuhë kinematografike në përputhje me dramaturgjinë, të cilat kanë krijuar trup artistik solid dhe me një fill stilistikor tejet origjinal. Dhe ky mendoj që është një nga arsyet e interesit të programuesve, kuratorëve dhe audiencave në shijimin e krijimtarisë së kësaj autoreje katër dekada pasi ajo mbylli karrierën si regjisore. Do doja të vija në vëmendje faktin që sot ka një konkurrencë tejet të fortë në frontin e filmave klasikë ku egzistojnë me qindra mijëra të tillë dhe Xhanfise Keko është një prej autoreve që po i mbijeton kohës dhe që besoj se do jetë e pranishme edhe për dekadat që do vijnë.

    -Cilët janë elementët sipas jush që e bëjnë Xhanfise Kekon tërheqëse edhe tani që kanë kaluar kaq kohë nga largimi i saj nga jeta?
    Do doja së pari të theksoja vërtetësinë dhe sinqeritetin e artistes ndaj asaj që Keko besonte si humaniste, artiste, intelektuale dhe nënë. Filli njerëzor dhe dashuria e saj për personazhet janë evidente sa në fund të çdo filmi që ne shohim të krijuar prej saj do donim që të ishim pjesë e tyre, por në të njejtën kohë gjejmë dhe veten tonë të mishëruar. Nuk do doja të lija pas dore intuitën e saj kinematografike, ku stilistika e imazhit me ritmin dhe dramaturgjinë janë masterklase të krijuara nga një njohëse virtuoze e kinemasë. Aftësia e saj për të lundruar nga skenat dramatike në ç’tensionimet komike dhe rikthimi më i fortë dramatik, duke krijuar një lidhje organike mes akteve në përputhje me intensitetin e montazhit që Keko e kish ushtruar mbi 20 vite bëjnë që ajo të studiohet nga njohësit e kinemasë në botë si një rast i veçantë, që për habinë e studiuesve shkëlqeu në një periudhë ku kinemaja predominohej nga autorë meshkuj duke e krijuar trashëgiminë e saj kinematografike jo me avantazhe, por me vendosmërinë e një artisteje që gjenerata identifikohen me të.

    -Dhe së fundi, çfarë do të ofrojë e nesërmja për veprat e Xhanfise Kekos?
    Koha ka çimentuar vendin e saj në panteonin e kinemasë botërore mes autoreve të spikatura në historinë e kinemasë dhe gjithashtu për filmat dedikuar fëmijërisë (mos gabojmë duke i përcaktuar si “filma për fëmijë). Mos harrojmë që, autorë si Tarkovski me “Mirror” dhe “Fëmijëria e Ivanit”, Klimov me “Come and see”, Kirostsami me “Taste of Chery” apo Angelopoulos me “Eternity and a day”, në optikën e tyre kanë operuar përmes narrativës së fëmijërisë si elemente për të ndërtuar kryeveprat e tyre. Ndaj veprat e Kekos tashmë janë në kalendat e programuesve dhe kuratorëve, duke krijuar një shtrat të sigurt të riprogramimeve në vitet e ardhshme si një autore që ka fituar hapësirën e saj në katalogun e autorëve klasikë jo përmes kuotave por falë talentit të saj.
     Intervistoi: Juljana Vrapi