Mbrëmja gala që u mbajt në kryeqytet këtë të premte, solli një atmosferë festivali, ku kryefjalë ishte kinematografia.
DEA OPEN AIR e përfundoi këtë edicion të dymbëdhjetë, duke ofruar sërish përvojë të re kulturore, si edhe duke vijuar të zgjerojë hartën e njohjes së kinemasë botërore.
Ky edicion, që u mbajt nga datat 9-13 qershor bëri bashkë të gjithë rreth kinemasë cilësore. Në konkurrim morën pjesë 34 filma nga 20 vende të botës.
’’Edhe ky edicion konfirmoi, se kinemaja serioze mbetet një nga mjetet më të fuqishme për të eksploruar, ndjerë dhe kuptuar vetveten. Kjo është arsyeja, përse DEA nuk ndjek trende – por investon te konsolidimi i profilit të vet, si festival i përmbajtjes dhe ndërton te besimi i shikuesit”, u shpreh drejtoresha Artistike e Festivalit, Mirela Oktrova, në hapje të ceremonisë
Drejtori i Festivalit, Edmond Topi, falenderoi të gjithë ata që mbështetën këtë organizim.
’’Kemi mbyllur një maratonë filmash, të cilët shpresojmë t’i keni shijuar. Unë i kam parë edhe më parë dhe si drejtor kisha sikleta të tjera, por shpresoj që ju t’i keni shijuar vërtetë. Nuk jam i fjalëve të gjata, por shpresoj të përjetoni njësoj edhe këtë mbrëmje, siç keni qenë gjatë këtyre ditëve prezent në shfaqjen e filmave’’, u shpreh drejtori Edmond Topi.
Filmi ’’Përkushtimi i Hasanit’’ (titulli në origjinal Commitment Hasan) me regji të Semih Kaplanoglu, Turqi 2021 mori Kupën DEA për Filmin më të mirë me Metrazh të Gjatë, me motivacionin për saktësi dhe mjeshtëri të lartë.
Filmi eksploron tema si pajtimi, falja dhe lidhja njerëzore me thellësi dhe përmbajtje. Në një peizazh që shndërrohet në pasqyrë të brendshme, filmi rrëfen një histori universale përmes pak personazheve të ndërtuar me nuancë dhe autenticitet.
Të nominuar në këtë kategori ishin edhe dy filma të tjerë ;
Mykaela Plotkin – Zonjushat, Brazil 2024
Igor Aleksov – Lena dhe Vladimiri – Maqedonia e Veriut 2023
Regjisori Semih Kaplanoglu ishte vetë i pranishëm në marrjen e Kupës DEA, ndërsa mes emocioneve dhe falenderimit për trofeun tha se, ndihej krenar që mori një çmim të rëndësishëm në një vend që është special për të.
’’U jam falenderues për jurinë, që më nderuan me çmim, por krahas nderimit ndjehem shumë i emocionuar, pasi unë jam nip i një gjysheje që ka lindur në Shqipëri dhe e ndiej deri në palcë këtë nderim që më bëtë. Çmimet janë të bukura, por shërbejnë edhe për motivim e rinojnë regjisorin. Unë jam 63 vjec dhe kjo më jep nxitje për të sjellë një gjë më të mirë, që mund të vlerësohet në të ardhmen . Sa mirë që ekzistoni, sa mirë që ekziston kinemaja dhe sa mirë që ekzistojnë festivale të tilla që na vlerësojnë’’, u shpreh regjisori fitues Semih Kaplanoglu
DEA OPEN AIR vlerësoi të njëjtin film turk edhe me kupën për Regjinë më të mirë në Filmin me Metrazh të Gjatë.
Me motivacionin për regjinë e tij të rafinuar dhe thellësisht reflektuese, për saktësinë dhe përmbajtjen me të cilat e kthen thjeshtësinë në kinema të thellë regjisorin Kaplanoglu.
Umut Karadak i dha trofeun e tretë në këtë festival, filmit me të njëjtin titull për vërtetësinë e thellë në portretizimin e Hasan-it — një interpretim që përqafon pa frikë ambiguitetet e jetës dhe kontradiktat e qenies njerëzore. Ky çmim u dorëzua nga Drejtor i Teatrit Kombetar, Indrit Cobani
Konkurimi në këtë program u ndoq nga juria e Filmit me Metrazh të gjatë, e përbërë nga: Niccolo Castelli (kryetar – Zvicër), Luiza Xhuvani (anëtare – Shipëri), Claudio Bucci (anëtar – Itali), Fatos Berisha (anëtar – Kosovë), Nikos Moustakas (anëtar – Greqi).
Si simbole të respektit për kontributet e individualiteteve të shquara të ekranit DEA OPEN AIR nderoi kujtimin e të madhes Margarita Xhepa, ndërsa çmimin e mori në dorëzim i biri, aktori gjithashtu i njohur Ndriçim Xhepa. Dy muaj pas kalimit në amshim, filmi i fundit ku interpretoi ikona e kinematografisë dhe teatrit shqiptar, është “Vdekja le të presë”. Një film ky përshëndetës, në çelje të festivalit që erdhi si homazh për Margarita Xhepa.
’’Ja që vjen një moment dhe detyrohesh. Një kënaqësi të tillë, në këtë rast ime më do ta kishte marr vetë, por ja që gjithcka e ka një fund në jetë. Me kënaqësi do ta çoj në shtëpinë e saj këtë statujë. Falenderoj edhe pjesëmarrësit për reagimin. Në respekt të dy festivalbërësve, që e kanë ideuar këtë festival, e bëjnë për 12 vite edhe do t’i uroja shumë e shumë vite të tjera. Ju falenderoj për këtë respekt që përcillni për karrierën 70-vjeçare të Margaritës’’, tha Ndriçim Xhepa.
Një tjetër çmim ishte edhe DEA e Karrierës ose siç organizatorët e këtij fesuivali e kanë emërtuar, DEA e Mirënjohjes, i cili sivjet shkoi për jetën artistike dhe veprimtarinë e një prej emrave më të njohur të kinematografisë shqiptare regjisorin Saimir Kumbaro.
Juria e festivalit akordoi Çmimin Special, një përmendje të veçantë skenarit të filmit ’’Këtu vallezohet me hijet’’ të Pluton Vasit, me skenar të Bashkim Hoxhës, për guximin në përballjen me një kapitull kompleks dhe të dhimbshëm të historisë shqiptare, me thellësi dhe sinqeritet. Një histori që spikat për ndershmërinë e këndvështrimit dhe përkushtimin për të rikthyer kujtesën dhe humanizmin përmes rrëfimit.
Me Senhoritas/Zonjushat, Mykaela Plotkin fitoi Kupën DEA për Skenarin më të Mirë në Filmin me Metrazh të Gjatë. Ajo i qaset një teme rrallëherë të trajtuar me ndjeshmëri dhe guxim: kënaqësisë, dëshirës dhe dashurisë në moshën e tretë. Plotkin dërgoi një video përshëndetëse për festivalin.
Filmat konkurrues në programin e Filmit të shkurtër dhe Filmit me Metrazh të Gjatë i vlerëson nga ky këndvështrim tradicionalisht Juria e medias, e përbërë sivjet nga: Alda Bida (kryetare), Ermal Peci (anëtar), Juljana Vrapi dhe Egla Xhemalaj (anëtare). Juria e Medias ndau dy çmime – një për kategorinë e Filmit të Shkurtër dhe një për kategorinë e Filmit me Metrazh të Gjatë.
Çmimi Special i Medias në Konkurimin e Filmit të Shkurtër dhe motivacioni i tij shkoi për ’’Dhe kjo është për këtë Krishtlindje’’ me regji të Peter Vulchev, Bullgari 2024. Me motivacionin për një narrativë të ndjeshme dhe fokusim te vlerat e solidaritetit.
Ndërsa Çmimi Special i Medias në Konkurimin e Filmit me Metrazh të Gjatë dhe motivacioni përkatës shkoi për ’’Këtu vallëzohet me hijet’’ nga Pluton Vasi, Shqipëri 2024. Ky film u vlerësua si një akt angazhimi qytetar që merr përsipër të hedhë dritv mbi pasojat e represionit të diktaturës. Çmimin e mori vetë regjisori i pranishën në ceremoninë e ndarjes së çmimeve:
’’Kënaqësi për mua, falenderimi i veçantë për organizatorët. Për mua ishte një kthim në inocensë. Janë emocione të rralla, pasi këtu në këto ambjente kemi marr fillimet e para të profesionit. Një përmendore të jashtëzakonshme për pedagogët tanë’’, u shpreh regjisori Vasi
Nga vlerësimet e jurisë organizatorët e Festivalit ndanë Çmimin Special të Publikut/Audiencës – vleresim, qe rezulton nga klikimet dhe mesazhet ne llogarite zyrtare te festivalit si edhe nga vlersimet e publikut, e ka ndjekur shfaqjet e filmave ne kinema.
Me këtë çmim publiku vlerësoi aktorin Karafil Shena, në rolin kompleks të Zigurit – ish-punonjës i Sigurimit të Shtetit dhe njëherësh baba i një gazetareje që përpiqet të ndriçojë të kaluarën, në filmin ’’Këtu vallëzohet me yjet’’. Në emër të organizatorëve, vendimin e kësaj here e zbuloi Drejtori i Programit të Filmit me Metrazh të Gjatë, Genc Përmeti.
Kupa Dea për Kamerën më të Mirë iu dha Aleksandar Rusjakovit, drejtor fotografie i filmit ’’Lena dhe Vladimiri’’ me regji të Igor Aleksovit, për një punë vizuale që na lejon të ndjejmë emocionet e personazheve dhe pothuajse të nuhasim vendet ku ata jetojnë.
Gjithashtu ky film u vlerësua me Kupën DEA për aktoren më të mirë në filmin me metrazh të gjatë akorduar Sara Klimoska, për aftësinë për të sjellë në jetë një personazh me intensitet dhe vërtetësi. me këtë performancë, ajo konfirmohet si një nga zërat më premtues jo vetëm në kinemanë ballkanike, por edhe më gjerë.
Programi i Filmit të Shkurtër në DEA OPEN AIR 2025 Solli një mozaik rrëfimesh të thella dhe të larmishme, ku ndërthuren trauma personale, sfida sociale dhe momente të papritura ndërgjegjësimi. Temat që dominuan ishin humbja, padrejtësia, shtypja, identiteti dhe dashuria.
Në kategorinë, Filmi i Shkurtër më i Mirë, i përzgjedhur në 14 filma të Shkurtër nga 12 vende të botës, mes tre te nominuarve çmimi shkoi për ’’Sara’’ me regji të Ariana Andrade Castro, Spanjë–Peru, 2024. Me motivacionin për atmosferën e ndërtuar me ndjeshmëri të thellë, për regjinë e rafinuar dhe gjetjet e bukura vizuale, për mënyrën si drama ndërthuret me poezi filmike, trishtim dhe reflektim njerëzor,
Festivali ka prej kohësh në traditën e vet inkurajimin e kineastëve të rinj në rrugën jo fort të lehtë të krijimit kinematografik. Këtij synimi i shërben edhe Çmimi Inkurajues.
Drejtorja e Programit të Filmit të Shkurtër, Ajola Daja zbuloi çmimin që shkoi për Granit Dragaj – “Shkëmbim” – Kosovë 2022 me motivacionin e një gjuhë të pastër kinematografike dhe me një qasje të sinqertë, filmi na kujton rolin që kinemaja mund të luajë për të promovuar humanizmin dhe empatinë, ku përmes syve të një fëmije, ai na fton të shohim botën me më shumë mirësi.
Mbrëmja e ndarjes së çmimeve rezervoi të tjera vlerësime edhe për konkurimet në Seksionet e Filmit Studentor dhe Filmit të Shkurtër, seksionet me aplikimet më të shumta në të gjithë këto dymbëdhjetë vjet të rrugëtimit të DEA-s. Ofertën filmike në Programin dhe Konkurimin e Filmit Studentor e ndoqi Juria e Filmit të Shkurtër dhe Studentor e përbërë nga: Andriana Vickovic (kryetare – Kroaci), Lulzim Zeqja (anëtar – Shqipëri), Ben Apolloni (anëtar – Kosovë).
Në këtë edicion, u bënë pjesë 13 filma nga 9 vende të botës, ndër të cilët: Shqipëria, Irani, Korea e Jugut, Bullgaria, Spanja, Italia, Kili dhe Rusia, shqetësimi kryesor i të cilëve mbetet raporti i njeriut me botën përreth apo i individit me komunitetin.
Ben Apolloni një nga anëtaërt e jurisë zbuloi emrin e Matteo Giampetruzzi nga Italia fitues me oferëtn filmike ’’Lum ata që janë të pastër në zemër’’ një film ky i vitit 2023.
Sivjet, juria, kishte vendosur të “përmendë në mënyrë të veçantë” edhe një konkurrues tjetër, me dëshirën për ta vlerësuar atë në mënyrë inkurajuese dhe ai është Mauro Zaçes. Një çmim i veçantë ky për filmin “Shtigje” që spikat për ndërtimin e qëndrueshëm dramaturgjik dhe për një regji të pastër, të qartë dhe të përmbajtur.
Edicioni i 12-të i DEA OPEN AIR – Tirana 2025 – përputhur me moton “Kinemaja si integritet” konfirmoi edhe një herë vlerën e kinemasë si formë reflektimi dhe rrëfimi me integritet.
Me falenderimin për mbështetjen dhe kthimin sërish vitin e ardhshëm Mirela Oktrova, drejtoresha artistike e DEA OPEN AIR e deklaroi të mbyllur Edicionin e dymbëdhjetë DEA – International Film Festival – Tiranë 2025.
Nën tingujt e kuartetit të harqeve, në skenë u ngjitën të gjithë pjesëmarrësit për foton tradicionale përmbyllëse.
Tag: Përmet
-

Ndahen çmimet e edicionit të 12-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit DEA OPEN AIR
-

Filmi DEA OPEN AIR/Ndarja e çmimeve të Edicionit të 12 të Festivalit Ndërkombëtar
Mbrëmja gala që u mbajt në kryeqytet këtë të premte, solli një atmosferë festival, ku kryefjalë ishte kinematografia.
DEA OPEN AIR e përfundoi këtë edicion të Dymbëdhjetë, duke ofruar sërish përvojë të re kulturore, si edhe duke vijuar të zgjerojë hartën e njohjes së kinemasë botërore.
Ky edicion, që u mbajt nga datat 9-13 qershor bëri bashkë të gjithë rreth kinemasë cilësore. Në konkurrim morën pjesë 34 filma nga 20 vende të botës.
“Edhe ky edicion konfirmoi, se kinemaja serioze mbetet një nga mjetet më të fuqishme për të eksploruar, ndjerë dhe kuptuar vetveten. Kjo është arsyeja, përse DEA nuk ndjek trende – por investon te konsolidimi i profilit të vet, si festival i përmbajtjes dhe ndërton te besimi i shikuesit ’’– u shpreh Drejtoresha Artistike e Festivalit Mirela Oktrova, në hapje të ceremonisë
Drejtori i Festivalit Edmond Topi, falenderoi të gjithë ata që mbështetën këtë organizim:
’’Kemi mbyllur një maratonë filmash, të cilët shpresojmë t’i keni shijuar. Unë i kam parë edhe më parë dhe si drejtor kisha sikleta të tjera, por shpresoj që ju t’i keni shijuar vërtetë. Nuk jam i fjalëve të gjata, por shpresoj të përjetoni njësoj edhe këtë mbrëmje, siç keni qenë gjatë këtyre ditëve prezent në shfaqjen e filmave’’ – u shpreh drejtori Edmond Topi.
Filmi ’Përkushtimi i Hasanit’’ (titulli në origjinal Commitment Hasan) me regji të Semih Kaplanoglu, Turqi 2021 mori Kupën DEA për Filmin më të mirë me Metrazh të Gjatë, me motivacionin për saktësi dhe mjeshtëri të lartë. Filmi eksploron tema si pajtimi, falja dhe lidhja njerëzore me thellësi dhe përmbajtje. Në një peizazh që shndërrohet në pasqyrë të brendshme, filmi rrëfen një histori universale përmes pak personazheve të ndërtuar me nuancë dhe autenticitet.
Të nominuar në këtë kategori ishin edhe dy filma të tjerë ;Mykaela Plotkin – Zonjushat, Brazil 2024Igor Aleksov – Lena dhe Vladimiri – Maqedonia e Veriut 2023Regjisori Semih Kaplanoglu ishte vetë i pranishëm në marrjen e Kupës DEA, ndërsa mes emocioneve dhe falenderimit për trofenë tha se ndjehej krenar që merr një çmim të rëndësishëm në një vend që është special për të.
“U jam falenderues për jurinë, që më nderuan me çmim, por krahas nderimit ndjehem shumë i emocionuar, pasi unë jam nip i një gjysheje që ka lindur në Shqipëri dhe e ndiej deri në palcë këtë nderim që më bëtë. Çmimet janë të bukura, por shërbejnë edhe për motivim e rinojnë regjisorin. Unë jam 63 vjec dhe kjo më jep nxitje për të sjellë një gjë më të mirë, që mund të vlerësohet në të ardhmen . Sa mirë që ekzistoni, sa mirë që ekziston kinemaja dhe sa mirë që ekzistojnë festivale të tilla që na vlerësojnë’’– u shpreh regjisori fitues Semih Kaplanoglu
DEA OPEN AIR vlerësoi të njëjtin film turk edhe me kupën për Regjinë më të mirë në Filmin me Metrazh të Gjatë. Me motivacionin për regjinë e tij të rafinuar dhe thellësisht reflektuese, për saktësinë dhe përmbajtjen me të cilat e kthen thjeshtësinë në kinema të thellë regjisorin Kaplanoglu.
Umut Karadak i dha trofenë e tretë në këtë festival, filmit me të njëjtin titull për vërtetësinë e thellë në portretizimin e Hasan-it — një interpretim që përqafon pa frikë ambiguitetet e jetës dhe kontradiktat e qenies njerëzore. Ky çmim u dorëzua nga Drejtor i Teatrit Kombetar Indrit Cobani
Konkurimi në këtë program u ndoq nga juria e Filmit me Metrazh të gjatë, e përbërë nga: Niccolo Castelli (kryetar – Zvicër), Luiza Xhuvani (anëtare – Shipëri), Claudio Bucci (anëtar – Itali), Fatos Berisha (anëtar – Kosovë), Nikos Moustakas (anëtar – Greqi).
Si simbole të respektit për kontributet e individualiteteve të shquara të ekranit DEA OPEN AIR nderoi kujtimin e të madhes MARGARITA XHEPA, ndërsa çmimin e mori në dorëzim i biri, aktori gjithashtu i njohur NDRICIM XHEPA. Dy muaj pas kalimit në amshim, filmi i fundit ku interpretoi ikona e kinematografisë dhe teatrit shqiptar, është “Vdekja le të presë”. Një film ky përshëndetës, në çelje të festivalit që erdhi si homazh për MARGARITA XHEPA.
“Ja që vjen një moment dhe detyrohesh. Një kënaqësi të tillë, në këtë rast ime më do ta kishte marr vetë, por ja që gjithcka e ka një fund në jetë. Me kënaqësi do ta çoj në shtëpinë e saj këtë statujë. Falenderoj edhe pjesëmarrësit për reagimin. Në respekt të dy festivalbërësve, që e kanë ideuar këtë festival, e bëjnë për 12 vite edhe do t’i uroja shumë e shumë vite të tjera. Ju falenderoj për këtë respekt që përcillni për karrierën 70-vjeçare të Margaritës’’
Një tjetër çmim ishte edhe DEA e Karrierës ose siç organizatorët e këtij fesuivali e kanë emërtuar, DEA e MIRËNJOHJES i cili sivjet shkoi për jetën artistike dhe veprimtarinë e një prej emrave më të njohur të kinematografisë shqiptare regjisorin Saimir Kumbaro.
Juria e festivalit akordoi Çmimin Special, një përmendje të veçantë skenarit të filmit ’’Këtu vallezohet me hijet’’ të Pluton Vasit, me skenar të Bashkim Hoxhës, për guximin në përballjen me një kapitull kompleks dhe të dhimbshëm të historisë shqiptare, me thellësi dhe sinqeritet. Një histori që spikat për ndershmërinë e këndvështrimit dhe përkushtimin për të rikthyer kujtesën dhe humanizmin përmes rrëfimit.
Me Senhoritas/Zonjushat, Mykaela Plotkin fitoi Kupën DEA për Skenarin më të Mirë në Filmin me Metrazh të Gjatë. Ajo i qaset një teme rrallëherë të trajtuar me ndjeshmëri dhe guxim: kënaqësisë, dëshirës dhe dashurisë në moshën e tretë. Plotkin dërgoi një video përshëndetëse për festivalin.
Filmat konkurrues në programin e Filmit të shkurtër dhe Filmit me Metrazh të Gjatë i vlerëson nga ky këndvështrim tradicionalisht Juria e medias, e përbërë sivjet nga: Alda Bida (kryetare), Ermal Peci (anëtare), Juljana Vrapi dhe Egla Xhemalaj (anëtar). Juria e Medias ndau dy çmime – një për kategorinë e Filmit të Shkurtër dhe një për kategorinë e Filmit me Metrazh të Gjatë.
Çmimi Special i Medias në Konkurimin e Filmit të Shkurtër dhe motivacioni i tij shkoi për ’’Dhe kjo është për këtë Krishtlindje’’ me regji të Peter Vulchev, Bullgari 2024. Me motivacionin për një narrativë të ndjeshme dhe fokusim te vlerat e solidaritetit.
Ndërsa Çmimi Special i Medias në Konkurimin e Filmit me Metrazh të Gjatë dhe motivacioni përkatës shkoi për ’’Këtu vallëzohet me hijet’’ nga Pluton Vasi, Shqipëri 2024. Ky film u vlerësua si një akt angazhimi qytetar që merr përsipër të hedhë dritv mbi pasojat e represionit të diktaturës. Çmimin e mori vetë regjisori i pranishën në ceremoninë e ndarjes së çmimeve:
“Kënaqësi për mua, falenderimi i veçantë për organizatorët. Për mua ishte një kthim në inocensë. Janë emocione të rralla, pasi këtu në këto ambjente kemi marr fillimet e para të profesionit. Një përmendore të jashtëzakonshme për pedagogët tanë’’- u shpreh regjisori Vasi.
Nga vlerësimet e jurisë organizatorët e Festivalit ndanë ÇMIMIN SPECIAL të PUBLIKUT/AUDIENCES – vleresim, qe rezulton nga klikimet dhe mesazhet ne llogarite zyrtare te festivalit si edhe nga vlersimet e publikut, e ka ndjekur shfaqjet e filmave ne kinema. Me këtë çmim publiku vlerësoi aktorin Karafil Shena, në rolin kompleks të Zigurit – ish-punonjës i Sigurimit të Shtetit dhe njëherësh baba i një gazetareje që përpiqet të ndriçojë të kaluarën, në filmin ’’Këtu vallëzohet me yjet’’.
Në emër të organizatorëve, vendimin e kësaj here e zbuloi Drejtori i Programit të Filmit me Metrazh të Gjatë, Genc Përmeti.
Kupa Dea për Kamerën më të Mirë iu dha Aleksandar Rusjakovit, drejtor fotografie i filmit ’’Lena dhe Vladimiri’’ me regji të Igor Aleksovit, për një punë vizuale që na lejon të ndjejmë emocionet e personazheve dhe pothuajse të nuhasim vendet ku ata jetojnë.
Gjithashtu ky film u vlerësua me Kupën DEA për aktoren më të mirë në filmin me metrazh të gjatë akorduar Sara Klimoska, për aftësinë për të sjellë në jetë një personazh me intensitet dhe vërtetësi. me këtë performancë, ajo konfirmohet si një nga zërat më premtues jo vetëm në kinemanë ballkanike, por edhe më gjerë.
Programi i Filmit të Shkurtër në DEA OPEN AIR 2025 Solli një mozaik rrëfimesh të thella dhe të larmishme, ku ndërthuren trauma personale, sfida sociale dhe momente të papritura ndërgjegjësimi. Temat që dominuan ishin humbja, padrejtësia, shtypja, identiteti dhe dashuria.
Në kategorinë, Filmi i Shkurtër më i Mirë, i përzgjedhur në 14 filma të Shkurtër nga 12 vende të botës, mes tre te nominuarve çmimi shkoi për ’’Sara’’ me regji të Ariana Andrade Castro, Spanjë–Peru, 2024. Me motivacionin për atmosferën e ndërtuar me ndjeshmëri të thellë, për regjinë e rafinuar dhe gjetjet e bukura vizuale, për mënyrën si drama ndërthuret me poezi filmike, trishtim dhe reflektim njerëzor,
Festivali ka prej kohësh në traditën e vet inkurajimin e kineastëve të rinj në rrugën jo fort të lehtë të krijimit kinematografik. Këtij synimi i shërben edhe CMIMI INKURAJUES.
Drejtorja e Programit të Filmit të Shkurtër, Ajola DAJA zbuloi çmimin që shkoi për Granit Dragaj – “Shkëmbim” – Kosovë 2022 me motivacionin e një gjuhë të pastër kinematografike dhe me një qasje të sinqertë, filmi na kujton rolin që kinemaja mund të luajë për të promovuar humanizmin dhe empatinë, ku përmes syve të një fëmije, ai na fton të shohim botën me më shumë mirësi.
Mbrëmja e ndarjes së çmimeve rezervoi të tjera vlerësime edhe për konkurimet në Seksionet e Filmit Studentor dhe Filmit të Shkurtër, seksionet me aplikimet më të shumta në të gjithë këto dymbëdhjetë vjet të rrugëtimit të DEA-s. Ofertën filmike në Programin dhe Konkurimin e Filmit Studentor e ndoqi Juria e Filmit të Shkurtër dhe Studentor e përbërë nga: Andriana Vickovic (kryetare – Kroaci), Lulzim Zeqja (anëtar – Shqipëri), Ben Apolloni (anëtar – Kosovë).
Në këtë edicion, u bënë pjesë 13 filma nga 9 vende të botës, ndër të cilët: Shqipëria, Irani, Korea e Jugut, Bullgaria, Spanja, Italia, Kili dhe Rusia, shqetësimi kryesor i të cilëve mbetet raporti i njeriut me botën përreth apo i individit me komunitetin.
Ben Apolloni një nga anëtaërt e jurisë zbuloi emrin e Matteo Giampetruzzi nga Italia fitues me oferëtn filmike ’’Lum ata që janë të pastër në zemër’’ një film ky i vitit 2023.
Sivjet, juria, kishte vendosur të “përmendë në mënyrë të veçantë” edhe një konkurrues tjetër, me dëshirën për ta vlerësuar atë në mënyrë inkurajuese dhe ai është Mauro Zaçes. Një çmim i veçantë ky për filmin “Shtigje” që spikat për ndërtimin e qëndrueshëm dramaturgjik dhe për një regji të pastër, të qartë dhe të përmbajtur.
Edicioni i 12-të i DEA OPEN AIR – Tirana 2025 – përputhur me moton “Kinemaja si integritet” konfirmoi edhe një herë vlerën e kinemasë si formë reflektimi dhe rrëfimi me integritet. Me falenderimin për mbështetjen dhe kthimin sërish vitin e ardhshëm Mirela Oktrova Drejtoresha artistike e DEA OPEN AIR e deklaroi të mbyllur Edicionin e Dymbëdhjetë Dea – International Film Festival – Tiranë 2025.
Nën tingujt e kuartetit të harqeve, në skenë u ngjitën të gjithë pjesëmarrësit për foton tradicionale përmbyllëse. -

Turistët italianë: Bregdeti juaj i mirë si në Puglia
Temperaturat e larta kanë tërhequr me qindra vizitorë këtë fundjavë.
Dita me frekuentimin më të lartë në vijën bregdetare dhe këtë të dielë nuk i kanë munguar plazheve edhe turistët e huaj.
“Kam 3 vite që jetoj këtu, jam pensionist, këtu është shumë më mirë se në Itali, për mendimin tim edhe më qetë, jetesa më e lirë, ka shumë bashkëkombas të mi në Vlorë.”
“Kam ardhur në nëntor të vitit që shkoi, sigurisht Vlora më pëlqen, deti është i mirë si në Puglia.”
“Kemi vetëm dy orë këtu, kemi qenë në Ksamil, na pëlqen.”
“Janë pushimet e mia të para këtu, më pëlqen.”
Nga ana tjetër, në këtë periudhë të vitit nuk mungojnë emigrantët që i kthehen vendlindjes për pushime. Sipas tyre, brenda një dekade, Vlora është përmirësuar ndjeshëm në sektorin e turizmit.
“Kemi ardhur nga Gjermania, një javë kemi. Emigrantë jemi, pothuajse të ikur që 15 vjeç. Këtu kemi bërë banesat. Vlora ka ndryshuar shumë.”
“Shumë mirë ndjehemi. Ne vijmë çdo vit, edhe pse jetojmë jashtë shtetit, këtu investojmë. Kemi 20 vite që jetojmë në Amerikë, por vijmë çdo vit në Shqipëri.”
“Vij një herë në gjashtë muaj këtu me gruan time që është nga Përmeti.”
Shtimi i fluksit sezonal vihet re edhe në hyrjet nga porti. Sipas një mesatareje të përgjithshme, nga porti i Vlorës përpunohen rreth 250 pasagjerë çdo ditë.
Klan News -

Rama sjell Kanionin e Langaricës, perlën natyrore mes shkëmbinjve dhe ujërave termale
Kanioni i Langaricës, i vendosur rreth 15 kilometra në verilindje të qytetit të Përmetit, konsiderohet si një nga pasuritë më të veçanta natyrore të Shqipërisë së jugut. Si pjesë e Parkut Kombëtar “Bredhi i Hotovës” – Dangëlli, ky kanion me gjatësi rreth 5 kilometra ofron një pamje mbresëlënëse, ku gërshetohen shkëmbinjtë e lartë dhe ujërat termale.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje mahnitëse të Kanionit të Langaricës, një nga degët kryesore që furnizon zonën burimore të lumit Vjosë. Ky kanion shpalos një peizazh të rrallë dhe një pasuri natyrore që mbetet ende e paprekur dhe e paeksploruar në plotësinë e saj.Kanioni ndodhet mbi fshatin Stërmbec, në jug të Përmetit, duke krijuar një rrugë të fshehur në gjirin e pyjeve dhe maleve të Dangëllisë. Afërsia me burimet termale e bën këtë zonë veçanërisht tërheqëse për turistët dhe aventurierët që kërkojnë të zbulojnë bukuritë natyrore dhe pasurinë ujore të këtij territori të rrallë.
Lumi Langarica, me rrjedhën e tij të fuqishme, ka gdhendur me kalimin e kohës këtë kanion spektakolar, i cili për vendasit njihet me respekt si “lumi i bekuar”. Pamja që ofron është madhështore dhe e mbushur me jetë, duke e kthyer këtë vend në një galeri të hapur të natyrës.
Kjo zonë ofron një shfaqje të mahnitshme gjatë gjithë vitit: pranvera sjell gjelbërim dhe aromë pyjesh të lulëzuar, vera ndriçon shkëmbinjtë me rrezet e saj, vjeshta ngjyros çdo cep me tone të zjarrta, ndërsa dimri mbulon gjithçka me një mister të bardhë e të heshtur.
Edhe gjatë stinës së ftohtë, kur uji i lumit merr një ngjyrë të thellë, kanioni mbetet një destinacion i veçantë, që fton të apasionuarit pas natyrës të eksplorojnë më shumë. Muret shkëmbore të larta, të rrethuara nga uji i akullt, krijojnë një atmosferë unike që e bën Kanionin e Langaricës një nga mrekullitë më të bukura të natyrës shqiptare. ATSH -

Shpallet në kërkim piromani i plehrave në Këlcyrë
POLICIA E SHTETIT
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Këlcyrë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin I. S., 49 vjeç, banues në fshatin Podgoran, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”. Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme ka ndezur zjarr në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane, në aksin rrugor “Këlcyrë-Përmet”, dhe për pasojë janë djegur disa mbetje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. -

Deputeti Shehu ngre alarmin: Pas Përmetit, mbjetet po digjen dhe në Këlcyrë! Vjosa në rrezik nga dorsa kriminale e Lubi Kumbaros
Vijon krimi mjedisor në Përmet. Pasi u dogjën mbjetet në ladfillin e Piskovës mbrëmë në flakë janë vënë dhe mbetjet në Varibop të Këlcyrës buzë Vjosës. Deputeti Tritan Shehu akuzon ministren e Turizmit dhe Mjedisit për këtë skemë kriminale e korruptive pjesë e të cilit janë dhe bashkitë e Këlcyrës dhe Përmetit.
Postimi
Mbrëmë u vunë flakën mbeturinat e Lubi Kumbaros në Varibop të Këlcyrës, buzë Vjosës!
Pas djegies së tyre në Piskovë të Përmetit, tani po i djegin edhe në Këlcyrë.
E njëjta “dorë” kriminale!
E njëjta “strategji” kriminale e korruptuar.
Të njëjtat leje grumbullimi në vende dhe kushte jashtëligjore nga Lubia.
Nga deputetja-ministre e Ambientit!
Kjo buzë Vjosës, ajo e Piskovës buzë përroit që derdhet në Vjosë.
Që në kohë shira të mbushin lumin e UNESCO-s.
Në thatësirë e djeg e njëjta dorë, për të fshehur krimin apo përvetësuar fondet e përpunimit.
Duke toksikuar mijëra banorë, bagëti, natyrën vetë.
Dhe e njëjta heshtje nga prokuroria, policia…
Diktati i Lubisë u mbyll gojën edhe atyre.
Ndërsa Bashkitë e Këlcyrës e Përmetit janë pjesë e këtij krimi e korrupsioni vrasës për njerëzit, ambientin, gjënë e gjallë, natyrën e Vjosës. -

SYRI TV/ Vijon prej 3 ditësh zjarri në landillin e Piskovës, banorët: Bashkia nuk merr masa për fikjen e saj
Katastrofa mjedisore në landfilling e Piskovës vijon prej tre ditësh, ku djegia e mbetjeve liron tym me përbërje kancerogjene.
Banorët dhe kryeplaku i fshatit protestuan këtë të premte pranë landfillit, duke akuzuar bashkinë dhe Ministrinë e Mjedisit për përsëritjen e kësaj situate. Ata deklaruan se landfilli nuk përmbush asnjë kriter dhe i bënë thirrje SPAK-ut që të hetojë këtë aferë të dyshuar korruptive.Banorët e fshatit Piskovë, në bashkinë Përmet, kanë protestuar përballë landfillit të mbetjeve urbane, të cilat prej tre ditësh janë duke u djegur, duke shkaktuar ndotje të rëndë mjedisore. Sipas tyre, landfilli nuk përmbush asnjë standard ligjor dhe janë konstatuar shkelje edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, por megjithatë ai vazhdon të jetë funksional.
Banorët akuzojnë institucionet për mungesë veprimi dhe shprehin shqetësimin se shëndeti dhe jeta e tyre po rrezikohen.Banorët dhe kryeplaku i fshatit, Arlind Dyrmishi, i bënë thirrje SPAK-ut të nisë hetimet, pasi dyshojnë se zjarri është vendosur qëllimisht dhe ishte planifikuar para zgjedhjeve, për shkak se gropa e mbetjeve ishte tashmë e tejmbushur.
Ata theksojnë se kanë katër vite që protestojnë për këtë problem serioz, por nuk ka pasur asnjë reagim nga Bashkia e Përmetit.Edhe pse është deklaruar se të gjitha mbetjet urbane do të depozitoheshin në landfillin e Bajkajt, kjo nuk ka ndodhur, pasi kostoja e transportit është shumë e lartë dhe e papërballueshme financiarisht për shtatë bashkitë e qarkut Gjirokastër.
-

I mori kalin përmes mashtrimit, kapet 40-vjeçari nga Libohova
POLICIA E SHTETIT
Në vijim të informacionit të dhënë më datë 28.05.2025, për shpalljen në kërkim të shtetasit M. Ç., 40 vjeç, banues në Libohovë, pasi nëpërmjet mashtrimit i kishte marrë një kafshë pune (kalë), shtetasit L. M., bëjmë me dije se shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet kanë lokalizuar dhe kapur shtetasin M. Ç. Në përfundim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për këtë shtetas. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. -

VIDEO/ Prej shumë orësh digjen mbeturinat, Përmet e Këlcyra nën pushtetin e tymit
Që prej mëngjesit, vendmbeturinat e Përmetit vazhdojnë të digjen.
Siç edhe duket në pamjet, zjarri ka rënë tek vendi i depozitimit të mbetjeve urbane në Piskovë, bashkia Përmet.
Zjarri ka rënë që në orët e para të mëngjesit.
Në vendngjarje gjatë gjithë ditës kanë qenë efektivët zjarrfikës të Këlcyrës dhe Përmetit, por flakët nuk janë shuar.
Tymi është përhapur në Përmet dhe Këlcyrë duke u kthyer në një shqetësim për banorët.
-

Kulla e vrojtimit në Ksamil/ Tan Agolli i FSHZH-së i jep Xhavit Ismailit tenderin 5.5 mln euro
Kulla e vrojtimit në Ksamil/ Tan Agolli i FSHZH-së i jep Xhavit Ismailit tenderin 5.5 mln euro
Kompania “Alba Konstruksion” sh.p.k. e Xhavit Ismailit, vëllai i ish-kryebashkiakut të Vorës, Fiqiri Ismaili, ka siguruar kontratën e radhës ” të majme” nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, institucion i drejtuar nga Dritan Agolli.
Bëhet fjalë për një tender të programit “Për Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turizmin”, ku do të ndërtojë një Qendër Mirëseardhjeje për panaire dhe ekspozita si dhe një Kullë Vrojtimi në Ksamil.
“Alba Konstruksion” sh.p.k. është shpallur fituese e tenderit me vlerë 5 milion e 591 mijë euro, përfshirë dhe TVSH-në. Në tender ka marrë pjesë edhe “Fusha” sh.p.k., e cila kishte ofruar mbi 6 milionë euro dhe “Valona Konstruksion” shpk & “T.T.Sh.-Inshaat”, e cila nuk kishte dhënë asnjë ofertë. Si autoritet kontraktor, Fondi Shqiptar i Zhvillimit e ka shpallurt fituesin më 28 Maj.
Në foto: Njoftimi i shpalljes së fituesit të tenderit nga FSHZH“E vendosur në qytetin bregdetar të Ksamilit, Qendra e Pritjes është projektuar për të shërbyer si një qendër e gjallë për aktivitete kulturore, sociale dhe rekreative. I përbërë nga dy struktura të dallueshme – Qendra e Pritjes dhe Kulla e Vëzhgimit – projekti integron në mënyrë të përsosur hapësirat publike me shkathtësi funksionale.
Qendra e Mirëseardhjes
Një strukturë dinamike dhe me shumë nivele, Qendra e Mirëseardhjes ofron hapësira të larmishme për angazhim publik:
Kati Përdhes: Një treg i hapur me një planimetri fleksibël lejon shitësit vendas, panaire sezonale dhe tubime të komunitetit. Baret dhe zonat e ulëseve të integruara krijojnë një atmosferë të gjallë.Kati i Parë: Pret një Shkollë Verore Arti, duke ofruar punëtori krijuese, ekspozita dhe ngjarje kulturore.Kati i Dytë: I dedikuar sporteve dhe fitnesit, duke përfshirë zona stërvitjeje, dhoma zhveshjeje dhe të gjitha mjediset e nevojshme sportive.Tarraca në Çati: Një hapësirë e jashtme e gjithanshme, e adaptueshme si për aktivitete sportive ashtu edhe për ngjarje të komunitetit, duke maksimizuar mjedisin bregdetar piktoresk të Ksamilit.Kulla e Vëzhgimit
Duke qëndruar si një pikë referimi vizuale dhe funksionale, Kulla e Vëzhgimit shërben për qëllime të shumëfishta:
Qendra e Informacionit Turistik, duke ofruar udhëzime dhe burime për vizitorët.Platforma Panoramike e Shikimit, duke përfituar nga lartësia e kullës për pamje mahnitëse të bregdetit.Zona e Barit dhe Sallës së Rrugës, duke ofruar një ambient të relaksuar me pamje piktoreske.Zonat e Magazinimit dhe Shërbimit, duke mbështetur nevojat operative të qendrës.Qarkullimi Vertikal, duke siguruar akses të qetë në të gjitha nivelet. Së bashku, Qendra e Mirëseardhjes dhe Kulla e Vëzhgimit ripërcaktojnë hapësirën publike në Ksamil, duke nxitur angazhimin, kreativitetin dhe rekreacionin, ndërkohë që përqafojnë bukurinë natyrore të qytetit.” – thuhet në përshkrimin e tenderit.Punimet parashikohet që të përfundojnë brenda qershorit të vitit të ardhshëm. Projekti për Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turistik ka nisur prej disa vitesh dhe mbështetet nga Banka Botërore me një kredi 63.8 milionë euro dhe mbështet disa aktivitete në qytete si Berati, Gjirokastra, Përmeti dhe Saranda.
Kompania “Alba Konstruksion” sh.p.k. e Xhavit Ismailit njihet si një nga fituesit më të shpeshtë të tenderave të FSHZH-së, por edhe tendera nga institucione të tjera publike, sidomos nga Bashkia e Tiranës.