Tag: Përmet

  • Do përfitojnë strehim social 1,253 familje në 35 bashki të vendit; Fondi 10 mln USD

    Do përfitojnë strehim social 1,253 familje në 35 bashki të vendit; Fondi 10 mln USD

    Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka shpallur 35 projektet fituese të thirrjes kombëtare për mbështetje financiare në kuadër të programit të strehimit social për vitin 2025.Vendimi erdhi pas shqyrtimit të projekt-propozimeve të paraqitura nga bashkitë në zbatim të ligjit nr. 22/2018 “Për strehimin social” dhe Strategjisë së Strehimit 2016–2025.Fondet e akorduara arrijnë vlerën totale prej rreth 1 miliard lekësh dhe do të përfshijnë 1,253 familje në nevojë në të gjithë vendin.Sipas ministrit të Ekonomisë Blendi Gonxhja, zbatimi i projektit nis në korrik-gusht 2025 dhe zgjat për dy vite. Projektet do të zbatohen gjatë dy viteve të ardhshme, 2025 dhe 2026, në bashkëpunim me autoritetet vendore.Familjet përfituese të programit social të strehimit sipas bashkive:Bashkia Maliq me projektin “ Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 39 familje;Bashkia Delvinë me projektin “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 12 familje;Bashkia Pustec me projektin “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 14 familje;Bashkia Përmet me projektin “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 22 familje;Bashkia Tiranë me projektin “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 4 familje;Bashkia Fushë-Arrëz me projektin “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 8 familje;Bashkia Kamëz me projektin “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 42 familje;Bashkia Patos me projektin “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 20 familje;Bashkia Devoll me projektin “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 104 familje;Bashkia Cërrik me projektin “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 17 familje;Bashkia Korçë me projektin “ Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 30 familje;Bashkia Durrës me projektin “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 14 familje;Bashkia Kucovë me projektin “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 40 familje;Bashkia Shkodër me projektin “Përmirësim i infrastruktures, kryesisht në zona informale që janë në proces legalizimi, në zona banimi me mungesë shërbimesh si ujësjellës, kanalizime etj., ose ku këto shërbime janë të papërshtatshme “Rikonstruksion rruga Roza Lejn dhe Degëzime”, për 157 familje;Bashkia Vau i Dejës me projektin “Përmirësim i infrastruktures, kryesisht në zona informale që janë në proces legalizimi, në zona banimi me mungesë shërbimesh si ujësjellës, kanalizime etj., ose ku këto shërbime janë të papërshtatshme, Rruga”Xhamise-Bejta-Malaj-Meti Selman Ymeraj-Hasmegaj”, për 102 familje;Bashkia Gjirokastër me projektin “Përmirësim i infrastruktures, kryesisht në zona informale që janë në proces legalizimi, në zona banimi me mungesë shërbimesh si ujësjellës, kanalizime etj., ose ku këto shërbime janë të papërshtatshme, “Rikonstruksion i rrugës Baba Selimi, Zinxhira, Gjirokastër”, për 98 familje;Bashkia Kolonjë me projektin “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 14 familje;Bashkia Mat me projektin “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara”, për 53 familje;Bashkia Roskovec me projektin “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 16 familje;Bashkia Gramsh me projektin “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 37 familje;Bashkia Sarandë me projektin “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 4 familje;Bashkia Tropojë me projektin “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 11 familje;Bashkia Berat me projektin “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 43 familje;Bashkia Divjakë me projektin “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 6 familje;Bashkia Librazhd me projektin “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 59 familje;Bashkia Prrenjas me projektin “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 36 familje;Bashkia Dimal me projektin nr. 1 “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 23 familje;Bashkia Tepelenë me projektin “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 21 familje;Bashkia Selenicë me projektin “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 58 familje;Bashkia Memaliaj me projektin nr.1 “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 52 familje;Bashkia Dibër me projektin “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 29 familje;Bashkia Klos me projektin “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 32 familje;Bashkia Peqin me projektin “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 5 familje;Bashkia Vlorë me projektin “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 23 familje;Bashkia Himarë me projektin “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 8 familje;  Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Përmeti, tradita dhe natyra e egër po ndihmojnë në zhvillimin e turizmit

    Përmeti, tradita dhe natyra e egër po ndihmojnë në zhvillimin e turizmit

    Qyteti i vogël i Përmetit i ka të gjitha, përveç detit, siç thotë edhe kjo shprehje që të mikpret në hyrje të tij. Kur themi Përmet, në mendje vijnë trëndafilat, glikoja, llixhat, Vjosa e bukur dhe një natyrë e mrekullueshme.
    Por Përmeti dhe veçanërisht rrethinat e tij janë një nga thesaret më të pasura natyrore dhe gjeografike të Shqipërisë.
    Kësaj radhe do të shohim një pjesë jo aq të njohur të qytetit juglindor dhe pak të vështirë për t’u aksesuar.
    Majat e larta, ujëvarat dhe kanionet e tij me legjenda…
    Për 1 orë e 30 min, në verilindje të Përmetit, shtrihet një prej parqeve më të bukura natyrore të Shqipërisë.
    Ky është Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli, me një sipërfaqe prej 1200 ha dhe masive pyjore që në çdo stinë dhurojnë shfaqje natyrore spektakolare.
    “Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli, është një prej parqeve natyrore që duhet të vizitoni patjetër, teksa ndodheni në Përmet. Është vetëm 35 KM larg qytetit. Konsiderohet si një prej parqeve më të mëdha të Ballkanit dhe si mushkëria natyrore e Shqipërisë së Jugut”, thotë gazetarja e Tv Klan, Anisa Krraba.
    Nga banorët e zonës dëgjon se në këtë park mund të shërohen të gjithë ata që vuajnë nga sëmundjet respiratore nëse qëndrojnë për dy javë.
    Këto pamje e tregojnë qartë pasurinë e faunës së parkut.
    Ky park është vendi ideal për ata që pëlqejnë ecjet e gjata, por edhe për ata që duan të kalojnë një ditë të qetë në natyrë.
    Është i përshtatur me sheshpushime të shpeshta gjatë gjithë perimetrit të tij.
    Udhërrëfyesi Kliton Nurka tregon se aventurierët e natyrës do të duhet të rezervojnë të paktën 5 deri në 6 orë nga koha e tyre për të zbuluar Parkun Kombëtar.
    Por përveç energjisë, eksploruesit e natyrës duhet të kenë edhe një “zemër të fortë”, sepse ky park është shtëpia e dhjetëra kafshëve të egra, arinjve, ujqërve më të rrezikshëm dhe nuk është e pamundur t’i ndeshesh.
    Pjesë e këtij parku janë edhe kanionet.
    Kanioni i Kamenckës, një atraksion natyror mbresëlënës, por pak i njohur, rrjedh nga një majë e lartë, jo aq e rehatshme për të parë poshtë tij.
    Ai gjendet në jug të Parkut Kombëtar. Deri në pikën pranë Shkëmbit të Nuses shkohet me makinë. Më pas duhet të ecësh rreth 200 metra për të arritur shkëmbin mbi kanion, i cili dhuron një pamje spektakolare.
    Edhe natyra rreth tij është po aq e harlisur, shumë më e egër dhe është vetë kanioni që, me faqet e mprehta, prezantohet i tillë: i egër dhe sfidues.
    Pikërisht këtu, në këtë shkëmb bashkëjeton edhe legjenda e vetëflijimit, nga e cila ky shkëmb ka marrë emrin “Shkëmbi i Nuses”.
    Pamjet nga lartësia e “Shkëmbit të Nuses” janë të mahnitshme.
    Ky destinacion është për ata që shpirtin e aventurës e kanë të pashuar. Nevojitet një litar dhe pajisjet e duhura mbajtëse rreth shkëmbinjve për të shijuar çdo bukuri që natyra i ka dhënë këtij harku prej guri natyral që qëndron mbi ujërat e thella.
    Parkun Kombëtar duhet ta eksplorosh duke respektuar rregullat, pa dëmtuar asnjë milimetër të tij.
    Mendohet se ka qenë i banuar shekuj më parë, por ky park tani u takon vetëm bredhave, panjave, frashërit, arinjve, derrit të egër, kaprollit – duke ia shtuar hijeshinë kësaj shtëpie të natyrës së egër.
    Këta turistë çekë, që qëndrojnë në këtë furgon të cilin e kanë përshtatur si shtëpi udhëtimi, kanë gjetur këtu natyrën e paprekur që ëndërronin.
    Mbi ne ngrihet madhështore maja e Papingut, 2482 m mbi nivelin e detit, pjesë e vargmalit të Nëmërçkës. Ajo ka një pamje dominuese 360 gradë, nga Vjosa që kalon përmes Përmetit dhe rrethinat e Frashërit, deri në grykën e Këlcyrës në perëndim.
    Në vargmalin e Nëmërçkës ndodhet një tjetër xhevahir natyror.
    Ngjitja për në Ujëvarën e Sopotit ofron një natyrë fantastike, me plepa të lartë deri 100-vjeçarë, me burime uji të freskët që shërbejnë si oaze përballë diellit rrezatues, që në ato hapësira ku hija mungon, nuk të kursen.
    Zhurma e ujëvarës nis të dëgjohet përpara se ajo të shfaqet në krye të kësaj rruge të vështirë për t’u ngjitur.
    Pas këtij masivi shkëmbor, ajo na zbulohet me shtratin e saj të gjatë dhe elegant.
    Duket si një vend zanash, që për mburojë ka lartësitë e Nëmërçkës.
    Kjo ujëvarë nuk ofron vetëm bukurinë magjepsëse. Ajo u jep jetë zonave përreth, pasi me ujin e saj banorët e fshatit Stërmbec vadisin tokat e tyre.
    “Nëse ngjitja kërkon mushkëri,” thotë guida jonë, “zbritja kërkon muskuj.” Ndërsa kthehemi në fshatin Stërmbec, ndeshemi me këtë çift francez që i është drejtuar ujëvarës, ndonëse është piku i vapës.
    Dhe pas një udhëtimi që zgjati më shumë se dy orë, s’mund të ëndërrosh më shumë se mikpritja e banorëve të Stërmbecit, që na ftojnë me zemërgjerësi në shtëpitë e tyre për t’u shplodhur dhe freskuar.
    Me këtë kopsht plot lule, tavolinën plot dhe derën që zonja e shtëpisë thotë se e lë hapur për çdo udhëtar, udhëtimi në Ujëvarën e Sopotit përmbyllet në mënyrën më të bukur.
    Këto janë dy destinacione akoma jo shumë popullore për vizitorët, por turistë vendas e të huaj, të apasionuar pas natyrës, po i zbulojnë pak nga pak.Vetë përmetarët janë të vetëdijshëm për natyrën që kanë dhe për faktin se pasuria e tyre nuk qëndron vetëm te shtëpitë dhe mikpritja, por në natyrën e bukur të qytetit të vogël me rreth 13,000 banorë.
    Kartolinës përmetare nuk mund t’i mungojnë Llixhat e Bënjës, një imazh që ka bërë xhiron e botës dhe është pjesë e albumeve fotografike të çdo vizitori të tyre.
    Ndodhen 14 kilometra larg qytetit.
    Këtu janë gjashtë burime termale. Ujërat, katër prej tyre, trajtojnë problemet e reumatizmës. Një tjetër burim është për problemet e lëkurës dhe një për shëndetin e stomakut.
    Llixhat e Bënjës janë një prej destinacioneve kryesore që sjellin vizitorët dhe turistët e huaj në Përmet. Nuk janë kurrë bosh, as dimër e as verë, kur temperaturat jashtë janë po aq të larta sa brenda vaskave termale.
    Bashkë me këtë mrekulli të natyrës, ndërthuret historia që mbart ura e Katiut, që llixhat i ka nën këmbët e saj. E ndërtuar më 1700, ajo ka një lartësi prej 7 metrash.
    Matanë saj gjendet Kanioni i Langaricës.
    Ky vend nuk është kurrë në qetësi. Vizitorë vendas dhe të huaj nuk mungojnë asnjëherë.
    Por thesaret e Përmetit nuk janë të fshehura vetëm në natyrën e egër që ofrojnë rrethinat e tij.
    Në zemër të qytetit, shtëpitë e vjetra përmetare begenisin me gjithë lezet vizitorët e tyre.
    Shtëpia më e vjetër e banuar në Përmet është “Shtëpia Mozaik”. Ajo e ka marrë emrin nga mozaiku që ka të shtruar në oborr.
    Mikpritja nis gjithnjë me raki dhe gliko.
    Turizmi e ka shndërruar atë në një “Guest House” që mikpret kryesisht të huaj, ashtu siç ndodhi edhe gjatë këtyre xhirimeve.
    Shtëpitë përmetare nuk mund të kuptohen pa kopshtet plot ngjyra dhe trëndafilat.
    Glikoja është patenta e Përmetit, ëmbëlsira që mbush çdo tavolinë. Krenar Nurçe, traditën e prodhimit të glikosë e ka kthyer në një sipërmarrje fitimprurëse.
    Kushdo mund të bëjë degustimin e 7 llojeve të glikosë: të arrës, limonit, portokallit… madje edhe të domates.
    Ka shumë të huaj që vijnë në grupe të mëdha për të degustuar glikonë. Shtimi i numrit të turistëve e shtyu atë në këtë sipërmarrje dhe në promovimin e produkteve përmetare.
    Përmeti njihet jo vetëm për natyrën dhe mikpritjen, por edhe për kulturën. Këngët, sazet dhe kabaja e klasifikojnë atë ndër qytetet më të rëndësishme përsa i përket formimit të muzikës popullore qytetare me saze.
    Rreth viteve 1910 dhe 1930 u krijua tradita e parë e sazeve, me usta Medi Përmetin dhe më vonë me Vangjel Leskovikun e Gaqo Lenën. Siç thotë specialisti i muzikologjisë, Ylli Muço, këngët e Përmetit janë lirike.
    Ndërsa gjatë shekullit XX, një kontribut të jashtëzakonshëm në kulturën jo materiale përmetare patën edhe sazet e Laver Bariut, nga vitet ’50.
    Drejtoria e Turizmit, përmes strategjisë turistike, synon të promovojë dhe të nxisë zhvillimin turistik edhe në fshatrat rreth qytetit.
    Numri i turistëve sa vjen e rritet. Ky sezon ka regjistruar më shumë vizitorë se më parë.
    Ky është Përmeti, qyteti i mikpritjes së ngrohtë, natyrës së bukur dhe të egër, Përmeti i historisë dhe penës, i glikos dhe dollive, i sazeve dhe kabasë, që mbetet kurdoherë mikpritës dhe shembull i qytetarisë së mirë.
    Nuk është vetëm një qytet i vogël malor buzë Vjosës magjike, por një botë më vete, ku natyra, historia dhe kultura bashkëjetojnë në harmoni dhe i ofrojnë çdo vizitori një përvojë autentike që mbetet gjatë në kujtesë.
    Në Përmet kalon lumi i fundit i egër i Europës, Vjosa. Shtrati i tij që përdridhet plot hijeshi, mund të shihet nga maja e tretë më e lartë në Shqipëri, maja e Papingut, 2482 m mbi nivelin e detit, pjesë e vargmalit të Nëmërçkës.
    Kjo pikë ka një pamje dominuese 360 gradë: nga Vjosa që kalon përmes Përmetit dhe rrethinave të Frashërit deri në grykën e Këlcyrës në perëndim./ Tv Klan

  • Denoncim/ Monopole dhe korrupsion në menaxhimin e pyjeve dhe kullotave, ja si ish-zyrtarët fitojnë tendera (Dokumenti)

    Denoncim/ Monopole dhe korrupsion në menaxhimin e pyjeve dhe kullotave, ja si ish-zyrtarët fitojnë tendera (Dokumenti)

    Partia Demokratike rikthen sërish shqetësimet për anomalitë në menaxhimin dhe administrimin e pyjeve, kullotave dhe zonave të mbrojtura në Shqipëri.
    Sipas zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjelit, krahas shkeljeve ligjore të denoncuara, nga të dhënat e tenderave rezulton krijimi i monopoleve nga subjekte të preferuara, që lidhen me zyrtarë apo ish-zyrtarë shtetërorë, ndërsa mbi 800 inxhinierë pyjesh janë pa punë dhe nuk mund të ushtrojnë profesionin e tyre.
    Nga analiza e Open Procurement vihet re se procedurat për “Hartimin e planeve të mbarështimit të fondit pyjor dhe kullosor” i jepen pak operatorëve të lidhur:
    “Lurimi” shpk, në pronësi të ish-kreut të IKMT-së Dibër, Lutfi Miftari (i akuzuar për korrupsion), ka përfituar mbi 1 milion euro nga bashki të ndryshme në Shqipëri.
    “Diava Consulting” shpk, me pronare Vjollca Diku, ish-Drejtoreshë në Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, ka përfituar mbi 600 mijë euro.
    Të tjera subjekte të lidhura si “Deja” shpk dhe “Arabel Studio shpk”, e fundit me pronare Ana Nishku, e arrestuar nga SPAK për tenderin e bashkisë Bulqizë.
    Ekspertët e pyjeve nga strukturat e PD-së kanë denoncuar se planet e mbarështimit thjesht kopjohen nga planet e vjetra, pa verifikime në terren, dhe pa materializim në mënyrë profesionale të kufijve dhe sipërfaqeve pyjore.
    Gjithashtu mungojnë raportet e monitorimit nga Agjencia Kombëtare e Pyjeve, dhe shpenzimet për këto plane janë shumë të larta, pa përditësime reale në kadastrën pyjore.
    Pavarësisht këtyre konstatimeve, ministrja e linjës, Mirela Kumbaro (Furxhi), nuk ka marrë masa, ndaj PD kërkon nga organet e hetimit që të nisin menjëherë procedurat për identifikimin dhe ndëshkimin e shkelësve.
    “Pasuria kombëtare është e shqiptarëve, jo e ministrave, drejtorëve apo zyrtarëve të kësaj qeverie të korruptuar,” përfundon Genta Vangjeli.
    denoncim pd
    Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:
    Nuk është hera e parë që PD ngre zërin për anomalitë që lidhen me administrimin dhe menaxhimin pyjeve, kullotave dhe zonave të mbrojtura.
    Krahas anomalive ligjore të krijuara dhe denoncuara, nga të dhënat e administruara nga e tenderave vërehet krijimi i monopoleve nga subjekte preferencialë të lidhur me zyrtarë apo ish zyrtarë shtetërorë, ndërkohë që mbi 800 inxhinierë pyjesh janë pa punë, duke u privuar nga e drejta për të ushtruar profesionin e tyre qoftë dhe në mënyrë private.
    Sipas Open Procurement konstatohet se procedurat e prokurimit me objekt ‘Hartimin e planeve të mbarështimit të fondit pyjor dhe kullosor për ekonominë pyjore në zona të ndryshme’, shkojnë tek një grusht operatorësh.
    Kryeson subjekti ‘Lurimi’ shpk në pronësi të ish-kreut të IKMT-së Dibër, Lutfi Miftari i akuzuar për korrupsion. Ky subjekt sipas Open Corporates ka përfituar mbi 1 milion euro (me TVSH) nga bashkitë e Prrenjas, Bulqizë, Shkodër, Cërrik, Tepelenë, Tiranë, Pogradec, Dropull, Përmet etj.
    Subjekt tjetër ‘Diava Consulting’ shpk me pronare znj. Vjollca Diku e cila ka mbajtur detyrën e Drejtoreshës në administratën shtetërore pranë Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura. Ky subjekt sipas Open Corporates ka përfituar mbi rreth 600 mijë euro (me tvsh) nga bashkitë Shkodër dhe Tiranë.
    Subjekte të tjerë ‘Deja’ shpk (Haziz Porja) dhe ‘Arabel Studio shpk’ e kjo e fundit në pronësi të znj. Ana Nishku, akuzuar për veprën penale ‘Falsifikim i dokumenteve’, e cila ka qenë një nga të arrestuarit e SPAK për tenderin e bashkisë Bulqizë që penalizoi Lefter Allën.
    Ekspertët e pyjeve, pjesë e strukturave të PD, kanë denoncuar se: Planet thjesht kopjohen nga ish planet e vjetra të mbarështimit të cilave u ka kaluar afati i përdorimit, duke evituar matjet dhe grumbullimin e të dhënave në terren;
    Është e pa mundur që një subjekt të hartojë 2-3 apo 4 plane mbarështimi në një vit. Nëse vizitohet terreni për verifikimin e punimeve të kryera nuk gjendet asnjë shenjë ndarëse e ekonomive, ngastrave dhe n/ngastrave sipas kërkesave të manualit; (Ku të jenë materializuar në terren kufijtë me bojë të kuqe dhe tabela me numrat e ngastrave apo n/ngastrave).
    Nuk gjenden sipërfaqet prove të inventarizimit të grumbujve pyjor të materializuar në terren; (Ku numri i sipërfaqeve prove për inventarizim të grumbujve pyjore, për një ekonomi pyjore varion nga 2000 – 3500 apo me shumë sipërfaqe, realizimi i të cilave kërkon kohë dhe staf profesional).
    Mungojnë raporte e monitorimit në terren nga strukturat e Ministrisë Turizmit dhe Mjedisit. (Agjencia Kombëtare Pyjeve); Shpenzimet për hartimin e këtyre planeve janë marramendëse, ato përgjithësisht janë të papërditësuara në kadastrën e fondit pyjor dhe kullosor kombëtar, (Inxhinierët që kanë marrë pjesë në këto studime).
    Duke qenë se Ministrja e linjës Mirela Kumbaro (Furxhi) nuk ka reaguar për të marrë masa lidhur me këto konstatime, Partia Demokratike kërkon nga organet e hetimit të nisin menjëherë procedurat ligjore për identifikimin dhe penalizimin e shkelësve të ligjit. Pasuria kombëtare është e shqiptarëve, nuk është as e ministrit as e drejtorëve as e zyrtarëve të kësaj qeverie të korruptuar.

  • Në thellësi të natyrës së egër të Bredhit të Hotovës

    Në thellësi të natyrës së egër të Bredhit të Hotovës

    Përmeti është shndërruar në një destinacion turistik që çdo vit e më shumë po tërheq vëmendjen e turistëve të shumtë, vendas e të huaj.
    Parqet natyrore, Lumi Vjosa, llixhat kurative të Bënjës, kishat e vjetra, krijojnë një peizazh unik.
    Një prej destinacioneve më të veçanta është Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli.
    Klan Explorer ka udhëtuar në thellësi të këtij parku, duke sjellë pamje të mrekullueshme të natyrës së tij të egër dhe jo vetëm./Klan News

  • Sherr mes adoleshentëve në Përmet, ndërhyn policia

    Sherr mes adoleshentëve në Përmet, ndërhyn policia

    POLICIA E SHTETIT
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një 17-vjeçar, banues në Përmet, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një bashkëmoshatar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • Sherr në Përmet, policia nis hetimet

    Sherr në Përmet, policia nis hetimet

    POLICIA E SHTETIT
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit I. H., 40 vjeç dhe H. L., 53 vjeç, të dy banues në Përmet, pasi dje, dyshohet se janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • Projekti për integrimin urban dhe turizmin me BB, gjashtë kontrata për punë të reja

    Projekti për integrimin urban dhe turizmin me BB, gjashtë kontrata për punë të reja

    Vlerësimi i fundit i Bankës Botërore për projektin për Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turistik vlerëson ecurinë e deritanishme për arritjen e objektivave si të kënaqshëm duke nënvizuar se një pjesë e mirë e punimeve e të parashikuara në qytetet turistike kanë përfunduara.Ndërkohë financimi shtesë ka sjellë edhe nënshkrimin e gjashtë kontratave të reja për punë civile në këto rajone”.“Punimet kryesore civile janë përfunduar në katër bashkitë e projektit, duke përfshirë përmirësimin e integruar urban në Berat dhe Përmet; rruga për këmbësorë dhe automjete për në Kalanë e Beratit, shëtitorja dhe shkallët në Sarandë, Pazari dhe Sistemi i Muzeve në Gjirokastër, rehabilitimi i Kalasë së Gjirokastrës dhe Sheshi “Çerçiz” në Gjirokastër; punimet për përmirësimin e integruar urban në Gjirokastër dhe Sarandë pritet të përfundojnë deri në fund të qershorit 2025. Janë nënshkruar gjashtë kontrata për punime civile të financuara nga Financimi Shtesë.Projekti në fjalë nisi me një shume prej rreth 71 milionë dollarësh ne bërë efektive në 30 prill 2017 dhe disbursuar deri më tani në masën 85.5 për qind ndërkohë që kredia shtesë u bë efektive në 9 dhjetor 2022 dhe përfshin një shumë prej 34 milionë dollarësh.Disbursimet për këtë të dytën llogariten në 10.12 për qind.Projekti mbi zhvillimin urban dhe turizmin financohet nga Banka Botërore dhe qeveria shqiptare duke synuar:përmirësimin e infrastrukturës urbanerritjen e vlerës së aseteve turistikeforcimin e kapaciteteve institucionale për mbështetjen e zhvillimeveekonomiko-sociale që lidhen me turizmin.Projekti përqendrohet në disa qytete kryesore por aktivitetet e tij përfshijnë edhe destinacione të tjera turistike që plotësojnë itinerarin e Shqipërisë jugore. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Vranë Grei Bihucin pas sherrit në rrjetet sociale, Prokuroria e Fierit kërkon 37 vite burg për 2 autorët

    Vranë Grei Bihucin pas sherrit në rrjetet sociale, Prokuroria e Fierit kërkon 37 vite burg për 2 autorët

    Grei Bihuci

    FIER-Prokuroria e Fierit ka kërkuar në total 37 vite burg e 6 muaj për dy autorët e dyshuar të vrasjes së Grei Bihuci në mars 2024. Dy kushërinjtë, Florian Muka 18-vjeç dhe Klajdi Muka 16 vjeç, akuzohen për veprat penale ‘Vrasja me paramendim’, dhe ‘Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta’.
    Për Florian Mukën, Prokuroria e Fierit kërkon 25 vite burg, ndërsa për kushëririn e tij që është hetuar në arrest shtëpie, është kërkuar 12 vite e 6 muaj burg.

    NJOFTIMI:
    Prokuroria pranë Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq Florian Muka dhe K. Muka për veprat penale ‘Vrasja me paramendim’, e kryer në bashkëpunim dhe ‘Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta’, të parashikuara nga nenet 78/1 e 25 dhe 279/2 të Kodit Penal.
    Nga hetimet e kryera mbi procedimin penal nr. 382 të vitit 2025, rezultoi e provuar se, në datën 11.03.2024, rreth orës 11:30, në lagjen “Kongresi i Përmetit” të qytetit të Fierit, gjatë një takimi për t’u sqaruar lidhur me një konflikt të ndodhur ditë më parë dhe të publikuar në rrjetet sociale, të pandehurit, të cilët kanë pasur me vete armë të ftohta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur viktimën, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier kërkoi  Deklarimin fajtor të të pandehurit Florian Muka për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, dhe në bazë të neneve 78/1 e 25 të Kodit Penal dënimin e tij me 25 vjet burgim.
    Si dhe deklarimin fajtor të të miturit në konflikt me ligjin K. Muka për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, dhe në bazë të neneve 78/1 e 25 dhe 51 të Kodit Penal dhe 97/2 të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur, dënimin e tij me 12 vjet dhe 6 muaj burgim.
    Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të të gjithë personave që kryejnë vepra penale kundër jetës dhe shëndetit.
    Ngjarja ndodhi mesditën e datës 11 mars, ku gjatë një konflikti dy adoleshentët kanë goditur me thikë për vdekje Grei Bihucin. 
    Paraditen e 11 Marsit, sapo kishte mbaruar mësim dhe u thirr në telefon nga shoku i tij i mitur, i cili ishte ne telashe. 11 adoleshentë të moshës nga 15 deri në 19 vjeç u përfshin në një konflikt fizik para hotel “Fieri”, me zanafillë një thikë që autori Florian Muka ia kishte dhënë mikut të Greit për ta mbajtur, me të drejtë kthimi. Por ky i fundit nuk ia ktheu dhe këtu lind debati sa në rrjetet sociale aq dhe në lulishtet e qytetit. Muka goditi me thikë Grei Bihucin, me të cilin nuk kishte njohje, por siç ka deklaruar më herët, e ka qëlluar për shkak se gjatë sherrit një person e goditi me përforcues grushti./ZËRI

  • Vrasja e Grei Bihucit në Fier/ Prokuroria mbyll hetimet, çon në gjyq dy autorët

    Vrasja e Grei Bihucit në Fier/ Prokuroria mbyll hetimet, çon në gjyq dy autorët

    Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq për ‘Vrasje me paramendim’ dy shtetas, ku pas një konflikti në rrjetet sociale vranë shtetasin Grei Bihuci.
    Prokuroria pranë Shkallës së Parë Fier, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit F.M. dhe K.M. për veprat penale ‘Vrasja me paramendim’, e kryer në bashkëpunim dhe ‘Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta’, të parashikuara nga nenet 78/1 e 25 dhe 279/2 të Kodit Penal.
    “Nga hetimet e kryera mbi procedimin penal nr. 382 të vitit 2025, rezultoi e provuar se, në datën 11.03.2024, rreth orës 11:30, në lagjen “Kongresi i Përmetit” të qytetit të Fierit, gjatë një takimi për t’u sqaruar lidhur me një konflikt të ndodhur ditë më parë dhe të publikuar në rrjetet sociale, të pandehurit F.M. dhe K.M., të cilët kanë pasur me vete armë të ftohta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur viktimën G.B., duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.
    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier kërkoi Deklarimin fajtor të të pandehurit F.M. për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, dhe në bazë të neneve 78/1 e 25 të Kodit Penal dënimin e tij me 25 vjet burgim. Si dhe deklarimin fajtor të të miturit në konflikt me ligjin K.M. për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, dhe në bazë të neneve 78/1 e 25 dhe 51 të Kodit Penal dhe 97/2 të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur, dënimin e tij me 12 vjet dhe 6 muaj burgim”, thuhet në njoftim.
    Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të të gjithë personave që kryejnë vepra penale kundër jetës dhe shëndetit.

  • Vrasja e Grei Bihucit në Fier/ Prokuroria mbyll hetimet, çon në gjyq dy autorët, njëri pre tyre i mitur

    Vrasja e Grei Bihucit në Fier/ Prokuroria mbyll hetimet, çon në gjyq dy autorët, njëri pre tyre i mitur

    Vranë shtetasin Grei Bihuci pas konfliktit të nisur në rrjetet sociale, Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq për ‘Vrasje me paramendim’ dy shtetas, një prej të cilëve i miturReklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Prokuroria pranë Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit Florjan Muka dhe Klajdi Muka për veprat penale ‘Vrasja me paramendim’, e kryer në bashkëpunim dhe ‘Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta’, të parashikuara nga nenet 78/1 e 25 dhe 279/2 të Kodit Penal.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Nga hetimet e kryera mbi procedimin penal nr. 382 të vitit 2025, rezultoi e provuar se, në datën 11.03.2024, rreth orës 11:30, në lagjen “Kongresi i Përmetit” të qytetit të Fierit, gjatë një takimi për t’u sqaruar lidhur me një konflikt të ndodhur ditë më parë dhe të publikuar në rrjetet sociale, të pandehurit F.M. dhe K.M., të cilët kanë pasur me vete armë të ftohta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur viktimën G.B., duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier kërkoi Deklarimin fajtor të të pandehurit F.M. për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, dhe në bazë të neneve 78/1 e 25 të Kodit Penal dënimin e tij me 25 vjet burgim. Si dhe deklarimin fajtor të të miturit në konflikt me ligjin K.M. për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, dhe në bazë të neneve 78/1 e 25 dhe 51 të Kodit Penal dhe 97/2 të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur, dënimin e tij me 12 vjet dhe 6 muaj burgim. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të të gjithë personave që kryejnë vepra penale kundër jetës dhe shëndetit. Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”