Tag: Përmet

  • Skandali i ndotjes në Vjosë, nën hetim përgjegjësi i sektorit të dekantimit të naftës të Albpetrol

    Skandali i ndotjes në Vjosë, nën hetim përgjegjësi i sektorit të dekantimit të naftës të Albpetrol

    Përparim Memaj

    VLORË- Pas skandalit me ndotjen në lumin e Vjosës, Policia e Vlorës ka vënë në hetim Përparim Memaj. Ky i fundit mban detyrën e përgjegjësit në sektorin e dekantimit të naftës, në fshatin Gorisht. Memaj, është punonjës i kompanisë ku përpunohet nafta, e cila administrohet nga Albpetroli. Nga ajo që bën me dije Policia, dyshohet se rrjedhja e naftës në lumë, vjen nga vendi i quajtur “Përroi i Madh” të Gorishtit.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin P. M., 59 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë përgjegjës sektori i dekantimit të naftës, në fshatin Gorisht, Selenicë, pasi dyshohet se nga ky sektor janë derdhur mbetje nafte në vendin e quajtur “Përroi i Madh” të Gorishtit, duke shkaktuar ndotje,”- njoftoi Policia e Vlorës.
    Skandali mjedisor në Parkun Kombëtar të Vjosës, në lumin e fundit të egër të Evropës, u bë publik nga CEO i “Riverëatch”, Ulrich Eichelmann, i cili shkoi vetë në terren. Me një video të publikuar në faqën zyrtare, ai u fut vetë në degën e lumit dhe nxorri nga aty një sërë kafshës të ngordhura, si një shenjë të dëmit mjedisor të shkaktuar në zonë. Rreziku është se dega e përroit nga ku rrjedh nafta, lidhet me degën kryesore të lumit. Kështu që nëse nuk ndërhyhet shpejt, rrezikohet e gjithë zona e mbrojtur. Parku Kombëtar i Vjosës është shtrirë në një sipërfaqe mbrojtjeje prej 12.727 hektarë, që është gjithë sipërfaqja ujore, sipërfaqja bregore e lumit, bashkë me disa sipërfaqe të tjera tokësore së bashku me të tre degët e lumit Vjosë (Lumi Drino, Lumi Bënçë dhe Lumi i Shushicës).
    Për të mësuar më shumë lidhur me atë që nuk ka shkuar mirë në terren, ZËRI ka tentuar që të marrë një përgjigje nga disa institucione të shtetit si: Ministria e Turizmit dhe Mjedisit; Agjencia Kombëtare e Mjedisit (AKM); Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) dhe Bashkisë Përmet dhe Tepelenë, por deri më tani nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Edhe pse skandali i ka shqetësuar të gjithë, nuk ka asnjë reagim as nga kompania “AlbPetrol”, që mesa duket është përgjegjëse për këtë situatë./ZËRI

  • Përmirësimi i sinjalistikës dhe sigurisë rrugore, ARRSH 4 milionë euro për tre rajone

    Përmirësimi i sinjalistikës dhe sigurisë rrugore, ARRSH 4 milionë euro për tre rajone

    Autoriteti Rrugor Shqiptar do të ndërhyjë në akset rrugore në tre rajone në vend në funksion të përmirësimit të sinjalistikës dhe rritjen e sigurisë. Tre procedura prokurimi me një fond limit total prej 403 milionë lekësh apo rreth 4 milionë euro parashikojnë ndërhyrje specifike.Konkretisht bëhet fjalë për tre lote:  “Përmirësimi i sinjalistikës horizontale, vertikale dhe pajisjeve të sigurisë rrugore në akset e Rajonit Verior Shkodër Loti 1 (2025)” me fond limit 196 milionë lekë, “Përmirësimi i sinjalistikës horizontale, vertikale dhe pajisjeve të sigurisë rrugore në akset e Rajonit Qendër Perëndim (Tiranë) loti 2 (2025)” me fond limit 183.3 milionë lekë dhe  “Përmirësim i sinjalistikës horizontale, vertikale dhe pajisjeve të sigurisë rrugore në akset e Rajonit Jugor Gjirokastër, loti 3 (2025)” me fond limit 207 milionë lekë.Ndërhyrjet në VeriJanë disa akse ku synohet të ndërhyhet në zonën e Veriut ë ë tilla si : Përmirësimi i Sinjalistikës Vertikale në Segmentin Rrugor Milot-Hani i Hotit ( SH 1 ) 79 km. · Zëvendësimi, plotësimi dhe saktësimi i sinjalistikës vertikale. II. Përmirësimi i Sinjalistikës Horizontale në Segmentin Rrugor Milot – Lezhë – Shkodër ( SH 1 ) 47 km. · Rifreskimi i vijëzimit anësor dhe vijave të mesit si dhe ishujve te trafikut e shigjetave. III. Përmirësimi i Sinjalistikës Vertikale në Segmentin Rrugor Qafe Mali – Fierze ( SH 22 ) 57 km. ·Zëvendësim, plotësimi dhe saktësimi i sinjalistikës vertikale. IV. Përmirësimi i Sinjalistikës Vertikale dhe Horizontale Qafe Bualli – Ura e Cerenecit ( SH 6 ) 21 km. · Zëvendësim, plotësimi dhe saktësimi i Sinjalistikës Vertikale.Ndërhyrjet në rajonin Qendër PerëndimSegmentet rrugore të cilët do t’i nënshtrohen përmirësimit të sinjalistikës horizontale, vertikale si dhe të sigurisë rrugore ndodhen në Rajonin Qendër Perëndim dhe përshkojnë disa rrethe të këtij Rajoni. Ato janë pjesë e Rrjetit Rrugor Kombëtar që administrohen nga ARRSH. Segmente ku do të ndërhyhet: 1. Bishti i Zhurit – Elbasan (Papër) (SH 7) 31.40 km; 2. Cerrik – Belsh (SH 58) 10.40 km; 3. Belsh – Kosovë e Vogël (SH 68) 15.90 km; 4. Fier Shegan – Kozarë (Murriz) 6.60 km; 5. City Park – Durrës (SH 2) 21.50 km; Riparimi i Fugave të Urave: 1. Banjë – Gramsh (SH 59) 17.20 km; 2. Bishti i Zhurit – Elbasan (Papër) (SH 7) 31.40 km; 3. Ura e Dajlanit, Mbikalimi PlepaNdërhyrje në rajonin JugorSegmentet rrugore të cilët do t’i nënshtrohen përmirësimit të sinjalistikës horizontale, vertikale si dhe të sigurisë rrugore ndodhen në Rajonin Jugor dhe përshkojnë disa rrethe të këtij Rajoni. Ato janë pjesë e Rrjetit Rrugor Kombëtar që administrohen nga ARRSH. Segmente ku mendohet të ndërhyhet: 1. Tepelenë – Gusmar – Kuç 35 km; 2. Qeparo – Ura e Laskos (Kuç) (SH 76) 17 km; 3. Ura e Leklit – Këlcyrë – Përmet (SH 75) 35km; 4. K/Bylis – K/Segmentit Ballsh – Fratar (Qafa e Kashit) 4.30 km; 5. Jeta e Re – Kosovë e Vogël (SH 68) 4.40 km; 6. Qeparo – ShënVasil (SH 8) 25.40 km 7. Levan – Kufi Mallakastër (SH 4) 42.80 km; Ndriçimi: · Qeparo – Ura e Laskos (Kuç), 1 kryqëzim; · Lushnje – Fier Shegan, në kryqëzimin Jeta e Re, 1 kryqëzim; · Levan – Kufi Mallakastër, 11 kryqëzime; Riparimi i Fugave të Urave: · Ura e Bënçës    Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Rrjet sistematik korrupsioni/ Fondet e Bashkisë së Përmetit, mekanizëm për pastrim parash?

    Rrjet sistematik korrupsioni/ Fondet e Bashkisë së Përmetit, mekanizëm për pastrim parash?

    Ky investigim zbulon një rrjet sistematik korrupsioni në Bashkinë e Përmetit, ku tendera publike për ushqime, ndërtim dhe mjedis përdoren si mekanizëm për pastrim parash, përfitime private dhe impakt negativ në shëndetin dhe ambientin publik. Nga blerjet absurde gjatë pandemisë 2020 për kopshte e konvikte, te tenderi i pazakontë për shkollën “Sami Frashëri” – ku të gjithë konkuruan përveç fituesit të paracaktuar – skandali sjell në pah abuzimet me ligjet e prokurimit dhe favoritizimet.
    Emërimet e pa konkurruara në administratën lokale, si dhe implikimet e familjeve të zyrtarëve në kompanitë fituese, dëshmojnë për klientelizëm dhe kapje të shtetit në nivel vendor. Zjarri në landfillin e Piskovës dhe mungesa e dokumentacionit për ndërtim janë përshkrime tragjike të një paaftësie institucionale që shpie në degradim ambiental.
    Kjo ngrehinë që shihni ndodhet në Përmet. Është ndërtuar dikur për akomodimin e konviktorëve por sot nuk dihet statusi duke e humbur dhe kthyer në një qendër që vetëm gjeneron korrupsion. Emërtimi në shkresat e e bashkisë Përmet duket se i kanë humbur identitetin.
    Bazuar në investigimin e bërë nga “Vetting” para pak ditësh u konstatua që në konvikt nuk kishte konviktorë por për të justifikuar shpenzimet e qindra milionave lekeve nga ana a e bashkisë u shpreh se nuk është konvikt më por qendër për të moshuarit.
    Kjo provuar te paktën sipas deklarimeve të bëra nga ana e Bashkisë Përmet, me datë12.05.2025 e cila shprehet se: “Nuk ka filluar ende implementimi i projektit jemi ende në fazë përgatitore”.
    Ekspertja Romina Radoshiç shprehet për Vetting: “Le të themi që qeveria e sheh si pjesë integrale dhe qëndër për të moshuar dhe konvikt në rradhë të parë nuk ka sens logjik së dyti duhet të ishte që në që në fillim prat ë përcaktohej në cfarë vendi apo sa metër katror është secila për të moshuar dhe për të rinjtë është qëndër për të moshuar apo konvikt. Pra duhet të jetë e e përcaktuar me letra dhe derisa nuk ëhstë e epërcaktuar me letra cdo gjë duhet të jetë në rrugë formale jemi institucion”.
    Gazetarët e emisionit “Vetting” nga verifikimet në terren zbuluan se të moshuarit nuk kishin dijeni që konvikti ishte kthyer në një qendër ku u jepnin ushqim të moshuarve në nevojë dhe asnjë prej tyre nuk frekuentonte ambientet e konviktit.
    Ekipi i “Vetting” udhëtoi përsëri drejt Përmetit dhe foli drejtpërdrejt me pensionistët të cilët, sipas pretendimeve të bashkisë, duhet të ishin duke përfituar vakte ushqimore falas.
    Përgjigjja e tyre ishte e prerë:
    Ku kanë përfunduar fondet publike?
    Ky është thelbi i pyetjes që ngrihet. Kush i ka përfituar këto tendera? Kush i ka konsumuar këto ushqime?
    Tenderi për materiale kuzhine për konviktin dhe çerdhen e Bashkisë Përmet. Në këtë strukturë punonjësit e bashkisë janë duke u paguar ndërkohë shpenzimet kanë zero ekonomicitet.
    Sekonomistja sqaron se:Për sa kjo bashki nuk ka një dokumentacion që ta vertetoj atëher kjo gjë vihet në dyshim duhet të ketë hetim.
    Agron Haxhimali kryetari i Shoqatës së Bashkive shprehet për “Vetting”: “Raporti duhet të ndryshojë, qytetarët paguajnë për të marrë shërbime jo për shpërdorim”.
    Tenderi i hapur në datën 05.08.2024 me REF-15301-08-05-2024 është shpallur fitues firma 5 XH GROUP.
    Tenderi u hap me fond limit 183 143,00 lekë. Ndërsa më tej një tjetër tender është hapur për BLERJE USHQIME PËR KOPSHTIN ME DREKË, ÇERDHEN DHE KONVIKTIN NË BASHKINË PËRMET PËR VITIN 2024
    Skandali i Tenderëve në Bashkinë e PërmetitMë 16 janar 2024, Bashkia e Përmetit shpalli një tender publik me numër reference REF-93355-01-18-2024 për blerjen e ushqimeve për kopshtin me drekë, çerdhen dhe konviktin e shkollës së mesme për vitin 2024. Ky tender kishte një vlerë të konsiderueshme prej 39 milion lekësh.
    Sipas dokumenteve, marrëveshja parashikon blerjen e:4150 litra qumësht, 1698 litra kos, 12,718 kokrra vezë, 40.5 litra vaj luledielli, 600 kg mish viçi, 127 kuintalë miell gruri, 1349 kg patate, 812 kg karrota, 893 kg portokalle
    Por çfarë bie në sy?
    Në faqen zyrtare të Bashkisë Përmet rezulton se vetëm çerdhja e qytetit, me 32 fëmijë, merr furnizim të plotë ushqimor. Kjo çerdhe, ka një tarifë ditore prej 230 lekësh për fëmijë, gati dy herë më e lartë se çerdhet e tjera publike. Ndërkohë, 10 kopshtet e tjera, përfshirë “Kopshtin nr.1” dhe “Kopshtin Pacomit”, janë plotësisht pa furnizim ushqimor.
    Edhe konvikti i shkollës së mesme, me një numër më të vogël nxënësish sesa çerdhja, ngre dyshime të arsyeshme mbi përdorimin e këtyre fondeve. Si shpjegohet që për këtë strukturë me aktivitet minimal figurojnë 7 punonjës?
    “Ajo duhet të marrë përgjegjësi që e ka planifikuar, bashkitë duhet të planifikojnë në mënyrë strategjike t’i po më bën investim 300 mijë euro, por student ke vetëm 1”, shprehet Agron Haxhimali, kryetari i shoqatës së bashkive.
    Fituesi i tenderit dhe fijet me botën e krimitTenderin e ka fituar kompania GERTI 1987, me administrator dhe aksioner Elgert Laska. Kjo kompani, e themeluar fillimisht për import-eksport të pjesëve të këmbimit për automjete të tonazhit të rëndë, me kalimin e kohës ka shtuar aktivitetin edhe në: tregtim ushqimesh, bulmeti, fruta-perimesh, shërbime katering, bar-restorant, shitje karburantesh, pajisjesh hidrosanitare, madje edhe tregtim të plehrave kimike e cigareve
    Ky zhvillim i pazakontë ngre pikëpyetje mbi kapacitetin real të kompanisë për të ofruar shërbim cilësor në ushqimin e fëmijëve.
    Për më tepër, Elgert Laska ka lidhje biznesi me Olta Sharrën, bashkëshorten e Gentian Sharrës, një nga figurat kyçe të bandës së Talo Çelës. SPAK e ka identifikuar Sharrën si të dënuar për trafik droge dhe autor i disa grabitjeve të rënda, përfshirë edhe grabitjen e famshme të Rinasit.
    Ekzistojnë dyshime se paratë e grabitura në Rinas janë përzier me fonde publike përmes tenderave të fituar nga kompanitë ku Olta Sharra figuron si pronare ose bashkëpronare. Kështu, përmes kompanisë GERTI 1987 dhe të tjerave si MPED-XH GROUP, janë përfituar miliona euro nga fonde publike, duke shërbyer njëkohësisht si mjet për pastrim parash.
    Vetëm nga tenderat në bashkitë Elbasan, Librazhd dhe nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme, Olta Sharra ka përfituar mbi 14 milionë USD. Ndërkohë, rreth 5 milionë euro pasuri janë sekuestruar nga drejtësia shqiptare në vitin 2022.
    Janë një sër pyetjesh që kërkojnë përgjigje: Pse fondet publike për ushqimin e fëmijëve administrohen me kaq mungesë transparence? Pse vetëm një çerdhe përfiton ndërkohë që të tjerat janë të lëna pas dore? Si shpjegohet përfshirja e një kompanie me lidhje të dyshimta në një tender për ushqimin e fëmijëve?
    Ekspertja e ekonomisë shprehet se: “Institucionet duhet të mbajnë përgjegjësi duke përfunduar tek individët që kanë firmosur. Duhet të hetohen këto fonde që janë në shpërdorim. Kush do të mbajë përgjegjësi?”.

  • Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Valles Burimore, grupet pjesëmarrëse sollën vallet nga trevat shqiptare

    Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Valles Burimore, grupet pjesëmarrëse sollën vallet nga trevat shqiptare

    Nga Julia Vrapi
    Vallet nga trevat shqiptare erdhën përmes interpretimit të grupeve të ndryshme folklorike në Festivalin Folklorik Tipologjik Kombëtar të Valles Popullore Burimore. Festivali këtë vit zhvilloi edicionin e tij të 13-të dhe u zhvillua për dy ditë me radhë në qytetin e Lushnjës. Ky aktivitet kulturor ka për qëllim të paraqesë vlerat dhe arritjet më të mira në gjininë e valles popullore, si dhe të gjallërojë jetën kulturore. Në festival vjen krijimtaria më cilësore e të gjitha rretheve të vendit, ku bëhet edhe paraqitja e kostumeve popullore kombëtare. Në këtë festival merrnin pjesë grupe të ndryshme, por çmimi i parë i këtij edicioni të 13-të këtë vit shkoi për grupin e Hasit. Juria në Festivalin Folklorik Tipologjik Kombëtar të Valles Popullore Burimore e vlerësoi për origjinalitetin, ruajtjen e elementëve burimorë dhe interpretimin artistik.
    Grupe të ardhura nga të gjitha trevat shqiptare parakaluan në hapje të edicionit XIII të Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar të Valles Popullore Burimore, ku Qendra Kombëtare e Veprimtarive Tradicionale shprehet se parada e natës së parë solli atmosferën e paharrueshme të fillimit, ku tradita, kostumet dhe energjia e grupeve konkurruese u kthyen në një festë të gjallë në zemër të qytetit.  Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Valles Popullore Burimore u zhvillua në sheshin kryesor të qytetit të Lushnjës, ndërsa Qendra Kombëtare e Veprimtarive Tradicionale shprehet se edhe nata e dytë nisi me ritëm. “Edicioni XIII i Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar të Valles Popullore Burimore e nisi mbrëmjen me ritëm, emocione dhe krenari për trashëgiminë tonë shpirtërore. Grupet pjesëmarrëse sollën në skenë vallet burimore nga trevat shqiptare, duke përcjellë për publikun një energji të jashtëzakonshme për traditën”, thuhet nga kjo qendër. Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Valles Popullore Burimore  këtë edicion u zhvillua në datat 23 dhe 24 qershor.
     Festivali në Lushnjë pjesë e veprimtarive të tjera folklorike
    Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Valles Popullore u zhvillua për herë të parë në vitin 2006 në qytetin e Lushnjës, ndërsa zhvillohet në vijim edhe të festivale të tjerë folklorike në vendin tonë përgjatë një viti dhe që vijnë me një program të pasur për publikun. Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Iso Polifonisë është një prej tyre, i cili ka për qëllim të paraqesë dhe të nxisë vlerat e arritjet më të mira të kësaj gjinie. Pjesë e veprimtarive është edhe Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Këngës Popullore Qytetare, i cili ka për qëllim paraqitjen, nxitjen dhe promovimin e vlerave dhe të arritjeve më të mira të këngës qytetare shqiptare si një gjini, ku bashkëjetojnë elemente tradicionale të trashëguara dhe shprehje të reja të prejardhura nga kultura qytetare, po ashtu edhe Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Sazeve Popullore  është një prej aktiviteteve kombëtare në fushën e trashëgimisë jomateriale në lidhje me traditën e muzikës me saze si shprehje e isopolifonisë me vegla. Muzika me saze përfshin të gjitha rrethet e Jugut, të Juglindjes dhe Jugperëndimit të Shqipërisë, në mënyrë të veçantë muzikën e disa qyteteve si: Korça, Vlora, Pogradeci, Përmeti, Berati, Leskoviku. Një tjetër aktivitet është edhe Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Rapsodëve dhe Instrumentistëve Popullorë në Lezhë.
     
  • Me drogë në makinë, ndalohet çifti i turistëve francezë në Përmet

    Me drogë në makinë, ndalohet çifti i turistëve francezë në Përmet

    POLICIA E SHTETIT
    Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve të DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasen M. C., 33 vjeçe, dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. B., 33 vjeç, të dy banues në Francë, pasi dje, në PKK Tre Urat, Përmet, në hyrje të RSH-së, në automjetin furgon (rulo) me të cilin qarkullonin, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabisi Sativa, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • Cilësia e plazheve në Shqipëri, Fation Plaku: Ndotja mbetet ende shqetësuese

    Cilësia e plazheve në Shqipëri, Fation Plaku: Ndotja mbetet ende shqetësuese

    Edhe pse gjatë dy-tre viteve të fundit cilësia e plazheve vendase është përmirësuar, duke u lënë më shumë hapësira publike pushuesve dhe duke kufizuar disi sektorin privat, ndotja e ujërave dhe e ambienteve përreth mbetet ende një shqetësim për vizitorët.
    Fation Plaku, udhërrëfyes dhe eksplorues, shprehet për gazetarin Drini Zeqo, në Klan News, se përpjekjet e Ministrisë së Turizmit nuk janë ende të mjaftueshme dhe se plehrat në brigjet shqiptare vazhdojnë të jenë të pranishme.
    “Ministria ka bërë një punë të mirë për pastrimin e plazheve, por plehrat janë ende aty. Përveç shtetit, edhe sektori privat duhet të ndërmarrë nisma për pastrimin. Personat që ndosin ambientin duhet të gjobiten“, thekson Plaku.
    Megjithatë, Shqipëria vazhdon të mbetet një destinacion turistik shumë i dashur. Përveç aktiviteteve në plazh, vendi ynë ofron edhe sporte të ndryshme ujore, ecje malore (hiking), rafting, si dhe promovon kulinarinë vendase në zona si Përmeti apo Dhërmiu.
    Lumi Vjosa dhe kanionet e Osumit mbeten dy destinacione të preferuara për rafting.
    “Në Vjosë mund të bësh rafting gjatë gjithë vitit, ndërsa Osumi është i aksesueshëm deri në fund të majit”, shprehet eksploruesi.
    Për turistët, Shqipëria është ende një destinacion i pëlqyer. Shumica prej tyre e njohin përmes rrjeteve sociale dhe, përveç guidave të organizuara, shumë preferojnë ta eksplorojnë vendin edhe në mënyrë të pavarur./tvklan.al

  • Asambleja e Përgjithshme të Zakonshme e FSHF 2025, fjala e Armand Dukës

    Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme e FSHF 2025 mbajti punimet këtë të mërkurë në “Shtëpinë e Futbollit, duke bërë bashkë të gjitha strukturat përfaqësuese të futbollit shqiptar.

    Nën drejtimin e Presidentit Armand Duka dhe anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, në këtë Asamble morën pjesë jo vetëm përfaqësuesit e shoqatave anëtare, por nderuan me praninë e tyre edhe përfaqësuesi i FIFA-s, Marco Ferri, përfaqësuesi i UEFA-s, Jozef Kliment si edhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj.Ogerta Manastirliu.

    Më poshtë gjeni fjalën e plotë të Presidentit Armand Duka gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme të FSHF-së.

    “Të nderuar miq e të ftuar,

    E nderuar znj. Ministre Manastirliu,

    I nderuar Marko,

    I nderuar Jozef,

    Të dashur anëtarë të Asamblesë sonë,

    Është gjithmonë një kënaqësi dhe privilegj për mua t’ju uroj mirëseardhjen në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së, e cila është, pa as më të voglin dyshim, një nga periudhat më historike dhe më me rezultate për federatën tonë.

    Në këtë fjalim të shkurtër përshëndetës, por edhe pasqyrues, nuk do të hyj në detaje, pasi ato janë në rendin e ditës dhe janë të shpjeguara ccdo shpenzim, ccdo e ardhur dhe ccdo aktivitet i FSHF-së në vitin e kaluar, që do të votohet nga ju dhe do të kërkohet mbështetja për buxhetet e viteve 2025 dhe 2026.

    Dua ta nis me një nga ngjarjet më të bukura të vitit që lamë pas. Për herë të dytë në historinë tonë 95- vjeçare, brenda një periudhe prej vetëm 8 vitesh, u kualifikuam në finalet e një Kampionati Europian, pasi u renditëm të parët në grupin kualifikues.

    Shorti na vuri përballë kundërshtarëve të fortë: kampionëve në fuqi të Europës – Italisë; nënkampionëve të Botës-Kroacisë; dhe ekipit që në fund do të fitonte Kampionatin Europian -Spanjes.

    Çdo gjë u përgatit me shumë kujdes dhe profesionalizëm nga administrata e FSHF-së. Organizimi, akomodimi dhe të gjitha elementet e tjerë iu përgjigjën denjësisht nivelit të këtij kampionati të rëndësishëm. Ekipi zhvilloi fazën përgatitore në Austri dhe më pas në Gjermani. Në qendrat stërvitore të ekipit u krijuan të gjitha kushtet e akomodimit dhe stërvitjes për ta bërë ekipin të ndihej sa më mirë dhe të jepte maksimumin e tyre në fushë.

    Goli më i shpejtë në historinë e Kampionateve Europiane, i shënuar nga futbollisti ynë Nedim Bajrami në sekondën e 23-të të sfidës ndaj Italisë, është një moment që do të mbetet përjetesisht në historinë e futbollit europian dhe botëror, duke veccuar gjithashtu edhe paraqitjen dinjitoze të ekipit, në ndeshjen kundër Kroacisë dhe mbështetjen fantastike të publikut shqiptar, që ishte gjithmonë aty për t’i dhënë zemër Kombëtares.

    Në pjesën e dytë të vitit, Kombëtarja mori pjesë për herë të dytë në ligën B në UEFA Nations League, në një grup të balancuar me Çekinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë. Deri në ndeshjen e fundit ndaj Ukrainës, kishim mundësinë reale për të fituar grupin, por një rezultat pozitiv na mungoi në momentin vendimtar.

    Përfundimisht, u renditëm në vendin e katërt me 7 pikë, një kuotë më e lartë se çdo skuadër tjetër e renditur në vendin e katërt në grupet e Ligës B. Ky edicion tregoi nivel të lartë konkurrues dhe, ndonëse nuk arritëm objektivin, mbetëm në garë deri në sekondat e fundit, në një grup ku gjithçka vendosej në detaje.

    Kualifikueset për Botërorin USA 2026 na vendosen përballë një grupi tepër të vështirë me kundërshtarë si Anglia, Serbia, Letonia dhe Andorra ku pas katër ndeshjesh kemi grumbulluar 5 pikë dhe jemi në vendin e dyte. Në sfidat me Serbinë dhe Letoninë treguam karakter, guxim dhe cilësi, edhe pse rezultati nuk reflektoi plotësisht atë që dhamë në fushë.

    Jemi ende në garë, tashmë jo më si favoritë dhe plotësisht të ndërgjegjshëm për vështirësitë që na presin. Por ekipi do të luftojë deri në ndeshjen e fundit kundër Anglisë në Tiranë, duke shpresuar fort që ajo të jetë një finale vendimtare. Kam besim të plotë te futbollistët tanë, te stafi teknik dhe administrativ i FSHF-së, por edhe te publiku që na mbështet pa kursim.

    Jam thellësisht mirënjohës dhe do t’u jem përjetësisht falënderues djemve të ekipit kombëtar për emocionet e paharrueshme që na kanë dhuruar.

    As ata dhe as ne nuk kërkojmë të quhemi “heronj” kur fitojmë, por as “tradhtarë” kur humbasim, sidomos nga ata që i japin të drejtën vetes të të quajturit “patriotë”. Jemi thjesht një skuadër që jep maksimumin në një lojë të bukur, ku fitorja, barazimi apo humbja janë pjesë e saj. Kritika është e natyrshme pas një humbjeje, por nuk duhet të bëhet një rast i pritur me padurim për të zbrazur mllefin në emër të nacionalizmit dhe patriotizmit.

    Mbase u ndala pak më gjatë te Kombëtarja A, por viti 2024 ka qenë po aq dinamik dhe i frytshëm edhe për kombetaret e tjera , ku janë evidentuar hapa solide përpara në të gjitha nivelet.

    Kombëtarja A e vajzave, nën drejtimin e trajnerit Grima, u paraqit denjësisht në Ligën C të Nations League, duke u renditur e para në grup dhe duke siguruar ngjitjen në Ligën B, ku gjatë vitit 2025 u rendit e treta në grup, duke arritur dy fitore të rëndësishme ndaj Kroacisë.

    Për herë të parë në histori, vajzat e Kombëtares iu afruan ndjeshëm ëndrrës për pjesëmarrje në finalet e Kampionatit Europian, duke treguar qartë për seriozitetin dhe vazhdimësinë e punës me këtë ekip, që po ndërtohet me standarde gjithnjë e më të larta.

    Në vijimësi, edhe ekipet e moshave për djemtë po afirmohen si burime të rëndësishme për të ardhmen. Kombetarja U-21 është shndërruar në një urë lidhëse efektive drejt ekipit A, me lojtarë që tashmë po gjejnë hapësira në nivelet më të larta.

    Ekipet U-19 dhe U-17, si për djemtë ashtu edhe për vajzat, po ndjekin të njëjtën rrugë zhvillimi, duke ndërtuar një vazhdimësi të konsoliduar me fokus të qartë në rritjen e cilësisë dhe afrimin e talenteve të rinj drejt elitës. Ndërkohë, pjesëmarrja e Kombëtares U-17 në finalet e Europianit 2025 ishte një eksperiencë e vyer si për futbollistët, ashtu edhe për të gjithë ne.

    Rritja që po përjetojnë ekipet tona kombëtare nuk është rastesi, por dëshmi e një pune të strukturuar dhe të përkushtuar në çdo hallkë.

    Krahas progresit në fushë, kemi forcuar ndjeshëm profilin tonë si vend organizator në arenën europiane. Vetëm gjatë vitit të kaluar kemi mirëpritur 11 turne zyrtarë të UEFA-s, ndërsa në gjysmën e parë të këtij viti janë zhvilluar 5 të tillë dhe 7 të tjerë janë planifikuar deri në fundvit. Turne që na ndihmojnë jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe në atë financiar dhe promovues për vendin.Kjo ecuri nuk është thjesht statistikë, por është dëshmi e një partneriteti të ndërtuar me besim, korrektësi dhe standarde të larta.

    Kampionati i U-17 u ndoq nga një numër i kënaqshëm spektatorësh në shkallët e stadiumeve, me një mesatare prej 4,700 spektatorësh për ndeshje, duke u bërë kampionati i dytë europian për 17-vjeçarë me më shumë spektatorë, pas rekordit të Gjermanisë 2018 me 5,500 spektatorë për ndeshje.

    Për këtë aktivitet, investuam mbi 5,4 milion euro vetëm në infrastrukturë, me ndërhyrje të thelluara në stadiumet “Egnatia Arena”, “Elbasan Arena”, “Niko Dovana” dhe në një fushë të re në ambientet e Shtëpisë së Futbollit. Gjithashtu, rikonstruktuam fushat e stadiumeve: “Selman Stërmasi”, “Skënder Halili”, “Roza Haxhiu”, “Tofik Jashari”, “Luzi i Vogël” dhe kompleksin “Tropikal”, të cilat ishin të domosdoshme për stërvitjet e ekipeve pjesëmarrëse dhe që tashmë do t’i mbeten futbollit shqiptar.

    Ne fakt, kur kandiduam për të qenë mikpritës të këtij turneu, kishim edhe premtimin nga Ministria e Arsimit për mbështetje financiare, por deri tani nuk ka ndodhur. Urojmë që në ditët në vijim Ministria të përmbushë këtë angazhim të e saj. Në të kundërt, do të vërë në pikëpyetje për aktivitetet e ardhshme.

    Megjithatë, në të njëjtën kohë, gjetem mbeshtetjen e partnereve si Vodafone, Credins Bank, Tepelena, Abissnet, Everest, Eurolab, Elka dhe T-ticket.

    Sot, ne nuk jemi thjesht pjesë e rrjedhës së futbollit europian, por një zë me peshë, një model pune dhe një partner i denjë në tryezat ku ndërtohet e ardhmja e këtij sporti. Pikërisht më 11 shtator të këtij viti, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të mbajë mbledhjen e tij dhe do të marrë vendime të rëndësishme këtu, në Tiranë.

    Dje, në Komisionin Parlamentar, është propozuar nga Ministria e Arsimit dhe e Sporteve, ndryshimi i ligjit për sportin. Pa mirëkuptimin e asnjë të interesuari për sportin dhe me kundërshtimin e argumentuar nga ekspertët tanë. Ai synon të krijojë një arbitrazh sportiv klientelist, aspak të pavarur dhe jo profesional.

    Në emër të organizatës më të madhe sportive në vend, i bëj thirrje për reflektim MAS-së, Komisionit Parlamentar dhe Parlamentit, që mos ta votojë atë ligj. – Por të bashkëpunojmë me të gjitha federatat sportive, grupet e interesit dhe të prodhojmë një paketë ligjore që do t’i shërbejë zhvillimit të sportit!

    Në themel të vizionit tonë qëndron ndërtimi i kapaciteteve profesionale në të gjitha nivelet. Përmes një rrjeti të gjerë trajnimesh, kursesh dhe shkëmbimesh ndërkombëtare eksperiencash, po përgatisim trajnerë dhe specialistë sipas standardeve të UEFA-s.

    Gjatë kësaj periudhe kemi organizuar 24 kurse të ndryshme formimi me gjithsej 684 të diplomuar, si dhe edicionin e dytë të programit UEFA CFM, i cili synon të rrisë aftësitë profesionale dhe menaxheriale të zyrtarëve të FSHF-së dhe klubeve.

    Krahas angazhimit me ekipet kombëtare dhe skenën ndërkombëtare, zhvillimi i garave vendase mbetet një shtyllë themelore e strategjisë sonë. Sezoni aktual ka reflektuar rritje të dukshme në cilësi, organizim dhe interes publik, falë përmirësimit të formateve dhe angazhimit të vazhdueshëm në kampionatet për djem dhe vajza në të gjitha nivelet. Këto përparime janë rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë me klubet, shoqatat dhe aktorët lokalë, të cilët luajnë një rol kyç në promovimin e talenteve të rinj.

    Skema e re “Final Four”, me gjithë kritikat dhe skepticizmin, solli më shumë emocion dhe rivalitet deri në fund. U rrit ndjeshëm ndjekja mediatike, stadiumet patën më shumë tifozë dhe interesi i publikut u shtua dukshëm.

    Ne sezonin 2024–2025, janë organizuar e menaxhuar për djem e vajza:

    26 kampionate kombëtare,

    Me 319 ekipe pjesëmarrëse,

    5,515 lojtarë të aktivizuar,

    Në 2,783 ndeshje të zhvilluara,

    Te gjykuara nga 330 arbitra, 58 vëzhgues dhe 85 delegatë të angazhuar.

    Me sistem VAR të zbatuar në 100% të ndeshjeve të Abissnet Superiore dhe 30% të Kategorisë së Parë

    Të ndjekura nga 273,250 spektatorë në stadiume, me një rritje prej 7.7% krahasuar me edicionin e kaluar

    Numri total i lojtarëve të regjistruar në sezon arriti në 23,374 – nga të cilat 1,729 janë vajza e 2900 me shume se një sezon më parë.

    Për të tretin vit radhazi është stimuluar financiarisht aktivizimi i lojtarëve të rinj 16–21 vjeç në Kategorinë e Parë, duke shpërndarë për sezonin 2024–2025 shumën prej mbi 13,289,798 lekësh të reja, me një total prej 31,173,554 lekësh në tre vite. Përfitues kanë qenë klube si Apolonia, Erzeni, Burreli, Kukësi, Korabi, Kastrioti, Vora, Valbona, Pogradeci, etj.

    Sektori i arbitrimit ka shënuar një rritje të ndjeshme në cilësi dhe përfaqësim, duke arritur nivele rekord në arenën ndërkombëtare. Shqipëria regjistroi për herë të parë në historinë e saj 19 arbitra me stemën e FIFA-s, përfshirë 12 djem, 6 vajza, 1 arbitër në futsal dhe 2 vëzhgues të UEFA-s.

    Zyrtarët shqiptarë u angazhuan në 47 ndeshje ndërkombëtare. Rritja është reflektuar edhe në nivel kombëtar përmes Akademisë së Arbitrimit, fushatës “Bëhu Arbitër” dhe mbështetjes institucionale të FSHF-së, që sollën shtim të ndjeshëm të numrit të arbitrave aktivë: nga 301 në sezonin e kaluar ne 327 këtë sezon.

    Në të njëjtën kohë, janë zhvilluar trajnime të rregullta dhe të strukturuara që kanë përmirësuar cilësinë e vendimmarrjes, qasjen profesionale dhe koherencën në zbatimin e rregullave në të gjitha nivelet e garave. Këto zhvillime konfirmojnë një transformim pozitiv dhe të qëndrueshëm të sistemit të arbitrimit në Shqipëri.

    Futbolli amator, apo futbolli për të gjithë, po përjeton një zhvillim të qëndrueshëm dhe gjithnjë e më të dukshëm, me suksese të spikatura brenda dhe jashtë vendit. Nga “Sunday League”, te futsali, futbolli i plazhit, 5×5, e shumë të tjera. Jo vetëm këto, por edhe aktivitete si Replay Cup, projektet Playmaker për vajza 5–8 vjeç, futbolli në shkolla në bashkëpunim me MAS, kampionati për fëmijët me aftësi ndryshe, etj., po e kthejnë futbollin në një mjet të fuqishëm për përfshirje sociale, edukim dhe afrimin e komuniteteve.

    Qëllimi ynë është i qartë: Të ndërtojmë një ekosistem të qëndrueshëm futbolli, që ushqen cilësinë në majë, forcon bazën dhe i jep hapësirë çdo lojtari, çdo klubi e çdo qyteti të jetë pjesë e tij!

    Përtej zhvillimit të garave dhe angazhimit me komunitetin, FSHF ka vijuar të konsolidojë funksionimin e saj si organizatë, në fusha kyçe si, financat ,komercializimi, dhe drejtësia sportive.

    Në një realitet ku burimet janë gjithnjë e më të kufizuara, ne kemi zgjedhur të mos jemi thjesht përfitues të ndihmës, por krijues të mundësive. Kemi ndërtuar një mënyrë funksionimi ku çdo ndeshje e organizuar, çdo partneritet i lidhur, çdo e drejtë televizive, çdo biletë apo fanelle e shitur, kthehet në vlerë reale për futbollin shqiptar.

    Vetëm gjatë vitit të fundit kemi gjeneruar mbi 7.2 milionë euro të ardhura,

    Nga të cilat 2.1 milionë euro vijnë nga partnerët komercialë,

    Kemi realizuar mbi 10,000 shitje të artikujve zyrtarë duke siguruar të ardhura mbi 500 mijë euro,

    Kemi finalizuar marrëveshje strategjike me partnerë të rinj si Credins Bank, Western Union, Heatrex GmbH dhe Electronic Arts,

    Gjithashtu, kemi nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme për të drejtat e transmetimit me RTSH, me një vlerë prej 4.32 milionë euro për tre vite. (e cila pritet të zbatohet në tërësi edhe në aspektin financiar në vijim)

    Rinovimi i marrëdhënieve me kompaninë “Abissnet” për të drejtën e emrit të kampionatit “Abissnet Superiore” dhe bashkëpunimi me partnerët tanë historikë – Vodafone Albania, SIGAL UNIQA dhe Uji i Ftohtë Tepelenë – konfirmojnë besimin e tyre në markën FSHF dhe qëndrueshmërinë e saj financiare dhe sportive.

    Të gjitha këto vërtetojnë qartë se, kur futbolli udhëhiqet me vizion dhe menaxhohet me integritet, ai nuk mbetet barrë për sistemin, por kthehet në burim të qëndrueshëm zhvillimi, që ushqen vetë rritjen e tij.

    Këto vlera të krijuara nuk qëndrojne në qendër, në FSHF, por investohen për: përmirësimin e infrastrukturës, rritjen e standardeve teknike dhe menaxheriale, mbështetjen e projekteve sociale, formimin e brezit të ri të profesionistëve, forcimin e garave dhe nxitjen e përfshirjes në të gjitha nivelet.

    Të ardhurat e siguruara përmes faktorëve që sapo përmenda, të kombinuara me mbështetjen e partnerëve dhe kontributin e trupave qeverisëse të futbollit europian dhe botëror, si UEFA dhe FIFA, janë përkthyer në investime konkrete, me ndikim të drejtpërdrejtë në terren – veçanërisht në infrastrukturë, një nga shtyllat më jetike për rritjen afatgjatë të futbollit shqiptar.

    Vetëm gjatë vitit të fundit, Federata Shqiptare e Futbollit ka realizuar një prej programeve më të mëdha historike të investimeve në infrastrukturën sportive, me një buxhet prej mbi 8.5 milionë euro. Këto fonde janë përqendruar në ndërtimin dhe rikonstruksionin e stadiumeve, krijimin e fushave të reja, përmirësimin e infrastrukturës ekzistuese, si dhe në ndërhyrje të rëndësishme infrastrukturore në kuadër të organizimit të Kampionatit Europian UEFA U-17.

    Nga kjo shumë, mbi 6.2 milionë euro janë investuar drejtpërdrejt nga FSHF, ndërsa pjesa tjetër në bashkëpunim me partneret tane. Pikërisht kjo qasje ka dyfishuar ndikimin e investimeve tona dhe ka sjelle ndryshime konkrete e te rendesishme.

    Në të njëjtën frymë, kemi ndërmarrë investime me ndikim strategjik dhe teknologjik, si qendërzimi i sistemit VAR, FSHF TV, përmirësimet në stadiumin “Air Albania”, duke e pozicionuar Shqipërinë në të njëjtin nivel teknologjik me shumë federata europiane të avancuara.

    Projekti i mirëmbajtjes së fushave sportive, ka përfshirë pajisjen e klubeve me makineri të posaçme, materiale teknike dhe trajnime për stafin, per te rritur standardin e mirëmbajtjes në nivel kombëtar.

    Tani është momenti që investimet të kthehen në jetë të përditshme. Infrastruktura sportive nuk mjafton të ndërtohet por ajo duhet të mirëmbahet, të funksionojë dhe të shërbejë..! Klubet dhe bashkitë duhet të marrin përgjegjësinë e tyre për ta mbajtur këtë zhvillim gjallë. Vetëm përmes përkushtimit të përbashkët, investimi sportiv shndërrohet në politikë të qëndrueshme zhvillimi.

    Trupat e drejtësisë sportive “Komisioni i Disiplinës dhe Etikës”, si dhe “Dhoma Kombëtare e Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve” – kanë garantuar dhe do të vijojnë të garantojnë një ambient të drejtë dhe të besueshëm për të gjitha palët, duke siguruar zbatimin rigoroz të rregullave.

    Për këtë edicion, Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka trajtuar 1,413 çështje,

    > DHZKM ka lëshuar 22 vendime në lidhje me mosmarrëveshjet midis klubeve dhe lojtarëve, duke ofruar një mekanizëm të shpejtë dhe të paanshëm zgjidhjeje,

    > Komisioni i Kompensimit për Trajnim ka miratuar 15 vendime, duke rritur efikasitetin në kompensimin e klubeve për formimin e lojtarëve.

    Një tjetër objektiv i rëndësishëm mbetet ndikimi përmes lojës në përmirësimin e stabilitetit të jetës dhe të shoqërisë. Kemi organizuar një sërë eventesh komunitare si “Tetori Rozë”, Kupa Diplomatike, aktivitete për Ditën Ndërkombëtare të Gruas, si dhe ndeshje sensibilizuese në bashkëpunim me organizata si “Autizmi Flet”, UNHCR, UN Women, Caritas Albania.

    Janë zhvilluar gjithashtu kampionate për fëmijët me aftësi ndryshe dhe seminare mbi të drejtat e njeriut, anti-racizmin dhe fuqizimin e grave. Gjithashtu, kemi nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me UNICEF in dhe Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, duke forcuar më tej qasjen gjithëpërfshirëse të FSHF-së në të gjitha nivelet e futbollit.

    Në fushën e qëndrueshmërisë mjedisore, kemi investuar në instalimin e paneleve fotovoltaike në Shtëpinë e Futbollit dhe në stadiumin “Air Albania”, duke prodhuar energji elektrike, duke ccuar drejt zeros kostot e energjisë dhe ka reduktuar 134 ton Dioksid Karboni – ekuivalente me mbjelljen e 7,353 pemëve.

    Ky përkushtim u vlerësua gjerësisht nga UEFA dhe përfaqësues të 55 federatave evropiane , ku Shqipëria u cilësua si një shembull pozitiv në Europë për qasjen e saj progresive ndaj çështjeve sociale dhe mjedisore.

    Kemi konsoliduar rrjetin e vullnetarëve dhe programet e angazhimit rinor. E theksoj me krenari se jemi një nga institucionet e rralla në Shqipëri që mbështetet në një rrjet të strukturuar vullnetarësh. Gjatë kësaj periudhe janë aktivizuar 90 vullnetarë në tre ndeshje të Kombëtares A, si dhe në organizimin e Kampionatit Europian U-17.

    Gjithashtu, kemi zhvilluar 45 programe internship-i duke krijuar mundësi reale për të rinjtë që të njohin nga afër strukturat e futbollit dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre profesionale.

    Të nderuar anetare,

    Në muajt dhe vitet në vijim na presin sfida të mëdha dhe objektiva te guximshem.

    Me ekipet kombëtare:

    Do të vijojmë të ëndërrojmë për një kualifikim historik në Kupën e Botës – nëse jo në vitin 2026, atëherë në 2030

    Do të synojmë kualifikimin në Kampionatin Europian 2028.

    Do të synojmë kalimin e grupit në EURO 2027 për ekipin U-21.

    Do të synojmë kualifikimin në “Elite Round” me ekipet U-17 dhe U-19

    Do të punojmë me ekipin A të vajzave për qëndrimin në Ligën B.

    Rritja e bazës së futbollistëve të rinj dhe përfshirja sa më e gjerë e fëmijëve në sistemin tone mbetet një nga prioritetet kryesore.

    Mbetemi të angazhuar për të kontribuar maksimalisht në përmirësimin e sistemit ligjor që mbështet zhvillimin e qëndrueshëm të sportit, përfshirë edhe ligjin për sponsorizimet.

    Do të vijojmë me investime në infrastrukturë, duke shfrytëzuar maksimalisht fondet e brendshme, programet ndërkombëtare të FIFA-s dhe UEFA-s, si dhe partneritetet me klubet, bashkitë, sektorin privat dhe qeverinë.

    Aktualisht janë në proces ose në fazë planifikimi investime konkrete në:

    Fusha stërvitore në Krujë, Gjirokastër, Prrenjas, Librazhd dhe Durrës (Katundi i Ri),

    Stadiumet në Kavajë, Vorë, Përmet dhe Gramsh,

    Stadiumet “Selman Stërmasi”, “Niko Dovana”, Korçë dhe Vlorë, të cilat po zhvillohen përmes partneriteteve private,

    Hoteli në ambientet e Shtëpisë së Futbollit,

    Vijon projekti “100 fushat”

    Do të ndërtojmë një model modern dhe transparent përmes dixhitalizimit të proceseve, nëpërmjet platformave “Federata Ime” dhe COMET, portalit online për edukimin e trajnerëve dhe specialistëve, si dhe përmes “Pitch Mapping” të UEFA-s, që do të mundësojë analizimin e infrastrukturës ekzistuese në mënyrë të standardizuar.

    Do të rrisim me 30% të ardhurat nga komercializimi dhe në vitin 2026, të shpërndajmë 3 milionë euro për klubet e Kategorisë Superiore dhe të Parë, si mbështetje direkte financiare për përmirësimin e funksionimit të tyre.

    Organizimi i UEFA EURO U-21 në vitin 2027 përbën një tjetër moment historik për Shqipërinë – një mundësi për të treguar se dimë të mikpresim dhe të organizojmë evente të mëdha. Që bëhen të mëdha, vetëm nëse bashkëpunojmë bashkë.

    FSHF është e vendosur të çojë përpara zhvillimin e futbollit shqiptar me përkushtim, integritet dhe vizion afatgjatë. Por çdo strategji, çdo projekt, çdo ambicie kërkon më shumë sesa ide dhe plane. Kërkon vullnet. Kërkon guxim për të marrë vendime dhe përgjegjësi për t’i çuar deri në fund.

    Ne nuk flasim për progress. Por e udhëheqim atë! Dhe kjo nis këtu, në Asamble, të gjithë bashkë, si gjithmonë përkrah njëri-tjetrit, pa dyshim edhe duke kritikuar kur është rasti, por gjithmonë me synimin për të ecur përpara.

    Futbolli nuk është pronë e askujt, por përgjegjësi e të gjithëve! Ai kërkon besim të ndërsjellë, bashkëpunim konkret dhe angazhim të përbashkët për ta bërë më të fortë, më të drejtë, më konkurrues, më edukues dhe më gjithëpërfshirës.

    Ju, të dashur anëtarë të FSHF-së, nuk jeni thjesht dëshmitarë të këtij rrugëtimi – ju jeni bashkautorët e tij!

    Ajo që ndërtojmë sot do të ndikojë drejtpërdrejt tek e nesërmja e futbollit shqiptar. Duke ju falënderuar nga zemra për besimin, ju uroj punime sa më të mbara në këtë Asamble.

    Vazhdo leximin

  • “Mos e votoni ligjin e sportit”, Duka thirrje parlamentit, ka një apel edhe për MAS

    “Mos e votoni ligjin e sportit”, Duka thirrje parlamentit, ka një apel edhe për MAS

  • Presidenti Armand Duka thirrje Parlamentit, ka një apel edhe për MAS: Mos e votoni ligjin e sportit

    Presidenti Armand Duka thirrje Parlamentit, ka një apel edhe për MAS: Mos e votoni ligjin e sportit

    Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme e FSHF 2025 mbajti punimet në “Shtëpinë e Futbollit, duke bërë bashkë të gjitha strukturat përfaqësuese të futbollit. Nën drejtimin e Presidentit Armand Duka dhe anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, në këtë Asamble morën pjesë jo vetëm përfaqësuesit e shoqatave anëtare, por nderuan me praninë e tyre edhe përfaqësuesi i FIFA-s, Marco Ferri, përfaqësuesi i UEFA-s, Jozef Kliment si edhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu. ‘‘Dje, në Komisionin Parlamentar, është propozuar nga Ministria e Arsimit dhe e Sporteve, ndryshimi i ligjit për sportin. Pa mirëkuptimin e asnjë të interesuari për sportin dhe me kundërshtimin e argumentuar nga ekspertët tanë. Ai synon të krijojë një arbitrazh sportiv klientelist, aspak të pavarur dhe jo profesional. Në emër të organizatës më të madhe sportive në vend, i bëj thirrje për reflektim MAS-së, Komisionit Parlamentar dhe Parlamentit, që mos ta votojë atë ligj”.
    Fjala e plotë

    Është gjithmonë një kënaqësi dhe privilegj për mua t’ju uroj mirëseardhjen në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së, e cila është, pa as më të voglin dyshim, një nga periudhat më historike dhe më me rezultate për federatën tonë. Në këtë fjalim të shkurtër përshëndetës, por edhe pasqyrues, nuk do të hyj në detaje, pasi ato janë në rendin e ditës dhe janë të shpjeguara ccdo shpenzim, ccdo e ardhur dhe çdo aktivitet i FSHF-së në vitin e kaluar, që do të votohet nga ju dhe do të kërkohet mbështetja për buxhetet e viteve 2025 dhe 2026.
    Dua ta nis me një nga ngjarjet më të bukura të vitit që lamë pas. Për herë të dytë në historinë tonë 95- vjeçare, brenda një periudhe prej vetëm 8 vitesh, u kualifikuam në finalet e një Kampionati Europian, pasi u renditëm të parët në grupin kualifikues. Shorti na vuri përballë kundërshtarëve të fortë: kampionëve në fuqi të Europës Italisë; nënkampionëve të Botës-Kroacisë; dhe ekipit që në fund do të fitonte Kampionatin Europian -Spanjes.
    Çdo gjë u përgatit me shumë kujdes dhe profesionalizëm nga administrata e FSHF-së. Organizimi, akomodimi dhe të gjitha elementet e tjerë iu përgjigjën denjësisht nivelit të këtij kampionati të rëndësishëm. Ekipi zhvilloi fazën përgatitore në Austri dhe më pas në Gjermani. Në qendrat stërvitore të ekipit u krijuan të gjitha kushtet e akomodimit dhe stërvitjes për ta bërë ekipin të ndihej sa më mirë dhe të jepte maksimumin e tyre në fushë.
    Goli më i shpejtë në historinë e Kampionateve Europiane, i shënuar nga futbollisti ynë Nedim Bajrami në sekondën e 23-të të sfidës ndaj Italisë, është një moment që do të mbetet përjetesisht në historinë e futbollit europian dhe botëror, duke veccuar gjithashtu edhe paraqitjen dinjitoze të ekipit, në ndeshjen kundër Kroacisë dhe mbështetjen fantastike të publikut shqiptar, që ishte gjithmonë aty për t’i dhënë zemër Kombëtares.
    Në pjesën e dytë të vitit, Kombëtarja mori pjesë për herë të dytë në ligën B në UEFA Nations League, në një grup të balancuar me Çekinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë. Deri në ndeshjen e fundit ndaj Ukrainës, kishim mundësinë reale për të fituar grupin, por një rezultat pozitiv na mungoi në momentin vendimtar. Përfundimisht, u renditëm në vendin e katërt me 7 pikë, një kuotë më e lartë se çdo skuadër tjetër e renditur në vendin e katërt në grupet e Ligës B. Ky edicion tregoi nivel të lartë konkurrues dhe, ndonëse nuk arritëm objektivin, mbetëm në garë deri në sekondat e fundit, në një grup ku gjithçka vendosej në detaje.
    Kualifikueset për Botërorin USA 2026 na vendosen përballë një grupi tepër të vështirë me kundërshtarë si Anglia, Serbia, Letonia dhe Andorra ku pas katër ndeshjesh kemi grumbulluar 5 pikë dhe jemi në vendin e dyte. Në sfidat me Serbinë dhe Letoninë treguam karakter, guxim dhe cilësi, edhe pse rezultati nuk reflektoi plotësisht atë që dhamë në fushë.
    Jemi ende në garë, tashmë jo më si favoritë dhe plotësisht të ndërgjegjshëm për vështirësitë që na presin. Por ekipi do të luftojë deri në ndeshjen e fundit kundër Anglisë në Tiranë, duke shpresuar fort që ajo të jetë një finale vendimtare. Kam besim të plotë te futbollistët tanë, te stafi teknik dhe administrativ i FSHF-së, por edhe te publiku që na mbështet pa kursim. Jam thellësisht mirënjohës dhe do t’u jem përjetësisht falënderues djemve të ekipit kombëtar për emocionet e paharrueshme që na kanë dhuruar.
    As ata dhe as ne nuk kërkojmë të quhemi “heronj” kur fitojmë, por as “tradhtarë” kur humbasim, sidomos nga ata që i japin të drejtën vetes të të quajturit “patriotë”. Jemi thjesht një skuadër që jep maksimumin në një lojë të bukur, ku fitorja, barazimi apo humbja janë pjesë e saj. Kritika është e natyrshme pas një humbjeje, por nuk duhet të bëhet një rast i pritur me padurim për të zbrazur mllefin në emër të nacionalizmit dhe patriotizmit. Mbase u ndala pak më gjatë te Kombëtarja A, por viti 2024 ka qenë po aq dinamik dhe i frytshëm edhe për kombetaret e tjera , ku janë evidentuar hapa solide përpara në të gjitha nivelet.
    Kombëtarja A e vajzave, nën drejtimin e trajnerit Grima, u paraqit denjësisht në Ligën C të Nations League, duke u renditur e para në grup dhe duke siguruar ngjitjen në Ligën B, ku gjatë vitit 2025 u rendit e treta në grup, duke arritur dy fitore të rëndësishme ndaj Kroacisë. Për herë të parë në histori, vajzat e Kombëtares iu afruan ndjeshëm ëndrrës për pjesëmarrje në finalet e Kampionatit Europian, duke treguar qartë për seriozitetin dhe vazhdimësinë e punës me këtë ekip, që po ndërtohet me standarde gjithnjë e më të larta.
    Në vijimësi, edhe ekipet e moshave për djemtë po afirmohen si burime të rëndësishme për të ardhmen. Kombetarja U-21 është shndërruar në një urë lidhëse efektive drejt ekipit A, me lojtarë që tashmë po gjejnë hapësira në nivelet më të larta. Ekipet U-19 dhe U-17, si për djemtë ashtu edhe për vajzat, po ndjekin të njëjtën rrugë zhvillimi, duke ndërtuar një vazhdimësi të konsoliduar me fokus të qartë në rritjen e cilësisë dhe afrimin e talenteve të rinj drejt elitës. Ndërkohë, pjesëmarrja e Kombëtares U-17 në finalet e Europianit 2025 ishte një eksperiencë e vyer si për futbollistët, ashtu edhe për të gjithë ne.
    Rritja që po përjetojnë ekipet tona kombëtare nuk është rastesi, por dëshmi e një pune të strukturuar dhe të përkushtuar në çdo hallkë. Krahas progresit në fushë, kemi forcuar ndjeshëm profilin tonë si vend organizator në arenën europiane. Vetëm gjatë vitit të kaluar kemi mirëpritur 11 turne zyrtarë të UEFA-s, ndërsa në gjysmën e parë të këtij viti janë zhvilluar 5 të tillë dhe 7 të tjerë janë planifikuar deri në fundvit. Turne që na ndihmojnë jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe në atë financiar dhe promovues për vendin.Kjo ecuri nuk është thjesht statistikë, por është dëshmi e një partneriteti të ndërtuar me besim, korrektësi dhe standarde të larta.
    Kampionati i U-17 u ndoq nga një numër i kënaqshëm spektatorësh në shkallët e stadiumeve, me një mesatare prej 4,700 spektatorësh për ndeshje, duke u bërë kampionati i dytë europian për 17-vjeçarë me më shumë spektatorë, pas rekordit të Gjermanisë 2018 me 5,500 spektatorë për ndeshje. Për këtë aktivitet, investuam mbi 5,4 milion euro vetëm në infrastrukturë, me ndërhyrje të thelluara në stadiumet “Egnatia Arena”, “Elbasan Arena”, “Niko Dovana” dhe në një fushë të re në ambientet e Shtëpisë së Futbollit. Gjithashtu, rikonstruktuam fushat e stadiumeve: “Selman Stërmasi”, “Skënder Halili”, “Roza Haxhiu”, “Tofik Jashari”, “Luzi i Vogël” dhe kompleksin “Tropikal”, të cilat ishin të domosdoshme për stërvitjet e ekipeve pjesëmarrëse dhe që tashmë do t’i mbeten futbollit shqiptar.
    Ne fakt, kur kandiduam për të qenë mikpritës të këtij turneu, kishim edhe premtimin nga Ministria e Arsimit për mbështetje financiare, por deri tani nuk ka ndodhur. Urojmë që në ditët në vijim Ministria të përmbushë këtë angazhim të e saj. Në të kundërt, do të vërë në pikëpyetje për aktivitetet e ardhshme. Megjithatë, në të njëjtën kohë, gjetem mbeshtetjen e partnereve si Vodafone, Credins Bank, Tepelena, Abissnet, Everest, Eurolab, Elka dhe T-ticket. Sot, ne nuk jemi thjesht pjesë e rrjedhës së futbollit europian, por një zë me peshë, një model pune dhe një partner i denjë në tryezat ku ndërtohet e ardhmja e këtij sporti. Pikërisht më 11 shtator të këtij viti, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të mbajë mbledhjen e tij dhe do të marrë vendime të rëndësishme këtu, në Tiranë.
    Dje, në Komisionin Parlamentar, është propozuar nga Ministria e Arsimit dhe e Sporteve, ndryshimi i ligjit për sportin. Pa mirëkuptimin e asnjë të interesuari për sportin dhe me kundërshtimin e argumentuar nga ekspertët tanë. Ai synon të krijojë një arbitrazh sportiv klientelist, aspak të pavarur dhe jo profesional. Në emër të organizatës më të madhe sportive në vend, i bëj thirrje për reflektim MAS-së, Komisionit Parlamentar dhe Parlamentit, që mos ta votojë atë ligj. – Por të bashkëpunojmë me të gjitha federatat sportive, grupet e interesit dhe të prodhojmë një paketë ligjore që do t’i shërbejë zhvillimit të sportit! Në themel të vizionit tonë qëndron ndërtimi i kapaciteteve profesionale në të gjitha nivelet. Përmes një rrjeti të gjerë trajnimesh, kursesh dhe shkëmbimesh ndërkombëtare eksperiencash, po përgatisim trajnerë dhe specialistë sipas standardeve të UEFA-s.
    Gjatë kësaj periudhe kemi organizuar 24 kurse të ndryshme formimi me gjithsej 684 të diplomuar, si dhe edicionin e dytë të programit UEFA CFM, i cili synon të rrisë aftësitë profesionale dhe menaxheriale të zyrtarëve të FSHF-së dhe klubeve. Krahas angazhimit me ekipet kombëtare dhe skenën ndërkombëtare, zhvillimi i garave vendase mbetet një shtyllë themelore e strategjisë sonë. Sezoni aktual ka reflektuar rritje të dukshme në cilësi, organizim dhe interes publik, falë përmirësimit të formateve dhe angazhimit të vazhdueshëm në kampionatet për djem dhe vajza në të gjitha nivelet. Këto përparime janë rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë me klubet, shoqatat dhe aktorët lokalë, të cilët luajnë një rol kyç në promovimin e talenteve të rinj.
    Skema e re “Final Four”, me gjithë kritikat dhe skepticizmin, solli më shumë emocion dhe rivalitet deri në fund. U rrit ndjeshëm ndjekja mediatike, stadiumet patën më shumë tifozë dhe interesi i publikut u shtua dukshëm. Ne sezonin 2024–2025, janë organizuar e menaxhuar për djem e vajza:
    26 kampionate kombëtare,Me 319 ekipe pjesëmarrëse,5,515 lojtarë të aktivizuar,Në 2,783 ndeshje të zhvilluara,Te gjykuara nga 330 arbitra, 58 vëzhgues dhe 85 delegatë të angazhuar.Me sistem VAR të zbatuar në 100% të ndeshjeve të Abissnet Superiore dhe 30% të Kategorisë së ParëTë ndjekura nga 273,250 spektatorë në stadiume, me një rritje prej 7.7% krahasuar me edicionin e kaluarNumri total i lojtarëve të regjistruar në sezon arriti në 23,374 – nga të cilat 1,729 janë vajza e 2900 me shume se një sezon më parë.Për të tretin vit radhazi është stimuluar financiarisht aktivizimi i lojtarëve të rinj 16–21 vjeç në Kategorinë e Parë, duke shpërndarë për sezonin 2024–2025 shumën prej mbi 13,289,798 lekësh të reja, me një total prej 31,173,554 lekësh në tre vite. Përfitues kanë qenë klube si Apolonia, Erzeni, Burreli, Kukësi, Korabi, Kastrioti, Vora, Valbona, Pogradeci, etj.
    Sektori i arbitrimit ka shënuar një rritje të ndjeshme në cilësi dhe përfaqësim, duke arritur nivele rekord në arenën ndërkombëtare. Shqipëria regjistroi për herë të parë në historinë e saj 19 arbitra me stemën e FIFA-s, përfshirë 12 djem, 6 vajza, 1 arbitër në futsal dhe 2 vëzhgues të UEFA-s. Zyrtarët shqiptarë u angazhuan në 47 ndeshje ndërkombëtare. Rritja është reflektuar edhe në nivel kombëtar përmes Akademisë së Arbitrimit, fushatës “Bëhu Arbitër” dhe mbështetjes institucionale të FSHF-së, që sollën shtim të ndjeshëm të numrit të arbitrave aktivë: nga 301 në sezonin e kaluar ne 327 këtë sezon.
    Në të njëjtën kohë, janë zhvilluar trajnime të rregullta dhe të strukturuara që kanë përmirësuar cilësinë e vendimmarrjes, qasjen profesionale dhe koherencën në zbatimin e rregullave në të gjitha nivelet e garave. Këto zhvillime konfirmojnë një transformim pozitiv dhe të qëndrueshëm të sistemit të arbitrimit në Shqipëri. Futbolli amator, apo futbolli për të gjithë, po përjeton një zhvillim të qëndrueshëm dhe gjithnjë e më të dukshëm, me suksese të spikatura brenda dhe jashtë vendit. Nga “Sunday League”, te futsali, futbolli i plazhit, 5×5, e shumë të tjera. Jo vetëm këto, por edhe aktivitete si Replay Cup, projektet Playmaker për vajza 5–8 vjeç, futbolli në shkolla në bashkëpunim me MAS, kampionati për fëmijët me aftësi ndryshe, etj., po e kthejnë futbollin në një mjet të fuqishëm për përfshirje sociale, edukim dhe afrimin e komuniteteve.
    Qëllimi ynë është i qartë: Të ndërtojmë një ekosistem të qëndrueshëm futbolli, që ushqen cilësinë në majë, forcon bazën dhe i jep hapësirë çdo lojtari, çdo klubi e çdo qyteti të jetë pjesë e tij! Përtej zhvillimit të garave dhe angazhimit me komunitetin, FSHF ka vijuar të konsolidojë funksionimin e saj si organizatë, në fusha kyçe si, financat ,komercializimi, dhe drejtësia sportive. Në një realitet ku burimet janë gjithnjë e më të kufizuara, ne kemi zgjedhur të mos jemi thjesht përfitues të ndihmës, por krijues të mundësive. Kemi ndërtuar një mënyrë funksionimi ku çdo ndeshje e organizuar, çdo partneritet i lidhur, çdo e drejtë televizive, çdo biletë apo fanelle e shitur, kthehet në vlerë reale për futbollin shqiptar. Vetëm gjatë vitit të fundit kemi gjeneruar mbi 7.2 milionë euro të ardhura, Nga të cilat 2.1 milionë euro vijnë nga partnerët komercialë,
    Kemi realizuar mbi 10,000 shitje të artikujve zyrtarë duke siguruar të ardhura mbi 500 mijë euro, Kemi finalizuar marrëveshje strategjike me partnerë të rinj si Credins Bank, Western Union, Heatrex GmbH dhe Electronic Arts, Gjithashtu, kemi nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme për të drejtat e transmetimit me RTSH, me një vlerë prej 4.32 milionë euro për tre vite. (e cila pritet të zbatohet në tërësi edhe në aspektin financiar në vijim). Rinovimi i marrëdhënieve me kompaninë “Abissnet” për të drejtën e emrit të kampionatit “Abissnet Superiore” dhe bashkëpunimi me partnerët tanë historikë – Vodafone Albania, SIGAL UNIQA dhe Uji i Ftohtë Tepelenë – konfirmojnë besimin e tyre në markën FSHF dhe qëndrueshmërinë e saj financiare dhe sportive. Të gjitha këto vërtetojnë qartë se, kur futbolli udhëhiqet me vizion dhe menaxhohet me integritet, ai nuk mbetet barrë për sistemin, por kthehet në burim të qëndrueshëm zhvillimi, që ushqen vetë rritjen e tij.
    Këto vlera të krijuara nuk qëndrojne në qendër, në FSHF, por investohen për: përmirësimin e infrastrukturës, rritjen e standardeve teknike dhe menaxheriale, mbështetjen e projekteve sociale, formimin e brezit të ri të profesionistëve, forcimin e garave dhe nxitjen e përfshirjes në të gjitha nivelet. Të ardhurat e siguruara përmes faktorëve që sapo përmenda, të kombinuara me mbështetjen e partnerëve dhe kontributin e trupave qeverisëse të futbollit europian dhe botëror, si UEFA dhe FIFA, janë përkthyer në investime konkrete, me ndikim të drejtpërdrejtë në terren – veçanërisht në infrastrukturë, një nga shtyllat më jetike për rritjen afatgjatë të futbollit shqiptar.
    Vetëm gjatë vitit të fundit, Federata Shqiptare e Futbollit ka realizuar një prej programeve më të mëdha historike të investimeve në infrastrukturën sportive, me një buxhet prej mbi 8.5 milionë euro. Këto fonde janë përqendruar në ndërtimin dhe rikonstruksionin e stadiumeve, krijimin e fushave të reja, përmirësimin e infrastrukturës ekzistuese, si dhe në ndërhyrje të rëndësishme infrastrukturore në kuadër të organizimit të Kampionatit Europian UEFA U-17. Nga kjo shumë, mbi 6.2 milionë euro janë investuar drejtpërdrejt nga FSHF, ndërsa pjesa tjetër në bashkëpunim me partneret tane. Pikërisht kjo qasje ka dyfishuar ndikimin e investimeve tona dhe ka sjelle ndryshime konkrete e te rendesishme.
    Në të njëjtën frymë, kemi ndërmarrë investime me ndikim strategjik dhe teknologjik, si qendërzimi i sistemit VAR, FSHF TV, përmirësimet në stadiumin “Air Albania”, duke e pozicionuar Shqipërinë në të njëjtin nivel teknologjik me shumë federata europiane të avancuara. Projekti i mirëmbajtjes së fushave sportive, ka përfshirë pajisjen e klubeve me makineri të posaçme, materiale teknike dhe trajnime për stafin, per te rritur standardin e mirëmbajtjes në nivel kombëtar.
    Tani është momenti që investimet të kthehen në jetë të përditshme. Infrastruktura sportive nuk mjafton të ndërtohet por ajo duhet të mirëmbahet, të funksionojë dhe të shërbejë..! Klubet dhe bashkitë duhet të marrin përgjegjësinë e tyre për ta mbajtur këtë zhvillim gjallë. Vetëm përmes përkushtimit të përbashkët, investimi sportiv shndërrohet në politikë të qëndrueshme zhvillimi. Trupat e drejtësisë sportive “Komisioni i Disiplinës dhe Etikës”, si dhe “Dhoma Kombëtare e Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve” – kanë garantuar dhe do të vijojnë të garantojnë një ambient të drejtë dhe të besueshëm për të gjitha palët, duke siguruar zbatimin rigoroz të rregullave.
    Për këtë edicion, Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka trajtuar 1,413 çështje,
    > DHZKM ka lëshuar 22 vendime në lidhje me mosmarrëveshjet midis klubeve dhe lojtarëve, duke ofruar një mekanizëm të shpejtë dhe të paanshëm zgjidhjeje,
    > Komisioni i Kompensimit për Trajnim ka miratuar 15 vendime, duke rritur efikasitetin në kompensimin e klubeve për formimin e lojtarëve.
    Një tjetër objektiv i rëndësishëm mbetet ndikimi përmes lojës në përmirësimin e stabilitetit të jetës dhe të shoqërisë. Kemi organizuar një sërë eventesh komunitare si “Tetori Rozë”, Kupa Diplomatike, aktivitete për Ditën Ndërkombëtare të Gruas, si dhe ndeshje sensibilizuese në bashkëpunim me organizata si “Autizmi Flet”, UNHCR, UN Women, Caritas Albania. Janë zhvilluar gjithashtu kampionate për fëmijët me aftësi ndryshe dhe seminare mbi të drejtat e njeriut, anti-racizmin dhe fuqizimin e grave. Gjithashtu, kemi nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me UNICEF in dhe Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, duke forcuar më tej qasjen gjithëpërfshirëse të FSHF-së në të gjitha nivelet e futbollit.
    Në fushën e qëndrueshmërisë mjedisore, kemi investuar në instalimin e paneleve fotovoltaike në Shtëpinë e Futbollit dhe në stadiumin “Air Albania”, duke prodhuar energji elektrike, duke ccuar drejt zeros kostot e energjisë dhe ka reduktuar 134 ton Dioksid Karboni – ekuivalente me mbjelljen e 7,353 pemëve. Ky përkushtim u vlerësua gjerësisht nga UEFA dhe përfaqësues të 55 federatave evropiane , ku Shqipëria u cilësua si një shembull pozitiv në Europë për qasjen e saj progresive ndaj çështjeve sociale dhe mjedisore.
    Kemi konsoliduar rrjetin e vullnetarëve dhe programet e angazhimit rinor. E theksoj me krenari se jemi një nga institucionet e rralla në Shqipëri që mbështetet në një rrjet të strukturuar vullnetarësh. Gjatë kësaj periudhe janë aktivizuar 90 vullnetarë në tre ndeshje të Kombëtares A, si dhe në organizimin e Kampionatit Europian U-17. Gjithashtu, kemi zhvilluar 45 programe internship-i duke krijuar mundësi reale për të rinjtë që të njohin nga afër strukturat e futbollit dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre profesionale. Të nderuar anetare, Në muajt dhe vitet në vijim na presin sfida të mëdha dhe objektiva te guximshem.
    Me ekipet kombëtare: Do të vijojmë të ëndërrojmë për një kualifikim historik në Kupën e Botës – nëse jo në vitin 2026, atëherë në 2030Do të synojmë kualifikimin në Kampionatin Europian 2028.Do të synojmë kalimin e grupit në EURO 2027 për ekipin U-21.Do të synojmë kualifikimin në “Elite Round” me ekipet U-17 dhe U-19Do të punojmë me ekipin A të vajzave për qëndrimin në Ligën B.
    Rritja e bazës së futbollistëve të rinj dhe përfshirja sa më e gjerë e fëmijëve në sistemin tone mbetet një nga prioritetet kryesore. Mbetemi të angazhuar për të kontribuar maksimalisht në përmirësimin e sistemit ligjor që mbështet zhvillimin e qëndrueshëm të sportit, përfshirë edhe ligjin për sponsorizimet. Do të vijojmë me investime në infrastrukturë, duke shfrytëzuar maksimalisht fondet e brendshme, programet ndërkombëtare të FIFA-s dhe UEFA-s, si dhe partneritetet me klubet, bashkitë, sektorin privat dhe qeverinë. Aktualisht janë në proces ose në fazë planifikimi investime konkrete në:
    Fusha stërvitore në Krujë, Gjirokastër, Prrenjas, Librazhd dhe Durrës (Katundi i Ri),Stadiumet në Kavajë, Vorë, Përmet dhe Gramsh,Stadiumet “Selman Stërmasi”, “Niko Dovana”, Korçë dhe Vlorë, të cilat po zhvillohen përmes partneriteteve private,Hoteli në ambientet e Shtëpisë së Futbollit,Vijon projekti “100 fushat”
    Do të ndërtojmë një model modern dhe transparent përmes dixhitalizimit të proceseve, nëpërmjet platformave “Federata Ime” dhe COMET, portalit online për edukimin e trajnerëve dhe specialistëve, si dhe përmes “Pitch Mapping” të UEFA-s, që do të mundësojë analizimin e infrastrukturës ekzistuese në mënyrë të standardizuar. Do të rrisim me 30% të ardhurat nga komercializimi dhe në vitin 2026, të shpërndajmë 3 milionë euro për klubet e Kategorisë Superiore dhe të Parë, si mbështetje direkte financiare për përmirësimin e funksionimit të tyre.
    Organizimi i UEFA EURO U-21 në vitin 2027 përbën një tjetër moment historik për Shqipërinë – një mundësi për të treguar se dimë të mikpresim dhe të organizojmë evente të mëdha. Që bëhen të mëdha, vetëm nëse bashkëpunojmë bashkë. FSHF është e vendosur të çojë përpara zhvillimin e futbollit shqiptar me përkushtim, integritet dhe vizion afatgjatë. Por çdo strategji, çdo projekt, çdo ambicie kërkon më shumë sesa ide dhe plane. Kërkon vullnet. Kërkon guxim për të marrë vendime dhe përgjegjësi për t’i çuar deri në fund.
    Ne nuk flasim për progress. Por e udhëheqim atë! Dhe kjo nis këtu, në Asamble, të gjithë bashkë, si gjithmonë përkrah njëri-tjetrit, pa dyshim edhe duke kritikuar kur është rasti, por gjithmonë me synimin për të ecur përpara. Futbolli nuk është pronë e askujt, por përgjegjësi e të gjithëve! Ai kërkon besim të ndërsjellë, bashkëpunim konkret dhe angazhim të përbashkët për ta bërë më të fortë, më të drejtë, më konkurrues, më edukues dhe më gjithëpërfshirës. Ju, të dashur anëtarë të FSHF-së, nuk jeni thjesht dëshmitarë të këtij rrugëtimi – ju jeni bashkautorët e tij! Ajo që ndërtojmë sot do të ndikojë drejtpërdrejt tek e nesërmja e futbollit shqiptar. Duke ju falënderuar nga zemra për besimin, ju uroj punime sa më të mbara në këtë Asamble.

  • Impianti fotovoltaik 96 MW në Dibër do vendoset në tre fshatra

    Impianti fotovoltaik 96 MW në Dibër do vendoset në tre fshatra

    Një impiant fotovoltaik me kapacitet të instaluar 96 MW parashikohet të vendoset në tokat e tre fshatrave në zonën e Dibrës.Kompania “Greencells Renewables Albania” Shpk njoftoi pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit se ku parashikohet të vendoset saktësisht instalimi sipas kërkesave që përcakton ligji.“Centrali Fotovoltaik i propozuar do të zbatohet pranë fshatrave Sehodoll, Limjan dhe Kastriot, njësia administative Kastriot dhe njësia administrative Fushë-Cidhen, Bashkia Dibër me një fuqi te instaluar 96 MWp.Projekti i propozuar përdor 137,150 module diellore Recom me kapacitet 700 Wp, si dhe 268 invertera te vargut me fuqi nominale 300 kW, te tipit Huawei SUN2000-330KTL-H1. Ky sistem arrin në një kapacitet të instaluar total prej 96 MWp.Modulet FV montohen në struktura metalike të mbështetura në tokë me kënd inklinimi 20° dhe hapësirë mes rreshtave 3 m, me një sipërfaqe totale të moduleve prej 426,036 m2 “ thuhet në dokument. Në përllogaritjet e saj kompania vlerëson se prodhimi mesatar afatgjatë i energjisë është 147,448 MWh/vit dhe raporti mesatar vjetor i performancës është 87.97%, duke përjashtuar efektet e degradimit të modulit FV diellor.Ky është një ndër disa impiante me kapacitet të konsiderueshëm që po ndërtohen në vend ku vetëm dy javë më parë një tjetër kompani dorëzoi koordinatat e sakta ku do të vendosej impianti i saj me kapacitet 102 MW në disa fshatra me Kolonjës dhe Përmetit.Interesi për energjinë e prodhuar nga fotovolatikët filloi së pari më miratimin e kuadrit ligjor fillestar në vitin 2017 por arriti kulmin në vitin 2022 kur kriza globale e energjisë bëri që çmimet në bursë të rriteshin në mënyrë të jashtëzakonshme.Nga ai moment ambicia për diversifikim e vendit mori një tjetër ritëm duke bërë që tashmë në vend të jenë disa projekte të mëdha të përfunduara sa i takon energjisë diellore. Më i madhi Karavastaja një projekt i zbaruar nga Voltalia si fituese e ankandit të qeverisë dhe që ka një kapacitet total prej 140 MW.Paralelisht kompania po punon për një tjetër impiant në Spitallë të fituar në të njëjtën formë teksa ka një numër të konsiderueshëm projektesh që po zbatohen nga prodhues të pavarur. Në total në 4 muajt e parë të këtij viti u prodhuar nga fotovolatikët 128.7 mijë MW energji teksa duke përbërë 4.3 për qind të prodhimit neto vendas që regjistroi nivelin 2.93 milionë MWh. / N.Maho Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.