Tag: Përmet

  • Basketbolli digjet, Federata krihet!

    Basketbolli digjet, Federata krihet!

    Adriatik BALLA
    Kanë kaluar tashmë dy javë nga kërkesa e 10 shoqatave anëtare të Federatës Shqiptare të Basketbollit (FSHB), drejtuar Presidentit të saj, dhe ende nuk ka asnjë përgjigje zyrtare apo thirrje për Asamble për të diskutuar problematika mjaft serioze dhe të rënda që po dekompozojnë basketbollin shqiptar. Për ironi, presidenti i federatës Avni Ponari vazhdon të bëjë komente mbi marrëdhëniet e anëtarëve midis njeri-tjetrit, ndërkohë që shmang përgjigjen ndaj kërkesave urgjente të komunitetit sportiv. “Sjellje e papërgjegjshme, aspak serioze dhe krejtësisht e papranueshme për një drejtues federate në një vend europian”, thonë në gjirin e komunitetit të basketbollit. Fatkeqësisht, nuk është hera e parë që FSHB hesht. Edhe kërkesa e Kamza Basket, dërguar më 17 prill për një vendim arbitrar dhe të paligjshëm të Sekretarit të Përgjithshëm, u injorua. Rasti tashmë është në ndjekje ligjore dhe është vetëm një nga shumë të tjera që tregojnë qartë krizën e thellë të institucionit që menaxhon basketbollin në vend.
    Çfarë nëse anëtarët reagojnë njësoj?
    Çfarë ndodh nëse një ditë, anëtarët vendosin të reagojnë me të njëjtën arrogancë dhe indiferencë, madje të refuzojnë të marrin pjesë në veprimtaritë e një federate që nuk praktikon “fair play”? Kjo nuk do të ishte befasi. Federata tashmë ka humbur legjitimitetin dhe integritetin, e drejtohet nga persona të paaftë, të paarsimuar dhe pa asnjë standard etik apo profesional.
    Kërkesat janë të qarta:

    Thirrje për Asamble për të diskutuar mbi financat, tarifat dhe rregulloren e sezonit të ardhshëm.
    Transparencë dhe llogaridhënie.
    Sqarim mbi statusin ligjor të vetë Federatës.

    Dikur, faqja zyrtare e FSHB-së publikonte vendimet e gjykatave, buletinet dhe arkivat e aktiviteteve. Sot, gjithçka është fshirë. Pse? Sepse historia e vërtetë nuk i shërben interesave të personave të emëruar në mënyrë të paligjshme e të padenjë për postet që mbajnë. Për ta, historia e basketbollit shqiptar fillon vetëm kur ata erdhën në pushtet.
    Rastet flagrante po shtohen – askush nuk reagon
    Rastet e abuzimeve në ekipet kombëtare të moshave po shtohen dita-ditës. Nga mesazhe denoncuese të prindërve të shqetësuar, deri te paditë zyrtare në gjykatë, tabloja është e qartë: zyrat e Federatës nuk ofrojnë asnjë zgjidhje. Aty gjen vetëm konfuzion, përçarje dhe arrogancë të institucionalizuar. Çdo ditë, prindërit e sportistëve të ekipeve U16 dhe U18 në vend që të mbështesin fëmijët e tyre në ëndrrën përfaqësuese vrapojnë në korridoret e ministrive, zyrave shtetërore dhe gjykatave, në përpjekje për të zbardhur të vërtetën dhe për të kërkuar të drejtën. Ndërkohë, nga zyrat e Federatës nuk prodhohet asgjë përveç shkeljeve të njëpasnjëshme, nepotizmit të hapur dhe vendimeve të cilat shpesh bien ndesh me rregullat që vetë anëtarët kanë miratuar. E vërteta është e thjeshtë: kjo federatë nuk është në gjendje të funksionojë pa mbështetjen e anëtarëve të saj, dhe megjithatë, i shkel dhe i injoron sistematikisht, për hir të rehatisë dhe privilegjeve të zyrtarëve që janë kthyer në turistë luksozë në kurriz të komunitetit.
    Kryesia e FSHB – një kukull në shërbim të një urdhërdhënësi
    Kryesia e Federatës është kthyer në një organ fiktiv, pa zë, pa rol, pa mision. Ajo nuk përfaqëson më as komunitetin, as anëtarët. Ajo thjesht bindet verbërisht ndaj udhëheqjes dhe interesave personale të presidentit.
    Sekretari i Përgjithshëm në qendër të arrogancës dhe përfoljeve
    Emri i Sekretarit të Përgjithshëm, Franko Bushati, përmendet çdo ditë në komunitetin sportiv me akuza të rënda. Përflitet për deklarata nën efektin e alkoolit, për arrogancë në vendimmarrje, për kapërcim të kompetencave dhe për përzgjedhje të ekipeve apo trajnerëve sipas preferencave personale.
    Deklarata të tilla si: “Sa të jem unë në këtë post, bëhet si dua unë” nuk janë thjesht të papërgjegjshme. Ato përbëjnë abuzim me detyrën dhe shpërdorim autoriteti. A është i vetëdijshëm z. Bushati për kompetencat që i njeh apo i ndalon statuti i FSHB-së? Deri tani, duket se jo.
    Basketbollit i duhet vizion – jo sundim
    Basketbolli shqiptar është kthyer në pasqyrë të krizës së madhe në sportin shqiptar: mungesë transparence, mungesë ligjshmërie, mungesë llogaridhënieje, mungesë etike. Nëse drejtuesit nuk janë të gatshëm të japin llogari, të respektojnë statutin dhe të përballen me të vërtetat – atëherë është koha për ndryshim.
    NJË PËRMBLEDHJE E DËSHTIMEVE TË FSHB NË DY SEZONET E FUNDIT
    Më poshtë jepet një pasqyrë e përmbledhur e dështimeve të federatës dhe natyrisht disa konkluz9ione që dalin natyrshëm nga leximi i ngjarjeve në FSHB dhe të mbledhura nga diskutimet e bëra brenda komunitetit të basketbollit.

    FSHB është ilegjitime, me një Sekretar të Përgjithshëm të pazgjedhur nga komuniteti dhe ende të panjohur nga gjykata.
    Një sekretar që firmos letra pa pasur as kompetencë ligjore, as njohje statutore. I paarsimuar, arrogant dhe në kundërshtim flagrant me statutin.
    Një kryesi e paligjshme, ende e panjohur nga gjykata, që firmos për të mbrojtur interesat e shefit.
    Një kryesi “sahanlëpirëse” që vepron vetëm me urdhër.
    FSHB që nuk zbaton rregulloret e veta dhe statutin. Në çdo vend tjetër të Europës, komuniteti sportiv do të protestonte fuqishëm.
    Në janar 2025, pas vendimeve arbitrare dhe selektive, FSHB njoftoi organizimin e seminareve për “integritet në sport”. Pyetja është: ku është SPOKU i shumëpërfolur? Kush do flasë për integritet në një federatë që e ka braktisur këtë parim?
    Dështoi edhe me organizimin e kampeve të verës në Përmet, për shkak të mungesës së besimit të komunitetit ndaj propagandës “hajde paguaj, se bëj ç’të dua”.
    Kombëtarja është kthyer në treg të zi – përzgjedhjet e trajnerëve bëhen mbi bazën e bindjes dhe jo meritës, ndërsa talentet lihen jashtë për të bërë “qoka”.
    FSHB vazhdon të paraqesë dështimet si suksese. Medaljet e vendeve të dyta dhe të treta në divizionet C quhen “arritje”. Skandaloze! Liga C është ligë e dorës së fundit, e skuadrave nga mikroshtetet.

  • “Dënime, kërcënime dhe pasuri!”/ Çfarë ndodh brenda Ferrokromit në Burrel?

    “Dënime, kërcënime dhe pasuri!”/ Çfarë ndodh brenda Ferrokromit në Burrel?

    Foto ilustruese

    TIRANË- Nëntoka shqiptare është mjaft e pasur, duke nisur nga burimet ujore, krom, bakër, hekurnikel, naftë, gaz apo edhe pasuri të tjera tepër të rralla, nga ato që kërkohen nga e gjithë bota. Shqipëria ka pasur një industri nxjerrëse dhe përpunimi shtetërore, duke u shtrirë në gjithë vendin. Ndërkohë, pas viteve ’90 këto pasuri ia dhanë privatëve, të cilët përveçse i kanë zhvatur, kanë sjellë shumë drama me dhjetëra viktima në radhët e punëtorëve.
    Punëtorët janë keqtrajtuar, me punë orar pa orare, ndërkohë që edhe banorët që jetonin afër këtyre minierave, kanë vuajtur dhe janë kërcënuar. Por, në gjithë këtë situatë, të vetmit fitimtarë nga pasuria shtetërore e patjetërsueshme, janë firmat, pronarët, drejtorët apo edhe përgjegjësit.
    Në këto radhë, VoxNews do të “udhëtojë” në Uzinën e Ferrokromit në Burrel, një pasuri e dhënë me koncesion, teksa firmat janë ndërruar disa herë. Aktualisht, Uzina kontrollohet nga “Albchrome”, ku kjo e fundit zotërohet nga “Albchrome Holding”.

    Për të shkuar te pronarët fundor të Ferrokromit të Burrelit apo Minierës së Kromit në Bulqizë, duke të shfletosh dhjetëra dokumente. Pronar del kompania “Yildirim Albania”, më pas “Yildirim International Investm” dhe në fund me “Yildirim International Mining”. Në vitin 2022, kjo firmë kontrollon kromin në Shqipëri, kryesisht Bulqizën, Klosin, Elbasanin apo edhe Tiranën. Pronar të saj janë Ali Riza Yildirim dhe Yuksel Yildirim.

    Në pamundësi për t’a kontrolluar, apo për të bërë zap punëtorët në Bulqizë, Klos, Burrel, Elbasan dhe Tiranë, turqit kanë vendosur edhe “xhandarët” e tyre. Në këto radhë do të ndalemi te drejtori i Ferrokromit në Burrel, z. Ervin Isaj.
    Në redaksinë e VoxNews kanë mbërritur dhjetëra ankesa nga punëtorë dhe banorë të qytetit verior për arrogancën e theksuar të drejtorit Isaj. Madje, ai shantazhon dhe kërcënon çdokënd, teksa deri më tani ia ka hedhur paq. Ai nuk u procedua çuditërisht pas shembjes së një masivi dheu në Klos, shembje e cila i mori jetën një punëtori.

    Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, drejtori Isaj është dënuar për një ngjarje që ka ndodhur në datën 16 shkurt 2022, ku ai rezulton se ka keqtrajtuar një punëtor. Ai ka qëlluar 62-vjeçarin Hamit Metra.
    “Drejtori më ka futur duart në fyt. Më ka sharë dhe kërcënuar duke më pohuar se ‘këtu komandoj unë’. Shkova të mjeko-ligjori i cili më ka dhënë 9 ditë raport. I jam drejtuar Gjykatës së Matit, ku kam fituar dhe më pas i jam drejtuar Apelit,”- thotë ish-punëtori.
    Gjykata e Matit e ka dënuar me vetëm gjobë, për shkak të pendesës së “xhandarit” dhe dëshirën për të normalizuar marrëdhënien me viktimën. “Ai i kërkoi trupit gjykues dhe faktin që ai shprehu gatishmërinë e tij që këtë falje ta bënte edhe përpara kolektivit apo familjarëve të viktimës dhe deri dhe në median lokale me qëllim pajtimin midis palëve, por që nuk u pranua nga viktima akuzuese” thuhet në vendim. Drejtori u dënua me akuzën “dëmtime të tjera me dashje”.

    Sipas punëtorëve, përmetari Isaj e ka kthyer Uzinën e Ferrokromit në Burrel si pronë të vetë. Ai ka marrë kompetencat nga turqit, të cilët duan vetëm paratë dhe shfrytëzimin barbar të pasurisë shqiptare. Sipas dokumenteve, Isaj ka punuar në vepra me para të madhe, si Projekti i Hidrocentralit të Banjës, Hidrocentralit Langarica, Hidrocentrali Prell si dhe shef në një kompani çimentoje në Fushë Krujë. Ai shkoi fillimisht në “Albchrome” si menaxher dhe më pas u promovua si drejtor i Uzinës.

    VoxNews ka mësuar nga punëtorët e Ferrokromit në Burrel se drejtori Ervin Isaj, ashtu si edhe drejtorët e tjerë të Albchromë, vijojnë të pasurohen personalisht. Ka informacione se ata, duke përfshirë edhe Isajn, kanë blerë pasuri të paluajtshme në Tiranë. Në fillim të punës ata kanë qenë me qira në Tiranë, ndërkohë më vonë morën kredi. Tashmë kanë shlyer kredinë e banesës së parë, kanë blerë të dytën dhe janë në tratativa për vila apo prona në bregdet.
    Një lëvizje galopante e drejtorucëve të kromit, ndërkohë që vetë Ervin Isaj ka në pronësi një kompani private. Firma është krijuar vite më parë, ndërkohë që a dyshime se është krijuar për një skemë pastrimi të parave. Gjithsesi, ajo që duket në letra apo edhe në terren, është se drejtorët e turqve sillen si “xhandarë” në pronat e shtetit shqiptar, duke i keqmenaxhuar vetëm për llogari personale. Madje, në dëm të punëtorëve dhe interesave të vetë shtetit, i cili i ka dhënë me koncesion këto pasuri./VoxNews

  • 10 ditë “përvëlim” – Meteorologia jep alarmin

    10 ditë “përvëlim” – Meteorologia jep alarmin

    Dhjetëditëshi i parë i korrikut do të jetë shumë nxehtë dhe i padurueshueshëm. Paralajmërimi u dha nga meteorologia e A2, Tanja Porja, sipas të cilës pjesa më e madhe e Shqipërisë do të arrijë temperatura ekstremisht të larta, ndërsa bregdeti do të jetë më i freskët.
    “Presim freskim nga data 10 korrik, që termometri të zbresë nga 41 gradë në 36-37 gradë.

    Gjatë korrikut do të kemi disa ditë me 41 gradë celsius. 4-8 ditë janë rraskapitëse dhe vrastare.
    Berati, Elbasani Gjirokastra, Kopliku dhe Shkodra janë qytete ku temperaturat do të kapin vlerat ekstremisht të larta 40-41 gradë, por nuk përjashtohet as Tirana që mund të kapërcejë 40-gradëshin. Po kështu edhe Fushë Kruja, Përmeti.
    Bregdeti paraqitet më i freskët se zonat malore Hasi, Kukësi, Burreli, Librazhdi, Pogradeci dhe Korça. Do ketë ditë që do të jetë më freskët Vlora se Korça.
    Pjesa tjetër e Shqipërisë do të jetë flakë. Temperatura në bregdet do të jenë 3-4 gradë më të ulët.
    Por kur lagështira është e lartë 36-gradëshi ndjehet 6 më shumë sesa shënohet dhe ajo që ndjejmë duhet të komunikohet si temperatura reale”.
    Meteorologia theksoi se nga data 10 korrik pritet një freskim i lehtë i motit.
    “Nuk ka sinjale për reshje. Por reshje priten në 12 korrik kryesisht në zonat lindore. Hyrje e një mase ajrore të ftohtë në zonën e Alpeve ku këto ditë Alpet e Europës po shënojnë temperatura 35-36 gradë, rreth datës 10 korrik presim reshje dëbore në zonën e Alpeve të Europës dhe kjo do të ndikojë që të sjellë freskim”.
    Moti ekstrem me temperatura të larta, sipas Porjas do të jetë edhe në rajonin e Ballkanit.

  • 10 ditë përvëlim! Meteorologia jep alarmin: Ja qytetet ku temperaturat kalojnë 40 gradë

    10 ditë përvëlim! Meteorologia jep alarmin: Ja qytetet ku temperaturat kalojnë 40 gradë

    Dhjetëditëshi i parë i korrikut do të jetë shumë nxehtë dhe i padurueshueshëm. Paralajmërimi u dha nga meteorologia e A2 CNN, Tanja Porja në Dita Jonë, sipas të cilës pjesa më e madhe e Shqipërisë do të arrijë temperatura ekstremisht të larta, ndërsa bregdeti do të jetë më i freskët.

    “Presim freskim nga data 10 korrik që termometri të zbresë nga 41 gradë në 36-37 gradë. Gjatë korrikut do të kemi disa ditë me 41 gradë celsius. 4-8 ditë janë rraskapitëse dhe vrastare. Berati, Elbasani Gjirokastra, Kopliku dhe Shkodra janë qytete ku temperaturat do të kapin vlerat ekstremisht të larta 40-41 gradë, por nuk përjashtohet as Tirana që mund të kapërcejë 40-gradëshin. Po kështu edhe Fushë Kruja, Kolonja e Përmeti.

    Bregdeti paraqitet më i freskët se zonat malore hasi Kukësi, Burreli, Librazhdi, Pogradeci dhe Korça. Do ketë ditë që do të jetë më freskët Vlora se Korça. Pjesa tjetër e Shqipërisë do të jetë flakë. Temperatura në bregdet do të jenë 3-4 gradë më të ulët. Por kur lagështira është e lartë 36-gradëshi ndjehet 6 më shumë sesa shënohet dhe ajo që ndjejmë duhet të komunikohet si temperatura reale”.

    Meteorologia e A2 CNN theksoi se nga data 10 korrik pritet një freskim i lehtë i motit.

    “Nuk ka sinjale për reshje. Por reshje priten në 12 korrik kryesisht në zonat lindore. Hyrje e një mase ajrore të ftohtë në zonën e Alpeve ku këto ditë Alpet e Europës po shënojnë temperatura 35-36 gradë, rreth datës 10 korrik presim reshje dëbore në zonën e Alpeve të Europës dhe kjo do të ndikojë që të sjellë freskim”.

    Moti ekstrem me temperatura të larta, sipas Porjas do të jetë edhe në rajonin e Ballkanit.

  • Skandali, Agolli i FSHZH-së bën tender me fitues të paracaktuar për hotele dhe lokale në parkun Retro në Bulqizë…

    Skandali, Agolli i FSHZH-së bën tender me fitues të paracaktuar për hotele dhe lokale në parkun Retro në Bulqizë…

    Nuk kanë fund skandalet e Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Mësohet se Dritan Agolli, drejtuesi i FSHZH-së, ka hapur një tender të ri prej 2.7 milionë eurosh për ndërtimin e hoteleve dhe lokaleve në Parkun Retro në Bulqizë, me dyshime të forta për fitues të paracaktuar. Projekti, që parashikon rikualifikimin e një ish-zone ushtarake, rrit koston totale në 6 milionë euro, ndërsa modeli i biznesit i ngjan atyre që familja Agolli operon në zona si Përmet, Petrelë apo Sarandë. Dokumentet tregojnë se kompania që fitoi lotin e parë, “Ulza”, mund të përfitojë sërish. Por nismat e Agollit, që përfshijnë ndërtime luksoze të financuara me para publike, po kthehen në zinxhir abuzimesh të përsëritura. Retro-Hotel, dhoma të stilit komunist, kafene e hapësira muzeale janë pjesë e planit, ndërsa pas perdes, klientelizmi dhe konflikti i interesit janë më të dukshëm se kurrë.
    Investigimi
    Konkretisht një nismë e qeverisë për të shndërruar një zonë ushtarake në Bulqizë në hotele dhe lokale, duke e quajtur Parku Retro, do të “hajë” edhe plot 2.7 milionë euro, duke e çuar koston totale në plot 6 milionë euro. Sipas dokumenteve që hulumtoi VoxNews, kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, “biznesmeni” Dritan Agolli nuk e ka harruar që në çdo investim publik të ndërtojë me lekët e shtetit hotele, restorante dhe lokale. Një nismë kurajoze e vetë Agollit, ku në çdo vend duke filluar nga llixhat e Përmetit, Saranda, Petrela apo edhe tani Bulqiza, të ndërtojë modelet e biznesit që operon familja e tij. Kujtojmë se djali i Agollit zotëron një restorant luksoz në Hamallaj, ndërkohë që edhe pjesëtarë të tjerë të familjes së tij janë përfshirë në biznese fitimprurëse. Normalisht, zhvillimi i zonave të tilla mirëpritet nga banorë vendas apo edhe turistë, por prapaskenat me të cilat vepron vetë Agolli, duke qenë se favorizon gjithmonë “klientët” e tij, kanë sjellë që çdo vepër e ndërtuar të përfundojë në duart e një grupi të ngushtë njerëzish. Ka dyshime se, edhe tenderi i ri i Parkut Retro në Bulqizë të përfundojë te e njëjta dorë që fitoi edhe lotin e parë.
    Njoftimi i FSHZH për hapjen e tenderit të ri me vlerë 2.7 milionë euro
    Faksimile: Njoftimi i FSHZH për hapjen e tenderit të ri me vlerë 2.7 milionë euro
    Dokumenti i mësipërm, i siguruar nga VoxNews, është njoftimi i hapjes së tenderit të ri për Parkun Retro në Bulqizë. Objekti i procedurës së prokurimit është “ndërtimi i infrastrukturës se modeleve të integruara në zona me potencial zhvillimi, Bulqizë”. Bëhet fjalë për “parkun tematik Retro, Bulqizë ‘divizioni’, loti 2”. Fondi limit për këtë tender është 271 milionë lekë, ose pak më shumë se 2.7 milionë euro, ndërsa mësohet se procedura është gati për t’u tenderuar.
    Por, çfarë pason ky tender i ri?!
    VoxNews shfletoi dokumente të vjeshtës së vitit 2024 ku rezulton se FSHZH-ja hapi tenderin e projektit, i cili synonte të rikthente ish-zonën ushtarake në një destinacion turistik dhe kulturor. Në atë kohë fond limit ishte 338 milionë lekë, ndërkohë që në muajin tetor 2024 u shpall edhe fituesi i tenderit, kompania “Ulza”. Në tenderin e parë saktësohej se afati i punimeve ishte 24 muaj, ndërkohë që pa kaluar as 12 muaj u hap një tender i ri.
    Dyshimet janë se, tenderi i ri është një shtesë e procedurës së parë. Por, përse tani? A është i paracaktuar?
    Në foto, projekti ‘Retro Bulqiza’ që do të ndërtohet në një sipërfaqe prej 10 hektarësh

    Sipas dokumenteve shoqëruese, Fondi shkruan se projekti përfshin rikualifikimin e “Retro-Hotel” në ish-shtëpinë e Oficerëve, si dhe tetë banesave dykatëshe që ndodhen në të njëjtën zonë. Ndërtesa kryesore, ish-shtëpia e Oficerëve, ka një sipërfaqe prej 490 m² për kat dhe përbëhet nga dy deri në tre kate. “Projekti synon të sjellë dhoma hoteliere të stilit retro, dhoma me kapacitet të lartë për qëndrime në grup (hostel), si dhe një dhomë muzeale që përmban mobilim dhe teknologji nga periudha komuniste. Gjithashtu, në plan është integrimi i njësive të reja për mëngjes dhe kafeteri, hapësira për administratën dhe recepsionin”, thuhet në dokumente.

  • FSHF investon 8.5 milionë euro në infrastukturë sportive gjatë sezonit 2024/2025

    FSHF investon 8.5 milionë euro në infrastukturë sportive gjatë sezonit 2024/2025

    Federata e Futbollit ka zbatuar gjatë këtij sezoni një nga programet më të mëdha historike të investimeve në infrastrukturën sportive, me një total prej afro 8.5 milionë eurosh të shpenzuara në projekte të ndryshme në të gjithë vendin.
    Fondi i investuar është përqendruar në ndërtimin dhe rikonstruksionin e stadiumeve, ndërtimin e fushave të reja, përmirësimin e infrastrukturës ekzistuese, si dhe në ndërhyrje të rëndësishme në kuadër të Kampionatit Europian UEFA U-17 që u zhvillua në Shqipëri në maj-qershor 2025.
    Ndër projektet më të rëndësishme ku FSHF ka investuar gjatë këtij viti përmenden stadiumi “Egnatia” në Rrogozhinë, stadiumi i Vorës dhe ai i Besës në Kavajë, si edhe stadiumet në Gramsh dhe Përmet. Po ashtu, janë realizuar rikonstruksione të fushave në Elbasan (kompleksi sportiv “Shefqet Lamçja” ), Korçë, Krujë, Gjirokastër dhe Durrës.
    Në kuadër të projektit “100 fushat”, gjatë këtij sezoni janë ndërtuar dy fusha të reja në ambientet e Shtëpisë së Futbollit, është inauguruar fusha stërvitore e kompleksit “Dinamo City” në Arbanë, si dhe janë realizuar disa projekte me karakter social në mbështetje të nismës “Fundjavë Ndryshe” dhe në Famullinë “Shna Prenda” në Shkodër.
    Gjithashtu, është inauguruar fusha e re në bashkëpunim me akademinë “Soccer Star” në Shtoj të Shkodrës, ndërsa janë në proces ndërtimi fusha të reja në Gjirokastër, Prrenjas dhe Librazhd.
    Nga kjo shumë totale investimesh, mbi 6.2 milionë euro janë financuar drejtpërdrejt nga FSHF, ndërsa pjesa tjetër është realizuar në bashkëpunim me partnerët strategjikë të federatës.

  • Shifrat, zbulohet sa investoi FSHF-ja në infrastrukturë

    Shifrat, zbulohet sa investoi FSHF-ja në infrastrukturë

    Federata e Futbollit ka zbatuar gjatë këtij sezoni një nga programet më të mëdha historike të investimeve në infrastrukturën sportive, me një total prej afro 8.5 milionë eurosh të shpenzuara në projekte të ndryshme në të gjithë vendin.
    Fondi i investuar është përqendruar në ndërtimin dhe rikonstruksionin e stadiumeve, ndërtimin e fushave të reja, përmirësimin e infrastrukturës ekzistuese, si dhe në ndërhyrje të rëndësishme në kuadër të Kampionatit Europian UEFA U-17 që u zhvillua në Shqipëri në maj-qershor 2025.
    Ndër projektet më të rëndësishme ku FSHF ka investuar gjatë këtij viti përmenden stadiumi “Egnatia” në Rrogozhinë, stadiumi i Vorës dhe ai i Besës në Kavajë, si edhe stadiumet në Gramsh dhe Përmet. Po ashtu, janë realizuar rikonstruksione të fushave në Elbasan (kompleksi sportiv “Shefqet Lamçja” ), Korçë, Krujë, Gjirokastër dhe Durrës.
    Në kuadër të projektit “100 fushat”, gjatë këtij sezoni janë ndërtuar dy fusha të reja në ambientet e Shtëpisë së Futbollit, është inauguruar fusha stërvitore e kompleksit “Dinamo City” në Arbanë, si dhe janë realizuar disa projekte me karakter social në mbështetje të nismës “Fundjavë Ndryshe” dhe në Famullinë “Shna Prenda” në Shkodër.
    Gjithashtu, është inauguruar fusha e re në bashkëpunim me akademinë “Soccer Star” në Shtoj të Shkodrës, ndërsa janë në proces ndërtimi fusha të reja në Gjirokastër, Prrenjas dhe Librazhd.
    Nga kjo shumë totale investimesh, mbi 6.2 milionë euro janë financuar drejtpërdrejt nga FSHF, ndërsa pjesa tjetër është realizuar në bashkëpunim me partnerët strategjikë të federatës.

  • Armando Broja shkon me pushime në vendlindjen e partneres, Përmet! Çifti shijon rafting në lumin “Vjosa”

    Armando Broja shkon me pushime në vendlindjen e partneres, Përmet! Çifti shijon rafting në lumin “Vjosa”

    Emri i Armando Brojës është nga më të lakuarit në botën e futbollit, por edhe për romancat e tij me vajza të bukur të huaja dhe shqiptare.
    Sulmuesi i Kombëtares shqiptare pas pushimeve në Miami me partneren, mbrëmjen e djeshme ka mbërritur për herë të parë në Përmet, vendlindjen e së dashurës së tij Sindi Bundo.

    Ditën e sotme çifti po shijon rafting në lumin “Vjosa” ndërkohë që nuk kanë munguar as fotot nga momentet e bukura.
    Më herët ka qenë vetë Broja i cili ka konfirmuar lidhjen, ndërsa me sa kuptohet çifti e ka zyrtarizuar lidhjen.

  • Armando Broja formalizon lidhjen e dashurisë, çifti pushime luksi! Kush është Sindi dhe lidhja e dashurisë me yllin e Kombëtares

    Armando Broja formalizon lidhjen e dashurisë, çifti pushime luksi! Kush është Sindi dhe lidhja e dashurisë me yllin e Kombëtares

    Armando Broja, sulmuesi i Kombëtares shqiptare po kalon një verë të qetë, dhe plot dashuri. Në rrjetet sociale, vetë ai na ka zbuluar se pushimet për të kanë nisur nga Miami. Përkrah tij është partnerja e tij e konfirmuar, Sindi, një vajzë nga Përmeti që prej disa kohësh jeton në SHBA.
    Ylli i Kombëtares ka publikuar fotot duke shijuar ditët buzë detit dhe në bord të një jahti luksoz. Në fotot e postuara nga futbollisti, ata shihen shumicën e kohës afër njëritjetrit, duke shijuar ditë relaks dhe selfie romantike. Duket se vizita e Brojës në SHBA, është edhe mënyra më e mirë për të formalizuar kështu këtë lidhje. Vajza nga Përmeti jeton së bashku me familjen në SHBA dhe me vizitën e të dashurit të saj, duket se lidhja është konsoliduar edhe më shumë.

    Historia e tyre është publikuar për herë të parë gjatë festimit të Shën Valentinit, ku Broja u shfaq pranë Sindit dhe këtë herë e zyrtarizoi lidhjen. Ai e ka prezantuar Sindin me familjarët e tij, duke e postuar në rrjetet sociale, ndërsa ajo ka preferuar një angazhim më modest në publik. Në një intervistë të fundit, ai përmendi se nuk ka dedikuar ende gol, por shpreson që t’i kushtojë diçka të veçantë “vajzës së tij”. Në të njëjtën bisedë, Broja sqaroi se Sindi, nga Përmeti, po jeton prej vitesh në SHBA dhe preferon të mbajë profil të ulët. Çifti është njohur nëpërmjet miqve të përbashkët gjatë udhëtimeve të tyre, dhe se lidhja është serioze.
    Sindi ka një profil privat në Instagram, me pak ndjekës, dhe shfaqet së rrallë në fotot publike me Brojën. Gjithçka tregon se ata e festivalizuan Shën Valentinin në Angli, ku ai e ka pritur pranë shtëpisë së tij, dhe më vonë e ka prezantuar familjarëve. Në krahasim me lidhjet e mëparshme, ky kapitull duket më i qetë dhe më familjar, me Brojën që e ka bërë të qartë se qëndron pranë Sindit edhe në jetën private. Pushimet janë një ndalesë e shkëlqyer para një vere të nxehtë sportive.
    I ftuar në një studio televizive, ku u pyet për jetën jashtë futbollit, Broja ka pranuar se, ndonëse deri më tani nuk ka dedikuar asnjë gol një vajze, shpreson që në të ardhmen të ketë mundësi t’ia dedikojë të gjitha golat e tij një personi të veçantë: të dashurës së tij.
    “Unë akoma nuk i kam dedikuar një gol një vajze, por inshallah të mundem që t’i dedikoj sa më shumë gola vajzës sime që kam tani”, u shpreh ai duke buzëqeshur.
    Gjatë intervistës Broja konfirmoi edhe origjinën e së dashurës që është Përmeti. Ajo që dimë me siguri është fakti se për pak muaj që kanë së bashku, çifti është më i dashuruar se kurrë. Tashmë që Broja do të rikthehet në fushën e blertë, do të jetë Sindi ajo që do të udhëtojë më shpesh në Angli për të qenë pranë të dashurit, pse për ta mbështetur edhe në fushën e blertë.

  • Përmirësimi i sinjalistikës dhe sigurisë rrugore, ARRSH 5.8 milionë euro për tre rajone

    Përmirësimi i sinjalistikës dhe sigurisë rrugore, ARRSH 5.8 milionë euro për tre rajone

    Autoriteti Rrugor Shqiptar do të ndërhyjë në akset rrugore në tre rajone në vend në funksion të përmirësimit të sinjalistikës dhe rritjen e sigurisë. Tre procedura prokurimi me një fond limit total prej 587 milionë lekësh apo rreth 5.8 milionë euro parashikojnë ndërhyrje specifike.Konkretisht bëhet fjalë për tre lote:  “Përmirësimi i sinjalistikës horizontale, vertikale dhe pajisjeve të sigurisë rrugore në akset e Rajonit Verior Shkodër Loti 1 (2025)” me fond limit 196 milionë lekë, “Përmirësimi i sinjalistikës horizontale, vertikale dhe pajisjeve të sigurisë rrugore në akset e Rajonit Qendër Perëndim (Tiranë) loti 2 (2025)” me fond limit 183.3 milionë lekë dhe  “Përmirësim i sinjalistikës horizontale, vertikale dhe pajisjeve të sigurisë rrugore në akset e Rajonit Jugor Gjirokastër, loti 3 (2025)” me fond limit 207 milionë lekë.Ndërhyrjet në VeriJanë disa akse ku synohet të ndërhyhet në zonën e Veriut ë ë tilla si : Përmirësimi i Sinjalistikës Vertikale në Segmentin Rrugor Milot-Hani i Hotit ( SH 1 ) 79 km. · Zëvendësimi, plotësimi dhe saktësimi i sinjalistikës vertikale. II. Përmirësimi i Sinjalistikës Horizontale në Segmentin Rrugor Milot – Lezhë – Shkodër ( SH 1 ) 47 km. · Rifreskimi i vijëzimit anësor dhe vijave të mesit si dhe ishujve te trafikut e shigjetave. III. Përmirësimi i Sinjalistikës Vertikale në Segmentin Rrugor Qafe Mali – Fierze ( SH 22 ) 57 km. ·Zëvendësim, plotësimi dhe saktësimi i sinjalistikës vertikale. IV. Përmirësimi i Sinjalistikës Vertikale dhe Horizontale Qafe Bualli – Ura e Cerenecit ( SH 6 ) 21 km. · Zëvendësim, plotësimi dhe saktësimi i Sinjalistikës Vertikale.Ndërhyrjet në rajonin Qendër PerëndimSegmentet rrugore të cilët do t’i nënshtrohen përmirësimit të sinjalistikës horizontale, vertikale si dhe të sigurisë rrugore ndodhen në Rajonin Qendër Perëndim dhe përshkojnë disa rrethe të këtij Rajoni. Ato janë pjesë e Rrjetit Rrugor Kombëtar që administrohen nga ARRSH. Segmente ku do të ndërhyhet: 1. Bishti i Zhurit – Elbasan (Papër) (SH 7) 31.40 km; 2. Cerrik – Belsh (SH 58) 10.40 km; 3. Belsh – Kosovë e Vogël (SH 68) 15.90 km; 4. Fier Shegan – Kozarë (Murriz) 6.60 km; 5. City Park – Durrës (SH 2) 21.50 km; Riparimi i Fugave të Urave: 1. Banjë – Gramsh (SH 59) 17.20 km; 2. Bishti i Zhurit – Elbasan (Papër) (SH 7) 31.40 km; 3. Ura e Dajlanit, Mbikalimi PlepaNdërhyrje në rajonin JugorSegmentet rrugore të cilët do t’i nënshtrohen përmirësimit të sinjalistikës horizontale, vertikale si dhe të sigurisë rrugore ndodhen në Rajonin Jugor dhe përshkojnë disa rrethe të këtij Rajoni. Ato janë pjesë e Rrjetit Rrugor Kombëtar që administrohen nga ARRSH. Segmente ku mendohet të ndërhyhet: 1. Tepelenë – Gusmar – Kuç 35 km; 2. Qeparo – Ura e Laskos (Kuç) (SH 76) 17 km; 3. Ura e Leklit – Këlcyrë – Përmet (SH 75) 35km; 4. K/Bylis – K/Segmentit Ballsh – Fratar (Qafa e Kashit) 4.30 km; 5. Jeta e Re – Kosovë e Vogël (SH 68) 4.40 km; 6. Qeparo – ShënVasil (SH 8) 25.40 km 7. Levan – Kufi Mallakastër (SH 4) 42.80 km; Ndriçimi: · Qeparo – Ura e Laskos (Kuç), 1 kryqëzim; · Lushnje – Fier Shegan, në kryqëzimin Jeta e Re, 1 kryqëzim; · Levan – Kufi Mallakastër, 11 kryqëzime; Riparimi i Fugave të Urave: · Ura e Bënçës    Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.