Tag: përmbytura

  • “150 ha sera të përmbytura”/ Fermeri: Rama udhëtime luksi në Katar, ne në ditë të hallit

    “150 ha sera të përmbytura”/ Fermeri: Rama udhëtime luksi në Katar, ne në ditë të hallit

    Një fermer nga Bashkia e Dimalit ka marrë fjalën në protestën që po mbahet para kryeministrisë mbrëmjen e sotme.
    Ai ka denoncuar braktisjen që u ka bërë qeveria prej vitesh, ndërsa thekson dëmet e mëdha që u janë shkaktuar nga përmbytjet ditët e fundit.
    Ai thotë se u janë dëmtuar dhjetëra hektarë tokë, ndërsa nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga shteti apo bashkia.
    Fermeri nuk lë pa përmendur edhe udhëtimet e luksit të Edi Ramës, teksa thotë se ky i fundit i ka lënë fermerët në ditë të hallit.
    “Unë jam i fermer nga Bashkia Dimal, përfaqësoj të gjithë fshatrat nga Tapia, Çifliku, Kozare, Urë Kuqi, Ing, Goriçan, Samaticë, edhe Kozarin. Dhe një fatkeqësi të madhe, nga zoti, nga perëndia që u mbytëm. Bashkia s’po na ndihmon fare. As kanale s’janë bërë. Fondacionet i marrin lekët i fusin në xhepat, subvencionet e fermerëve i fusin në xhep dhe ne nuk po na shikojnë fare. Mbi 150 hektarë sera të përmbytura, pemtari, frutikulturë, me mandarina, portokalle.
    Është një katastrofë e madhe. Ne nuk dimë se çfarë do bëjmë. Vetëm jemi drejt mbytjes në lumë, se lumi na kalon atje afër dhe atë do bëjmë. Bashkia na ka braktisur, deputetët, dje Muhamed Zgjani del me atletet e bardha anës lumit edhe me pozë partizan, Rama durova ikën në Katar dhe takon ata andej janë. Ne çfarë do bëjmë?”,- është shprehur fermeri.

  • “150 ha sera të përmbytura”/ Fermeri i zhgënjyer: Rama udhëtime luksi në Katar, ne në ditë të hallit

    “150 ha sera të përmbytura”/ Fermeri i zhgënjyer: Rama udhëtime luksi në Katar, ne në ditë të hallit

    Një fermer nga Bashkia e Dimalit ka marrë fjalën në protestën që po mbahet para kryeministrisë mbrëmjen e sotme
    Ai ka denoncuar braktisjen që u ka bërë qeveria prej vitesh, ndërsa thekson dëmet e mëdha që u janë shkaktuar nga përmbytjet ditët e fundit.
    Ai thotë se u janë dëmtuar dhjetëra hektarë tokë, ndërsa nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga shteti apo bashkia.
    Fermeri nuk lë pa përmendur edhe udhëtimet e luksit të Edi Ramës, teksa thotë se ky i fundit i ka lënë fermerët në ditë të hallit.
    “Unë jam i fermer nga Bashkia Dimal, përfaqësoj të gjithë fshatrat nga Tapia, Çifliku, Kozare, Urë Kuqi, Ing, Goriçan, Samaticë, edhe Kozarin. Dhe një fatkeqësi të madhe, nga zoti, nga perëndia që u mbytëm. Bashkia s’po na ndihmon fare. As kanale s’janë bërë. Fondacionet i marrin lekët i fusin në xhepat, subvencionet e fermerëve i fusin në xhep dhe ne nuk po na shikojnë fare. Mbi 150 hektarë sera të përmbytura, pemtari, frutikulturë, me mandarina, portokalle.
    Është një katastrofë e madhe. Ne nuk dimë se çfarë do bëjmë. Vetëm jemi drejt mbytjes në lumë, se lumi na kalon atje afër dhe atë do bëjmë. Bashkia na ka braktisur, deputetët, dje Muhamed Zgjani del me atletet e bardha anës lumit edhe me pozë partizan, Rama durova ikën në Katar dhe takon ata andej janë. Ne çfarë do bëjmë?”,- është shprehur fermeri.

  • Shqipëria nën “pushtetin” e motit të keq! Banesa të përmbytura e rrugë të dëmtuara, Vjosa del nga shtrati

    Shqipëria nën “pushtetin” e motit të keq! Banesa të përmbytura e rrugë të dëmtuara, Vjosa del nga shtrati

    Lumi vjosa-tale e lezhës

    TIRANË- Vendi ynë vijon të jetë nën ndikimin e motit të keq prej disa ditësh, teksa situata problematike janë regjistruar në disa zona të vendit. Në zonën e Tales, rritja e nivelit të ujit në lagunë ka dëmtuar argjinaturën, duke bërë që uji të depërtojë drejt zonave të banuara. Gjatë natës, mjetet e tonazhit të rëndë kanë punuar pa ndërprerje për të forcuar argjinaturën dhe për të minimizuar pasojat.
    Lumi Vjosa në zonën e Novoselës ka arritur në pikën kritike të tij. Prurjet kanë vijuar gjatë gjithë natës duke bërë që lumi të dalë nga shtrati pranë urës së Mifolit. Niveli i lumit ka arritur në 7.10 metra, çka ka bërë që tre banesa pranë urës së Mifolit të jenë të përmbytura. Ndërkaq, nuk ka probleme në akset rrugore të cilat janë të kalueshme.
    Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në qarkun e Gjirokastrës. Sheper, rruga që lidh Zagorinë me Poliçanin rrezikon të bllokohet. Ndërsa rruga Suhë-Poliçan është bllokuar. Dëmtime ka pësuar dhe ujësjellësi, e për pasojë disa fshatra kanë mbetur pa ujë.
    Në Bashkinë e Fushë Arrëzit raportohet për shkarje dherash, gurësh dhe vërshime uji në rrugët rurale, duke vështirësuar qarkullimin. Gjithashtu ka ndërprerje të shkurtra të energjisë elektrike në disa fshatra. Problematika paraqiten edhe në Bashkinë Pukë, ku raportohet për dëmtime në disa rrugë rurale në Njad Gjegjan dhe Luf-Qerret./ZËRI

  • VIDEO/ Rrugë të përmbytura e banesa nën ujë, dy të zhdukur nga moti i keq në Itali

    VIDEO/ Rrugë të përmbytura e banesa nën ujë, dy të zhdukur nga moti i keq në Itali

    Moti i keq ka goditur veriun e Italisë. Dy persona rezultojnë të zhdukur që nga mëngjesi i të hënës. Bëhet fjalë për një 35-vjeçar dhe një të moshuar.
    Ekipet e emergjencës dhe ekipet zjarrfikëse janë angazhuar për t’i ardhur në ndihmë banorëve të zonës dhe po punojnë për të gjetur personat që rezultojnë të zhdukur.
    Ndërkohë një person është shpëtuar pasi ishte bllokuar në rrënoja. Si pasojë e motit të keq rrugët janë të përmbytura, banesat ndodhen nën ujë, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar qytetarët që të shmangin lëvizjet për shkak të motit të keq.

  • Breshër, rrugë të përmbytura dhe pemë mbi makina, një stuhi e fortë godet Italinë

    Breshër, rrugë të përmbytura dhe pemë mbi makina, një stuhi e fortë godet Italinë

    Një stuhi e papritur dhe e fuqishme me erë dhe breshër goditi bregdetin e Romagnës para agimit, duke filluar në orën 4:30 të mëngjesit, fillimisht në zonat e Ravennës dhe Cervias dhe më pas me forcë në provincën e Riminit, duke shkaktuar përmbytje.
    Mediat italiane bëjnë të ditur se u rrëzuan pemë dhe rrugët në disa zona u shndërruan në lumenj, duke ndërprerë trafikun. Autoritete kanë nisur mbikëqyrjen për të përcaktuar nëse ka pasur dëme më serioze.
    Zonat më të prekura ku u raportuan dëmet më të mëdha janë Cesenatico, Gatteo, Bellaria Igea Marina, Rimini deri në Riccione dhe Cattolica.
    Për shkak të rënies së një peme mbi shina, një tren i bllokuar në linjën Rimini-Ravenna u evakuua dhe pasagjerët u shpëtuan.
    Në linjën hekurudhore Rimini-Ferrara, shërbimi midis Riminit dhe Cesenatico-s është pezulluar për shkak të dëmeve nga moti. Trenat rajonalë mund të jenë subjekt i kufizimeve të itinerarit dhe anulimeve. Trenat me shpejtësi të lartë mbeten në funksion.
    Plazhet në zonën e Cervia dhe Milano Marittima (Ravenna) u dëmtuan rëndë nga stuhia me erëra të forta që goditën Rivierën Romagna para agimit. Shezlongjet u përmbysën dhe çatitë e disa strukturave u rrëzuan ose u shembën.
    Në Rimini, Bashkia, me Këshilltarin e Mbrojtjes Civile Yuri Magrini, e përshkroi një “ngjarje shumë të rëndë” me 74 milimetra reshje shiu. Pesë nënkalime u përmbytën, njëra me një makinë të bllokuar brenda.
    Pemë të shumta ranë mbi makina, kopshte dhe shtëpi, duke i bllokuar pothuajse të gjitha qytetet dhe duke i lënë nënkalimet ende të përmbytura. Disa zjarrfikës dhe ekipe të Mbrojtjes Civile ishin në vendngjarje në zonat më të prekura.

  • Kosova përfshihet nga një stuhi e fuqishme, rrugë të përmbytura dhe breshër godasin vendin

    Kosova përfshihet nga një stuhi e fuqishme, rrugë të përmbytura dhe breshër godasin vendin

    Një stuhi e fuqishme verore ka përfshirë gjithë Kosovën, duke sjellë reshje të dendura shiu, breshër dhe bubulimë që çuan në rrugë të përmbytura dhe infrastrukturë të dëmtuar.
    Stuhia filloi të ndikojë në zonë në orët e para të pasdites dhe vazhdoi deri në orët e mbrëmjes, duke lënë pas rrugë të përmbytura, pemë të rrëzuara dhe prona të dëmtuara.
    Përveç reshjeve të dendura të shiut, erërat e forta dhe breshëri dëmtuan të mbjellat në zonat rurale, veçanërisht në pjesë të Drenasit dhe Gjilanit, duke shkaktuar shqetësime për humbjet bujqësore.
    Video pamjet që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë skena dramatike të stuhisë së fuqishme që goditi vendin, me pamje nga qytete të ndryshme anembanë vendit, me makinë të bllokuara në rrugë dhe breshër që godet mbi to.
    Sipas pamjeve të shpërndara nga qytetarët lokalë, shiu i shoqëruar nga breshëri ka vështirësuar qarkullimin në zonën e Brezovicës, ku si pasojë e përmbytjeve të menjëhershme është ndërprerë rruga kryesore që të çon drejt këtij destinacioni turistik malor të vendit.
    Derisa faza më intensive e stuhisë kaloi deri në mbrëmje sot, meteorologët kanë paralajmëruar për paqëndrueshmëri të vazhdueshme deri nesër.