Tag: përmbytur

  • VIDEOT-Stuhia në Greqi, ja skenat dramatike/ Rryma tërheq makinën, momenti kur familja shpëtohet nga mbytja

    VIDEOT-Stuhia në Greqi, ja skenat dramatike/ Rryma tërheq makinën, momenti kur familja shpëtohet nga mbytja

    Moti i keq ka gjunjëzuar Greqinë me stuhinë “Vyron”, ku shirat e rrëmbyeshëm kanë përmbytur vendin fqinj, duke shkaktuar dëme katastrofike gjithandej. 
    Skena dramatike po zhvillohen në zonat e Lakonisë dhe Bashkisë së Manit Lindor, ku ekipet e EMAK-ut po shpëtojnë vazhdimisht qytetarët nga shtëpitë dhe automjetet e përmbytura, duke i shpëtuar njerëzit nga rreziku i mbytjes. 
    Në Skala Lakonia, burrat e EMAK-ut shpëtuan tre persona në minutën e fundit nga një automjet që ishte bllokuar dhe i zhytur nga ujërat. Pasagjerët u nxorën nga makina, e cila ishte fundosur në një zonë të përmbytur, me imazhe të operacionit të kapura në video. 
    Pamjet e shpërndara u bënë shumë shpejt virale, teksa dallohet një rrymë e fortë thithëse e ujit në formë spirale që tërheq gjithçka dhe makina e mbetur në mes të rrjedhës. 
    Materiali përkatës i publikuar nga Forecast Weather Greece regjistron përpjekjet e ekipeve të shpëtimit në kushte veçanërisht të vështira, me rrjedhje të fortë uji dhe dukshmëri të kufizuar, ndërsa ata i afrohen automjetit dhe largojnë në mënyrë të sigurt personat e bllokuar. 
    Autoritetet kanë urdhëruar mbylljen e të gjitha shkollave për ditën e nesërme dhe deri në përmirësimin e plotë të motit, ku do ketë njoftim të dytë zyrtar. 

     
     

  • VIDEO/ Tragjike, stuhia  spirale tërheq makinën, momenti kur shpëtohen 3 persona

    VIDEO/ Tragjike, stuhia spirale tërheq makinën, momenti kur shpëtohen 3 persona

    Moti i keq ka gjunjëzuar Greqinë me stuhinë “Byron”, ku shirat e rrëmbyeshëm kanë përmbytur vendin fqinj, duke shkaktuar dëme katastrofike gjithandej.
    Skena dramatike po zhvillohen në zonat e Lakonisë dhe Bashkisë së Manit Lindor, ku ekipet e EMAK-ut po shpëtojnë vazhdimisht qytetarët nga shtëpitë dhe automjetet e përmbytura, duke i shpëtuar njerëzit nga rreziku i mbytjes.
    Në Skala Lakonia, burrat e EMAK-ut shpëtuan tre persona në minutën e fundit nga një automjet që ishte bllokuar dhe i zhytur nga ujërat. Pasagjerët u nxorën nga makina, e cila ishte fundosur në një zonë të përmbytur, me imazhe të operacionit të kapura në video.
    Pamjet e shpërndara u bënë shumë shpejt virale, teksa dallohet një rrymë e fortë thithëse e ujit në formë spirale që tërheq gjithçka dhe makina e mbetur në mes të rrjedhës.

    Materiali përkatës i publikuar nga Forecast Weather Greece regjistron përpjekjet e ekipeve të shpëtimit në kushte veçanërisht të vështira, me rrjedhje të fortë uji dhe dukshmëri të kufizuar, ndërsa ata i afrohen automjetit dhe largojnë në mënyrë të sigurt personat e bllokuar.
    Autoritetet kanë urdhëruar mbylljen e të gjitha shkollave për ditën e nesërme dhe deri në përmirësimin e plotë të motit, ku do ketë njoftim të dytë zyrtar.

  • Lumi Osum fundos tokat bujqësore, banorët: S’kemi ushqim për bagëtitë! Shteti të na ndihmojë

    Lumi Osum fundos tokat bujqësore, banorët: S’kemi ushqim për bagëtitë! Shteti të na ndihmojë

    Reshjet kanë sjellë përmbytje në toka bujqësore e sera në fshatrat Veterrik e Goriçan të bashkisë Dimal. Dëmet janë kolosale. Sera të përmbytura, perime të mbuluara nga balta, bagëti e kafshë shtëpiake pa ushqim.
    ”Kemi probleme shumë. Janë përmbytur 2 dynym e gjysmë jonxhë, 2 dynym e gjysmë hasëll, perkë, koçkull janë mbytur. Ka dhe dali 1 dynym me kallinj. Unë 120 mijë lekë kam pension. Ishte ushqimi për kafshët. 2 vite që nuk ishim përmbytur. Ka ardhur 2 herë këtë vit. Tokat janë nën ujë. Kam 10 dynym që i kam mbjellë. Me 120 mijë lekë çfarë të bëj, të kujdese për vajzën apo të ushqehem. Kërkojmë ndihmë nga shteti se kam vajzën e sëmurë”, thotë Dallëndyshe Delibashi. Banorët pohojnë se serat e tyre u përmbytën tërësisht nga uji dhe i gjithë prodhimi i mbjelle në to, është shkatërruar i gjithi.

    “Uji ka shkatërruar gjithçka, serat janë të mbuluara të gjitha nga uji, prodhimi që mbollëm u dëmtua i gjithi dhe ishte në fazën e vjeljes. Na është bërë një dëm shumë i madh dhe do na duhen të paktën 2-3 muaj që të presim tharjes e serave për ti mbjellë prapë. Uji na mori para edhe foragjeret e bagëtive dhe çdo perime e mbjellë është nën ujë. Kemi disa ditë të përmbytur por deri më sot askush nga bashkia nuk ka ardhur, as të na shohë e as të përllogarit dëmet”, shprehen banorët.

    Ata i bëjnë apel për ndihmë shtetit, duke deklaruar se këto përmbytje i rrënuan ekonomikisht dhe me sytë nga qielli. ”Na është përmbytur, grurë, misër, jonxhë. 3-4 hektarë tokë janë përmbytur. Bagëtitë duan të hanë, ushqimin nuk e marr dot. Ushqimi u mbyt i gjithi. Askush nuk ka ardhur. Të gjithë këtë problem. Dje mbolla grurin u përmbyt. Sa herë që vjen lumi përmbytemi. Argjinaturat nuk i kanë bërë”, tha Bujar Margjonaj.

  • Lumi Osum del nga shtrati në fshatin Veterrik të Beratit, tokat dhe serat nën ujë

    Lumi Osum del nga shtrati në fshatin Veterrik të Beratit, tokat dhe serat nën ujë

    Prej më shumë se një jave vendi ynë është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut. Po si paraqitet sot situata në qarkun e Beratit?
    Sipas informacioneve autoritetet lokale bëjnë me dije se:
    Lumi Osum prej pasdites së djeshme ka filluar ngritje graduale të nivelit. Nga prurjet lumi ka pësuar dalje nga shtrati në fshatin Veterrik në pikën e daljes javën shkuar ku ka përmbytur toka bujqësore rreth 30-40 ha.
    Momentalisht niveli i lumit Osum është drejt rënies.
    Lumi Devoll, nga EC Kuçovë për shkak të shkarkimeve me kuotë të ulet nga HEC Banjë, lumi ka prurje por është brenda shtratit të tij.
    Për shkak, të prurjeve të të dy lumenjve, Osum dhe Devoll, niveli në lumin Seman ka pësuar rritje dhe ka dalje nga shtrati në fshatin Goriçan, NJA Kutalli Dimal, ju janë përmbytur toka bujqësore dhe disa hektar me sera bujqësore. Këto sipërfaqe tokash janë përmbytur edhe nga reshjet e ditëve të kaluara.

  • Salianji thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës para kryeministrisë: Korrupsioni ka përmbytur qeverinë

    Salianji thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës para kryeministrisë: Korrupsioni ka përmbytur qeverinë

    Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, gjatë një takimi me qytetarët në zonën e Kombinatit, bëri thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e nesërme të opozitës.
    Në një postim të shpërndarë pas takimit, Salianji akuzoi qeverinë për braktisje të qytetarëve dhe theksoi se “korrupsioni ka përmbytur qeverinë” dhe se “koha është për reagim”.
    “Në Kombinat, qeveria ka rënë ne duhet ta dëshmojmë! PROTESTO NESËR, E HËNË, Ora 18:00! Korrupsioni ka përmbytur qeverinë, ndërsa qeveria ka braktisur qytetarët. Në vend të zgjidhjeve, menaxhon vetëm skandale, aferat dhe propagandën.
    Edi Rama është në krye të një strukture të kalbëzuar që ka shkatërruar Shqipërinë për interesa personale, duke e lënë vendin pa shpresë, pa siguri dhe pa drejtësi. Nuk ka më kohë për të pritur. Nuk ka më justifikime. Koha është për reagim! Koha që Rama të largohet! Bashkohu nesër në Bulevard, ora 18:00!”, ka shkruar Salianji.
    Kujtojmë se nesër opozita organizon protestën e dytë para Kryeministrisë, të cilësuar si “Platforma Parlamentare”, e cila synon largimin e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, pas skandalit me tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Madhe të Tiranës.

  • ‘Qeveria ka rënë, ne duhet ta dëshmojmë’/ Salianji: Korrupsioni ka përmbytur qeverinë! Protesto nesër!

    ‘Qeveria ka rënë, ne duhet ta dëshmojmë’/ Salianji: Korrupsioni ka përmbytur qeverinë! Protesto nesër!

    Anëtari i Kryesisë së PD-së, Ervin Salianji, në një takim me qytetarët në zonën e Kombinatit u ka bërë thirrje këtyre të fundit që ti bashkohen protestës ditën e nesërme.

    Në postimin e tij në Facebook, Saliaji thekson se qeveria ka rënë ne duhet ta dëshmojmë.

    ‘Korrupsioni ka përmbytur qeverinë, ndërsa qeveria ka braktisur qytetarët. Edi Rama është në krye të një strukture të kalbëzuar që ka shkatërruar Shqipërinë për interesa personale, duke e lënë vendin pa shpresë, pa siguri dhe pa drejtësi’, shkruan Salianji.

    Postimi i plotë:

    Në Kombinat, qeveria ka rënë ne duhet ta dëshmojmë!

    PROTESTO NESËR, E HËNË, Ora 18:00!

    Korrupsioni ka përmbytur qeverinë, ndërsa qeveria ka braktisur qytetarët.

    Në vend të zgjidhjeve, menaxhon vetëm skandale, aferat dhe propagandën.

    Edi Rama është në krye të një strukture të kalbëzuar që ka shkatërruar Shqipërinë për interesa personale, duke e lënë vendin pa shpresë, pa siguri dhe pa drejtësi.

    Nuk ka më kohë për të pritur.

    Nuk ka më justifikime.

    Koha është për reagim! Koha që Rama të largohet!

    Bashkohu nesër në Bulevard, ora 18:00!

  • SYRI TV/ Shqipëria e përmbytur, rëndohet situata, banorët akuza institucioneve shtetërore

    SYRI TV/ Shqipëria e përmbytur, rëndohet situata, banorët akuza institucioneve shtetërore

    Prej 4 ditësh mijëra qytetarë në të gjithë vendin po luftojnë me ujin në përmbytjet që kanë mbuluar vendin.

    Lumenjtë Vjosa e Seman kanë dal nga shtrati duke përmbytur qindra hektarë e banesa. Situatë kritike nga përmbytjet paraqitet në qarkun e Lezhës, Vlorës, Fierit, Gjirokastrës dhe Beratit, ku shkak është bërë infrastruktura e dobët, dëmtimi i argjinaturave si dhe mosfunksionimi i hidrovorëve.

    Banorët kanë ngritur akuza ndaj institucioneve, të cilat sipas tyre kanë neglizhuar marrjen e masave dhe kryerjen e investimeve në kohë për të parandaluar dëmtimin e argjinaturave apo mosfunksionimin e hidrovorëve. Në veri probleme janë shënuar edhe me rrëshkitjen e dherave dhe bllokime rrugësh.

    SYRI TV

    Këto janë pamjet, që tregojnë situatën nga përmbytjet në ultësirën Perëndimore, të vendit, konkretisht në zonën e Barbullojit dhe Rrilës në Lezhë. Qindra hektarë tokë dhe mbi 100 banesa janë përmbytur nga uji, për shkak të çarjes së argjinaturave mbrojtëse dhe mosfunksionimit të hidrovorëve të kanaleve të ujërave të larta.

    Dëme të konsiderueshme janë shkaktuar në ekonomitë familjare të banorëve, të cilët kanë humbur bagëti, shpendë shtëpiak apo dhe mekanikë bujqësore.

    Situatë e ngjashme është në Vlorë, në zonën e Novoselës ku dalja nga shtrati e Lumit Vjosë, ka shaktuar përmbytjen e të paktën 28 banesave në Mifol, ndërsa banorët kanë akuzuar strukturat shtetërore për situatën e krijuar.

    Në bashkinë Sarandë janë përmbytur rreth 26 banesa, në fshatin Çukë, ndërsa banorët janë evakuar duke u shpërndarë ushqime dhe çadra. Këtë të shtunë prurjet e lumenjëve dhe përrenjve, kanë rënë, ndërsa dëmet në infrastrukturë dhe bujqësi janë të mëdha.

    Në qarkun e Fieri, për shkak të daljes së lumenjëve Vjosë dhe Seman, janë përmbytur rreth 30 banesa në fshatrat Kashisht, Çerven dhe Ferras. Probleme ka pasur edhe në fshatin Belinë, për shkak të prurjreve të lumit Seman.

    Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar probleme serioze në infrastrukturën rrugore të Gramshit. Ura e Shëmrizës ka pësuar dëmtime në njërin krah, duke rrezikuar izolimin e rreth 2500 banorëve.

    Në qarkun e Gjirokastrës, për shkak të dëmtimit të urës që lidh aksin rrugor kombëtar me shtatë pesë fshatra të Glinës, ka shkaktuar izolimin e tyre, ndërsa janë bllokuar dhe dy fshatra në Përet dhe Libohovë.

    Probleme nga reshjet, janë shkaktuar dhe në qarqet Veriore të vendit, ku për shkak të shirave ka pasur rrëshkitje gurësh dhe bllokim rrugësh në qarkun e Dibrës dhe të shkodrës. Probleme janë raportuar dhe në qarkun e tiranës, ku raportohet për mungesë të energjisë elektrike.

  • Kishte përmbytur qindra hektarë tokë bujqësore dhe rrethuar dhjetëra banesa, mbyllet pas 48 orësh argjinatura e çarë në lagunën e Vainit

    Kishte përmbytur qindra hektarë tokë bujqësore dhe rrethuar dhjetëra banesa, mbyllet pas 48 orësh argjinatura e çarë në lagunën e Vainit

    Pas dy ditësh pune intensive, është mbyllur argjinatura e çarë në Rrile.

    Mjete të shumta të ushtrisë, bashkisë dhe subjekteve private u bashkuan në ndërhyrjen emergjente për të vënë nën kontroll prurjet e ujërave të lagunës së Vainit, të cilat përmes çarjes kishin depërtuar duke përmbytur qindra hektarë tokë bujqësore dhe duke rrethuar dhjetëra banesa.
    Ekipet e emergjencave civile po vijojnë punën në terren për ngritjen e mëtejshme të argjinaturës, me qëllim parandalimin e çdo rreziku të ri nga rritja e nivelit të ujërave në lagunë.

    Top Channel

  • FOTO/ Shtëpi e toka të përmbytura në bashkinë e Dimalit, efektivët në terren

    FOTO/ Shtëpi e toka të përmbytura në bashkinë e Dimalit, efektivët në terren

    Vijojnë problematikat në disa zona të vendit si pasojë e motit të keq.
    Në bashkinë e Dimalit situata paraqitet alarmante kryesisht në lagjen e Dafinave dhe në fshatrat Çiflik dhe Arëz.
    Efektivë të Regjimentit të Këmbësorisë janë angazhuar në terren për evakuimin e banorëve të cilëve banesat u janë përmbytur.
    Reshjet intensive të shiut kanë nxjerrë nga shtrati lumin Osum, duke përmbytur sipërfaqe të mëdha tokash bujqësore.

  • Përmbytje masive në Dimal, efektivët në terren për evakuimin e banorëve

    Përmbytje masive në Dimal, efektivët në terren për evakuimin e banorëve

    Aktualitet E Premte, 21 Nëntor 2025 15:36

    Në bashkinë e Dimalit situata paraqitet alarmante kryesisht në lagjen e Dafinave dhe në fshatrat Çiflik dhe Arëz. Efektivë të Regjimentit të Këmbësorisë janë angazhuar në terren për evakuimin e banorëve të cilëve banesat u janë përmbytur. Reshjet intensive të shiut kanë nxjerrë nga shtrati lumin Osum, duke përmbytur sipërfaqe të mëdha tokash bujqësore.