Tag: përmbytjet

  • Donald Trump dhe Zonja e Parë mbërrijnë në Teksas pas përmbytjeve vdekjeprurëse

    Donald Trump dhe Zonja e Parë mbërrijnë në Teksas pas përmbytjeve vdekjeprurëse

    Bota E Premte, 11 Korrik 2025 21:09
    Donald Trump ka mbërritur në Teksas për të vizituar zonat e prekura nga përmbytjet që goditën shtetin amerikan të premten e kaluar. Fatkeqësia ka vrarë më shumë se 100 persona, përfshirë 28 fëmijë.
    Ai zbriti nga avioni Air Force One me Melania Trump. Nga atje, ai do të shkojë në Kerrville, zonën më të goditur, dhe do ta mbikëqyrë atë nga ajri. Senatorët e Teksasit, Ted Cruz dhe John Cornyn, ishin gjithashtu në bordin e Air Force One, së bashku me sekretaren e bujqësisë, Brooke Rollins.

    Donald Trump po takohet me ekipet e ndihmës së shpejtë në Kerrville. Së bashku me zonjën e parë Melania Trump, ai u pa duke folur me zyrtarët përpara një harte të zonës lokale, përveç mbetjeve nga përmbytjet.

  • Përmbytjet në Teksas, eksperti: Tragjedia nuk erdhi nga uji, por shteti ishte i papërgatitur

    Përmbytjet në Teksas, eksperti: Tragjedia nuk erdhi nga uji, por shteti ishte i papërgatitur

    Më shumë se 100 të vdekur, përfshirë 28 fëmijë, dhjetëra të zhdukur dhe komunitete të tëra të shkatërruara, ky është bilanci tronditës i përmbytjes së menjëhershme që goditi Teksasin brenda pak orësh. Lumi Guadalupe u rrit me 8 metra për më pak se një orë, duke marrë me vete gjithçka në rrugën e tij.

    Profesori Costas Synolakis, në një analizë për Wall Street Journal, fajëson jo natyrën, por neglizhencën njerëzore: paralajmërimet ishin dhënë, por munguan sirenat, sistemet e komunikimit dhe, mbi të gjitha, vullneti politik.

    “Shkenca bëri punën e saj. Ishte politika ajo që dështoi,” shkruan ai.

    Zyrtarët lokalë e kishin ditur rrezikun për dekada, por nuk investuan në mbrojtje, duke u shqetësuar më shumë për ndotjen akustike sesa për jetët njerëzore.

    “Fëmijët në kamp nuk u mbytën nga uji, por nga dështimi i imagjinatës dhe përgjegjësisë,” përfundon Synolakis, duke bërë thirrje për veprim para se një tjetër tragjedi të përsëritet.

  • Mbi 100 viktima nga përmbytjet katastrofike në Teksas! Vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar

    Mbi 100 viktima nga përmbytjet katastrofike në Teksas! Vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar

    Përmbytjet katastrofe që nisën më 4 korrik në Teksas, SHBA kanë shkaktuar një tragjedi në vend.

    Të paktën 109 persona janë konfirmuar të vdekur, përfshirë 28 fëmijë, njoftojnë autoritetet.
    Në Kerr County janë gjetur 87 trupa, prej të cilëve 56 të rritur dhe 30 fëmijë, ndërsa rreth 23 viktima mbeten ende të paidentifikuar.

    Ekipet nga ushtria, Garda Kombëtare dhe vullnetare kanë shpëtuar 520 persona, përfshirë 361 fëmijë, me helikopterë, anije dhe qentë gjurmues .
    Operacioni i shpëtimit ishte i vështirë për shkak të gjendjes së rënduar të terrenit. Autoritetet lokale janë kritikuar për mungesën e alarmit paralajmërues lokal, për shkak të mungesës së sistemit të sirenave për përmbytje .
    Presidenti Donald Trump njoftoi që do të vizitojë zonën të premten, teksa shpalli gjendje fatkeqësie kombëtare . Ndërsa guvernatori Greg Abbott shpalli ditë lutjeje dhe premtoi mbështetje financiare për instalimin e sirenave në Kerr County.

  • Përmbytjet katastrofike në Teksas, konfirmohen 100 jetë të humbura! Enigmë fati i dhjetë vajzave, ndodheshin në kampin që u përpi nga rryma e ujit

    Përmbytjet katastrofike në Teksas, konfirmohen 100 jetë të humbura! Enigmë fati i dhjetë vajzave, ndodheshin në kampin që u përpi nga rryma e ujit

    Numri i të vdekurve nga përmbytjet e papritura që goditën Teksasin qendror në SHBA, të premten e kaluar, kaloi mbi 100.

    Një numër ende i panjohur personash vazhdojnë të mbeten të zhdukur. Ekipet emergjente vazhdojnë kërkimet nëpër brigjet e lumenjve të mbuluara me baltë, ndonëse shpresat për të gjetur të mbijetuar janë duke u zvogëluar.
    Kampi Mystic – një kamp veror vetëm për vajza – konfirmoi se së paku 27 vajza dhe anëtarë të stafit janë në mesin e të vdekurve.
    Dhjetë vajza të tjera dhe një këshilltar nuk janë gjetur ende. Në Qarkun Kerr, ku edhe ndodhej kampi, vdiqën së paku 84 persona – 56 të rritur dhe 28 fëmijë – pasi lumi Guadalupe u mbush me ujë nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbyti zonën.
    Rreth 22 të rritur dhe 10 fëmijë nuk janë identifikuar ende, tha policia e qarkut.
    Shtëpia e Bardhë, ndërkohë, i hodhi poshtë deklaratat e disa kritikëve se shkurtimet buxhetore në Shërbimin Kombëtar të Motit (NWS) mund ta kenë penguar reagimin ndaj katastrofës.
    “Ky ishte një veprim i Zotit”, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.
    “Nuk është faji i administratës që përmbytja ndodhi në atë kohë… Kishte paralajmërime të hershme dhe të vazhdueshme dhe, prapëseprapë, Shërbimi Kombëtar i Motit e bëri punën e vet”, tha ajo.
    Pse përmbytjet në Teksas ishin aq shkatërruese?
    Ekspertët thonë se janë disa faktorë që kanë kontribuuar në këtë tragjedi, përfshirë: motin ekstrem, vendndodhjen e shtëpive dhe kohën.
    Në atmosferë kishte një sasi të madhe lagështie nga një stuhi tropikale, që kishte shkaktuar përmbytje në Meksikë dhe më pas ishte drejtuar drejt veriut, duke u shuar gradualisht.
    Qarku Kerr, ku humbën jetën 84 persona, është një zonë më kodrinore se qarqet e tjera përreth në Teksas.
    Kjo bëri që ajri me lagështi të ngrihej lart dhe të krijonte re të mëdha stuhie.
    Këto re ishin aq të mëdha saqë u bënë një sistem i veçantë moti, duke shkaktuar reshje të dendura shiu në një zonë të gjerë./ REL

    Top Channel

  • Përmbytjet katastrofike në Teksas, rritet bilanci i viktimave

    Përmbytjet katastrofike në Teksas, rritet bilanci i viktimave

    Përpjekjet për kërkimin dhe shpëtimin e personave të zhdukur vazhdojnë për të katërtën ditë me radhë në Teksasin Qendror, pas përmbytjeve të papritura dhe shkatërruese që lanë pas vetes një bilanc tragjik prej mbi 80 viktima, shumica në Qarkun Kerr.

    Autoritetet kanë konfirmuar se vetëm në këtë qark janë regjistruar të paktën 75 viktima, ndërsa dhjetëra të tjerë ende rezultojnë të zhdukur.Lexo edhe :Related Posts
    Një nga goditjet më të rënda u dha në Camp Mystic, një kamp veror për vajza, ku u konfirmua se 27 vajza dhe anëtarë të stafit kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve të vrullshme.

    Përmbytja ndodhi në orët e para të së premtes, kur lumi Guadalupe u rrit në mënyrë dramatike me mbi 8 metra për më pak se një orë, duke përfshirë zonat përreth pa paralajmërim të mjaftueshëm dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

  • Përmbytjet në Teksas/ Numri i viktimave shkon mbi 80

    Përmbytjet në Teksas/ Numri i viktimave shkon mbi 80

    Numri i viktimave nga përmbytjet katastrofike në Teksas ka arritur mbi 80. Ndërkohë prej katër ditësh po vijon kërkimi dhe shpëtimi i personave të zhdukur.

    Autoritetet kanë konfirmuar se vetëm në qarkun Kerr janë regjistruar të paktën 75 viktima, ndërsa dhjetëra të tjerë ende rezultojnë të zhdukur.

    Ndërkohë zyrtarët e emergjencave kanë ngritur alarmin për përmbytje të tjera në rajon, pasi reshjet priten në 24-28 orët e ardhshme.

    Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott konfirmoi dërgimin e mbi 1,300 efektivëve dhe 900 mjeteve për ndihmë, kërkim dhe shpëtim.

  • Shakira prek me veprimin e saj, ndihmon familjet e goditura nga përmbytjet në Teksas

    Shakira prek me veprimin e saj, ndihmon familjet e goditura nga përmbytjet në Teksas

    Shakira do të dhurojë një pjesë të të ardhurave nga koncerti i saj për familjet e prekura nga përmbytjet shkatërruese në Teksas.
    Këngëtarja shprehu ngushëllimet e saj për viktimat dhe familjet e të prekurve nga përmbytjet në zonën e Teksasit.
    “I dashur San Antonio, zemrat dhe lutjet tona janë me ata që janë prekur nga përmbytjet në zonën qendrore të Teksasit”, shkroi Shakira në X,  duke shtuar: “Ne po dhurojmë një pjesë të të ardhurave nga koncerti i sonte për Organizatën Bamirëse Katolike të San Antonios, e cila po ofron ndihmë për familjet e prekura nga katastrofa.”
    Këngëtarja shtoi një link në platformën e donacioneve të drejtuar nga Catholic Charities: ‘Nëse dëshironi të bashkoheni në donacion, ju lutemi klikoni në link-un më poshtë. Ndihma juaj është e rëndësishme dhe e vlefshme.”
    Performanca e Shakirës në Teksas të shtunën në mbrëmje ishte e fundit përpara se ajo të rifillojë turneun e saj në Kaliforni në gusht. Numri i të vdekurve nga përmbytjet shkatërruese që përfshiu shtetin jugor amerikan të Teksasit tani ka arritur në 80, dhe ky numër është pothuajse i sigurt se do të rritet ndërsa shpresat për të gjetur 10 fëmijët ende të zhdukur po pakësohen.

  • Vdiqën dorë për dore/ Historia tragjike e motrave që humbën jetën nga përmbytjet në Teksas

    Vdiqën dorë për dore/ Historia tragjike e motrave që humbën jetën nga përmbytjet në Teksas

    Nga Nina Stampflmeier, BILD

    Ato vdiqën krah për krah, dorë për dore. Përmbytjet e furishme në Teksas kanë marrë gjithnjë e më shumë jetë njerëzish prej disa ditësh.

    Deri të hënën në mëngjes numëroheshin 82 viktima. Mes tyre ishin edhe dy motrat Blair (13 vjeç) dhe Brooke Harber (11 vjeç).

    Ato humbën jetën gjatë një udhëtimi familjar në Casa Bonita, një kompleks banimi i mbyllur në qytetin Hunt (SHBA), i cili u godit rëndë nga përmbytja shkatërruese në orët e para të së premtes.

    Jennifer është halla e vajzave. Ajo rrëfen për natën tragjike. Sipas saj, RJ Harber, babai i motrave, u zgjua rreth orës 3:30 të mëngjesit. Jashtë binte shi aq fort, saqë uji, që futej pa zhurmë nga dera e kabinës së tyre, nuk dallohej fare. Niveli i ujit po ngrihej me 30 centimetra në minutë, tregon Jennifer.

    Po atë natë, Brooke dërgoi një mesazh të fundit për babanë dhe gjyshërit: “Ju dua”.

    Ndërsa uji vazhdonte të ngrihej, RJ dhe gruaja e tij Annie thyen një nga dritaret e kabinës së tyre. Ata u përpoqën të arrinin te vajzat e tyre. U përpoqën t’i shpëtonin. Por prindërit nuk ia dolën.

    Në dëshpërim, ata morën kajakun e fqinjit të tyre. Rrëshqitën me vështirësi nëpër rrjedhën e fuqishme të ujit. Por përmbytja – nuk u la asnjë mundësi që të shkonin te vajzat e tyre. Në fund, vetë prindërit u desh të shpëtoheshin.

    Dymbëdhjetë orë më vonë, trupat e pajetë të dy motrave u gjetën 24 kilometra larg. “Duart i kishin të kapura fort me njëra-tjetrën,” thotë Jennifer.

    Babai, RJ, i tha televizionit CNN: “Blair ishte një nxënëse e talentuar, me një zemër bujare dhe të mirë. Brooke ishte si një dritë në çdo dhomë – njerëzit ndiheshin të tërhequr prej saj, ajo i bënte të qeshnin dhe t’i shijonin momentet”.

    Po gjyshërit, Mike dhe Charlene Harber? Çfarë ndodhi me ta?

    Çifti po qëndronte në një kabinë tjetër.

    Jennifer shkruan: “Brooke dhe Blair do të varrosen së bashku në St. Rita. Nuk është caktuar ende data. Nuk kemi pasur as kohë për të gjetur prindërit e mi. Jemi tërësisht të shkatërruar dhe pafundësisht të pikëlluar”.

    Shumë njerëz të tjerë vazhdojnë të jenë të zhdukur nga përmbytjet.

  • Përmbytjet në Teksas, shkon në 80 numri i viktimave, shuhen shpresat për 10 vajza ende të zhdukura

    Përmbytjet në Teksas, shkon në 80 numri i viktimave, shuhen shpresat për 10 vajza ende të zhdukura

    Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Teksas ka arritur në 80 dhe pritet të rritet, thanë dje autoritetet lokale, ndërsa shpresat për të gjetur të paktën 10 fëmijë që ende rezultojnë të zhdukur po pakësohen.

    Presidenti Donald Trump tha se “ndoshta” do ta vizitojë vendin të premten.Lexo edhe :Related Posts
    “Kjo është një katastrofë që nuk e kemi parë në 100 vjet dhe është e tmerrshme të shohësh se çfarë ka ndodhur”, u tha republikani gazetarëve në New Jersey përpara se të hipte në Air Force One për t’u kthyer në Uashington.

    Torrential rains unleashed flash floods along the Guadalupe River in Texas, killing at least 24 people as rescue teams scrambled to save people trapped by high water or reported missing https://t.co/wqYhWttCKY pic.twitter.com/Sw3dIDsf2u

    — Reuters (@Reuters) July 5, 2025

    Banorët protestuan gjatë fundjavës se nuk kishte pasur paralajmërime të mjaftueshme në lidhje me rreziqet e përmbytjeve.
    Vetëm Qarku Kerr, i cili u godit më rëndë, ka humbur 68 persona, “40 të rritur dhe 28 fëmijë”, tha sherifi Larry Lethe, gjatë një konference për shtyp.
    Dhjetë vajza dhe një mbikëqyrëse ende mungojnë. Helikopterë dhe dronë po marrin pjesë në kërkim, ndërsa Garda Kombëtare dhe Roja Bregdetare po marrim pjesë në operacionin e kërkim-shpëtimit.

    At least 51 people have died after heavy rain caused flash flooding, with water bursting from the banks of the Guadalupe River in Texas.
    The floods have also caused significant damage – Texas officials are facing scrutiny over their preparations. pic.twitter.com/pJ4zvJtsyR
    — Sky News (@SkyNews) July 6, 2025

    /vizionplus.tv

  • Përmbytjet në Teksas, Trump shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore

    Përmbytjet në Teksas, Trump shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore

    Thellohet bilanci i tragjedisë nga përmbytjet katastrofike në Teksas.

    Guvernatori bën me dije se ka shkuar në 71 numri i viktimave, ndërsa vazhdojnë kërkimet për dhjetëra të zhdukur, nga shirat e rrëmbyeshëm që nisën të premten, duke përmbytur zona të gjera në qendër të shtetit.Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi se ka nënshkruar Deklaratën e Fatkeqësisë Natyrore për Teksasin, për të ndihmuar familjet e prekura.
    “Sapo nënshkrova një Deklaratë për Fatkeqësi të Madhe Natyrore për Qarkun Kerr, Teksas, për të siguruar që Ndërhyrësit e Parë të Guximshëm të kenë menjëherë burimet që u nevojiten. Këto familje po përjetojnë një tragjedi të paimagjinueshme, me shumë jetë të humbura dhe shumë të tjera ende të zhdukura. Administrata Trump vazhdon të punojë ngushtë me udhëheqësit shtetërorë dhe vendorë”, njoftoi Trump.
    Sipas Presidentit Trump, Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, dhe Guvernatori Greg Abbott, zbritën në terren për të parë nga afër situatën e rëndë, ndërsa roja bregdetare amerikane, së bashku me Ndërhyrësit e Parë të Shtetit, kanë shpëtuar mbi 805 jetë njerëzish.
    Lumi Guadalupe u rrit me 8 metra për vetëm 45 minuta, duke shkaktuar dëme të mëdha në kampin veror Camp Mystic në Kerr County, ku ndodheshin rreth 750 vajza. Dritaret e kabinave u thyen nga fuqia e ujit, ndërsa sende personale si batanije dhe lodra fëmijësh u gjetën të mbuluara me baltë.
    Sipas banorëve, kjo është përmbytja më e rëndë në dekada. Ekspertët thonë se ngjarje të tilla ekstreme po bëhen gjithnjë e më të zakonshme për shkak të ndryshimeve klimatike.Autoritetet nuk kanë dhënë ende një numër përfundimtar të të zhdukurve, ndërsa shpresat për gjetjen e të mbijetuarve janë gjithnjë e më të pakta.

    Top Channel