Tag: përmbytjet

  • Përmbytjet në Spanjë i morën jetën 229 personave, qytetarët në protestë: Alarmet njoftuan me shumë vonesë, fajtor…

    Përmbytjet në Spanjë i morën jetën 229 personave, qytetarët në protestë: Alarmet njoftuan me shumë vonesë, fajtor…

    Spanjollët e revoltuar kanë organizuar një protestë për të denoncuar mënyrën se si u menaxhuan përmbytjet vdekjeprurëse në Valencia.

    Më shumë se 50 mijë persona dolën në rrugët e qytetit lindor të Spanjës dhe i bënë thirrje udhëheqësit rajonal, Carlos Mazon, të japë dorëheqjen pasi nuk mori masat e duhura për pasojat e përmbytjes.
    “Njerëzit janë ende shumë të zemëruar, pse nuk u evakuuan njerëzit? Është e pakuptueshme”, tha Rosa Cerros, një nëpunëse publike 42-vjeçare, pjesë e protestës.
    Administrata e Carlos Mazon është kritikuar ashpër, pasi akuzohet se nuk i dërgoi në kohë alarmet paralajmëruese për përmbytjet.
    Qytetarët deklaruan se në kohën kur morën alarmin, uji me baltë kishte rrethuar makinat dhe shtëpitë e tyre.
    “Mazón nuk ishte aty ku duhej të ishte atë ditë, ai nuk ishte në lartësinë e detyrës”, tha një protestues.
    Si pasojë e përmbytjeve mbetën të vdekur 229 persona, ndërsa u prekën rreth 78 komuna.

    Top Channel

  • Shkon në 76 numri i të vdekurve nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Meksikë, 27 persona rezultojnë të zhdukur

    Shkon në 76 numri i të vdekurve nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Meksikë, 27 persona rezultojnë të zhdukur

    Të paktën 76 persona kanë vdekur dhe 27 janë të zhdukur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut që kanë goditur Meksikën qendrore dhe lindore gjatë dhjetë ditëve të fundit.

    Moti i keq, me shira të pazakontë të rrëmbyeshëm për disa ditë, ka shkatërruar rrugë, duke izoluar 119 komunitete, thanë autoritetet në një raport të paraqitur në konferencën e përditshme për shtyp nga presidentja e vendit Claudia Sheinbaum.
    Ekipet e shpëtimit ende nuk e kanë përfunduar punën e tyre, tha Sheinbaum, duke njoftuar se kësti i parë i ndihmës financiare emergjente, i cili do të arrijë në 466 milionë euro, u është dhënë rreth 100,000 familjeve.
    Shumica e komuniteteve të izoluara, 65 gjithsej, ndodhen në shtetin e Hidalgos, i cili kufizohet me kryeqytetin, sepse shumë prej tyre janë malore dhe rrugët janë shkatërruar nga rrëshqitjet e dheut.
    Veracruz, në Gjirin e Meksikës, është goditur gjithashtu rëndë. Shumë nga komunitetet e saj përshkohen nga lumenj që mbushen me ujë brenda pak orësh kur fillojnë shirat. 12,700 ushtarë dhe marinsat janë vendosur në zonat e prekura. Disa transporte ajrore janë kryer gjithashtu për të dërguar ndihma në komunitetet e izoluara.

    Top Channel

  • Tragjedi në Meksikë, 64 viktima nga përmbytjet e frikshme që kanë goditur vendin. Raportohet edhe për të zhdukur

    Tragjedi në Meksikë, 64 viktima nga përmbytjet e frikshme që kanë goditur vendin. Raportohet edhe për të zhdukur

    Reshjet e dendura të shiut dhe lumenjtë e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në Meksikën qendrore dhe lindore, ku raportohet për viktima dhe dëme të mëdha materiale

    Lumenjtë e rrëmbyeshëm kanë përmbytur fshatra të tëra, kanë shkaktuar rrëshqitje dheu dhe kanë shkatërruar rrugë e ura ndërsa numri i viktimave po rritet me shpejtësi.
    Autoritetet meksikane njoftuan se të paktën 64 persona kanë humbur jetën, ndërsa 65 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur pas reshjeve të dendura që kanë përfshirë vendin ditët e fundit.
    Sipas Laura Velázquez, kreut të autoriteteve të mbrojtjes civile, përmbytjet kanë goditur më rëndë shtetet Veracruz, Hidalgo dhe Puebla. Numri i viktimave është rritur me 17 vetëm në 12 orët e fundit, çka tregon përmasat e rënda të katastrofës natyrore.
    Presidentja Claudia Sheinbaum bëri të ditur se mijëra forca të ushtrisë dhe të shpëtimit janë vendosur në terren, së bashku me anije, aeroplanë dhe helikopterë, për të ndihmuar në operacionet e kërkim-shpëtimit dhe në shpërndarjen e ndihmave.
    Mbi 10 mijë trupa ushtarake janë angazhuar në zonat më të goditura, ndërsa dhjetëra strehimore janë hapur për familjet që janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre.
    Meksika është përballur me reshje jashtëzakonisht të dendura gjatë gjithë vitit 2025, duke shënuar edhe rekorde historike të shiut në kryeqytetin Mexico City.

    Top Channel

  • Shkon në 44 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Meksikë, 10 mijë forca në operacionet e shpëtimit

    Shkon në 44 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Meksikë, 10 mijë forca në operacionet e shpëtimit

    Numri i të vdekurve nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm të javës së kaluar në Meksikë u rrit në 44, sipas qeverisë federale, ndërsa ekipet e mbrojtjes civile dhe njësitë ushtarake luftuan për të hapur rrugët për të arritur në fshatrat e shkëputura nga pjesa tjetër e botës.

    Tre vdekje të tjera iu shtuan numrit të mëparshëm prej 41. Shtetet me më shumë viktima dhe dëmet më të mëdha janë Veracruz (18 të vdekur), Hidalgo (16) dhe Puebla (9). Një vdekje u raportua gjithashtu në Queretaro, sipas Ministrisë së Sigurisë.
    Qeveria po “përshpejton përpjekjet” për të arritur në “zonat e prekura” dhe për të ndihmuar banorët, theksoi ai në një deklaratë.
    Vargu lindor malor Sierra Madre, i cili shtrihet paralel me Bregun e Gjirit, është goditur nga një stuhi tropikale që ka sjellë shira të rrëmbyeshëm që nga e enjtja.
    Lumenjtë kanë dalë nga shtrati, fshatra të tëra janë përmbytur, kanë ndodhur rrëshqitje dheu, rrugë dhe ura janë përmbytur ose shembur, dhe energjia elektrike dhe telekomunikacioni janë ndërprerë.
    Retë më në fund dje janë zhdukur, duke lejuar përpjekjet për të hapur rrugë malore dhe për të shpërndarë ndihma në komunitetet e vogla. Ndërkohë, punonjësit e kompanisë publike të energjisë po përpiqeshin t’u rikthenin energjinë familjeve që kishin mbetur pa energji.
    Shumë banorëve iu desh të ecnin shumë kilometra, disa për të arritur në komunitetet e izoluara për të mësuar lajme për njerëzit e tyre, të tjerë për të gjetur ushqim dhe ilaçe.
    Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum vizitoi zonat e prekura dje. “Komiteti kombëtar i emergjencave është në gatishmëri”, tha kreu i shtetit nëpërmjet X, dhe të shtunën urdhëroi 10,000 anëtarë të forcave të armatosura të nxitonin për të ndihmuar viktimat e përmbytjeve.

    Top Channel

  • Tragjedi në Bullgari nga përmbytjet, tre viktima në bregdetin e Detit të Zi, rritet alarmi për ndërtimet pa kriter

    Tragjedi në Bullgari nga përmbytjet, tre viktima në bregdetin e Detit të Zi, rritet alarmi për ndërtimet pa kriter

    Stuhi të forta dhe reshje të rrëmbyeshme kanë përfshirë Bullgarinë juglindore dhe veriperëndimore, duke shkaktuar përmbytje masive dhe viktima në njerëz. Si pasojë, shumë komunitete janë shpallur në gjendje të jashtëzakonshme.

    Sipas ministrit të Brendshëm, Daniel Mitov, tre persona kanë humbur jetën në vendpushimin Elenite, në bregun e Detit të Zi. Dy prej tyre ishin një roje kufitare dhe një shofer traktori, ndërsa viktima e tretë u gjet e mbytur në një hotel, pasi uji ngriti shpejt nivelin e tij.

    Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë rrëke balte që rrëmbejnë makina dhe përfshijnë rrugët kryesore të fshatit. Përmbytjet kanë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturë, duke përfshirë ndërtesa të shkatërruara dhe rrugë të dëmtuara. “Shohim shumë automjete të përmbytura në det. Një dron është dërguar për të verifikuar nëse ka pasagjerë brenda tyre,” deklaroi zëvendësministri i Brendshëm, Tony Todorov, në një konferencë për shtyp në Sofje.

    Ndërkohë, ambientalistët rikthejnë shqetësimin për ndërtimet pa kriter në bregdetin e Detit të Zi, të cilat, sipas tyre, përkeqësojnë efektet e katastrofave natyrore si stuhitë dhe përmbytjet. Autoritetet lokale punojnë intensivisht për të evakuuar banorët dhe për të shpëtuar ata që kanë mbetur të izoluar.

    Ngjarja vjen si një paralajmërim serioz për nevojën e masave të forta mbrojtëse dhe planifikimit urban të kujdesshëm në zonat bregdetare.

  • Malltezi: Lana përmbyt Tiranën sepse sulltani Rama e mbingarkoi me betonin e Mond Begos, bregun e saj

    Malltezi: Lana përmbyt Tiranën sepse sulltani Rama e mbingarkoi me betonin e Mond Begos, bregun e saj

    Përmbytjet e sotme në zonën Lanës, pranë pallatit me Shigjeta, përveç se janë bërë objekte memesh, kanë risjellë në vëmendje një problem të përhershëm, ngushtimin e Lanës dhe dëmtimin e shtratit të saj nga mbindërtimet me beton, duke penguar rrjedhjen natyrale të ujërave, duke i kthyer rrugët dhe oborret e qytetarëve në pishina.

    Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi në një reagim të tij në Facebook, shkruan se, ka mbi 10 vjet që Bashkia e Tiranës ka miratuar Planin e Adaptimeve të Lanës, që parashikonte veprime konkrete për mbrojtjen e qytetit nga përmbytjet, por plani u hodh poshtë nga Rama, duke i hapur rrugë ndërtimeve të pakontrolluara dhe projekteve pa plan të qartë urban.

    Reagimi i Jamarbër Malltezit:

    Përmbytje dhe dalje e Lanës në rrugë nga mbindërtimet me beton dhe ngushtimi i shtratit të Lanës me gryka shishesh.

    Ka 10 vjet që Bashkia ka miratuar Planin e Adaptimeve dhe ka një seri veprimesh të studiuara, shkruara dhe miratuara, por kur Edi Rama bëhet sulltan dhe hodhi poshtë çdo studim, kur Tualet Balla përlan para nga Edmond Bego, në vend që të zbatohej plani dhe të bëheshin meandrinat për Lanën, u veprua e kundërta.

    Tani Lana dhe fekalet i hyjnë deri në shtëpi qytetarëve.

  • Moti i keq edhe në Shkodër, por stuhia ‘kursen’ problematikat me përmbytjet në kryeqendrën e veriut

    Moti i keq edhe në Shkodër, por stuhia ‘kursen’ problematikat me përmbytjet në kryeqendrën e veriut

    Një stuhi e shoqëruar me erë të fortë dhe reshje të shumta shiu përfshiu Shkodrën, por fatmirësisht nuk shkaktoi probleme në qytet.

    Pamjet nga rrugët kryesore tregojnë një situatë ndryshe nga vetëm një vit më parë, kur çdo shi sillte përmbytje për shkak të mosfunksionimit të kolektorëve.
    Falë ndërhyrjeve të kryera nga Bashkia Shkodër dhe ndërmarrja “Ujësjellës-Kanalizime”, rrjeti i kanalizimeve është përmirësuar ndjeshëm, duke shmangur përmbytjet dhe duke lehtësuar qarkullimin normal në qytet.
    Gjatë ditës së sotme, punonjësit e Ujësjellësit kanë qenë në gadishmëri së bashku me strukturat e Bashkisë Shkodër, për të monitoruar situatën dhe për të ndërhyrë në kohë në rast nevoje.
    Bashkia Shkodër falënderon punonjësit e Ndërmarrjes së Shërbimeve dhe të “Ujësjellës-Kanalizime” për angazhimin e tyre, si edhe banorët për mirëkuptimin gjatë punimeve për kolektorët, një proces që vazhdon ende për të garantuar një qytet më të sigurt dhe pa probleme nga përmbytjet.

    Top Channel

  • Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

    Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

    Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me shpejtësi, me të paktën 307 persona të konfirmuar të vdekur.

    Shumica e vdekjeve u regjistruan nga autoritetet e fatkeqësive në provincën malore Khyber Pakhtunkhwa në Pakistanin veriperëndimor.
    Të paktën 74 shtëpi janë dëmtuar, ndërsa një helikopter shpëtimi u rrëzua gjatë operacioneve, duke vrarë pesë anëtarë të ekuipazhit.

    Nëntë u vranë në Kashmirin e administruar nga Pakistani, ndërsa pesë të tjerë vdiqën në rajonin verior Gilgit-Baltistan, thanë autoritetet.
    Parashikuesit e motit thanë se pritej të shira të dendur deri më 21 gusht në veriperëndim të vendit, ku disa zona janë shpallur zona fatkeqësie, shkruan BBC.
    Në Buner, një i mbijetuar tha se përmbytjet mbërritën si “dita e fundit të botës”.
    “Dëgjova një zhurmë të fortë sikur mali po rrëshqiste. Vrapova jashtë dhe pashë të gjithë zonën duke u dridhur, sikur të ishte fundi i botës”, tha Azizullah.

  • Rritet numri, mbi 300 të vdekur nga përmbytjet masive

    Rritet numri, mbi 300 të vdekur nga përmbytjet masive

    Numri i viktimave nga reshjet e mëdha dhe përmbytjet në Pakistan ka kaluar shifrën 300, konfirmuan zyrtarët lokalë.

    Gjatë javëve të fundit, vendi është përballur me reshje jashtëzakonisht të dendura gjatë sezonit aktual të musonit, të cilat kanë shkaktuar shkatërrime të mëdha duke shembur rrugë, ndërtesa dhe infrastrukturë.

    Përmbytjet kanë prekur mijëra banorë në zona të ndryshme të Pakistanit, duke rritur rrezikun për përhapjen e sëmundjeve dhe mungesën e ndihmës emergjente.

    Autoritetet janë në gatishmëri për të përballuar situatën, ndërsa organizatat humanitare po punojnë për të ofruar ndihmë për të prekurit.