Tag: përmbytjet

  • Përmbytjet ‘paralizojnë’ vendin/ Situata mbetet problematike në zonën e Tales, prishet argjenatura e hidrovorit

    Përmbytjet ‘paralizojnë’ vendin/ Situata mbetet problematike në zonën e Tales, prishet argjenatura e hidrovorit

    Banorët e zonës se Mylte në Tale raportojnë se niveli i ujit është rritur ndjeshëm gjatë orëve të fundit, duke dalë nga këneta dhe duke përmbytur disa rrugë, oborre dhe sipërfaqe bujqësore.
    Situata paraqitet problematike, ku banorët janë ende të bllokuar, duke rrezikuar tokat bashkë me bagëtitë. Duket se situata është ende në vesh të shurdhër pasi këta banorë kanë kohë, dhe nuk po marrin asnjë ndihmë.
    Sipas banorëve, problemi ka nisur pas çarjes së argjinaturës së kanalit kryesor, e cila shërben si mbrojtje për zonën e banuar. Çarja dyshohet të ketë lejuar depërtimin e menjëhershëm të prurjeve të mëdha të ujit, duke e vënë komunitetin në rrezik.
     

  • Përmbytjet në fushën e Maliqit/ Fermerët apel shtetit për ndihmë

    Përmbytjet në fushën e Maliqit/ Fermerët apel shtetit për ndihmë

    Pas reshjeve të dendura të ditëve të fundit, fusha e Maliqit është përfshirë nga përmbytje të konsiderueshme, duke shkaktuar dëme serioze në tokat bujqësore dhe kulturat e mbjella. Fermerët e zonës shprehin shqetësimin e madh për situatën që, sipas tyre, po përkeqësohet nga ora në orë. Njëri prej tyre, Agron Guri, thotë se një pjesë e mirë e sipërfaqeve të mbjella me patate dhe grurë janë nën ujë. Ai tregon se ka investuar shuma të mëdha për prodhimin, por tashmë një pjesë e tokës është dëmtuar plotësisht dhe pjesa tjetër rrezikon të shkatërrohet nëse reshjet vijojnë. Sipas tij, dhjetëra fermerë të tjerë ndodhen në të njëjtën situatë dhe ndihma e shtetit është e domosdoshme.
    “Kam 20 hektarë këtej, deri tani 7 hektarë i ka mbytur fare dhe është në vazhdim. Uji akoma po ikën drejt Nizhavecit. Kam mbjellë grurë 15 hektarë, ku 8 ha janë të rrezikuara pas patateve. Jemi në hall shumë të madh. Ka shumë fermerë që preken nga përmbytjet. 50-60 vetave ua kam marrë unë me qira, disa prej tyre kanë ndërruar jetë, disa kanë ikur në emigrim. Unë i punoj tokat. Të vijë shteti të na ndihmojë se ne mbaruam”, tha fermeri Agron Guri.

    Ndërkohë, Bashkim Guri, një tjetër fermer i zonës, pohon se përmbytjet i kanë bllokuar korrjen e misrit, ndërsa prodhimet e tjera i ka ende të pashitura në magazinë. Ai thotë se dëmi në tokat e tij llogaritet në disa milionë lekë dhe situata, nëse reshjet vazhdojnë, mund të bëhet edhe më e rëndë. Sipas tij, shumë fermerë janë në prag të falimentimit dhe nuk do të kenë mundësi të vijojnë punën vitin e ardhshëm pa mbështetjen e institucioneve.
    “Unë misrin kam tani se qepën e hoqa, e kam në magazinë pa shitur. Misri mbeti pa korrur se u përmbyt toka nga shiu. Shteti të vijë të shikojë situatën tonë si është. Mua më është përmbytur 15 dynym misër, dëmi arrin në 2 milion e gjysëm deri tani. Po ra akoma shi, ka rrezik. Të gjithë jemi në katastrofë, unë mot e tutje nuk vazhdoj dot më se skam buxhet. Shteti të na ndihmojë se ky është halli jonë.”
    Fermerët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet për të vlerësuar dëmet dhe për t’u ardhur në ndihmë, me qëllim që të shmanget një krizë më e thellë ekonomike në një nga zonat më të rëndësishme bujqësore të vendit.

  • PD Kurbin akuzon Bashkinë: Përmbytjet, pasojë e dështimit të institucioneve

    PD Kurbin akuzon Bashkinë: Përmbytjet, pasojë e dështimit të institucioneve

    Kryetari i PD, dega Kurbin, Edmond Shkëmbi, ka reaguar ashpër ndaj pushtetit vendor pas situatës së rënduar nga reshjet e dendura të shiut, që kanë shkaktuar përmbytje dhe dëme të konsiderueshme tek qindra banorë të zonës.
    Në një deklaratë publike, Shkëmbi akuzoi Bashkinë e Kurbinit për mungesë përgatitjeje dhe mosveprim, duke theksuar se përmbytjet nuk janë thjesht pasojë e motit, por rezultat i dështimit në kryerjen e punimeve parandaluese dhe pastrimin e kanaleve, si dhe mungesës së menaxhimit të rrezikut.
    “Reshjet e fundit kanë nxjerrë edhe një herë në pah papërgjegjshmërinë e institucioneve të Bashkisë Kurbin. Qindra familje janë prekur sepse nuk janë bërë ndërhyrjet e duhura në kohë,” shprehet kreu i PD Kurbin.
    Postimi:
    “Reshjet e fundit kanë nxjerrë edhe një herë në pah mungesën e përgatitjes dhe mosveprimin e institucioneve të Bashkisë Kurbin.
    Përmbytjet që prekën qindra familje nuk janë thjesht pasojë e motit, por e mungesës së punimeve parandaluese, pastrimit të kanaleve dhe menaxhimit të riskut.
    Qytetarët e Kurbinit kanë të drejtë të kërkojnë llogari dhe të presin institucione që funksionojnë, jo reagime të vona. Situata e krijuar tregon qartë nevojën për administrim më të përgjegjshëm, transparencë dhe planifikim real për mbrojtjen e komunitetit.
    Qëndrojmë pranë çdo familjeje të prekur dhe kërkojmë që masat e domosdoshme të ndërmerren menjëherë për të shmangur përsëritjen e kësaj gjendjeje” shkruan Edmond Shkëmbi.

  • Dëmet nga përmbytjet, problemet në të gjithë vendin për shkak të reshjeve të shiut

    Dëmet nga përmbytjet, problemet në të gjithë vendin për shkak të reshjeve të shiut

    Kjo është pamja që ka lënë pas përmbytja e një dite më parë në familjen Sela, në Fushë-Mamurras. Uji është tërhequr, por dëmet materiale janë të konsiderueshme, kryesisht në blegtori.

    Në Mirditë si pasojë e shembjes së dherave janë bllokuar rrugët e disa fshatrave. Është shembur ura që lidh Fshatin Jezull me rrugën kryesore
    Sa herë ka shi, tregu industrial në Pogradec mbushet me ujë. Tregtarët ankohen se në këto kushte e kanë të pamundur të punojne
    Pas reshjeve të dendura të së martës, Bashkia e Durrësit raporton 77 banesa, 19 biznese dhe 220 hektarë tokë bujqësore të prekura në Manzë, Sukth dhe Ishëm. Ujërat janë tërhequr dhe niveli i lumenjve Erzen dhe Ishëm është brenda kuotave, por banorët janë të frikësuar.
    Rënie gurësh, dherash edhe inertesh raportohen edhe në Korçë e Librazhd. Në Kukës po ashtu disa fshatra vijojnë të jenë të izoluar që nga e marta.
     

    Top Channel

  • PD Kurbin akuzon Bashkinë: Përmbytjet s’janë mot, por dështim i institucioneve

    PD Kurbin akuzon Bashkinë: Përmbytjet s’janë mot, por dështim i institucioneve

    Kryetari i PD-së dega Kurbin, akuzon pushtetin vendor për mos parandalimin e dëmeve të mëdha me të cilat po përballen banorët e Kurbinit këto ditë të reshjeve të dendura të shiut.

    “Reshjet e fundit kanë nxjerrë edhe një herë në pah mungesën e përgatitjes dhe mosveprimin e institucioneve të Bashkisë Kurbin.Përmbytjet që prekën qindra familje nuk janë thjesht pasojë e motit, por e mungesës së punimeve parandaluese, pastrimit të kanaleve dhe menaxhimit të riskut.Qytetarët e Kurbinit kanë të drejtë të kërkojnë llogari dhe të presin institucione që funksionojnë, jo reagime të vona. Situata e krijuar tregon qartë nevojën për administrim më të përgjegjshëm, transparencë dhe planifikim real për mbrojtjen e komunitetit.Qëndrojmë pranë çdo familjeje të prekur dhe kërkojmë që masat e domosdoshme të ndërmerren menjëherë për të shmangur përsëritjen e kësaj gjendjeje” shkruan Edmond Shkëmbi. 

     

  • Përmbytjet në vend/ Berisha: Mbrojtja civile është inekzistente, qëndrim i papërgjegjshëm

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp ka folur për përmbytjet në vend.
    Berisha tha se Mbrojtja Civile është inekzistente.
    Kryedemokrati tha se dënon me forcën më të madhe qëndrimin ndaj qytetarëve të prekur nga përmbytjet.
    Qëndrim të cilin e quajti të papërgjegjshëm.
    Berisha se kjo narkoqeveri i vetmi preokupim që ka është të fshehë gjurmët e vjedhjeve që ka bërë.
    “Ajo që quhet mbrojtje civile është inekzistente. Dënoj me forcën më të madhe këtë qëndrim të papërgjegjshëm ndaj qytetarëve, të cilët po përjetojnë tmerret e përmbytjeve.
    Një narkoqeveri e ngërthyer nga superskandale nuk ka asnjë preokupim tjetër, veçse si të fshehhë gjurmët e vjedhjeve që ka kryer”, tha Berisha.

  • Reshjet e shiut sjellin përmbytjet e para në Lezhë, probleme edhe me energjinë elektrike

    Reshjet e shiut sjellin përmbytjet e para në Lezhë, probleme edhe me energjinë elektrike

    lezhë

    LEZHË- Moti i keq me reshje shiu kanë përfshirë vendin që prej orëve të mëngjesit, ndërsa përmbytjet e para janë raportuar në Lezhë. Që prej mesnatës, reshjet kanë shkaktuar probleme të shumta, kryesisht në zonat urbane, ku sistemi i kanalizimeve nuk ka arritur të përballojë sasinë e madhe të prurjeve, duke sjellë përmbytje në bllokun e banimit “11 Janari” në lagjen “Besëlidhja”.
    Përmbytje janë raportuar edhe në disa segmente të aksit Lezhë–Shëngjin. Në rrugën drejt Shëngjinit është rrëzuar një peme, e cila ka rënë në rrugë dhe ka dëmtuar linjën elektrike. Pothuajse, në pjesën më të madhe të territorit raportohet edhe mungesë e energjisë elektrike.
    Nga Emergjencat Civile bëhet me dije se në terren janë disa grupe të OSHEE që po punojnë për riparimin e dëmeve, ndërsa bashkitë kanë nxjerre mjete dhe punonjës për të larguar intertet aty ku ka prezencë të tyre dhe se situata po monitorohet./ZËRI

  • Rrëshqitje dheu në Kenia, humbin jetën 26 persona

    Rrëshqitje dheu në Kenia, humbin jetën 26 persona

    Të paktën 26 persona kanë humbur jetën dhe 25 të tjerë konsiderohen të zhdukur pas një rrëshqitjeje dheu në perëndim të Kenias gjatë reshjeve të dendura.
    Përmbytjet kanë shkatërruar rrugët, duke izoluar zonën, dhe qeveria ka dërguar katër avionë ushtarakë për ndihma dhe furnizime.
    Reshjet e dendura vazhdojnë në të gjithë vendin, duke shkaktuar përmbytje dhe zhvendosje të mijëra banorëve. Ministri i Brendshëm, Kipchumba Murkomen, njoftoi se furnizimet dhe provimet kombëtare do të transportohen me avion në zonat e prekura, ndërsa qeveria do të mbulojë shpenzimet mjekësore për të lënduarit dhe do të ripozicionojë banorët pa strehë.
    Ekspertët paralajmërojnë se zona e Rift Valley mbetet e ndjeshme ndaj rrëshqitjeve të dheut, ndërsa komuniteti këshillohet të zhvendoset në vende më të sigurta.
    Në vitet e fundit, përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut kanë shkaktuar humbje të shumta jetësh në Kenia, duke u lidhur me efektet e ndryshimeve klimatike.

  • Rrugët të kthyera në lumenj/ Rëndohet bilanci, 35 persona humbin jetë nga përmbytjet në Vietnam

    Rrugët të kthyera në lumenj/ Rëndohet bilanci, 35 persona humbin jetë nga përmbytjet në Vietnam

    Shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet më të rënda të dekadave të fundit kanë goditur Vietnamit qendror, duke shkaktuar të paktën 35 viktima gjatë kësaj jave, sipas autoriteteve të menaxhimit të fatkeqësive. Pesë persona të tjerë raportohen ende të zhdukur.
    Rreshjet intensive kanë përfshirë provincat bregdetare që nga fundjava e kaluar, duke sjellë nivele rekord reshjesh – deri në 1.7 metra ujë brenda vetëm 24 orëve, nga e diela në të hënë.
    Situata është kritike në qytetin historik Hoi An, një nga atraksionet kryesore turistike të vendit dhe pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Rrugët e qytetit janë përmbytur plotësisht, dhe banorët lëvizin me varka përmes ujërave që kanë përfshirë shtëpi e biznese.
    Autoritetet lokale raportojnë se niveli i lumit në zonë ka arritur pikën më të lartë në 60 vitet e fundit, duke lënë mijëra familje të izoluara, rrugë të bllokuara dhe toka bujqësore të shkatërruara. Më shumë se 16,500 shtëpi u përmbytën, ndërsa 40,000 kafshë ngordhën.

  • Përmbytjet në Vau Dejës, reagon Boçi: Pasojë e korrupsionit dhe keqmenaxhimit të pushtetit

    Përmbytjet në Vau Dejës, reagon Boçi: Pasojë e korrupsionit dhe keqmenaxhimit të pushtetit

    Vetëm disa orë reshje shiu kanë mjaftuar që Bashkia e Vaut të Dejës të përballet me përmbytje, ndërsa ligjvënësi demokrat Luçiano Boçi ka reaguar ashpër ndaj situatës, duke akuzuar pushtetin lokal dhe atë qendror për papërgjegjshmëri dhe keqadministrim.
    Sipas Boçit, përmbytjet në zonën e Glinës, ku qindra banesa janë nën ujë dhe jeta e banorëve është rrezikuar, nuk janë pasojë e “sulmit të natyrës”, por e mungesës së masave mbrojtëse dhe investimeve të domosdoshme.

    “Përroi i Glinës ka përmbytur qindra shtëpi dhe po rrezikon jetë njerëzish, jo sepse ‘natyra po sulmon’, por sepse nuk është marrë asnjë masë paraprake apo investuese për mbrojtje”, – shkruan Boçi në një postim në rrjetet sociale.

    Deputeti demokrat thotë se kryebashkiaku Shkreli është justifikuar me faktin se projekti për argjinaturat nuk ka marrë miratimin e qeverisë prej pesë vitesh, ndërsa qeveria në anën tjetër ia hedh përgjegjësinë pushtetit lokal.

    “Kryebashkiaku justifikohet se projekti është ndërhyrë në argjinaturat e tij dhe prej pesë vitesh nuk ka marrë dritë jeshile nga Rama. Ndërkohë, qeveria ia le topin bashkisë”, – shkruan Boçi.

    Sipas tij, fondet e bashkisë janë shpërdoruar gjatë fushatës zgjedhore, ndërsa tani situata e përmbytjeve i ka gjetur institucionet pa kapacitete për ndërhyrje emergjente.

    “Ky pushtet lokal i shkriu fondet për fushatë dhe tani ka ngelur me sytë nga qielli. Korrupsioni dhe paaftësia po bien mbi qytetarët”, – thekson Boçi.

    Deputeti i PD-së apelon për ndërhyrje të menjëhershme emergjente dhe kërkon që përgjegjësit, si në nivel lokal ashtu edhe qendror, të mos fshihen pas justifikimeve.