Tag: përmbytjet

  • Shënohet viktima e parë nga përmbytjet në vend

    Shënohet viktima e parë nga përmbytjet në vend

    Një 76-vjeçare nga fshati Proger në Devoll, e raportuar e humbur që prej mëngjesit të datës 21 nëntor, është gjetur e mbytur nga strukturat e kërkim-shpëtimit.
    Lajmi u konfirmua nga autoritetet lokale, pasi djali i saj kishte sinjalizuar ditën e djeshme për largimin e të ëmës nga banesa.
    Sipas familjarëve, e moshuara vuante nga demenca, çka dyshohet të ketë ndikuar në largimin e saj nga shtëpia.
    Ndërkohë, autoritetet njoftojnë se situata në qark paraqitet më e qëndrueshme këtë mëngjes, pasi gjatë natës nuk ka pasur reshje të tjera. Pritet një përditësim më i detajuar nga institucionet përgjegjëse në orët në vijim.

  • Evakuuohen 25 familje në Sarandë

    Evakuuohen 25 familje në Sarandë

    Përmbytjet e shkaktuara nga moti i keq kanë detyruar evakuimin e 25 familjeve në fshatin Çukë të Sarandës.
    Familjet do të akomodohen përkohësisht në çadra, ndërsa banorëve të tjerë u janë shpërndarë ndihma emergjente.
    Evakuimi u bë pas çarjes së argjinaturës një ditë më parë.

  • Moti i keq në vend, policia shpëton pesë persona nga përmbytjet në Dimal, mes tyre gruaja 100-vjeçare

    Moti i keq në vend, policia shpëton pesë persona nga përmbytjet në Dimal, mes tyre gruaja 100-vjeçare

    Teksa vendi ynë është përfshirë nga moti i keq, policia ka shpëtuar nga përmbytjet pesë persona në Dimal.

    Policia e Beratit, në bashkëpunim me strukturat e emergjencave civile të Bashkisë Dimal, ndërhynë menjëherë në fshatrat Çiflik dhe Arrëz, duke evakuuar 5 persona, mes tyre e moshuara 100-vjeçare.
    Shërbimet e Policisë në Devoll iu shkuan në ndihmë banorëve të fshatit Progër, Bashkia Devoll, pasi si pasojë e reshjeve të dendura ka pasur përmbytje.
    Prej mëngjesit, shërbimet policore të Devollit vazhdojnë kërkimet për gjetjen e një 75-vjeçareje nga fshati Progër, që është larguar nga banesa dhe vuan nga probleme të shëndetit mendor, e cila dyshohet se mund të jetë marrë nga rrjedha e ujit.
    Ndërkohë, në të gjitha akset rrugore, Policia Rrugore ka shtuar prezencën për të parandaluar aksidentet rrugore dhe për t’ju ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës në nevojë.

    Top Channel

  • Përmbytjet në Pogradec/ Xhakolli merr masa për banorët e prekur

    Përmbytjet në Pogradec/ Xhakolli merr masa për banorët e prekur

    Kryetari i Bashkisë Pogradec Ilir Xhakolli ka zbarkuar në terren për të parë nga afër situatën e përmbytjeve në fshtatin Buçimas, në zonën e Mokrës dhe Gorës.
    Xhakolli bëri me dije se ka shumë probleme pothuajse në të gjitha zonat e prekura nga përmbytjet. Ai theksoi se grupet e punës kanë shkuar në të gjitha shtëpitë e prekura nga përmbytjet.
    Kryebashkiaku ka nënvizuar se bashkia do të marrë parasysh të gjitha kërkesat e banorëve të cilët kanë pësuar dëme nga përmbytjet.
    Ai tha se janë siguruar shtëpi me qira deri në monetin që do të sigurohen shtëpitë. Xhakolli tha se Bashkia e Pogradecit janë në gatishmëri dhe iu bën thirrje qytetarëve që për çdo problem të marrin kryetarët e njësive administrative, koordinatorët.
    Xhakolli tha se nesër vjen grupi i inxhinierëve për të bërë projektin e shtëpive të dëmtuara.

  • Korçë/ Përmbytjet marrin 76-vjeçaren, vazhdojnë kërkimet!

    Korçë/ Përmbytjet marrin 76-vjeçaren, vazhdojnë kërkimet!

    Kërkimet për Flora Hoxhën, 76 vjeç, vijojnë prej më shumë se 12 orësh në fshatin Progër të Korçës, pas zhdukjes së saj si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet intensive.
    Situata në zonë mbetet e rënduar, ndërsa prurjet e larta në përroin që përshkon fshatin dyshohet se mund të kenë marrë të moshuarën me vete në momentin e përmbytjes.
    Forcat e kërkim-shpëtimit po kontrollojnë çdo segment të përmbytur dhe përgjatë shtratit të përroit, me shpresën për të gjetur gjurmë të 76-vjeçares. Deri më tani, pavarësisht kontrolleve intensive, nuk ka ende informacione të reja për vendndodhjen e saj.
    Kërkimet pritet të vijojnë deri në orët e vona, ndërsa autoritetet lokale bëjnë apel për kujdes maksimal në zonat e rrezikuara nga përmbytjet.

  • Përmbytjet në Devoll, vijon aksioni për gjetjen e të moshuarës së humbur

    Përmbytjet në Devoll, vijon aksioni për gjetjen e të moshuarës së humbur

    Kronikë E Premte, 21 Nëntor 2025 14:44
    Në fshatin Proger të Devollit, ku janë regjistruar dhe përmbytje, është raportuar humbja e kontaktit me një grua të moshuar, e cila sipas të dhënave paraprake dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
    Menjëherë pas njoftimit, forcat e Policisë së Devollit, në bashkëpunim me efektivë të ushtrisë, kanë nisur kërkimet në zonë për gjetjen e saj.
    Kontrollet po kryhen në territorin përreth fshatit, si edhe në zona pyjore ku dyshohet se e moshuara Flora Hoxha 76 vjeç mund të ketë kaluar.

  • Pesë fshatra në Dropull të izoluar nga përmbytjet, banorët pa shërbime bazë pas shembjes së urës së Glinës

    Pesë fshatra në Dropull të izoluar nga përmbytjet, banorët pa shërbime bazë pas shembjes së urës së Glinës

    Pesë fshatra të zonës së Rrëzës në Bashkinë Dropull kanë mbetur të izoluar që prej paradites, pasi ujërat e lumit Drino kanë nxjerrë jashtë funksionit urën e Glinës.

    Rreth 200 banorë shprehin shqetësimin për mungesën e shërbimeve bazë, ndërsa probleme janë regjistruar edhe në aksin Vrisera–Likomil, ku qarkullimi është vështirësuar.
    Ndërkohë, shtatë fshatrat e Pogonit vijojnë të jenë të izoluar për tri ditësh.

    Top Channel

  • Dëmet nga përmbytjet/ Në fshatin Çukë, mbyten 500 krerë bagëti! Dëmtohet fabrika e përpunimit të kërmillit dhe ferma në Maliq..

    Dëmet nga përmbytjet/ Në fshatin Çukë, mbyten 500 krerë bagëti! Dëmtohet fabrika e përpunimit të kërmillit dhe ferma në Maliq..

    Përmbytjet pas çarjes së argjinaturës së lumit Bistricë në fshatin Çukë kanë sjellë dëme të shumta materiale dhe në bagëti. Mësohet se më shumë se 500 krerë bagëti janë mbytur, ndërsa qindra tonë misër dhe produkte të tjera bujqësore janë dëmtuar brenda magazinave. 

    Ndërkohë probleme nga përmbytjet ka edhe në Konispol në fushat e Çiflikut, Shkallës, Musit, Xarrës dhe Vrinit të cilat janë nën ujë. Dalja nga shtrati e lumit Pavëll ka përmbytur sipërfaqe të gjera toke dhe ka shkaktuar dëme të konsiderueshme tek fermerët. 

    Reshjet në juglindje, dëmtohet fabrika e përpunimit të kërmillit në Maliq 

    Situatë e pazakontë reshjesh dhe stuhie kanë qenë orët e para të mëngjesit të kësaj të premte në juglindje të vendit. 

    Në Maliq, fabrika e përpunimit të kërmillit është përmbytur, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme ekonomike 

    Kristo Zguri, pronari i kësaj kompanie tregon se vlera e dëmit shkon deri në 500 milionë lekë të vjetra. 

    Qindra hektarë tokë bujqësore në Maliq janë nën ujë ndërsa probleme serioze ka patur në fshatrat Sovjan, Zvirinë e Drithas ku uji ka depërtuar brenda disa banesave. 

    Përmbytet ferma në Maliq, pronari: Më janë mbytur 700 pula, dua dëmshpërblim 

    Mbi 700 pula kanë ngordhur këtë të premte në fermën e Pirg të Bashkisë Maliq, si pasojë e vërshimit të ujit. 

    Në një prononcim për Euronews Albania, pronari i fermës, Artan Zhiva, ka deklaruar se si përmbytjet dhe vërshimi i ujit brenda fermës së tij, çuan në ngordhjen e 700 zogjëve dhe pulave. 

    “Vërshimi i ujit shkaktoi dëme të mëdha për shkak të një kanali pranë fermës, i cili nuk është pastruar prej tre vitesh. Për pasojë, zogjtë dhe pulat nuk kanë mundur të shpëtojnë nga uji”, është shprehur ai. 

    Pronari i fermës gjithashtu vlerëson dëmin ekonomik, ku sipas tij i kalon 10 milionë lekë, dhe kërkon nga shteti që të ndërmerren masat për dëmshpërblim, pasi kjo situatë nuk ka ardhur si pasojë e një fatkeqësie natyrore, por për shkak të neglizhencës së bashkisë për pastrimin e kanalit. 

    Ndërkohë, banorët e zonës thonë se në rrugë ndodhet i parkuar edhe një mjet fadromë, i cili nuk punon. Ata u shprehen se fadroma ka mungesë nafte dhe prej disa ditësh qëndronte e parkuar në mes të rrugës pa kryer asnjë punë. 

  • Përmbytjet në Delvinë: Banesa dhe rrugë të dëmtuara, punohet për normalizimin – VIDEO

    Përmbytjet në Delvinë: Banesa dhe rrugë të dëmtuara, punohet për normalizimin – VIDEO

    Përmbytjet në Delvinë: Banesa dhe rrugë të dëmtuara, punohet për normalizimin
     
    Delvinë – Reshjet e dendura të shiut që kanë vijuar prej të paktën dy ditësh kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në qytetin e Delvinës dhe zonat përreth. Rrugë kryesore janë bllokuar nga prurjet e ujit dhe inertet, toka bujqësore është përmbytur, ndërsa disa banesa kanë pësuar dëmtime. Rrëshqitjet e dheut kanë bllokuar edhe automjete, duke detyruar ndërhyrjen me mjete të rënda.

    Prefektja e Vlorës, Evis Allushi, deklaroi se të gjitha strukturat po punojnë në terren për t’iu ardhur në ndihmë familjeve të prekura.
    “Delvina është prekur më tepër, kemi pasur situata që i kemi verifikuar nga afër. Banorët janë lajmëruar paraprakisht dhe bashkia ka marrë masat e nevojshme. Ndodhem në pikat më problematike për të ndihmuar sa më shumë banorët që kanë pësuar dëme nga reshjet,” – u shpreh Allushi.

    Në terren është edhe nënprefekti i zonës, Kristaq Kiço, i cili bëri me dije se vijojnë verifikimet për dëmet dhe po punohet për hapjen e rrugëve që lidhin qytetin me tre fshatrat e bllokuar:
    “Kryesore është vendosja e komunikimit me 3 fshatrat e bllokuara: Lefterhor, Kakodhiq dhe Varfaj. Sipas informacioneve, do të vendosen turbina për të rikthyer qarkullimin. Gjithashtu do të bëjmë evidentimin e dëmeve për familjet e prekura,” deklaroi Kiço.
    Ndërkohë, në terren po punon edhe kryetari i Bashkisë Delvinë, Besmir Veli, i cili tha se situata po shkon drejt normalizimit dhe se puna po vijon në disa lagje të qytetit.
    “Reshjet janë ulur dhe aktualisht po ndërhyjmë në rrugën që lidh Delvinën me tre fshatrat e bllokuar. Deri në mesditë do të jetë e mundur qarkullimi i banorëve. Po evidentojmë familjet që kanë pësuar dëme nga përmbytjet dhe po punojmë me mjete të rënda në lagje të ndryshme për të kthyer në normalitet situatën,” tha Veli.
    Situata pritet të qetësohet, por dëmet janë të shumta
     
    Pavarësisht përmirësimit të motit, dëmet e shkaktuara në tokat bujqësore dhe banesa kërkojnë inspektim të plotë dhe mbështetje për familjet e prekura. Autoritetet lokale njoftojnë se puna do të vazhdojë deri në rikthimin e plotë të normalitetit.
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Situata nga përmbytjet në Novoselë, ushtria ndërhyn për largimin e ujit dhe evakuimin e banorëve

    Situata nga përmbytjet në Novoselë, ushtria ndërhyn për largimin e ujit dhe evakuimin e banorëve

    Forcat e Armatosura janë angazhuar në Novoselë për t’u përgjigjur situatës së rënduar nga përmbytjet. Siç raporton A2 CNN, efektivët e ushtrisë kanë nisur punën me pompa për të larguar ujin nga shtëpitë e përmbytura, ku niveli ka arritur të rrezikojë seriozisht pronat e banorëve.

    Përveç largimit të ujit, ushtarët po ndihmojnë edhe në evakuimin e banorëve, si dhe në nxjerrjen nga banesat e pajisjeve dhe sendeve të domosdoshme që rrezikohen nga dëmtimi.

    Ndërhyrja e Forcave të Armatosura vjen pas përkeqësimit të situatës në zonë, ku prurjet e larta dhe dalja e lumit Vjosë nga shtrati kanë shkaktuar probleme.