Tag: përmbytjet

  • “Dhjetëra hektarë tokë bujqësore, nën ujë”/ Përmbytjet në Berat, reagon Eno Bozdo: Hajdutëria nuk paska fund

    “Dhjetëra hektarë tokë bujqësore, nën ujë”/ Përmbytjet në Berat, reagon Eno Bozdo: Hajdutëria nuk paska fund

    Dhjetëra hektarë tokë bujqësore në Dimal e Kuçovë mbyten nën ujë, një panoramë e trishtë e dështimit shtetëror para syve të qytetarëve.
    Kështu shkruan në një reagim në rrjetet sociale, deputeti i PD-së, Eno Bozdo. Përmbytjet nuk janë më fatkeqësi natyrore, janë pasojë e drejtpërdrejtë e korrupsionit dhe neglizhencës së pushtetit vendor e qendror, që prej vitesh raporton punë të bëra vetëm në letra, ndërsa kanalet kulluese mbeten të bllokuara, shkruan ai.
    Bozdo ngre alarmin për situatën dramatike dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme për fermerët e goditur.
    Reagimi i plotë:
    Me dhjetëra hektarë tokë bujqësore në Qarkun e Beratit, e në veçanti Dimal dhe Kuçovë, tashmë janë nën ujë.Fermerët po vuajnë përmbytjet jo vetëm si pasojë e motit të ngarkuar, por sepse askush, as bashkitë dhe as qeveria, prej vitesh nuk janë kujdesur të pastrojnë kanalet kulluese.
    Edhe më rëndë akoma, paratë janë dhënë, puna shënohet e bërë derisa vjen përmbytja e radhës. Hajdutëria nuk paska fund! Fermerët kërkojnë ndihmë të menjëhershme për zhbllokimin e kanaleve dhe veprave kulluese.
    Gjithashtu nevojitet alokimi nga buxheti i financave për të mbuluar humbjet e tyre si pasojë e përmbytjes. Nevojitet që ndihma financiare të jetë brenda këtij viti, e plotë dhe e menjëhershme!

  • Dëme të mëdha nga përmbytjet në Sarandë, fermeri humb 226 krerë bagëti – VIDEO

    Dëme të mëdha nga përmbytjet në Sarandë, fermeri humb 226 krerë bagëti – VIDEO

    Dëme të mëdha nga përmbytjet në Sarandë, fermeri humb 226 krerë bagëti – VIDEO
     
    Pas tërheqjes së ujit nga përmbytjet e ditëve të fundit, duken dëmet e rënda që kanë goditur fermat në Sarandë dhe Vrion. Një prej rasteve më dramatike është ai i fermerit Lulzim Osmani në Vrion, i cili humbi numrin më të madh të bagëtive dhe gjthë bazën ushqimore, pasi lumi Bistricë doli nga shtrati për shkak të çarjes së argjinaturës.
     
    Nga përmbytja në stallën e tij janë mbytur 183 dhi e keca dhe 43 dele e qengja. Sipas Lulzim Osmani, uji depërtoi me forcë brenda godinave dhe shumë kafshë mbetën të bllokuara, ndërsa shumë të tjera u morën nga rrjedha.
    Fermerët kërkojnë vlerësim urgjent të dëmeve dhe kompensim, pasi humbjet janë të pariparueshme dhe rrezikojnë vazhdimësinë e aktivitetit të tyre. Videoja tregon nga afër situatën e rëndë në terren dhe dëshmitë e fermerit të prekur.
     
    Argjinaturat çahen, përmbytje masive në Çukë, Konispol dhe Shalës – VIDEO

    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Salianji: Shqipëria paralizohet nga përmbytjet, qeveria dhe Rama duhen larguar një orë e më parë

    Salianji: Shqipëria paralizohet nga përmbytjet, qeveria dhe Rama duhen larguar një orë e më parë

    Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar ashpër për përmbytjet që kanë paralizuar vendin, duke akuzuar drejtpërdrejt qeverinë Rama për keqqeverisje sistematike.
    “Shqipëria shkretohet çdo stinë nga keqqeverisja që prodhon mjerim: digjet në verë nga zjarri, në dimër ngrin nga acari dhe këto ditë është paralizuar nga përmbytjet, ndërkohë që qeveria është përmbytur nga korrupsioni dhe skandalet e nuk merr dot frymë duke mbytur veten e fatkeqësisht dhe vendin,” shkruan Salianji.
    Më tej ai vijon: “Rrinë dhe i vështrojnë nga luksi i zyrave ose nga lartësia e avionëve që çojnë llokma Shqipërie jashtë, si paja për influenca politike. E gjitha sepse qeveria që nuk del nga vota e lirë nuk përfaqëson qytetarët dhe as u shërben atyre.”
    Salianji bën thirrje të hapur: “Qeveria dhe Rama duhen larguar një orë e më parë që të marrë frymë Shqipëria.”

  • “Qeveria po e mbyt Shqipërinë nga skandalet, siç e mbyt uji qytetet”, Salianji kërkon largimin e Ramës

    “Qeveria po e mbyt Shqipërinë nga skandalet, siç e mbyt uji qytetet”, Salianji kërkon largimin e Ramës

    Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar ashpër për përmbytjet që kanë paralizuar vendin, duke akuzuar drejtpërdrejt qeverinë për keqqeverisje sistematike.

    “Shqipëria shkretohet çdo stinë nga keqqeverisja që prodhon mjerim: digjet në verë nga zjarri, në dimër ngrin nga acari dhe këto ditë është paralizuar nga përmbytjet, ndërkohë që qeveria është përmbytur nga korrupsioni dhe skandalet e nuk merr dot frymë duke mbytur veten e fatkeqësisht dhe vendin,” shkruan Salianji.

    Ai vijon: “Rrinë dhe i vështrojnë nga luksi i zyrave ose nga lartësia e avionëve që çojnë llokma Shqipërie jashtë, si paja për influenca politike. E gjitha sepse qeveria që nuk del nga vota e lirë nuk përfaqëson qytetarët dhe as u shërben atyre.”
     
    Në fund të reagimit, Salianji bën thirrje të hapur: “Qeveria dhe Rama duhen larguar një orë e më parë që të marrë frymë Shqipëria.”

  • Përmbytjet në Sarandë, 25 persona strehohen me çadra në Çukë

    Përmbytjet në Sarandë, 25 persona strehohen me çadra në Çukë

    PAMJE NGA VENDNGJARJA

    SARANDË-25 persona janë strehuar në çadra në Çukë, pasi shtëpitë e tyre u përmbytën nga reshjet e ditëve të fundit.Familjet e prekura janë pajisur me ushqime dhe çadra nga Bashkia Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Rezervave të Shtetit.

    Ndihmat janë shpërndarë në terren, ndërsa ekipet vendore vijojnë monitorimin e situatës dhe ofrimin e mbështetjes për banorët e dëmtuar./ZËRI

  • Përmbytjet në Korçë, dhjetëra banesa të dëmtuara dhe toka bujqësore nën ujë

    Përmbytjet në Korçë, dhjetëra banesa të dëmtuara dhe toka bujqësore nën ujë

    Kronikë E Shtunë, 22 Nëntor 2025 16:45
    Situatë e vështirë është krijuar në qarkun e Korçës si pasojë e reshjeve intensive të shiut gjatë dy ditëve të fundit. Bashkitë më të prekura janë Pogradeci dhe Maliqi, ku raportohen dëme të shumta materiale. Në bashkinë e Pogradecit, bilanci paraprak flet për rreth 50 banesa të përmbytura apo të dëmtuara nga rrëshqitjet e tokës. Dëme janë shkaktuar edhe në infrastrukturë, përfshirë disa ura dhe çarje të konsiderueshme në unazën e qytetit e lagje të tjera.
    Për arsye sigurie, autoritetet lokale kanë bërë të mundur evakuimin dhe strehimin e përkohshëm të 3 familjeve. Gjendja mbetet problematike edhe në Maliq, ku sipërfaqe të tëra tokash bujqësore ndodhen nën ujë. Forcat e emergjencës, së bashku me stafin e bashkisë, janë angazhuar në terren pa pushim për të mbyllur dhe përforcuar argjinaturat e lumenjve kryesorë në zonë, me qëllim parandalimin e një përkeqësimi të mëtejshëm.

  • Shqipëria mbytet në ujë, qeveria premton 1 miliard lekë për përmbytjet e 2026-s

    Shqipëria mbytet në ujë, qeveria premton 1 miliard lekë për përmbytjet e 2026-s

    Shqipëria po përballet me mot të keq dhe reshje intensive ditët e fundit duke sjellë pasoja në përmbytje të tokave bujqësore, dëme ekonomike për familjet shqiptare dhe humbje jetësh.
    Për emergjencat civile përfshirë këtu përmbytjet dhe rikonstruskionet në hidrovore, qeveria në 2025 i ka dedikuar një fond mbi gjysmë miliardë lekë. Por pavarësisht këtyre masave të cilat një pjesë janë realizuar përmbytjet në vend kanë qenë të ndjeshme në shumë qarqe.
    Për t’i paraprirë përmbytjeve dhe rregulluar dëmet e evidentuara në lumenj, diga apo hidrovorë dhe marrë parasysh paralajmërimeve të Bankës Botërore se këtë vit vendi ynë rrezikohet edhe më shumë, qeveria parashikon për 2026 një fond afro 1 miliardë lekësh, më të madhin në 5-vjecarin e fundit.
    Fonde të cilat do të përfshijnë këtu riparim argjinature, rehabilitim lumenjsh, digash, hidrovoresh dhe kanalesh ujitës.
    Konkretisht këto para do të shkojnë për infrastrukturën e mbrojtjes nga përmbytja kolektorin e Roskovecit, mbrojtjen e lumit të kalasë, Shushicës në Vranisht, lumit të Vjosës në Kashisht, lumit Mat në Skuraj, lumit Drin në Bahcallëk, lumit Buna në Darragjatë dhe Oblik të Shkodrës, ndërsa mbrojtje nga gërryerja dhe përmbytja e lumit Osum në Starovë. Ndërhyrjet në argjinaturë do të kryhen në lumin Seman , Shkumbin dhe kolektorin e Butrintit.
    Vetëm për hidrovoret në 2026 fatura arrin në 159 milionë lekë. Me qëllim kryesor rikonstruktimin e 3 hidrovorëve në Durrës dhe një në Orikum dhe të tjerëve që do të kenë nevojë për ndërhyrje. Fond I cili deri në 2028 parashikohet në 700 milionë lekë.Kjo faturë për emergjencat civile deri në 2028 pritet të arrijë në 2.7 miliardë lekë.
    GRAFIKA 1FONDI PËR PËRMBYTJET NË 2025Infrastruktura e mbrojtjes nga përmbytja 451 mln lekëPërmirësimi i hidrovoreve 206 mln lekë
    GRAFIKA 2FONDI PËR PËRMBYTJET NË 20262024 132 mln2025 451 mln2026 855 mln2027 620 mln2028 639 mln
    GRAFIKA 3RIKONSTRUKSIONET E HIDROVORËVE2026-2028700 mln lekë

  • Shqipëria nën ujë, Qeveria planifikon 1 miliard lekë për përballimin e përmbytjeve në 2026

    Shqipëria nën ujë, Qeveria planifikon 1 miliard lekë për përballimin e përmbytjeve në 2026

  • Semani nuk ‘fal’ as Fierin/ Alarm në Zharrëz, përmbytjet dëmtojnë dhjetëra hektarë me grurë

    Semani nuk ‘fal’ as Fierin/ Alarm në Zharrëz, përmbytjet dëmtojnë dhjetëra hektarë me grurë

    Dhjetëra hektarë tokë në Belinë të Njësisë Administrative Zharrëz, të kultivuara kryesisht me grurë, ndodhen nën ujë, pas daljes nga shtrati të lumit Seman.

    I gjithë prodhimi është dëmtuar, ndërsa banorët thonë se një nivel i tillë prurjesh, që çoi në prishjen e argjinaturës së lumit, nuk është parë prej vitesh në zonë. Nën ujë janë edhe disa puse aktivë nafte të kompanisë “Bankers”, ku që të premten është ndalur puna. Dëme janë raportuar edhe në koshere bletësh, që janë shkatërruar nga përmbytjet.Ndërkohë, në qarkun e Fierit, raportohet për 110 hektarë tokë me prezencë uji në fshatrat Kashisht – Çerven dhe Ferras.

    Top Channel

  • VIDEOT- Përmbytjet në Çukë të Sarandës, evakuohen 25 familje, do akomodohen në çadra/ Tufa e deleve shpëtohet me zetor

    VIDEOT- Përmbytjet në Çukë të Sarandës, evakuohen 25 familje, do akomodohen në çadra/ Tufa e deleve shpëtohet me zetor

    Në Sarandë janë evakuuar 25 familje, të cilët do të akomodohen në çadra përkohësisht. Evakuimi vjen pas përmbytjeve në fshat për shkak të çarjes së argjinaturës një ditë më parë. 

    Ndërkohë, banorëve të tjerë u janë dërguar edhe ndihma pas përmbytjeve. 

    Përmbytjet/ Tufa e deleve shpëtohet me zetor në Çukë 

    Një tufë me dele që kishin mbetur të bllokuara në një stallë në fushën e Çukës në sarandë janë shpëtuar. Pavarësisht se niveli i ujit ka rënë rreth 40 cm në krahasim me dje, fusha, komplekset blegtorale, magazinat dhe impianti i përpunimit të ujërave të zeza mbeten të përmbytura.