Tag: përmbytjet

  • Përmbytje masive dhe rrëshqitje dheu në Indonezi, 90 të vdekur

    Përmbytje masive dhe rrëshqitje dheu në Indonezi, 90 të vdekur

    Përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut kanë vrarë të paktën 90 persona në Indonezi këtë javë, ndërsa shirat jashtëzakonisht të dendur të musoneve përfshiu ishullin e Sumatrës.

    Pamjet e publikuara në internet tregojnë përmbytjet, banorët që kalojnë nëpër ujëra të thella deri në gjoks dhe automjetet e shtëpitë pothuajse tërësisht të zhytura, me vetëm disa pjesë të çative të tyre të mbetura të dukshme.

    Ekipet e shpëtimit po punojnë për të nxjerrë sa më shumë njerëz nga zonat e prekura në ato të sigurta. Ndërkohë ndërprerjet e energjisë elektrike dhe rrëshqitjet e dheut kanë penguar përpjekjet e tyre të kërkimit.

  • Përmbytjet në Indonezi, shkon në 19 numri i viktimave! 24 persona të zhdukur

    Përmbytjet në Indonezi, shkon në 19 numri i viktimave! 24 persona të zhdukur

    Numri i të vdekurve nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut pas shirave të rrëmbyeshëm në ishullin e madh indonezian të Sumatrës u rrit duke shkuar në 19 të vdekur dhe 20 të zhdukur. Një raport i mëparshëm zyrtar përmendte 8 të vdekur dhe më shumë se pesëdhjetë të plagosur.

    Shira të rrëmbyeshëm kanë goditur provincën e Sumatrës Veriore prej ditësh, veçanërisht në rajonin jugor Tapanuli, ku janë raportuar përmbytje që nga e hëna.

    Sipas raportit 24 persona rezultojnë të zhdukur në gjashtë vende të ndryshme. Zyrtari tha se për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut, qasja në rrugë është ndërprerë dhe rrjetet e telekomunikacionit dhe energjisë elektrike kanë qenë gjithashtu pjesërisht jashtë funksionit.

    Autoritetet po bëjnë përpjekje për të shpërndarë furnizime dhe pajisje thelbësore në zonat e izoluara. Indonezia goditet shpesh nga fatkeqësi të këtij lloji gjatë sezonit të shirave, i cili zakonisht zgjat nga nëntori deri në prill. Ndryshimi i klimës ka rritur ashpërsinë e stuhive: reshjet e shiut tani janë shumë më të dendura, duke shkaktuar shpesh përmbytje të menjëhershme.

  • “Prej ditësh, mijëra hektarë tokë nën ujë”- Gjekmarkaj viziton zonat e përmbytura: Pasojë direkte e dështimit të qeverisjes

    “Prej ditësh, mijëra hektarë tokë nën ujë”- Gjekmarkaj viziton zonat e përmbytura: Pasojë direkte e dështimit të qeverisjes

    Deputeti i PD-së Agron Gjekmarkaj ka vizituar në qarkun e Lezhës zonat e prekura nga përmbytjet e ditëve të fundit.
    Me anë të një postimi në Facebook, Gjekmarkaj ka ndarë pamje nga këto zona ku shkruan se përmbytjet atje nuk janë thjesht pasojë e fatkeqësive natyrore, por e dështimit në qeverisje dhe abuzimeve të saj. 
    Depueti apelon për zgjidhje reale dhe jo thjesht deklarata. 
    Postimi i Gjekmarkajt:   
    Përmbytjet në Zejmen, Barbullojë dhe Bregun e Matës nuk janë thjesht një fatkeqësi natyrore, por pasojë direkte e dështimit qeverisjes dhe abuzimeve. Prej ditësh, mijëra hektarë tokë bujqësore janë nën ujë, ndërsa kulturat bujqësore po shkatërrohen dhe fermerët po përballen me humbje të mëdha. Megjithatë, nga institucionet shohim vetëm deklarata jo zgjidhje reale. 
    Në Zejmen, ku përmbytjet përsëriten çdo vit, kanalet kulluese nuk janë hapur dhe sistemi i kullimit është lënë në degradim të plotë. E njëjta pamje gjendet në të gjithë fushën e Lezhës, ku mungesa e investimeve dhe neglizhenca kanë prodhuar një krizë të parashikueshme. 
     

  • Zjarret dhe përmbytjet, Edi Rama lë banorët pa dëmshpërblim, 195 mln lekë të papaguara

    Zjarret dhe përmbytjet, Edi Rama lë banorët pa dëmshpërblim, 195 mln lekë të papaguara

    Ndërsa banorët e disa zonave në vend nga Veriu në Jug po përjetojnë pasojat e përmbytjeve, situata me dëmshpërblimet ka mbetur e ngrirë, këtu e gjashtë vite më parë. “Problem janë likujdimet e prapambetura të akumuluara që nga viti 2019, me një vlerë 195 milionë lekë”, tha kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, gjatë raportimit në komisionin parlamentar për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjes. Sipas Faktoje, buxheti i vitit 2026 për mbrojtjen është rritur me 12% krahasuar me vitin aktual. Por rritja ka shkuar kryesisht në dy zëra: forcat e luftimit dhe mbështetja e luftimit. Fondet për Emergjencat Civile janë i vetmi zë me rënie. Nga 5,4 miliardë lekë këtë vit në 5,2 miliardë lekë për vitin 2026. Megjithatë, kreu i Emergjencave Civile Haki Çako pasi bëri një rezyme të punës theksoi se kanë hartuar një hartë risku dhe bashkitë e vogla, (të kushtëzuara nga buxheti i ulët, si pasojë e të ardhurave të pakëta), do të kenë më shumë fonde për përballimin e situatave emergjente.
    Ndarja mbi bazën e hartës së rrezikut u përkrah edhe nga deputetët e opozitës, ndonëse nuk kursyen kritikat për qeverisjen që, sipas tyre, i kanë lënë zjarrfikësit dhe forcat e armatosura pa mjete logjistike dhe të pavlerësuar. “Vetëm në Shqipëri kur ndodhin zjarret fajet i ka zoti, ju kanë lënë ju që për faqe të zezë si askund tjetër, vetëm këtu sheh zjarrfikës që të dhimbsen duke i fikur zjarret me thupra si epoka e gurit. Por këto i paska dhe epoka e Diellës i paska këto që me thupra fiket zjarri. Kur vijnë përmbytjet sheh deputetë të maxhorancës që veshin çizme peshkatarësh dhe futen mes ujit thjesht filmojnë”, tha deputeti i PD-së Flamur Noka.
    Në harkun kohor të katër muajve vendi përjetoi dy fatkeqësi natyrore. Në Gushtin e këtij viti, zjarret shkatërruan qindra mijëra hektarë me pyje, kollota, dru frutorë vreshta por edhe bagëti dhe banesa. Dëmet më të mëdha u shënuan në Delvinë dhe Gramsh, ku pati edhe humbjen e një jete dhe dëme të shumta si ekonomike, ashtu edhe mjedisore. Tashmë vendi po përballet me përmbytjet ku pasojat më të mëdha janë shënuar në Kurbin, Lezhë, Dimal, disa njësi vendore në Bashkinë Fier, në Pogradec dhe Maliq. Ditën e djeshme si rezultat i uljes së intensitetit të reshjeve situata dukej më e përmirësuar, ndërsa prania e ujit në toka bujqësore të mbjella, sera dhe pemë frutore ka shkaktuar dëme të konsiderueshme të cilat ende nuk janë evidentuar nga grupet e njësive vendore në terren.

  • Zjarret dhe përmbytjet/ Rama lë banorët pa dëmshpërblim, 195 mln lekë të papaguara

    Zjarret dhe përmbytjet/ Rama lë banorët pa dëmshpërblim, 195 mln lekë të papaguara

    Zjarret dhe përmbytjet/ Rama lë banorët pa dëmshpërblim, 195 mln lekë të papaguara
    Nga Sebi Alla
    Ndërsa banorët e disa zonave në vend nga Veriu në Jug po përjetojnë pasojat e përmbytjeve, situata me dëmshpërblimet ka mbetur e ngrirë, këtu e gjashtë vite më parë.
    “Problem janë likujdimet e prapambetura të akumuluara që nga viti 2019, me një vlerë 195 milionë lekë”, tha kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, gjatë raportimit në komisionin parlamentar për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjes.
    Fondet në ulje
    Buxheti i vitit 2026 për mbrojtjen është rritur me 12% krahasuar me vitin aktual. Por rritja ka shkuar kryesisht në dy zëra: forcat e luftimit dhe mbështetja e luftimit.
    Fondet për Emergjencat Civile janë i vetmi zë me rënie.
    Nga 5,4 miliardë lekë këtë vit në 5,2 miliardë lekë për vitin 2026.
    Megjithatë, kreu i Emergjencave Civile Haki Çako pasi bëri një rezyme të punës theksoi se kanë hartuar një hartë risku dhe bashkitë e vogla, (të kushtëzuara nga buxheti i ulët, si pasojë e të ardhurave të pakëta), do të kenë më shumë fonde për përballimin e situatave emergjente.
    Ndarja mbi bazën e hartës së rrezikut u përkrah edhe nga deputetët e opozitës, ndonëse nuk kursyen kritikat për qeverisjen që, sipas tyre, i kanë lënë zjarrfikësit dhe forcat e armatosura pa mjete logjistike dhe të pavlerësuar.
    “Vetëm në Shqipëri kur ndodhin zjarret fajet i ka zoti, ju kanë lënë ju që për faqe të zezë si askund tjetër, vetëm këtu sheh zjarrfikës që të dhimbsen duke i fikur zjarret me thupra si epoka e gurit.
    Por këto i paska dhe epoka e Diellës i paska këto që me thupra fiket zjarri. Kur vijnë përmbytjet sheh deputetë të maxhorancës që veshin çizme peshkatarësh dhe futen mes ujit thjesht filmojnë”, tha deputeti i PD-së Flamur Noka.
    Zjarret dhe përmbytjet
    Në harkun kohor të katër muajve vendi përjetoi dy fatkeqësi natyrore.
    Në Gushtin e këtij viti, zjarret shkatërruan qindra mijëra hektarë me pyje, kollota, dru frutorë vreshta por edhe bagëti dhe banesa.
    Dëmet më të mëdha u shënuan në Delvinë dhe Gramsh, ku pati edhe humbjen e një jete dhe dëme të shumta si ekonomike, ashtu edhe mjedisore.
    Tashmë vendi po përballet me përmbytjet ku pasojat më të mëdha janë shënuar në Kurbin, Lezhë, Dimal, disa njësi vendore në Bashkinë Fier, në Pogradec dhe Maliq.
    Ditën e sotme si rezultat i uljes së intensitetit të reshjeve situata dukej më e përmirësuar, ndërsa prania e ujit në toka bujqësore të mbjella, sera dhe pemë frutore ka shkaktuar dëme të konsiderueshme të cilat ende nuk janë evidentuar nga grupet e njësive vendore në terren./Faktoje.a

  • “Humbëm cdo gjë”/ Përmbytjet shkatërruan tokat, banorët: Askush nuk erdhi për të na përllogaritur dëmet

    “Humbëm cdo gjë”/ Përmbytjet shkatërruan tokat, banorët: Askush nuk erdhi për të na përllogaritur dëmet

    Përmbytjet e ditëve të fundit kanë lënë pas dëme të konsiderueshme në zonat bujqësore, ku toka dhe prodhimet e një viti të tërë janë mbuluar nga uji. Banorët, përveç pasojave të katastrofës natyrore, përballen edhe me atë që e cilësojnë si heshtje dhe braktisje nga ana e institucioneve shtetërore.
    Një banore e moshuar nga Fieri tregon se tokat e saj dhe të djalit, të mbjella me ullinj, misër dhe kultura të tjera bujqësore, janë ende nën ujë. Sipas saj, katër dylymë tokë të djalit të saj janë tërësisht të përmbytura pas çarjes së argjinaturës.
    E pyetur se nëse ndonjë komision për vlerësimin e dëmeve ka shkuar në zonë për të evidentuar situatën, ajo përgjigjet prerë: “Jo, jo. Mua s’më ka… nuk ka ardhur askush”.
    Ajo shprehet se askush nuk ka trokitur në derën e saj apo të fqinjëve për t’i pyetur rreth dëmeve të shkaktuara, duke shtuar ndjenjën e braktisjes në një moment të vështirë.
    Mes dëshpërimit, banorja e ka të pamundur të bëjë një vlerësim financiar të humbjeve. “Ku e di moj nëna,” shprehet ajo, duke treguar se përballë fuqisë së ujit që ka marrë gjithçka, vlera monetare është e pavlerësueshme.
    E vetmja gjë që ka mundur të shpëtojë ishin dy rrënjë ullinj në një zonë më të lartë, ndërsa pjesa tjetër e prodhimit mbetet nën ujë.
    Pjesë nga deklarata:
    “Ullinjtë e mi edhe të djalit, ishin ujë. Djali ka katër dylym aty matanë kanalit, në ujë ishin të gjitha..
    Mua s’më ka ardhur akoma asnjë për dëmet. Nëpër shtëpira, nuk na erdhi asnjë as këtë këtë radhë. Se edhe argjinatura priti, po dhe nuk arriti lart në argjinaturë se plasi matanë. Kam ullinj, kanë misër, mbjelli, çdo kulturë. Vajta pashë etëm dy ullinj që kisha lart anë e kanalit, se të tjerët ishin ujë”

  • Përmbytjet, Eno Bozdo: Partia Demokratike do të kërkojë fond të veçantë për fermerët

    Përmbytjet, Eno Bozdo: Partia Demokratike do të kërkojë fond të veçantë për fermerët

    Enno Bozdo, në një lidhje direkte deklaroi se Partia Demokratike do të kërkojë fond të veçantë për fermerët pas situatës së kaluar prej tyre me përmbytjet si pasojë e motit të keq.
    “Deri tani kemi qenë një opozitë që ka luftuar në çdo front që e kemi patur të mundur. Jeta parlamentare për ne nuk ka qenë e thjeshtë. Kemi pasur mundësi të bëjmë debat vetëm një herë në 10 apo 11 seancat e fundit. Kemi bërë një opozitë, do të thoja unë, shumë të vlefshme në komisionet parlamentare dhe mendoj që shqiptarët janë koshientë për këtë. Përpara kemi një javë apo dy javë shumë të rëndësishme që kanë lidhje me buxhetin dhe paketën fiskale. Ne do vijmë përpara shqiptarëve me propozime konkrete, por edhe në ato raste kur do kundërshtojmë, do kundërshtojmë bazuar në argumenta. Të gjitha këto do t’i sqarojmë duke ngritur vërtetë problemet që shqetësojnë shqiptarët. Për shembull, ne që nesër besoj se do fillojmë të kërkojmë alokimin e një fondi të veçantë për fermerët. Veçanërisht, meqënëse jam deputet i Qarkut të Beratit, unë do them që fermerët e Dimalit të Kuçovës edhe të Beratit, por veçanërisht në këto dy zona, janë dëmtuar jashtë mase rëndë nga përmbytjet dhe kanë humbur pothuajse gjithçka dhe jo për fajin e tyre, por për faj se pushteti vendor është jofunksional. Dhe paratë që shkojnë për argjinaturat, për shtrimin e kanaleve janë paguar, por puna nuk ka ndodhur. Kështu që përmbytja ka qenë e shumëfishtë. Kështu që unë personalisht, në emër të Partisë Demokratike, duke filluar nga nesër do kërkojmë alokimin e një fondi të veçantë për të dëmshpërblyer 100% fermerët”, tha deputeti demokrat.
    “Ndryshe ata e kanë të pamundur të mbijetojnë. Kjo është një mënyrë e të bërit të opozitës nëpërmjet Parlamentit. Sigurisht që do vijnë edhe ide, propozime, argumenta të tjera për të cilët në dy javët që vijnë derisa të kemi seancën ku paketa fiskale dhe buxheti do të kalojnë nen për nen, që do jetë dhe seanca përmbyllëse.
    “Ajo që mund t’ju them është që në asnjë vend ku bëhet opozitë, Partia Demokratike nuk do të mungojë”, shtoi Bozdo.

  • Paradoksi/ Zjarret dhe përmbytjet shtohen, Rama ul buxhetin për emergjencat civile

    Paradoksi/ Zjarret dhe përmbytjet shtohen, Rama ul buxhetin për emergjencat civile

    Nëse ka një gjë që mund të parashikohet në Shqipëri, madje me lehtësi, është se në veri apo jug të vendit, disa qindra hektarë me pyje do të shkrumbohen nga zjarret ndërsa hapësira të tëra me tokë do të gjenden nën ujë. E njëjta ndodhi edhe këtë vit.
    “Sepse ujitja dhe kullimi, rrugët rurale, pyjet dhe kullotat… janë këta tre sektorët që ndër këto 10 vite së paku kanë mbetur jashtë vëmendjes”, deklaroi Agron Haxhimali, Drejtor i Institutit për Bashkitë Shqiptare.
    Rreziku që i kanoset ekonomisë nga fatkeqësitë natyrore vitet e fundit po ngrihet si sfidë në shumicën e raporteve të institucioneve të huaja dhe vendase. Këtyre paralajmërimeve qeveria po i përgjigjet duke ulur buxhetin për emergjencat civile. Nga më shumë se 5.4 miliardë lekë në projektbuxhetin 2025, për vitin e ardhshëm për emergjencat civile janë parashikuar më pak se 5.3 miliardë lekë.

    Po a mjaftojnë 200 milionë lekë më shumë për të parandaluar përmbytjet?

    “Në qoftë se këto sektorë do mbeten me këto transferta të pakushtëzuara teje të limituara, atëherë do kemi këto ndrysh këto probleme, këto sfida për të cilën bashkitë do jenë në kushte të pamundësisë për t’i dalë përpara dhe për të përballuar zjarret, përmbytjet apo që lidhet me ndryshimet klimatike”, theksoi Haxhimihali.

    Në raportin vjetor 2024 të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit thuhet se më shumë zjarre pritet të shtohen, e po ashtu edhe përmbytjet apo erozionet për shkak të ndryshimeve të forta klimaterike. Ekspertë të pushtetit vendore paralajmërojnë se në mungesë të fondeve të mjaftueshme për të parandaluar, nga buxhetet e bashkive do të dalin më shumë para për të dëmshpërblyer të përmbyturit./A2CNN

  • SYRI TV/ Përmbytjet, dëme në banesa e biznese, 62 familjeve u është dëmtuar shtëpia

    SYRI TV/ Përmbytjet, dëme në banesa e biznese, 62 familjeve u është dëmtuar shtëpia

    Banorët e zonave të përmbytura janë ende duke u përballur me dëmet e shkaktuara nga përmbytjet. Elektroshtëpiake të djegura, vegla pune të dëmtuara dhe makina të cilat nuk mund të kethehen më në funksion, janë dëmi kolosal për banorët e këtyre zonave është ajo që la pas vërshimi I ujit.

    SYRI TV

    Përmbytjet e shkaktuara gjatë javës që shkoi kanë sjellë dëme të mëdha ekonomike për shumë nga banesat që u përfshinë nga uji. Dhjetëra familje u evakuuan duke lënë çdo gjë pas. Komisionet e verifikimit në Bashkinë Pogradec kanë konstatuar dëme të mëdha në 62 familje për të cilat janë mbajtur procesverbalet përkatëse.

    Sot, kur niveli i ujit fatmirësisht është tërhequr, dëmet shihen më qartë në fshatin Sovjan. Toka bujqësore është shkatërruar, stallat janë ende me balte dhe dhjetra  krerë bagëti janë humbur. Për shumë familje, kjo nuk është thjesht një humbje ekonomike — është humbja e vetmes burim jetese.

    Banorët shprehen të zhgënjyer nga mungesa institucionale. Sipas tyre, asnjë përfaqësues i autoriteteve nuk ka mbërritur në Sovjan për të bërë vlerësimin e dëmeve, për të ofruar ndihmë ekonomike.

    Dalja nga shtrati e lumit Vjosë ka shkaktuar përmbytje në zonën e Novoselës, ku 11 familje të komunitetit rom janë prekur drejtpërdrejt nga dëmet, ndërsa 3 familje të tjera në fshatin Fitore raportojnë situatë të ngjashme. Vladimir Bitaj shprehet se edhe kur u përmbytën në 2021 shteti nuk u bëri asnjë dëmshpërblim.

    Në lezhë janë shënuar dëme të mëdha nga përmbytjet ku uji ka përfshirë disa banesa.

    Në Mirditë, dy banesa rezultojnë të rrezikuara nga rrëshqitjet e dherave. Në Lezhë dhjetëra banesa vazhdojnë të jenë të rrethuara nga uji pasi nuk po ndodh tërheqja e ujit për shkak të bllokimit të kanaleve kulluese.  

    Autoritetet vijojnë me shpërndarjen e ndihmave ushqimore për familjarët dhe gjënë e gjallë në terren ndërsa nuk dihet ende nëse do të ketë një konkretizim të veprimeve për të mbajtur procvesverbale për dëmet e shkaktuara e më pas edhe dëmshpërblim në çdo zonë të prekur nga përmbytjet.

     

  • Përmbytjet në vend, ministri Salla: Fermerët do të kompensohen për dëmet, askush nuk do të mbetet pa mbështetje

    Përmbytjet në vend, ministri Salla: Fermerët do të kompensohen për dëmet, askush nuk do të mbetet pa mbështetje

    Moti i keq dhe reshjet intensive të shiut përgjatë ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje në disa bashki të vendit dhe dëme të konsiderueshme ekonomike në toka bujqësore, bagëti, biznese.
    Institucionet shtetërore kanë qenë në gatishmëri për të menaxhuar situatën në bashki si Sarandë, Fier dhe Lezhë, Shkodër, Korçë, ndërkohë që vijon monitorimi i situatës edhe në qarqe të tjera të vendit ku janë shfaqur problematika të ngjashme.
    Ministri i Bujqësisë, së bashku me Ministrin e Mbrojtjes, z. Prefektin e Qarkut të Korçës, gjatë inspektimit në Maliq gjatë mbrëmjes të së dielës, theksoi se pas përfundimit të kësaj situate do të nisë puna për evidentimin e dëmeve në terren. Vlerësimet do të fokusohen veçanërisht te dëmet në sektorin bujqësor, përfshirë fermerët, blegtorët dhe subjektet e prekura.
    “Jemi në fazën e mbylljes së problematikave më urgjente. Më pas do të vijojmë me evidentimin e çdo dëmi, duke garantuar që asnjë fermer të mos mbetet pa mbështetjen e nevojshme”, u shpreh ministri Salla.
    Një studim i Bankës Botërore i publikuar në vitin 2022 përllogariti një dëm prej 2.3 miliardë dollarë i shkaktuar në 33 vitet e fundit në Shqipëri për shkak të përmbytjeve, duke nxitur investime serioze në këtë sektor.
    Ndërkohë, që në total fondi për menaxhimin e infrastrukturës së mbrojtjes nga përmbytjet dhe ujitje-kullim për vitin e ardhshëm është 36 milionë euro, apo 26.4% më shumë se një vit më parë.
    Me këtë fond parashikohet rehabilitimi dhe ndërtimi i 10 km argjinaturave në lumenjtë kryesore për mbrojtën nga përmbytja, përfundimi i hidrovorit të Orikumit si dhe mirëmbajtja e 27 hidrovoreve në të gjithë vendin.  Nga ana tjetër, financohet përmirësimi i kullimit në mbi 60 mijë ha tokë bujqësore.