Tag: përmbytjet

  • Dhjetëra të vdekur nga përmbytjet në kryeqytetin e Republikës Demokratike të Kongos

    Dhjetëra të vdekur nga përmbytjet në kryeqytetin e Republikës Demokratike të Kongos

    Shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet u kanë marrë jetën të paktën 33 njerëz në Kinshasa, kryeqyteti i Republikës Demokratike të Kongos. Banorët e dëshpëruar po përpiqen të ikin nga përmbytjet duke ecur, duke notuar ose duke vozitur për të shpëtuar jetën.

    Qyteti është vendbanimi i 17 milionë njerëzve dhe ndodhet në lumin Kongo, i cili është një nga më të mëdhenjtë në botë dhe shtrihet në të gjithë vendin. Përmbytjet janë të zakonshme, lumi kohët e fundit arriti nivelin e tij më të lartë në gjashtë dekada.

    Pjesë të kryeqytetit janë të prirura ndaj erozionit të tokës dhe vitet e fundit presidenti kongolez ka paralajmëruar se kriza klimatike po i përkeqëson përmbytjet .

    Shumë shtëpi në Kinshasa perëndimore u shkatërruan pas përmbytjeve gjatë natës nga e premtja në të shtunën. Rreth gjysma e 26 rretheve të qytetit janë prekur në total. Ndërkohë ekipet e kërkim-shpëtimit ndodhen në terren për t’u ardhur në ndihmë të prekurve

  • Reshjet e shiut përmbysin kryeqytetin e Republikës Demokratike të Kongos, 22 viktima, bllokohen shumica e rrugëve

    Reshjet e shiut përmbysin kryeqytetin e Republikës Demokratike të Kongos, 22 viktima, bllokohen shumica e rrugëve

    22 persona kanë humbur jetën pasi përmbytjet vdekjeprurëse goditën kryeqytetin e Kongos Kinshasa më 4 prill.

    Përmbytjet gjithashtu kanë ndërprerë aksesin në më shumë se gjysmën e qytetit dhe aeroportin kryesor të vendit, sipas autoriteteve.
    Sipas ministrit të Shëndetësisë, shumica e vdekjeve janë shkaktuar nga shembja e mureve.
    Përmbytjet kishin dëmtuar rrugën kryesore që çon në aeroport, por ajo është rihapur për trafik të lehtë dhe do të jetë e hapur plotësisht brenda 72 orëve, tha guvernatori i Kinshasa, Daniel Buba.
    Kujtojmë se në vitin 2022 të paktën 100 njerëz u vranë gjatë përmbytjeve të ngjashme në Kinshasa.

    Top Channel

  • Dëme të mëdha nga përmbytjet në ishujt grekë, autoritetet në alarm

    Dëme të mëdha nga përmbytjet në ishujt grekë, autoritetet në alarm

    Pamjet me dron të publikuara nga media të huaja tregojnë shkatërrimin masiv në ishujt e Greqisë pas përmbytjeve të rënda që nisën më 1 prill.
    Në Paros, autoritetet janë angazhuar për të pastruar automjetet e bllokuara nga uji dhe balta, ndërsa në Mykonos, reshjet e dendura sollën përmbytje dhe breshër, duke dëmtuar kullotat e zonës. Për këtë arsye, u vendos ndalim qarkullimi për të gjitha automjetet, përveç atyre të emergjencës.
    Autoritetet urdhëruan gjithashtu mbylljen e shkollave në disa ishuj, përfshirë Syros, Symi, Kalymnos dhe Kos. Situata mbetet kritike edhe në Kios, Samos dhe Kretë, ku përmbytjet kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në infrastrukturë dhe mjete transporti.
    Sipas Observatorit Kombëtar të Athinës, reshjet në Mykonos arritën deri në 71.6 mm, ndërsa në Paros u regjistruan 36.6 mm. Shkencëtarët i atribuojnë përmbytjet e shpeshta të viteve të fundit ndryshimeve klimatike dhe ngrohjes globale, të cilat po ndikojnë në motin ekstrem në rajon.

  • Shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Bosnjën perëndimore, pas rritjes së nivelit të ujit të lumenjve

    Autoritetet kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme në pjesën perëndimore të Bosnje e Hercegovinës të shtunën, për shkak të rritjes së nivelit të ujit të lumenjve.

    Si pasojë e reshjeve të shiut për disa ditë radhazi këtë javë, në pjesën më të madhe të Bosnje e Hercegovinës lumenjtë dolën nga shtrati.

    Në komunën e Kostajnicës, në perëndim të vendit, niveli i ujit të lumit Una i kaloi 450 centimetra.

    Gjendje e jashtëzakonshme u shpallë si masë parandaluese për t’u mbrojtur nga përmbytjet edhe në Prijedor, raporton Radio Televizioni i Republikës Sërpska, entitetit serb të Bosnjës.

    Administrata e qytetit njoftoi të shtunën se rreth 350 ndërtesa, banimi dhe ndihmëse, u prekën nga përmbytjet gjatë natës.

    Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur edhe në Laktash, Gradishka dhe Çelinaq për shkak të rritjes së nivelit të ujit të lumenjve.

    Niveli i ujit të lumit Ukrina në Derventa aktualisht është në rënie të lehtë. Masat emergjente të mbrojtjes nga përmbytjet janë ende në fuqi në qytet.

    Gjendje më e rënduar raportohet në pjesën veriore dhe veriperëndimore të vendit, ku janë mbyllur disa rrugë kryesore.

    Mësimet janë pezulluar në shumicën e shkollave në atë pjesë vendit.

    Në fund të vitit të kaluar, Bosnja u përballë më vërshime vdekjeprurëse, kur 27 njerëz humbën jetën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut më 4 tetor.

    Shirat e rrëmbyeshëm dhe erërat e fuqishme goditën pjesë të Bosnjës jugore dhe qendrore më 4 tetor, duke shkatërruar shtëpi, rrugë dhe duke ndërprerë rrymën dhe bllokuar qasjen në disa fshatra./ REL.