Tag: përmbytjet

  • Përmbytjet në Teksas/ Shkon në 32 numri i viktimave, mbi 20 vajza të zhdukura në kamp

    Përmbytjet në Teksas/ Shkon në 32 numri i viktimave, mbi 20 vajza të zhdukura në kamp

    Të paktën 32 persona kanë humbur jetën në përmbytjet shkatërrimtare që kanë goditur Qarkun Kerr në Teksas, të shkaktuara nga reshjet e rrëmbyeshme të shiut.

    Mes viktimave është edhe Renee Smeistrala, një vajzë 9-vjeçare që po qëndronte në një kamp veror në zonë, humbja e së cilës është konfirmuar nga prindërit.
    Tragjedia ka përfshirë edhe të paktën 20 vajza të tjera, të cilat ndodheshin në të njëjtin kamp dhe rezultojnë ende të zhdukura. Autoritetet kanë nisur një operacion të gjerë kërkimi dhe shpëtimi në përpjekje për t’i gjetur, ndërsa frika për fatin e tyre po rritet nga ora në orë.
    Kampi Mystic, një kamp i njohur për vajzat e krishtera që ndodhet buzë lumit Guadalupe, është shkatërruar plotësisht nga përmbytjet. Mbi 700 fëmijë ndodheshin aty në momentin e katastrofës. Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, niveli i lumit Guadalupe u rrit me afro 8 metra brenda më pak se një ore, për shkak të 300 milimetrave shi – një e treta e sasisë mesatare vjetore të reshjeve në këtë zonë.
    Zyrtarët lokalë e kanë cilësuar situatën si “kërcënuese për jetën”, ndërsa emergjencat janë ende në zhvillim dhe ndihma po koordinohet për banorët dhe kampistët e prekur nga përmbytja katastrofike.

    Top Channel

  • Përmbytjet në Teksas/ Shkon në 30 numri i viktimave, mbi 20 vajza të zhdukura në kamp

    Përmbytjet në Teksas/ Shkon në 30 numri i viktimave, mbi 20 vajza të zhdukura në kamp

    Të paktën 30 persona kanë humbur jetën në përmbytjet shkatërrimtare që kanë goditur Qarkun Kerr në Teksas, të shkaktuara nga reshjet e rrëmbyeshme të shiut.

    Mes viktimave është edhe Renee Smeistrala, një vajzë 9-vjeçare që po qëndronte në një kamp veror në zonë, humbja e së cilës është konfirmuar nga prindërit.
    Tragjedia ka përfshirë edhe të paktën 20 vajza të tjera, të cilat ndodheshin në të njëjtin kamp dhe rezultojnë ende të zhdukura. Autoritetet kanë nisur një operacion të gjerë kërkimi dhe shpëtimi në përpjekje për t’i gjetur, ndërsa frika për fatin e tyre po rritet nga ora në orë.
    Kampi Mystic, një kamp i njohur për vajzat e krishtera që ndodhet buzë lumit Guadalupe, është shkatërruar plotësisht nga përmbytjet. Mbi 700 fëmijë ndodheshin aty në momentin e katastrofës. Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, niveli i lumit Guadalupe u rrit me afro 8 metra brenda më pak se një ore, për shkak të 300 milimetrave shi – një e treta e sasisë mesatare vjetore të reshjeve në këtë zonë.
    Zyrtarët lokalë e kanë cilësuar situatën si “kërcënuese për jetën”, ndërsa emergjencat janë ende në zhvillim dhe ndihma po koordinohet për banorët dhe kampistët e prekur nga përmbytja katastrofike.

    Top Channel

  • Shkon në 27 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Teksas, Trump: Po punojmë me Emergjencat

    Shkon në 27 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Teksas, Trump: Po punojmë me Emergjencat

    Teksas

    SHBA- Të paktën 27 persona, përfshirë nëntë fëmijë, kanë vdekur në përmbytjet që kanë përfshirë Qarkun Kerr në Teksas.
    Autoritetet thonë se 27 vajza janë ende të zhdukura pasi përmbytjet shkatërruan një kamp veror të krishterë të vendosur në brigjet e lumit Guadalupe.
    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, thotë se administrata e tij po punon ngushtë me autoritetet lokale për t’iu përgjigjur emergjencës, duke shtuar se Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, është duke udhëtuar për në Teksas.
    Ndërprerjet e energjisë elektrike kanë prekur 15,070 njerëz në të gjithë shtetin e Teksasit.

  • Përmbytjet tragjike, Trump: Situatë thellësisht shqetësuese

    Përmbytjet tragjike, Trump: Situatë thellësisht shqetësuese

    Bota E Shtunë, 5 Korrik 2025 20:11

    Teksasi i Amerikës po përjeton një nga përmbytjet më shkatërruese të dekadave të fundit, me të paktën 27 të vdekur dhe mbi 20 persona të zhdukur. Presidenti amerikan Donald Trump e përshkruan situatën si “të tmerrshme” dhe “thellësisht shqetësuese”, duke ofruar ngushëllime për familjet e viktimave dhe duke bërë thirrje për angazhim të plotë të institucioneve federale në mbështetje të shtetit të Teksasit.

  • Përmbytjet në Teksas, shkon në 27 numri i viktimave

    Përmbytjet në Teksas, shkon në 27 numri i viktimave

    Teksasi po përballet me një nga përmbytjet më të rënda në historinë e fundit, ku fatkeqësia ka shkaktuar të paktën 27 viktima, përfshirë dy vajza të vogla nga kampi pushimor Mystic.

    Ndër viktimat janë edhe disa fëmijë dhe drejtues të kampit, ndërsa mbi 20 persona mbeten të zhdukur.
    Sherifi i Qarkut njoftoi se mes të gjeturve janë dy vajzat Renee Smajstrla, 8 vjeçe, dhe Janie Hunt, 9 vjeçe, të cilat ishin pjesë e grupit të fëmijëve që u kapën nga përmbytjet e shpejta të lumit Guadalupe.

    Autoritetet vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit në zonat e prekura, ndërsa familjet dhe komunitetet po përballen me pasojat e rënda të kësaj katastrofe.
    Në reagimin e tij të parë publik lidhur me ngjarjen, Presidenti amerikan Donald Trump e cilësoi situatën si “të tmerrshme” dhe “shqetësuese”, duke shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave dhe duke theksuar rëndësinë e mobilizimit të të gjithë institucioneve për ndihmë.

  • Melania Trump shpreh ngushëllimet për të prekurit nga përmbytjet: Zemra ime është me ju!

    Melania Trump shpreh ngushëllimet për të prekurit nga përmbytjet: Zemra ime është me ju!

    Zonja e Parë e Amerikës, Melania Trump ka shprehur ngushëllime për prindërit e fëmijëve të prekur nga përmbytjet në Teksas .

    Në postimin në X ajo shkroi: Zemra ime është me prindërit në Teksas gjatë kësaj kohe të vështirë. Ju mbaj në mendje dhe ju dërgoj lutje për forcë, ngushëllim dhe qëndrueshmëri.
    Të paktën 27 persona kanë humbur jetën në përmbytjet shkatërrimtare që kanë goditur Qarkun Kerr në Teksas, të shkaktuara nga reshjet e rrëmbyeshme të shiut. 9 prej viktimave janë fëmijë, kurse 18 të rritur.

    Top Channel

  • Përmbytjet në Teksas/ Shkon në 27 numri i viktimave, 9 prej tyre fëmijë, 20 vajza të zhdukura në kamp

    Përmbytjet në Teksas/ Shkon në 27 numri i viktimave, 9 prej tyre fëmijë, 20 vajza të zhdukura në kamp

    Të paktën 27 persona kanë humbur jetën në përmbytjet shkatërrimtare që kanë goditur Qarkun Kerr në Teksas, të shkaktuara nga reshjet e rrëmbyeshme të shiut.

    9 prej viktimave janë fëmijë, kurse 18 të rritur.
    Mes viktimave është edhe Renee Smeistrala, një vajzë 9-vjeçare që po qëndronte në një kamp veror në zonë, humbja e së cilës është konfirmuar nga prindërit.
    Tragjedia ka përfshirë edhe të paktën 20 vajza të tjera, të cilat ndodheshin në të njëjtin kamp dhe rezultojnë ende të zhdukura. Autoritetet kanë nisur një operacion të gjerë kërkimi dhe shpëtimi në përpjekje për t’i gjetur, ndërsa frika për fatin e tyre po rritet nga ora në orë.
    Kampi Mystic, një kamp i njohur për vajzat e krishtera që ndodhet buzë lumit Guadalupe, është shkatërruar plotësisht nga përmbytjet. Mbi 700 fëmijë ndodheshin aty në momentin e katastrofës. Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, niveli i lumit Guadalupe u rrit me afro 8 metra brenda më pak se një ore, për shkak të 300 milimetrave shi – një e treta e sasisë mesatare vjetore të reshjeve në këtë zonë.
    Zyrtarët lokalë e kanë cilësuar situatën si “kërcënuese për jetën”, ndërsa emergjencat janë ende në zhvillim dhe ndihma po koordinohet për banorët dhe kampistët e prekur nga përmbytja katastrofike.

    Top Channel

  • Përmbytjet në Teksas/ Zhduken 25 vajza adoleshente, kishin shkuar për të kaluar verën në kamp

    Përmbytjet në Teksas/ Zhduken 25 vajza adoleshente, kishin shkuar për të kaluar verën në kamp

    Foto ilustruese

    SHBA- Përmbytjet e lumit Guadalupe të Teksasit kanë shkaktuar dëme masive materiale dhe dhjetra të zhdukur, mes tyre edhe 25 vajza të vogla që ishin dërtuar që të kalonin disa kohë në kampin e verës në këtë zonë. Stuhia që goditi Teksasin mbrëmë, preku edhe qendrën verore “Camp Mystic”, një kamp me vajza. 25 janë zhdukur, ndërsa 24 të tjera janë gjetur të vdekura nga 750 adoleshente që  kishin shkuar për të kaluar verën në kamp. 
    “Për momentin nuk e dimë kush janë, nuk dimë as moshën dhe seksin e tyre,”- tha Rob Kelly, gjyqtar i Qarkut Kerr. 
    E gjitha ndodhi brenda një ore!
    Në orën 5:34 (ora lokale) të premten, niveli i lumit u ngrit nga shirat dhe mori para gjithë çfarë kishte. Kur ndodhi kjo, shumë nga banoret e kampit ishin ende në shtrat duke fjetur. Por në realitet, shërbimet meteorologjike kishin paralajmëruar për përkeqësimin drastik të motit në atë që konsiderohet “lugina më e rrezikshme e lumit në Shtetet e Bashkuara”. Megjithatë, paralajmërimi ishte “i pamjaftueshëm”.
    Askush nuk e parashikoi rritjen drastike të nivelit të lumit Guadalupe me 7.9 metra. Ujërat dolën nga shtrati, duke rrëmbyer shtëpi, automjete dhe vila të kampeve verore të ngritura në brigjet e lumit.
    Ndërkohë, është shpallur gjendje e jashtëzakonshme në disa qarqe. Ekipet e shpëtimit po punojnë për gjetjen e tqë zhdukurve dhe evakuuimin e të mbijetuarve, ndërkohë u kërkojnë vazhdimisht banorëve të mos dalin nga shtëpitë e tyre në mënyrë që të mos ekspozohen ndaj rrezikut.
    “Priten reshje të mëtejshme shiu në zonë. Dhe edhe nëse është i lehtë, ekziston mundësia që përmbytjet të përkeqësohen,”- paralajmëruan autoritetet, duke kërkuar kujdes të madh. Ndërkohë në mediat sociale, disa prindër kanë postuar foto të disa prej vajzave me shpresën se do të jenë në gjendje t’i gjejnë ato.

    Një dyqan i madh Walmart në zonë po përdoret aktualisht si pikë takimi për ata që nuk mund të hyjnë në shtëpitë e tyre për shkak të ujit.
    Situata e sotme ngjan me përmbytjen vdekjeprurëse në të njëjtën zonë në korrik të vitit 1987, kur lumi Guadalupe u rrit 9 metra dhe rrëmbeu një autobus shkolle dhe një furgon që transportonte adoleshentë në një kamp veror aty pranë. 10 fëmijë vdiqën, ndërsa 33 të tjerë u kapën pas degëve të pemëve./ZËRI

  • Të paktën 24 të vdekur nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet në Pakistan

    Të paktën 24 të vdekur nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet në Pakistan

    Të paktën 24 persona, gjysma e të cilëve fëmijë, kanë vdekur në Pakistan nga përmbytjet e menjëhershme ose shembjet e shtëpive të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm që nga fillimi i sezonit të musoneve të mërkurën.

    “Përmbytjet e rrëmbyeshme vranë 11 persona, përfshirë katër fëmijë dhe tre gra, ndërsa gjashtë persona u plagosën” dje, ndërsa “56 shtëpi u dëmtuan, nga të cilat gjashtë u shkatërruan plotësisht”, tha një raport nga Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive të provincës Khyber Pakhtunkhwa, në pjesën veriperëndimore, e cila kufizohet me Afganistanin.
    Raporti tha se 10 persona në Luginën Swat u rrëmbyen nga një lumë që doli nga shtrati.

    JUST IN:15 members of a family hailing from Sialkot, Punjab were swept away in the Swat River due to flood in Mingora, Swat. #mingora#swat #pakistan #flood pic.twitter.com/fN5W3ni576
    — 𝕊𝕡𝕖𝕒𝕜 𝕗𝕠𝕣 𝕌𝕞𝕞𝕒𝕙🇵🇰🇸🇦🇮🇷🇹🇷🇧🇩 (@HistoryHanker) June 27, 2025

    Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive të Punjabit, provinca më e populluar e vendit me një popullsi prej gati 130 milionë banorësh në pjesën lindore, numëroi 13 vdekje deri të mërkurën. Tetë nga viktimat ishin fëmijë, të gjithë vdiqën kur çatia ose muri i shtëpisë së tyre u shemb.
    Departamenti Meteorologjik i Pakistanit paralajmëroi për rrezikun e shirave të rrëmbyeshëm dhe për përmbytje të tjera të menjëhershme deri të paktën të martën.

    Top Channel

  • Shirat dhe stuhitë godasin Indinë, 18 viktima dhe dhjetëra persona të bllokuar nga përmbytjet

    Shirat dhe stuhitë godasin Indinë, 18 viktima dhe dhjetëra persona të bllokuar nga përmbytjet

    Shirat e rrëmbyeshëm kanë vrarë të paktën 18 persona që nga e hëna në Gujarat të Indisë, tha qeveria e shtetit veriperëndimor indian.

    “18 persona kanë vdekur në aksidente të lidhura me shirat dhe dhjetëra të tjerë që jetojnë në zona të ulëta janë shpëtuar”, tha qeveria e Gujaratit në një deklaratë.
    Me shirat e rrëmbyeshëm që pritet të vazhdojnë në ditët në vijim, kryeministri i Gujaratit, Bhupendra Patel, ka shqyrtuar masat e marra nga autoritetet.
    Komisioneri përgjegjës për operacionet e shpëtimit në Gujarat, Alok Kumar Pandey, konfirmoi se 18 persona vdiqën, pasi u goditën nga rrufeja ose u bllokuan në ndërtesa të shembura.
    Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut janë të zakonshme në Indi gjatë sezonit të musoneve (periudhë me ndryshime drastike të motit në vendet tropikale), i cili zgjat nga korriku deri në shtator.
    Shkencëtarët besojnë se ndryshimi i klimës po i bën këto fenomene më të shpeshta, intensive dhe të paparashikueshme.

    #WATCH | Severe waterlogging in #Gujarat following incessant rains, leading to the closure of the Gadgda Road near the Botad Circle #Waterlogging #Rain pic.twitter.com/L994AWtP2Z
    — TIMES NOW (@TimesNow) June 17, 2025

    Top Channel