Tag: përmbytjet

  • FOTO/ Përmbytjet – Një grua në zonën e Kamaras e mbetur në makinë përpiqet të dalë nga uji

    FOTO/ Përmbytjet – Një grua në zonën e Kamaras e mbetur në makinë përpiqet të dalë nga uji

    Përmbytjet rrëmbyese, përrenjtë e rrëmbyeshëm, mbuluan rrugët në Megara dhe Nea Peramos.

    Në foton e bërë publike nga Dimitris Vordos, nënkryetari i bashkisë së zonës, tregon një grua e ndodhur në mes të ujit po përpiqet të çlirohet nga automjeti i saj.

    Sipas tij lumi në zonën e Kamaras është fryrë sepse uji po rrjedh poshtë drejt Lakkës dhe Almyres, dhe ai rekomandon që banorët të zhvendosen në vende më të larta.

  • Kuvend, opozita: Përmbytjet e nëntorit, pasojë e papërgjegjshmërisë së shtetit! Të dëmshpërblehen banorët e dëmtuar

    Kuvend, opozita: Përmbytjet e nëntorit, pasojë e papërgjegjshmërisë së shtetit! Të dëmshpërblehen banorët e dëmtuar

    Përmbytjet dhe dëmet e shkaktuara nga moti i keq i javëve që lamë pas duket se janë në qendër të diskutimeve të deputetëve opozitarë në seancën e djeshme plenare. Një javë pas javës së gjelbër, ku kanë diskutuar në terren problemet e qytetarëve, deputetët akuzojnë qeverinë për neglizhencë në marrjen e masave për minimizimin dhe parandalimin e dëmeve nga reshjet intensive të shiut. Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, në fjalën e mbajtur në Kuvend, iu drejtua bujqve dhe fermerëve të Qarkut Lezhë duke thënë se janë përballur jo vetëm më fuqinë e natyrës, por dhe me dobësinë e një shteti në gjunjë dhe një pushteti pas shqisa. “Ajo që ndodhi ditët e fundit është fatkeqësi e stimuluar.
    Është pasqyrë e qartë e korrupsionit dhe e dështimit të pushtetit lokal dhe qendror. Një histori e përsëritur, ku qytetarët vuajnë ndërsa përgjegjësit fshihen pas premtimeve boshe, lekëve të zhvatura. Përmbytjet nuk erdhën papritur. Ndodhi ajo që ndodh kur pushteti nuk investon, por merr, kur nuk dëgjon, por flet, kur nuk vlerëson rrezikun por e vesh me një premtim të ri. Në Lezhë nuk ka pushet lokal, nuk ka ministri, bujqësie, mbrojtje dhe as emergjenca civile. Argjinaturat janë amortizuar. Një e carë u mbyll përpara kamerave, një tjetër u hap sërish 24 orë më pas”, tha Gjekmarkaj. Ndërsa deputeti demokrat, Bujar Leskaj akuzoi qeverinë për mosinvestime, për korrupsion në tenderimet e hapura për mirëmbajtjen e kanalizimeve kulluese, të pompave e hidrovorëve. Ndër të tjera, deputeti tha se qytetarët e prekur nga përmbytjet nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim nga shteti. “Në 25 gusht u dhanë 38 milionë lekë për mirëmbajtjen e hidorvorit.
    Kanë deklaruar se janë planifikuar 3 miliardë lekë investime për sistemin kullues. Ku kanë shkuar këto lekë, Këto tenderime përgjithësisht, nuk shoqërohen me asnjë analizë teknike të mirëfilltë e as plan. Këto futen në të njëjtën spirale. Përmbytjet e këtij nëntori, ishin dhe janë pasojë e papërgjegjshmërisë së pushtetit qendror dhe vendor. Kjo është goditje e rëndë për ekonominë dhe turizmin. Vlora është në ndryshmin nga Berati, nuk e kuptoj sesi të jetë qyteti nën ujë dhe të jetë… ndoshta dhe këta duan të kalojnë si Venecia. Askush nuk jep llogari për përmbytjet”, tha Leskaj. Edhe deputeti Ivi Kaso tha se kanë kërkuar dëmshpërblimin për dëmet e krijuara nga përmbytjet.  Shqipëria nuk mund të jetë vit pas viti në gjendje emergjence, kemi kërkuar dhe kërkojmë marrjen e masave për mirëmbajtjen e kanaleve. Kemi kërkuar hartë rreziku për përmbytjet dhe ndalim të ndërtimeve të paligjshme ne shtratin e lumenjve. Kemi kërkuar vlerësim të plotë të dëmeve, jemi në kohë të marrim masat për dëmshpërblimin për dëmet e krijuara nga përmbytjet. Dëmet janë njerëzore dhe ekonomike, ky kuvend ka në dorë të zgjedhë të mbrojë qytetarët apo të mbrojë klientelën e pushtetit”, nënvizoi Kaso.

  • Përmbytjet në Berat, deputeti Bozdo: 1 mijë hektarë nën ujë, fermerët të dëmshpërblehen 100%

    Përmbytjet në Berat, deputeti Bozdo: 1 mijë hektarë nën ujë, fermerët të dëmshpërblehen 100%

    Partia Demokratike ka kërkuar sot nga qeveria që të marrë përsipër dëmshpërblimin e plotë të fermerëve të prekur nga përmbytjet në qarkun e Beratit, duke akuzuar shtetin për dështim në menaxhimin e infrastrukturës mbrojtëse.
    Deputeti i PD-së, Eno Bozdo e përshkroi situatën në terren si dramatike, me dëme kolosale në bujqësi dhe blegtori. Sipas Bozdos, pasojat e motit të keq janë rënduar nga mungesa e masave parandaluese. “Situata në Berat pas përmbytjeve është e rëndë. Afro 1 mijë hektarë tokë janë të përmbytura. Për fat të keq, fermerëve u shtohet dhe humbja e mijëra krerë bagëtive,” tha ai.

    Deputeti i PD-së ngriti gishtin e akuzës ndaj cilësisë së punimeve publike. Ai theksoi se paratë e hedhura për argjinatura kanë shkuar dëm, pasi ato nuk kanë mundur të përballojnë prurjet. “Problem është sistemi i kanaleve kulluese që nuk funksionon. Shumë para janë investuar në ndërtimin e argjinaturave, të cilat nuk rezistuan sepse janë ndërtuar me cilësi të dobët. Infrastruktura kulluese është lënë në mëshirë të fatit,” denoncoi Bozdo.

    Bozdo e cilësoi qasjen e qeverisë ndaj bujqësisë si “përbuzëse”, duke theksuar se fermeri shqiptar shihet vetëm si votues në kohë fushate. “Është e domosdoshme mbështetja e shtetit. I bëj thirrje qeverisë për dëmshpërblim 100% të fermerëve nga dëmet e shkaktuara. Fermeri shqiptar në këtë qeverisje është i lënë mënjanë”.

  • “Premtime boshe”/ Përmbytjet në vend, Baçi: Çfarë është bërë deri tani? Asnjë masë nuk është marrë

    “Premtime boshe”/ Përmbytjet në vend, Baçi: Çfarë është bërë deri tani? Asnjë masë nuk është marrë

    Nga foltorja e Kuvendit, deputeti Luan Baçi kritikoi ashpër qeverinë për mënyrën se si po menaxhon pasojat e reshjeve të fundit, duke theksuar se përmbytjet e përsëritura nuk janë thjesht fatkeqësi natyrore, por rezultat i mungesës së masave parandaluese dhe neglizhencës së institucioneve.
    Ai solli një sërë shembujsh të zonave të prekura, ku hektarë të tërë tokash dhe sera janë përmbytur, ndërsa evidentimet dhe dëmshpërblimet mungojnë plotësisht. Sipas tij, fermerët përballen çdo vit me të njëjtën situatë, ndërsa qeveria mjaftohet me deklarata propagandistike dhe jo me zgjidhje reale.
    Luan Baçi:
    Çështjet e evidentuara nga zgjedhësit, ose e thënë më shqip, shqetësimet e tyre, hallet e tyre, që më shumë janë të krijuara nga qeverisja juaj, janë të shumta dhe të pambarim. Nisur nga koha e kufizuar që na vini në dispozicion, po e filloj nga shqetësimet e ditëve të fundit, të krijuara nga reshjet e shumta dhe pamundësia juaj në thonjëza për të menaxhuar pasojat që shkaktohen, duke i lënë qytetarët në mëshirë të fatit. Së pari, ju duhet të pranoni se në qoftë se do të merreshin masat paraprake, siç janë pastrimet e kanaleve kulluese, të para, të dyta, dhe gjithë problematikat që kanë arat dhe fushat e fermerëve, patjetër që përmbytjet nuk do të ishin në këto përmasa, ose nuk duhet të ndodhnin fare.
    Dhe do t’ju lutesha shumë, mos na shisni si arritje shpeshherë ato që thoni se nuk pati përmbytje në banesa, se po të kishte përmbytje në banesa, pastaj ju nuk e di se çfarë vendi do të kishit këtu që duhet të rrinit në këto karrige. Fermerët denoncojnë gjithmonë se pastrimet që ju bëhen kanaleve kulluese, presin ca ferra dhe bëjnë sikur i pastrojnë kanalet, por në fakt bllokimi i tyre është evident. Dhe kjo duket se çdo vit ndodh e njëjta gjë. Përmbytje, dëmtimet e prodhimeve të tyre dhe propaganda nga ana juaj se do të bëni evidentim të dëmeve dhe dëmshpërblim për fermerët.
    Por në fakt, çdo gjë ngelet me fjalë dhe premtime boshe. Ju, pushtetarë të mazhorancës, të tre mandateve, hidhni një sy kanaleve dy anët e rrugës Levan-Tepelenë. Është shumë e thjeshtë. Shikojini nga dritarja e makinës, mos bëni këpucët me baltë dhe do t’i shikoni që janë të bllokuara dhe shpeshherë nga këto ndodhin edhe përmbytje. Një nga faktet që unë po ju sjell. Të flasim më konkretisht për përmbytjet e fundit që thoni nuk ka pasur fare. Në Çerven, njësia vendore Frakull, janë mbi 80 hektarë sipërfaqe toke të mbjella dhe të përmbytura. Flasim për këto ditë dhe këto janë fakte të evidentuara.
    Çfarë është bërë deri tani për evidentimin e fermerëve? Dëmin e shkaktuar apo dëmshpërblimin që ata duhet të marrin? Asgjë. Presim se do të ketë prapë shira, prapë përmbytje dhe pastaj shohim e bëjmë. Janë mbi 120 hektarë në bashkinë Fier, sipërfaqe toke të shumta dhe shumë sera të përmbytura. Çfarë është bërë deri tani? Asnjë masë nuk është marrë. As evidentime nuk janë bërë dhe absolutisht nuk po lëvizet. Në Frakull ka një numër të konsiderueshëm me serra të përmbytura, dëme të shumta, asnjë ndihmë për fermerët e dëmtuar. Asnjë evidentim të paktën nuk është bërë.

  • ”Përmbytja në Lezhë ishte fatkeqësi natyrore e stimuluar”, Gjekmarkaj: Histori e përsëritur nga qeveria

    ”Përmbytja në Lezhë ishte fatkeqësi natyrore e stimuluar”, Gjekmarkaj: Histori e përsëritur nga qeveria

    Nënkryetari i Kuvendit, deputeti i PD në qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj në seancën e sotme plenare në Kuvend u ndal në përmbytjet e ndodhura në këtë zonë. Sipas tij përmbytjet ndodhën për shkak të lënies pas dore të investimeve nga pushteti lokal dhe qendror.
    ”Ajo që ndodhi me përmbytjet nuk është surprizë dhe as fatkeqësi e pashmangshme, ishte fatkeqësi natyrore e stimuluar, është pasqyrë e korrupsionit dhe dështimit të pushtit lokal dhe qendror. Histori e përsëritur që qytetarët vuajnë dhe qeveria fshihet.
    Përmbytjet në zonën e Lezhës, nuk erdhën papritur, as mungesa e dritave, ndodh ajo që gjithmonë ndodh kur pushteti nuk investon, por merr. Nuk ka vlerësim dëmesh, nuk ka plan menaxhimi, madje dhe zjarri i Shëngjinit që mbeti pa përgjigje. Kjo tregon se kur pushteti ndërton propagandë dhe zhvasin qytetarët, i merr para uji, i djeg zjarri dhe i mbyt tymi”, tha ai.

  • “Doni të bëheni si Venecia!”/ Leskaj për përmbytjet në Vlorë: Premtuat 38 mln lekë për hidrovorët, ku i çuat? Kaso: Kërkuam dëmshpërblim për..

    “Doni të bëheni si Venecia!”/ Leskaj për përmbytjet në Vlorë: Premtuat 38 mln lekë për hidrovorët, ku i çuat? Kaso: Kërkuam dëmshpërblim për..

    Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj ka ngritur zërin për problemet e qytetarëve të Vlorës lidhur me përmbytjet të regjistruara javët e fundit si pasojë e motit të keq që preku Shqipërinë javët e fundit. 
    Leskaj akuzoi qeverinë për mosinvestime, për korrupsion në tenderimet e hapura për mirëmbajtjen e kanalizimeve kulluese, të pompave e hidrovorëve. Ndër të tjera, deputeti tha se qytetarët e prekur nga përmbytjet nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim nga shteti. 
    “Vlora është pasqyra e çfarë ndodh me të gjitha qytetet e Shqipërisë. Rrjeti i kanalizimeve është i vjetërsuar dhe jo i mirëmbajtur. Investimet me miliona euro në fakt janë abuzime. Janë kryer pa standard e studime të mirëfillta, pa studim Teknik. Lagje të tëra të Vlorës përmbytjen në çdo reshje e kohë. Qyteti i Vlorës po mbrohet nga 2 pompa të vogla se dhe tenderi që u bë përpara disa muajsh për pompat, përsëri u abuzua dhe u bë një tender korruptiv. 
    Në 25 gusht u dhanë 38 milionë lekë për mirëmbajtjen e hidorvorit. Kanë deklaruar se janë planifikuar 3 miliardë lekë investime për sistemin kullues. Ku kanë shkuar këto lekë, Këto tenderime përgjithësisht, nuk shoqërohen me asnjë analizë teknike të mirëfilltë e as plan. Këto futen në të njëjtën spirale. Përmbytjet e këtij nëntori, ishin dhe janë pasojë e papërgjegjshmërisë së pushtetit qendror dhe vendor. Kjo është goditje e rëndë për ekonominë dhe turizmin. Vlora është në ndryshmin nga Berati, nuk e kuptoj sesi të jetë qyteti nën ujë dhe të jetë… ndoshta dhe këta duan të kalojnë si Venecia. Askush nuk jep llogari për përmbytjet. Një pjesë e qytetarëve të përmbytur nuk kanë marrë dëmshpërblimin real. Sorollatja e qëllimshme nga bashkia dhe emergjencat civile si dhe ndërhyrje patronazhistësh. Mbi të gjitha nuk ka përgjegjësi dhe përgjegjshmëri. Juve ju duket si fjalë e huaj kjo përgjegjshmëri e llogaridhënie, ju provokon”, tha Bujar Leskaj. 
    Kaso: Kemi kërkuar dëmshpërblimin për dëmet e krijuara nga përmbytjet!
    Edhe deputeti demokrat Ivi Kaso ka ngritur në Kuvend shqetësimin për dëmet e krijuara në vend nga përmbytjet. Duke paraqitur situatën në qarkun e Korçës, Kaso tha se kanë kërkuar dëmshpërblimin për dëmet e krijuara nga përmbytjet. Ligjvënësi demokrat tha se Kuvendi ka në dorë të zgjedhë nëse do mbrojë qytetarët apo klientët e qeverisë. 
    “Në Maliq përmbytja është humbje dhe dëshpërim bashkë, por çfarë ka ndodhur që i dha dorë përmbytjes. 66 rezervuar me diga janë lënë pa inspektim. Ura e Maliqit ku u hodhën 208 mln lekë për të rinovuar funksionalitetin historik nuk u shërben banorëve se portat nuk funksionuan. Argjinaturat u çanë dhe u përmbytën prodhimet e bujqësisë. Ku shkojnë këto lekë që nuk shërbejnë as për të parandaluar përmbytjet as për të zbutur dëmet e tyre. 
    Shqipëria nuk mund të jetë vit pas viti në gjendje emergjence, kemi kërkuar dhe kërkojmë marrjen e masave për mirëmbajtjen e kanaleve. Kemi kërkuar hartë rreziku për përmbytjet dhe ndalim të ndërtimeve të paligjshme ne shtratin e lumenjve. Kemi kërkuar vlerësim të plotë të dëmeve, jemi në kohë të marrim masat për dëmshpërblimin për dëmet e krijuara nga përmbytjet. Dëmet janë njerëzore dhe ekonomike, ky kuvend ka në dorë të zgjedhë të mbrojë qytetarët apo të mbrojë klientelën e pushtetit”, tha Kaso. 
     
     
     

  • “Pushteti ndërton propagandë”/ Përmbytjet e fundit, Gjekmarkaj: Është pasqyrë e qartë e korrupsionit dhe dështimit

    “Pushteti ndërton propagandë”/ Përmbytjet e fundit, Gjekmarkaj: Është pasqyrë e qartë e korrupsionit dhe dështimit

    Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, në fjalën e mbajtur në Kuvend, e vendosi theksin tek përmbytjet e fundit të regjistruara në Shqipëri nga veriu në jug si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që prekën vendin përgjatë javëve të fundit.
    Gjekmarkaj tha se të gjitha dëmet dhe fatkeqësitë e qytetarëve janë dhe vazhdojnë të mbulohen me premtime boshe
    “Jeni përballur jo vetëm më fuqinë e natyrës, por dhe me dobësinë e një shteti në gjunjë dhe një pushteti pas shqisa. Ajo që ndodhi ditët e fundit është fatkeqësi e stimuluar. Është pasqyrë e qartë e korrupsionit dhe e dështimit të pushtetit lokal dhe qendror. Një histori e përsëritur, ku qytetarët vuajnë ndërsa përgjegjësit fshihen pas premtimeve boshe, lekëve të zhvatura.
    Përmbytjet nuk erdhën papritur. Ndodhi ajo që ndodh kur pushteti nuk investon, por merr, kur nuk dëgjon, por flet, kur nuk vlerëson rrezikun por e vesh me një premtim të ri. Në Lezhë nuk ka pushet lokal, nuk ka ministri, bujqësie, mbrojtje dhe as emergjenca civile. Argjinaturat janë amortizuar. Një e carë u mbyll përpara kamerave, një tjetër u hap sërish 24 orë më pas.
    Ka zëra dhe diskutime publike mbi abuzime dhe devijime të mundshme për interesa ndërtimore. Në vend te tyre nuk është hapi të shohin ndonjë leje ndërtimi. Hidrovoret janë lënë në mëshirë të fatit, hidrovori i Tales mbeti pa energji kur duhej më shumëse kurrë. Premtimet bien si shi dhe shiu nuk ndalet kurrë dhe ai sillet sipas qejfit. Në vend t një reagim shtetëror, qytetarët morën disa pako ushqimore të shpërndara pjesërisht, Trajtim minimal e fyes për njerëz që humbasin gjithçka. Nuk ka dëmshpërblim e as vlerësim dëmesh.
    E gjitha kjo tregon se kur pushteti ndërton propagandë, kur njerëzit e shvasin, i mbyt pasoja. Sot nuk jemi në këtë seancë vetëm për të përshkruar dëmet, jemi për të ngritur zërin e një komuniteti që nuk e meriton të trajtohet si tokë e askujt. Jemi këtu për të thënë qartë se Lezha, Mirdita dhe Kurbini nuk kanë nevojë për rrena përpara kamerave”, tha Gjekmarkaj.

  • “Përmbytjet, ishin pasojë e papërgjegjshmërisë së pushtetit”/Seanca plenare, Leskaj:Llogaridhënia ju duket fjalë e huaj

    “Përmbytjet, ishin pasojë e papërgjegjshmërisë së pushtetit”/Seanca plenare, Leskaj:Llogaridhënia ju duket fjalë e huaj

    Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj ka ngritur zërin për problemet e qytetarëve të Vlorës lidhur me përmbytjet të regjistruara javët e fundit si pasojë e motit të keq që preku Shqipërinë javët e fundit.
    Leskaj akuzoi qeverinë për mosinvestime, për korrupsion në tenderimet e hapura për mirëmbajtjen e kanalizimeve kulluese, të pompave e hidrovorëve. Ndër të tjera, deputeti tha se qytetarët e prekur nga përmbytjet nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim nga shteti.
    “Vlora është pasqyra e çfarë ndodh me të gjitha qytetet e Shqipërisë. Rrjeti i kanalizimeve është i vjetërsuar dhe jo i mirëmbajtur. Investimet me miliona euro në fakt janë abuzime. Janë kryer pa standard e studime të mirëfillta, pa studim Teknik. Lagje të tëra të Vlorës përmbytjen në çdo reshje e kohë. Qyteti i Vlorës po mbrohet nga 2 pompa të vogla se dhe tenderi që u bë përpara disa muajsh për pompat, përsëri u abuzua dhe u bë një tender korruptiv.
    Në 25 gusht u dhanë 38 milionë lekë për mirëmbajtjen e hidorvorit. Kanë deklaruar se janë planifikuar 3 miliardë lekë investime për sistemin kullues. Ku kanë shkuar këto lekë, Këto tenderime përgjithësisht, nuk shoqërohen me asnjë analizë teknike të mirëfilltë e as plan. Këto futen në të njëjtën spirale. Përmbytjet e këtij nëntori, ishin dhe janë pasojë e papërgjegjshmërisë së pushtetit qendror dhe vendor.
    Kjo është goditje e rëndë për ekonominë dhe turizmin. Vlora është në ndryshmin nga Berati, nuk e kuptoj sesi të jetë qyteti nën ujë dhe të jetë… ndoshta dhe këta duan të kalojnë si Venecia. Askush nuk jep llogari për përmbytjet. Një pjesë e qytetarëve të përmbytur nuk kanë marrë dëmshpërblimin real. Sorollatja e qëllimshme nga bashkia dhe emergjencat civile si dhe ndërhyrje patronazhistësh. Mbi të gjitha nuk ka përgjegjësi dhe përgjegjshmëri. Juve ju duket si fjalë e huaj kjo përgjegjshmëri e llogaridhënie, ju provokon”, tha Bujar Leskaj.

  • Rëndohet bilanci në Indonezi, konfirmohen 500 viktima nga përmbytjet/ Ekipet ende në luftë me kohën, shumë të tjerë të zhdukur

    Rëndohet bilanci në Indonezi, konfirmohen 500 viktima nga përmbytjet/ Ekipet ende në luftë me kohën, shumë të tjerë të zhdukur

    Numri i viktimave nga përmbytjet që goditën Indonezinë javën e kaluar ka arritur në më shumë se 500, ndërsa 500 të tjerë janë ende të zhdukur.

    Ekipet e shpëtimit po luftojnë për të arritur në zonat e prekura, ku situata është bërë gjithnjë e më rëndë.
    Përmbytjet, të shkaktuara nga një ciklon i rrallë mbi ngushticën e Malakës, kanë prekur tre provinca të Indonezisë dhe kanë shkaktuar dëme të mëdha. Provincat më të goditura janë Aceh, Sumatra Veriore, dhe Sumatra Perëndimore, ku mijëra banorë janë të bllokuar dhe pa furnizime të nevojshme.
    Banorët e zonave të prekura, si Arini Amalia nga Regjenca Pidie Jaya e Aceh, kanë përshkruar përmbytjet si një katastrofë natyrore të paprecedentë. “Sipas gjyshes sime, kjo është më e keqja që ka parë në jetën e saj,” tha Amalia për BBC.
    Në shumë zona, ndihmat humanitare janë ndërprerë, dhe banorët po përballen me mungesa të ushqimit dhe ujit të pastër.
    Maysanti, një banore e Tapanuli Qendror, tha se: “Nuk mund të hamë, furnizimet me ushqim janë shuar. Duhet të ecim kilometra për të gjetur ujë dhe lidhje interneti.”
    Në total, rreth 1,100 persona kanë humbur jetën në Azinë Jugore dhe Juglindore nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut gjatë javës së fundit, me Sri Lankën dhe Tajlandën që gjithashtu kanë raportuar viktima.

    Top Channel