Kronikë E Mërkurë, 19 Nëntor 2025 17:58
Situata nga moti i keq në Berat nuk është e mirë. Sipas njoftimit zyrtar nga Prefektura e Qarkut Berat, reshjet kanë qenë të dendura dhe me intensitet të lartë, veçanërisht në zonat malore. Përgjatë aksit rrugor Poliçan-Skrapar prej mëngjesit të sotëm qarkullimi i mjeteve po kryhet me vështirësi pasi në një pjesë të këtij aksi rrugor ka pasur rrëshqitje dheu duke sjellë bllokim të pjesshëm të qarkullimit.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë forcat e emergjencës dhe mjetet e punës për pastrimin e rrugës dhe normalizimin e lëvizjes së automjeteve. Situata mbetet kritike edhe në zonën e fshatit Moravë, ku prurjet e mëdha në lumin Osum kanë rritur ndjeshëm nivelin e ujit, duke rrezikuar përmbytjen e tokave bujqësore.
Banorët janë shprehur të shqetësuar, pasi ndodhen çdo vit në të njëjtën situatë dhe në qendër të qytetit ka arritur në pikën e tij maksimale ndërsa Emergjencat Civile dhe strukturat vendore të mbrojtjes civile janë vënë në gatishmëri, me patrulla në terren që monitorojnë rrëshqitjet e dherave, nivelin e ujit në lumenj dhe gjendjen e rrugëve rurale, shumë prej të cilave kanë pësuar dëmtime të pjesshme ose janë bërë të pakalueshme për mjetet e tonazhit të rëndë.
Tag: përmbytjen
-

Berat, prurjet e mëdha të lumit Osum rrezikojnë përmbytjen e tokave bujqësore
-

Reshjet krijojnë emergjencë në Vlorë, dy banesa dhe një subjekt në rrezik nga çarja e kanalit në Xhyherinë
Në afërsi të fshatit Xhyherinë në Vlorë, reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar çarjen e kanalit të ujërave të larta, duke rrezikuar përmbytjen e dy banesave dhe një subjekti pularie.
Në vendin e ngjarjes erdhën edhe shërbimet e policisë dhe ato të zjarrfikëses, ndërsa emergjencat civile kanë dërguar një mjet fadromë për të frenuar përhapjen e ujit.
Autoritetet njoftojnë se për të shmangur përmbytjen, është i domosdoshëm përdorimi i një mjeti skrep për pastrimin e inerteve që kanë bllokuar kanalin.
Situata vijon të jetë nën monitorim nga autoritetet.Top Channel