Tag: përmbytje

  • Përmbytje masive në Dimal, efektivët në terren për evakuimin e banorëve

    Përmbytje masive në Dimal, efektivët në terren për evakuimin e banorëve

    Aktualitet E Premte, 21 Nëntor 2025 15:36

    Në bashkinë e Dimalit situata paraqitet alarmante kryesisht në lagjen e Dafinave dhe në fshatrat Çiflik dhe Arëz. Efektivë të Regjimentit të Këmbësorisë janë angazhuar në terren për evakuimin e banorëve të cilëve banesat u janë përmbytur. Reshjet intensive të shiut kanë nxjerrë nga shtrati lumin Osum, duke përmbytur sipërfaqe të mëdha tokash bujqësore.

  • Përmbytje në Vietnam, mbi 50 të vdekur dhe mijëra të evakuuar

    Përmbytje në Vietnam, mbi 50 të vdekur dhe mijëra të evakuuar

    Një valë e reshjesh shiu goditi Vietnamin qendror këtë javë, duke shkaktuar përmbytje historike. Numri i të vdekurve dhe i të zhdukurve është rritur në të paktën 52, dhe dëmet vlerësohen në mbi 100 milionë dollarë. Provincat më të goditura janë Dak Lak, në malësitë qendrore dhe Khanh Hoa në bregdet.
    Më shumë se 68,000 shtëpi janë të përmbytura, më shumë se gjysma e tyre në Dak Lak, dhe mbi 70,000 njerëz janë evakuuar tashmë.
    Bujqësia ka pësuar humbje të mëdha, me 15,000 hektarë oriz dhe kultura të tjera të shkatërruara, dhe mijëra bagëti të vrarë ose të zhdukur.
    Rrjeti rrugor është dëmtuar rëndë, me rrëshqitje të shumta toke, veçanërisht në kalimet malore, si dhe transportin hekurudhor dhe ajror.
    Shirat e rrëmbyeshëm do të vazhdojnë në provincat nga Da Nang në Khanh Hoa, duke ruajtur kërcënimin e përmbytjeve të shpejta dhe të menjëhershme, rrëshqitjeve të dheut dhe dëmeve të mëtejshme.

  • Moti i keq në Korçë/ Përmbytje në Turan dhe Gështenjas, dhjetëra banesa dhe stalla nën ujë

    Moti i keq në Korçë/ Përmbytje në Turan dhe Gështenjas, dhjetëra banesa dhe stalla nën ujë

    Situata e rënduar nga reshjet ka shkaktuar përmbytje të mëdha në qarkun e Korçës, ku dhjetëra banesa në fshatin Turan janë mbuluar nga uji si pasojë e prurjeve të lumit të Dunavecit.

    Banorët raportojnë dëme të konsiderueshme, ndërsa shumë prej tyre nuk mund të qëndrojnë më brenda shtëpive për shkak të nivelit të lartë të ujit. Në disa raste, janë rrezikuar edhe bagëtitë, ndërsa bazat ushqimore janë përmbytur plotësisht.
    Probleme të ngjashme janë regjistruar edhe në fshatin Gështenjas të Pogradecit, ku ujërat e vërshuar nga një përrua lokal kanë dëmtuar stalla bagëtish dhe kanë mbuluar një park bletësh. Dëmet janë të shumta dhe banorët shprehen të shqetësuar se situata mund të përkeqësohet nëse reshjet vijojnë.
    Autoritetet vendore po monitorojnë nga afër zhvillimet, ndërsa banorët kërkojnë ndërhyrje të shpejtë për të shmangur përshkallëzimin e situatës.

    Top Channel

  • Vjosa del nga shtrati, përmbyten banesat pranë urës së Mifolit

    Vjosa del nga shtrati, përmbyten banesat pranë urës së Mifolit

    Lumi Vjosa ka dalë nga shtrati në zonën e tregut të gjësë së gjallë, poshtë urës së Mifolit, duke shkaktuar përmbytje në disa banesa.
    Sipas autoriteteve, niveli i ujit ka arritur në 7.10 metra, duke përmbytur të paktën tre shtëpi pranë urës.
    Shtabi i Emergjencave Civile është vënë në gatishmëri dhe ka njoftuar banorët e zonës për rrezikun e shtuar.
    Parashikimet meteorologjike tregojnë se në Përmet, Gjirokastër dhe Memaliaj priten reshje të dendura, të cilat mund të rrisin më tej prurjet e Vjosës dhe të përkeqësojnë situatën.
    Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të tregojnë kujdes dhe të ndjekin udhëzimet e strukturave të emergjencës, ndërsa ekipet e shpëtimit po monitorojnë nga afër gjendjen e lumit dhe zonat e rrezikuara.
    Si pasojë e prurjeve të lumit Vjosë të cilat arritën pikun gjatë orëve të natës dhe deri në mëngjes, janë shkaktuar përmbytje të konsiderueshme në toka bujqësore në zonën e Frakullës dhe Kashishtit. Autoritetet raportojnë se niveli i ujit vazhdon të rritet, ndërsa situata mbetet e paqëndrueshme për shkak të reshjeve të vazhdueshme.
    Në Memaliaj, niveli i Vjosës ka arritur deri në 7 metra, duke shtuar rrezikun për përmbytje të mëtejshme në zonat përreth. Edhe në fshatin Çerven raportohet për toka të përmbytura dhe vështirësi për fermerët.

  • Parashikohen reshje intensive dhe rrezik për përmbytje, ja si paraqitet situata e qarqeve në vend

    Parashikohen reshje intensive dhe rrezik për përmbytje, ja si paraqitet situata e qarqeve në vend

    Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron reshje intensive dhe shtrëngata për ditët e ardhshme në të gjithë vendin, duke sjellë rrezik për përmbytje të lumenjve të vegjël malorë, rrëshqitje dhe probleme në zonat urbane.
    Qarqet më të prekura parashikohen të jenë Vlorë, Gjirokastër, Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat dhe Korçë, ndërsa prurjet e larta do të ndikojnë edhe në lumenjtë e mëdhenj si Drin, Buna, Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin dhe Vjosa. Era e fortë në bregdet do të shoqërojë reshjet, ndërsa temperaturat do të variojnë sipas zonave nga 9 deri në 18 °C.
    Njoftimi i plotë:
    Sot pasdite (e martë, dt. 18) dhe nesër (e mërkurë, dt. 19) do të ketë reshje me intensitet të lartë në të gjithë vendin. Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korë, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara.
    Rrezik të shtuar për përmbytje në vazhdim të ditës së sotme dhe të nesërme do të ketë dhe në lumenjtë Drinos dhe Bistricë. Intesiteti i lartë i reshjet në ditët në vijim do të sjellin rritje të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm Drin-Buna, Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin dhe Vjosa.
    Parashikimi, reshjet
    Sot pasdite (e martë, dt. 18) dhe nesër (e mërkurë, dt. 19) priten reshje shumë intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive. Në të gjithë territorin reshjet do të shoqërohen me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
    Temperatura
    Nesër (e mërkurë, dt. 19) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
    në bregdet: 14 / 18 °C
    në vendet e ulëta: 12 / 17 °C
    në vendet malore: 9 / 12 °C
    Era
    Sot pasdite (e martë, dt. 18) dhe nesër (e mërkurë, dt. 19) era pritet të fryjë mesatare deri e fortë kryesisht në bregdet.

  • Moti i keq, përmbytje edhe në Prishtinë, ndërpritet procesi mësimor. Rrezik që lumenjtë të dalin nga shtrati

    Moti i keq, përmbytje edhe në Prishtinë, ndërpritet procesi mësimor. Rrezik që lumenjtë të dalin nga shtrati

    Pjesë të Kosovës mund të përballen me përmbytje pasi parashikohen reshje të mëdha të shiut të martën dhe të mërkurën.
    Shiu i madh që filloi të bjerë të hënën natën ka detyruar kryeqytetin Prishtinë ta anulojë mësimin e ditës së martë.
    Drejtoria e Arsimit në Prishtinë njoftoi në Facebook prindërit se mësimi është anuluar si masë parandaluese.
    “Ju njoftojmë se për shkak të kushteve të përkeqësuar atmosferike, reshjeve të mëdha të shiut dhe vështirësive në komunikacion, në koordinim me Drejtorinë e Sigurisë dhe Emergjencave, Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe drejtorët përkatës të shkollave, procesi mësimor për ditën e sotme anulohet”, tha Drejtoria e Arsimit.
    Instituti Hidrometeorologji i Kosovës njoftoi të hënën se vendi do të përballet me reshje shiu në dy ditët në vijim, të cilat në disa zona pritet të jenë të intensitetit të lartë.
    Permbytje Prishtine“Këto reshje mund të shkaktojnë vërshime të shpejta në disa lokalitete”, tha instituti, pa dhënë më shumë hollësi.
    Ndërkohë, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” paralajmëroi të martën se ekziston rrezik i shtuar për vërshime në zonat e ulëta dhe pranë lumenjve gjatë ditës.
    Ajo u bëri thirrje qytetarëve t’i shmangin lëvizjet pranë lumenjve dhe kanaleve të ujërave.Agjencia e Menaxhimit Emergjent, në anën tjetër, u kërkoi qytetarëve të kenë kujdes gjatë qarkullimit dhe t’i shmangin zonat me rrezik vërshimesh.
    Kosova është përballur me përmbytje vitet e fundit, të cilat kanë shkaktuar kryesisht dëme materiale.
    Vlerësohet se dëmtimi i shtretërve të lumenjve, si pasojë e nxjerrjeve të paligjshme të zhavorrit, kontribuon shumë në përmbytjen e zonave./REL

  • Përmbytje në Mat/ Banesa iu mbush me ujë, evakuohet një familja me shtatë anëtarë

    Përmbytje në Mat/ Banesa iu mbush me ujë, evakuohet një familja me shtatë anëtarë

    mat

    MAT- Pamje dramatike vijnë nga Mati për shkak të reshjeve intensive të orëve të fundit. Një banesë në fshatin Rreth Baz është përmbytur nga uji, ndërsa familja me 7 anëtarë është evakuuar. Në vendngjarje janë angazhuar zjarrfikësit dhe mjete të tjera për largimin e ujit dhe parandalimin e përkeqësimit të situatës.
    Gjithashtu raportohet problematika me qarkullimin, ku rruga nacionale Burrel–Skuraj paraqet rrezik serioz, duke vënë në rrezik automjetet që kalojnë. Firma kontraktore për pastrimin e rrugës dhe eliminimin e çdo rreziku të shtuar për drejtuesit e mjeteve.
    Probleme janë raportuar edhe në Bashkinë Dibër, ku disa njësi administrative janë pa energji elektrike. Mungesa e furnizimit me energji ka prekur njësitë Kala e Dodës, Sllovë, Zall Dardhë, Reç, Lurë dhe një pjesë të njësisë Arras–Fushë Çidhën.

  • Reshjet në Lezhë, përmbytje në disa lagje, probleme dhe me energjinë elektrike

    Reshjet në Lezhë, përmbytje në disa lagje, probleme dhe me energjinë elektrike

    Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë Lezhën prej mesnatës kanë shkaktuar probleme të shumta, kryesisht në zonat urbane. Sistemi i kanalizimeve nuk ka arritur të përballojë sasinë e madhe të prurjeve, duke sjellë përmbytje në bllokun e banimit “11 Janari” në lagjen “Besëlidhja”, si dhe në një sipërfaqe prej rreth 11.2 hektarësh.
    Niveli i ujit ka arritur deri në 40 centimetra, duke bllokuar hyrjet e pallateve dhe duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve. Përmbytje janë raportuar edhe në disa segmente të aksit Lezhë–Shëngjin.
    Ndërkohë, në pjesën më të madhe të territorit raportohet edhe mungesë e energjisë elektrike për shkak të motit të keq. Ekipet përkatëse po punojnë për normalizimin e situatës.

  • Jepet alarmi për përmbytje, Gjirokastra mes 4 qarqeve të rrezikuar

    Jepet alarmi për përmbytje, Gjirokastra mes 4 qarqeve të rrezikuar

    Instituti i Gjeoshkencave ka paralajmëruar se ditët 17–18 nëntor 2025 do të shoqërohen me reshje të dendura shiu në pjesën më të madhe të vendit, me rrezik të shtuar për përmbytje dhe probleme në zonat urbane.
    Sipas parashikimit, Shkodra, Kukësi, Vlora dhe Gjirokastra do të përballen me reshje intensive deri shumë intensive, ndërsa në Lezhë priten reshje intensive. Intensitet mesatar deri në intensiv është parashikuar për qarqet Dibër, Durrës dhe Tiranë.
    Shtrëngatat e shpeshta mund të shkaktojnë vërshime të menjëhershme, rrëshqitje dherash si dhe përmbytje të lokalizuara në zonat urbane.
    IGJEUM njofton se prurjet në lumenjtë kryesorë, Drin-Buna, Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin dhe Vjosë pritet të rriten ndjeshëm në ditët e ardhshme.
    Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u kanë kërkuar bashkive të marrin masa të menjëhershme parandaluese, duke përfshirë:
    njoftimin e komuniteteve dhe bizneseve të ekspozuara ndaj rrezikut;kontrollin dhe pastrimin e kanalizimeve dhe pusetave,vënien në gatishmëri të hidrovoreve dhe sistemeve të ujësjellës-kanalizimeve;monitorim të vazhdueshëm të niveleve të ujit dhe, nëse kërkohet, evakuim preventiv.Autoritetet u bëjnë apel qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal, të shmangin lëvizjet në zonat e rrezikuara dhe të ndjekin udhëzimet zyrtare.
    Ministria e Mbrojtjes dhe AKMC theksojnë se mbeten në gatishmëri të plotë për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve në çdo moment.

  • Përmbytje shkatërrimtare në Itali, dy të zhdukur/ Uji merr para shtëpinë

    Përmbytje shkatërrimtare në Itali, dy të zhdukur/ Uji merr para shtëpinë

    Dy persona rezultojnë të zhdukur pas një rrëshqitje toke në Gorizia të Italisë, mes shirave të rrëmbyer që goditën gjatë natës rajonin, ku u shkatërrua edhe një shtëpi.

    Zjarrfikësit arritën të nxirrnin një person të gjallë nga rrënojat, por ende nuk dihet asgjë mbi fatin e një 35-vjeçari dhe një gruaje të moshuar të cilën ai kishte tentuar ta ndihmonte.
    Moti ekstrem ka shkaktuar gjithashtu përmbytje, dëme të mëdha e vështirësi qarkullimi në pjesë të tjera të Friuli Venezia Giulia, një ndër gjashtë zonat e vëna në gatishmëri për shkak të stuhive, së bashku me Emilia Romagnan, Ligurian, Lombardinë, Toskanën e Umbrian.
    Moti i keq goditi rëndë sidomos zonën midis Palmanova dhe provincës së Gorizias, me dëmet më të mëdha të regjistruara në Cormons, ku vetëm në gjashtë orë ranë 152 milimetra shi.
    Shkencëtarët thonë se kriza klimatike e shkaktuar nga emetimet e gazrave serrë, po i bën më të shpeshta dhe më intensive ngjarjet ekstreme të motit si valët e nxehtësisë, thatësirat, stuhitë e mbingarkuara dhe përmbytjet e befasishme.
    Edhe pse janë të shumtë shkaktarët e garave serrë, nxitësi kryesor i tyre konsiderohen lëndë e djegshme fosile si nafta, gazi dhe qymyri, shitja e të cilave gjeneron fitime të mëdha për gjigantët e energjisë në botë.

    Top Channel