Tag: përmbytja

  • Pas vjedhjes dhe përmbytjes në Luvër, dëmtohen qindra libra në departamentin e antikiteteve egjiptiane

    Pas vjedhjes dhe përmbytjes në Luvër, dëmtohen qindra libra në departamentin e antikiteteve egjiptiane

    Më 26 nëntor, një incident i rëndë goditi Bibliotekën e Antikiteteve Egjiptiane në Muzeun e Luvrit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në qindra libra dhe dokumente historike. Përmbytja, e shkaktuar nga një rrjedhje e papritur në sistemin e ngrohjes dhe ventilimit, riktheu vëmendjen te infrastruktura e brishtë e muzeut më të vizituar në botë vetëm pak javë pasi Luvri u përfshi në një skandal grabitjeje bizhuterish që nxori në pah dobësitë e sigurisë.

    Sipas Francis Steinbock, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Luvrit, përmbytja ka dëmtuar mes 300 dhe 400 vepra, disa prej të cilave datojnë që nga fundi i shekullit të 19-të. Materialet e prekur janë revista, botime arkeologjike dhe libra referimi – të vlefshëm për studiuesit, por jo pjesë e koleksioneve të çmuara muzeale.

    “Nuk bëhet fjalë për vepra të pazëvendësueshme arti,” theksoi Steinbock në një intervistë për BFMTV, duke shtuar se restauruesit janë duke kryer një punë jashtëzakonisht delikate për t’i tharë dokumentet faqe pas faqeje, për të shmangur mbledhjen e mykut, ngjitjen e letrës apo deformimet e përhershme.

    Rrjedhja e ujit u shkaktua nga një defekt në rrjetin hidraulik të muzeut, një problem i njohur prej vitesh. Steinbock pranoi se zona ku ndodhi incidenti është pjesë e një segmenti shumë të vjetër të infrastrukturës së Luvrit, e cila pritet të përfshihet në një projekt masiv rinovimi të sistemit të ventilimit dhe ngrohjes, i planifikuar të nisë në shtator 2026.

    Ky vonim ngre pikëpyetje për gjendjen aktuale të muzeut dhe rrezikun që paraqesin defektet e ngjashme, sidomos në një institucion që ruan disa nga veprat më të rëndësishme të trashëgimisë botërore.

    Përmbytja ndodh vetëm pak kohë pas grabitjes së bujshme të disa bizhuterive të vlefshme brenda muzeut, një ngjarje që ndezi diskutime të forta për masat e sigurisë në Luvër. Kjo goditje e re ndaj integritetit të institucionit shton presionin mbi administratën për të përshpejtuar investimet në infrastrukturë dhe për të garantuar mbrojtjen e koleksioneve.

  • Përmbytja në Goriçan të Dimalit, serrat prej pesë ditësh nën ujë

    Përmbytja në Goriçan të Dimalit, serrat prej pesë ditësh nën ujë

    Një nate më parë uji i lumit Seman u tërhoq nga tokat bujqësore në fshatin Goriçan të Dimalit.

    Këtë hënë pavarësisht se shiu ka pushuar, niveli ujit po rritet, sikurse duket në foton e mësipërme.
    Banorët thonë se kanë hapur kanalet dhe kanë bërë vija që uji të largohet, por sot kjo nuk ka ndodhur. Ata dyshojnë se përmbytja nuk u ka ardhur nga shiu por nga faktorë të tjerë.
    Serrat e mbjella me trangull dhe domate janë prej pese ditësh nën ujë. Prodhimi është prishur nga uji dhe rrezikon të kalbet për shkak të qëndrimit të gjatë në ujë. Fermerët thonë se dëmi është në miliona lekë dhe se u duhet ndihma e shtetit për t’u ringritur.
    Blegtoret të cilët hoqën bagëtitë nga stanet një jave më parë sot po i kthejnë. Ata thonë se gjatë këtyre ditëve i kane mbajtur në shtëpi por sot niveli i ujit nga stani ka rene ndaj po i çojnë atje përsëri.
    Përllogaritja e dëmeve ende nuk është bërë ne Goriçan, por sipas banoreve deri tani 40 ha sera të mbjella dhe 120 ha toke bujqësore janë prekur nga përmbytja.

  • Përmbytja në Goriçan të Dimalit/ Top Channel sjell pamjet me dron, serrat prej pesë ditësh nën ujë

    Përmbytja në Goriçan të Dimalit/ Top Channel sjell pamjet me dron, serrat prej pesë ditësh nën ujë

    Një nate më parë uji i lumit Seman u tërhoq nga tokat bujqësore në fshatin Goriçan të Dimalit.

    Këtë hënë pavarësisht se shiu ka pushuar, niveli ujit po rritet, sikurse duket në pamjet e kapura me dron nga korrespondenti i Top Channel Bledar Korreshi.
    Banorët thonë se kanë hapur kanalet dhe kanë bërë vija që uji të largohet, por sot kjo nuk ka ndodhur. Ata dyshojnë se përmbytja nuk u ka ardhur nga shiu por nga faktorë të tjerë.
    Serrat e mbjella me trangull dhe domate janë prej pese ditësh nën ujë. Prodhimi është prishur nga uji dhe rrezikon të kalbet për shkak të qëndrimit të gjatë në ujë. Fermerët thonë se dëmi është në miliona lekë dhe se u duhet ndihma e shtetit për t’u ringritur.
    Blegtoret të cilët hoqën bagëtitë nga stanet një jave më parë sot po i kthejnë. Ata thonë se gjatë këtyre ditëve i kane mbajtur në shtëpi por sot niveli i ujit nga stani ka rene ndaj po i çojnë atje përsëri.
    Përllogaritja e dëmeve ende nuk është bërë ne Goriçan, por sipas banoreve deri tani 40 ha sera të mbjella dhe 120 ha toke bujqësore janë prekur nga përmbytja.

    Top Channel

  • Shqipëria mbytet në ujë, qeveria premton 1 miliard lekë për përmbytjet e 2026-s

    Shqipëria mbytet në ujë, qeveria premton 1 miliard lekë për përmbytjet e 2026-s

    Shqipëria po përballet me mot të keq dhe reshje intensive ditët e fundit duke sjellë pasoja në përmbytje të tokave bujqësore, dëme ekonomike për familjet shqiptare dhe humbje jetësh.
    Për emergjencat civile përfshirë këtu përmbytjet dhe rikonstruskionet në hidrovore, qeveria në 2025 i ka dedikuar një fond mbi gjysmë miliardë lekë. Por pavarësisht këtyre masave të cilat një pjesë janë realizuar përmbytjet në vend kanë qenë të ndjeshme në shumë qarqe.
    Për t’i paraprirë përmbytjeve dhe rregulluar dëmet e evidentuara në lumenj, diga apo hidrovorë dhe marrë parasysh paralajmërimeve të Bankës Botërore se këtë vit vendi ynë rrezikohet edhe më shumë, qeveria parashikon për 2026 një fond afro 1 miliardë lekësh, më të madhin në 5-vjecarin e fundit.
    Fonde të cilat do të përfshijnë këtu riparim argjinature, rehabilitim lumenjsh, digash, hidrovoresh dhe kanalesh ujitës.
    Konkretisht këto para do të shkojnë për infrastrukturën e mbrojtjes nga përmbytja kolektorin e Roskovecit, mbrojtjen e lumit të kalasë, Shushicës në Vranisht, lumit të Vjosës në Kashisht, lumit Mat në Skuraj, lumit Drin në Bahcallëk, lumit Buna në Darragjatë dhe Oblik të Shkodrës, ndërsa mbrojtje nga gërryerja dhe përmbytja e lumit Osum në Starovë. Ndërhyrjet në argjinaturë do të kryhen në lumin Seman , Shkumbin dhe kolektorin e Butrintit.
    Vetëm për hidrovoret në 2026 fatura arrin në 159 milionë lekë. Me qëllim kryesor rikonstruktimin e 3 hidrovorëve në Durrës dhe një në Orikum dhe të tjerëve që do të kenë nevojë për ndërhyrje. Fond I cili deri në 2028 parashikohet në 700 milionë lekë.Kjo faturë për emergjencat civile deri në 2028 pritet të arrijë në 2.7 miliardë lekë.
    GRAFIKA 1FONDI PËR PËRMBYTJET NË 2025Infrastruktura e mbrojtjes nga përmbytja 451 mln lekëPërmirësimi i hidrovoreve 206 mln lekë
    GRAFIKA 2FONDI PËR PËRMBYTJET NË 20262024 132 mln2025 451 mln2026 855 mln2027 620 mln2028 639 mln
    GRAFIKA 3RIKONSTRUKSIONET E HIDROVORËVE2026-2028700 mln lekë

  • Shqipëria nën ujë, Qeveria planifikon 1 miliard lekë për përballimin e përmbytjeve në 2026

    Shqipëria nën ujë, Qeveria planifikon 1 miliard lekë për përballimin e përmbytjeve në 2026