Franca është gjysmëfinalistja e tretë e Euro U-21, pasi mundi Danimarkën 3-2 me përmbysje në një çerekfinale tejet të bukur. Danezët kaluan të parët në avantazh me Clement Bischoff, në minutën e 18-të, i cili përfitoi nga një gabim i mbrojtjes së Francës dhe dërgoi topin në rrjetë. Në fund të pjesës së parë, Franca barazoi shifrat me yllin e saj, Djaoui Cisse, i cili shënoi një gol shumë të bukur, duke treguar edhe njëherë klasin e tij. Pjesa e parë mbyllet në barazim.
Në fillim të pjesës së dytë, danezët gjetën sërish golin e avantazhit me Sorensen, i cili shënoi pas një topi të ardhur nga shoku i skuadrës, Bischoff, pas një rivënie anësore dhe një mungesë vëmendjeje e mbrojtes franceze.
Në minutën e 69-të, Franca do të gjente rrjetën me Mathys Tel, por goli i tij u anullua për faull ndaj mbrojtësit kundërshtar. Në minutën e 83-të, Franca do të barazonte shifrat me Quentin Merlin, këtë herë goli ishte i rregullt. Mesfushori i Marseille shënoi një gol spektakolar me një goditje të fuqishme nga distanca.
Një minutë më pas, Franca pas një aksioni spektakolar, shënoi edhe golin e avantazhit me Mathys Tel, i cili gjeti rrjetën pas një goditjeje mjaft të bukur. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Franca fiton 3-2 dhe pret tani fituesin e supersfidës Gjermani-Itali në orën 21:00.
SHIKOGOLAT
Tag: përmbysje
-

EURO U-21: Franca shkon në gjysmëfinale, pas fitores me përmbysje ndaj Danimarkës
-

PS fiton me përmbysje për herë të parë në Paskuqan, Spiropali: Fitore për Shqipërinë 2030 në BE
Partia Socialiste për herë të parë ka fituar në Paskuqan, një zonë kjo në bashkinë e Kamzës, që voton gjithnjë djathtas, me një përmbysje të madhe në 6 kutitë e fundit.
Për të marrë pjesë në numërimin e kutive të fundit në Paskuqan, si dhe për të festuar më pas me socialistët në këtë zonë, ishte e pranishme edhe kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, njëkohësisht edhe drejtuese politike e qarkut të Tiranës.
“Për herë të parë në Paskuqan kemi marrë një fitore me një përmbysje të madhe. Gjej rastin të falënderoj të gjithë ata që mbështetën PS. Kjo është dëshmi e një fitore të pastër dhe të bukur për të gjithë punën që është bërë në Paskuqan. Ata mbështetën PS dhe Ramën për të gjitha punët që janë bërë. Këtë fitore, jo vetëm në Paskuqan, por edhe në të gjithë Shqipërinë ne e prisnim. Është fitore për Shqipërinë 2030 në BE.”, tha Spiropali për RTSH-në. -

Fitore me përmbysje në Elbasan, Partizani mund Dinamon në “finalen e vogël” të Superiores për vendin e tretë
Në një përballje të ndezur për vendin e tretë në Kategorinë Superiore për sezonin 2024/25, Partizani ka arritur një fitore të rëndësishme me përmbysje ndaj Dinamos, duke e mundur këtë të fundit me rezultatin 2-1.
Ndeshja u zhvillua në Elbasan, dhe e gjithë vëmendja ishte përqendruar në këtë “finale të vogël” që do të përcaktonte vendin e tretë.
Pjesa e parë nisi me një epërsi të Dinamos, që kaloi e para në avantazh në minutën e 16-të me një gol të Bregut. Megjithatë, Partizani reagoi shpejt dhe arriti të barazonte rezultatin në minutën e 37-të përmes një goli të Malaj.
Në pjesën e dytë, Partizani bëri një përmbysje të mrekullueshme dhe kaloi në avantazh pas vetëm një minute lojë, me një gol të Gudjufit në minutën e 46-të. Edhe pse Dinamo luftoi për të rikthyer barazimin, Partizani mbajti rezultatin dhe siguroi një fitore të vlefshme.
Ndërkohë, finalja e madhe e sezonit do të luhet më 12 maj, kur Egnatia do të përballet me Vllazninë në Arenën Kombëtare për të përcaktuar kampionin e Superiores për sezonin 2024/25.
REZULTATI FINAL:
DINAMO 1-2 PARTIZANI
16′ Bregu / 37′ Malaj, 46′ GudjufiTop Channel
-

(VIDEO) Kronika e çmendur dhe për film “Oscar” te kualifikimi me përmbysje legjendare nga Man United
17 Prill 2025
23:55
Telesport
Ndeshja më dramatike që është parë ndonjëherë në këto vitet e fundit vjen në “Old Trafford” me një skenar që të thuash i krijuar në Hollywood është fare pak…
Manchester United mbyll pjesën e parë 2-0 ndaj Lyon, por në të dytën pëson 2 gola dhe barazohet gjithçka duke çuar kualifikimin në shtesa (pasi e para doli 2-2)
Por, historia e një drame dhe përmbysje sapo ka nisur. Ekipi francez shënon sërish golin e 2-3 dhe më pas atë të 2-4 teksa po luan me dhjetë futbollistë prej minutës së 90-të…
GOLI I UGARTE – VIDEO
GOLI I DALOT- VIDEO
GOLI I TOLISO – VIDEO
GOLI I LACAZETTE – VIDEO
GOLI I CHERKI – VIDEO
Duket sikur tragjedia në “Pallatin e Ëndrrave” është konsumuar por ndodh e pabesueshmja: në 7 minuta, Djajtë kalojnë nga Ferri në Parajsë duke shënuar 3 gola me Fernandes, Maguire dhe të riun Maino për një PËRMBYSJE 5-4!!! Kualifikim në gjysmëfinale.
GOLI I BRUNO FERNANDES – VIDEO
GOLI I MAINO – VIDEO
GOLI I MAGUIRE – VIDEO
Dhe ata që u larguan nga stadiumi pas 2-4 ndoshta do t’u bëhet mësim për herë të tjera… -

Blushi: Programi ekonomik i PD-ASHM po mirëpritet nga qytetarët, më 11 maj përmbysje ‘spektakolare’
Sekretari i Përgjithshëm i PL, Ted Blushi, në një takim me tregtarët në Selitë theksoi se biznesi i vogël dhe profesionet e lira në Shqipëri nuk duhen të taksohen pasi sipas tij varfëria është këmbëkryq në vend.
Ai tha se programi ekonomik i koalicionit PD-ASHM po mirëpirtet nga çdo qytetar shqiptar dhe sipas tij, më 11 maj do të ketë përmbysje ‘spektakolare’.
“Ku varfëria po arrin kulmin dhe ku përmbysja do të jetë spektakolare. PAKETA E DHEMBSHURISË garanton minimum jetik 200 euro, rroga mesatare 1200 euro, rritje të pensioneve 20% dhe ndihmë konkrete për çdo familje në nevojë. ZERO TAKSA për biznesin e vogël dhe profesionet e lira. ZGJIDHJET që ne ofrojmë për hallet e mëdha të qytetarëve dhe bizneseve priten kudo mirë. Më 11 Maj ndërtojmë së bashku SHQIPËRINË MADHËSHTORE!” shkroi Blushi në postimin e tij në Facebook.
-

Blushi takohet me qytetarë të Tiranës: Më 11 maj do kemi përmbysje spektakolare
Sekretari i Përgjithshëm i PL, Ted Blushi, në një takim me tregtarët në Selitë theksoi se biznesi i vogël dhe profesionet e lira në Shqipëri nuk duhen të taksohen pasi sipas tij varfëria është këmbëkryq në vend.
Ai tha se programi ekonomik i koalicionit PD-ASHM po mirëpirtet nga çdo qytetar shqiptar dhe sipas tij, më 11 maj do të ketë përmbysje ‘spektakolare’.
“Ku varfëria po arrin kulmin dhe ku përmbysja do të jetë spektakolare. PAKETA E DHEMBSHURISË garanton minimum jetik 200 euro, rroga mesatare 1200 euro, rritje të pensioneve 20% dhe ndihmë konkrete për çdo familje në nevojë. ZERO TAKSA për biznesin e vogël dhe profesionet e lira. ZGJIDHJET që ne ofrojmë për hallet e mëdha të qytetarëve dhe bizneseve priten kudo mirë. Më 11 Maj ndërtojmë së bashku SHQIPËRINË MADHËSHTORE!” shkroi Blushi në Facebook. -

Elbasani fiton me përmbysje, Tirana shkon në fund
Elbasani fitoi supersfidën e javës së 32-të ndaj Tiranës, me rezultatin 2-1. Triumf me përmbysje nga verdheblutë në “Elbasan Arena”, në një përballje shumë të luftuar.Tirana e nisi shumë mirë ndeshjen, duke kaluar në avantazh në minutën e 12-të me Përgjonin, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Fraksioni i dytë ishte tjetër histori, me Kristi Qosen, që bëri heroin për vendasit. Mesfushori barazoi shifrat në minutën e 73-të, ndërsa në minutën e 94-t përmbysi rezultatin, duke i dhënë avantazhin dhe fitoren Elbasanit.Sukses i rëndësishëm për skuadrën e Ivan Gvozdenovic, që ngjitet kuotën e 43 pikëve në vendin e pestë. Tirana mban vendin e fundit me 32 pikë dhe rrezikon më shumë se kurrë rënien në Kategorinë e Parë.