Tag: përmbysje

  • Fitore me përmbysje! Manchester United feston me golat e Zirkzee dhe Mason Mount

    Fitore me përmbysje! Manchester United feston me golat e Zirkzee dhe Mason Mount

    30 Nëntor 2025

    15:32

    Telesport

    Manchester United sot pasdite fitoi 1-2 me përmbysje në transfertën delikate të Crystal Palace.
    Skuadra vendase fillimisht dha sinjale se mund ta fitonte ndeshjen. Crystal Palace luajti disi më mirë në pjesën e parë dhe mori avantazhin.
    Në minutën e 36-të. Jean Mateta shënoi nga pika e bardhë e 11-metërshit. Pas këtij momenti, vendasit u mbyllën kryesisht në gjysmëfushën e tyre.
    Pjesa e dytë ishte dominuese nga Djajtë e Kuq. Ata qarkulluan topin më shpejt dhe zhbllokuan lojën fiks kur u duhej për pikët.  Në minutën e 54-të, Joshua Zirkzee shënoi golin e barazimit pas asistimit të Bruno Fernandes. Gol fantastik nga holandezi!
    9 minuta më vonë, Bruno Fernandes asistoi sërish, kësaj radhe te Mason Mount, i cili dha fitoren skuadres mike në një betejë të vështirë. Me këtë fitore, United shkon në vendin e gjashtë në tabelën e Premier League, me 21 pikë.

  • Chelsea e pëson keq, Sunderland fiton me përmbysje në Londër

    Chelsea e pëson keq, Sunderland fiton me përmbysje në Londër

    Chelsea pëson disfatë të hidhur 1-2 në shtëpi nga Sunderland. Blutë e Londrës kaluan në epërsi që në minutën e katërt me Garnacho. Isidor vendosi ekuilibrat, brenda pjesës së parë.
    Përmbysja e madhe erdhi nga Talbi në fundin e ndeshjes, duke i dhuruar 3 pikë të papritura skuadrës së Le Bris. Në takimin tjetër, Newcastle mundi 2-1 Fulham.

    BalkanWeb

  • VIDEO/ Galatasaray fiton në Champions, sukses me përmbysje për Bilbaon

    VIDEO/ Galatasaray fiton në Champions, sukses me përmbysje për Bilbaon

    Galatasaray triumfon 3-1 ndaj Bodo/Glimt, në ndeshjen e fazës së ligës në Champions. Ekipi turk mbylli llogaritë që në pjesën e parë, falë dopietës së Osimhen.
    Në fillimin e pjesës së dytë, Akgun thelloi shifrat, ndërsa goli i Helmersen shërbeu vetëm për statistikë.

    Ia del edhe Atletico Bilbao. Baskët mundën 3-1 Qarabag, me përmbysje. Golit të Andrade iu përgjigj Guruzeta (x2) dhe Navarro.
     

  • VIDEO/ Përmbysje e madhe, Arsenali mposht Newcastle në St. James Park

    VIDEO/ Përmbysje e madhe, Arsenali mposht Newcastle në St. James Park

    Arsenal i tregon forcën Newcastle-t, duke e mundur 1-2, madje me përmbysje në St. James’ Park.
    Vendasit shënuan të parët me Woltemade, 10 minuta nga fundi i pjesës së parë.

    Në pjesën e dytë, të besuarit e Artetës shtuan presionin dhe kthyen gjithçka në favorin e tyre. Merino vendosi ekuilibrat fillimisht, përpara se Gabriel t’i dhuronte 3 pikë Arsenalit me golin e tij në fund.
     

    © BalkanWeb

  • Supergoli i Alvarez nuk mjafton, Espanyol fiton me përmbysje ndaj Atletico Madrid (video)

    Supergoli i Alvarez nuk mjafton, Espanyol fiton me përmbysje ndaj Atletico Madrid (video)

    17 Gusht 2025

    23:25

    Telesport

    La Liga nis me surpriza që në javën e parë. Espanyol ka fituar me përmbysje 2-1 ndaj Atletico Madrid, edhe pse miqtë kaluan të parët në avantazh dhe e mbyllën pjesën e parë në favorin e tyre. Ishte Julian Alvarez në minutën e 37-të që ekzekutoi një goditje perfekte dënimi, duke i dhënë avantazhin Atletico-s.
    Përmbysja e madhe e katalanasve ndodhi në pjesën e fundit të ndeshjes. Në minutën e 72-të, Rubio barazon shifrat pas asistit të marrë nga Exposito nga goditja e dënimit.
    Espanyol nuk u mjaftua me kaq, por gjeti shumë shpejt golin e avantazhit. Në minutën e 84-të, Pere Milla shënon me kokë pas krosimit perfekt që mori nga El Hilali. Një gol fantastik nga sulmuesi vendas. Rezultati përfundimtar 2-1 për Espanyol.
    SHIKOGOLAT

  • Forca e karakterit me tre përmbysje! Vllaznia e Edi Martinit di të vuajë, është element i një kampioni

    Forca e karakterit me tre përmbysje! Vllaznia e Edi Martinit di të vuajë, është element i një kampioni

    A do të shpallet Vllaznia kampione në këtë sezon të Superiores? është e vështirë ta thuash, veçanërisht duke ditur dominimin e Egnatias dhe mbi të gjitha, ardhjen e Dinamos së Ilir Dajës që këtë herë do të jetë tërësisht tjetër nga ajo e sezonit që lamë pas. Por a i ka elementet Vllaznia për t’u shpallur kampion?
    Deri tani, në ndeshjet e Europës, kemi parë një element kampioni të Vllaznisë së Edi Martinit, nuk duhet t’ia mohojmë, shpirtin dhe forcën e karakterit. Në thelb, shkodranët bën 3 përmbysje në Europë. Në fillim humbën 0-1 në shtëpi me Daugvapils, mes shumë rasteve të shpërdoruara.
    E përmbysën në transfertë, edhe pse e panë veten të përmbyseshin po prapë në atë takim. Pasi kaluan në avantazh, vendasit shënuan 2 gola, por Vllaznia shënojë edhe 3 të tjerë. Po e njëjta historia edhe me Vikingur, miqtë kalojnë në avantazh dhe Vllaznia kthehet me dy gola të tjerë. Ky është një tipar që e kanë vetëm ekipet të cilat janë të destinuara për të shkuar larg dhe Martini ka treguar deri tani se Vllaznia e tij ka shumë për të thënë në këtë kampionat dhe mbi të gjitha në Europë, nuk e ka mbyllur ende. /Sport Ekspres/
     

  • Hera e dytë në histori vjen po me përmbysje, Dinamo gjen fitoren europiane jashtë fushe pas…

    Hera e dytë në histori vjen po me përmbysje, Dinamo gjen fitoren europiane jashtë fushe pas…

    Skuadra e Dinamos ka regjistruar sot një fitore shumë të rëndësishme në Ligën e Konferencës teksa ka fituar ndeshjen e parë jashtë fushe ndaj Atletik D’Eskaldes të Andorrës në transfertë. Blutë triumfuan me shifrat 2-1 në një ndeshje ku siguruan rezultatin falë përmbysjes në pjesën e dytë.
    Kjo është hera e dytë në historinë e skuadrës kryeqytetase që arrin të fitojë në Europë në fushën kundërshtare. Hera e parë ishte në Ligën e Kampioneve, në vitin e largët 2002, kur ekipi kampion i Shqipërisë luante ndaj lituanezëve të FBK Kaunas.

    Asokohe dinamovitët fituan 3-2 në fushën kundërshtare po me përmbysje, pasi ishin gjetur në disavantazh të dy golave. Ahmataj, Pisha dhe Qorri vulosën në pjesën e dytë përmbysjen e bluve, që rezultoi vendimtare për kalimin në turin e dytë të turneut. Ajo ishte hera e fundit që Dinamo kalonte turin në një kompeticion ndërkombëtar.

  • Vllaznia fiton dhe fluturon në raundin e dytë të Conference League

    Vllaznia fiton dhe fluturon në raundin e dytë të Conference League

    Vllaznia siguron kualifikimin në turin e dytë të Ligës së Konferencës. Ekipi ka arritur një përmbysje spektakolare në Letoni, duke siguruar kalimin në turin e dytë të Ligës së Konferencës pas një fitoreje 4-2 ndaj Daugavpils, që rikuperoi humbjen 0-1 të ndeshjes së parë në Elbasan.
    Shkodranët hynë në fushë me vendosmëri dhe gjetën golin e parë me Mensah, duke barazuar rezultatin e përgjithshëm. Por festa nuk zgjati shumë, pasi vendasit reaguan fuqishëm dhe përmbysën ndeshjen me dy gola të shpejtë. Kur dukej se gjithçka po komplikonte sërish për skuadrën kuqeblu, erdhi goli i rëndësishëm i Jagos në fundin e pjesës së parë, i cili e riktheu baraspeshën dhe shpresën për përmbysje.

    Në pjesën e dytë, loja u bë më e kujdesshme, me Vllazninë që kishte vështirësi për të qenë e rrezikshme përpara portës. Por gjithçka ndryshoi në minutat e fundit, kur në skenë doli talenti Dodaj. Fillimisht, ai shënoi golin që i dha avantazhin skuadrës shqiptare në rezultat të përgjithshëm, për të qenë më pas protagonist edhe me një asist perfekt për Malën, i cili vulosi fitoren dhe përmbysjen 4-2.
    Një sukses i madh për Vllazninë, që tregon forcën e karakterit dhe besimin deri në fund, duke siguruar një kualifikim të merituar në turin e dytë të Ligës së Konferencës, ku do të luajë me Vikingur Reykjavik.

  • Rinumërimi i votave për qarkun Fier/ Përmbysje rezultati, Zegjine Çaushi humb mandatin, ja kush i merr ‘vendin’

    Rinumërimi i votave për qarkun Fier/ Përmbysje rezultati, Zegjine Çaushi humb mandatin, ja kush i merr ‘vendin’

    Kandidatja e PS Zegjine Çaushi ka humbur mandatin, ndërsa Madrita Bardho ka arritur të sigurojë vendin në Kuvend me vetëm 10 vota më shumë në radhët e PS.
    Ka përfunduar procesi i rinumërimit në Qarkun e Fierit, duke sjellë një përmbysje në ndarjen e mandateve.
    Rinumërimi i votave u krye pas kërkesës për verifikim të hollësishëm dhe ka rezultuar vendimtar për fatin e mandatit mes dy kandidateve.

  • Rinumërimi sjell përmbysje surprizë! E besuara e Ballukut drejt humbjes së mandatit në Fier, ja kandidatja që e sfidon

    Rinumërimi sjell përmbysje surprizë! E besuara e Ballukut drejt humbjes së mandatit në Fier, ja kandidatja që e sfidon

    Nga rinumërimi i votave të 11 majit në qarkun e Fierit, kandidatja e Partisë Socialiste Maldrita Bardho ka kaluar përpara koleges së saj Zegjine Çaushi, duke siguruar aktualisht mandatin me një epërsi prej 9 votash.
    Megjithatë, rezultati nuk është ende përfundimtar, pasi mbeten edhe 19 kuti votimi për t’u hedhur në sistem dhe për t’u verifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
    Çdo votë mund të rezultojë vendimtare për fatin e mandatit.