Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona
Tag: përmbyllim
-

“Përmbyllim një rrugëtim, nisim një mision!” Berisha njofton mbylljen e fushatës në Tiranë
Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore do të mbyllim më 9 maj fushatën për zgjedhjet e 11 majit.
Pas një muaji takimesh me qytetarët dhe premtimesh elektorale, fushata e PD-së do të mbyllet të premten me një miting në ora 19:00 në Bulevardin e Ri.
Kjo është bërë e ditur nga kryedemokrati Sali Berisha në rrjetet sociale, sipas të cilit përmbyllet një rrugëtim dhe nis një mision.
“Të gjithë bashkë për një “Shqipëri Madhështore”. Më 9 maj në ora 19:00 në Bulevardin e Ri, përmbyllim një rrugëtim, nisim një mision”, shkruan Berisha.
Përgjatë një muaji fushatë Berisha e ka cilësuar këtë misionin më të rëndësishëm të jetës së tij, duke premtuar rritje pagash e pensionesh dhe kthimin e të rinjve në atdhe. -

Rama: Voto 5 që të përmbyllim një mision historik, të bëhemi pjesë e pandarë e Evropës
Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste zhvilloi sot një komunikim në platformat sociale me qytetarët në rubrikën “Sy m’sy”.
Kryeministri iu përgjigj komentit të një qytetari, për arsyet se pse njerëzit duhet të votojnë numrin 5 në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Sipas Ramës, dera e shtëpisë evropiane mund të mbyllet, por komentet e analistëve nëpër studiot televizive adresojnë fotografitë e tij nudo, videot me Lulin apo me Ilir Vrenozin, që sipas Kryeministrit janë “një pjesë shumë e vogël e komunikimit tim intensiv çdo ditë”.
“Duhet të votosh numrin 5 sepse Prodhimi i Përgjithshëm Kombëtar i Shqipërisë kur ne morëm detyrën ka qenë më pak se 10 milionë euro, në fund të viti të shkuar 25 miliard dhe në Shqipërinë 2030 do të jetë 33 miliard. Të ardhurat për frymë kanë qenë 3 mijë e diçka euro, janë 10 mijë e 400, do të shkojnë 15 mijë euro. Paga mesatare në sektorin publik do të jetë 1200 euro, sot është 1000, ndërsa paga e përgjithshme sektor publik dhe privat do të jetë 1000 euro, sot është 830 euro, ndërsa ka qenë 320 euro”, tha Rama.
Një tjetër arsye sipas kreut të qeverisë për të votuar numrin 5 në zgjedhjet e 11 majit, është edhe për të çuar përpara dhe për të mbyllur projektet infrastrukturore, si Korridori Blu apo Korridori 8 që janë në kantier, si edhe për të gjitha projektet e hekurudhave që kanë nisur dhe do të nisin në vijim, dhe që kanë mbrapa financime të Evropës.
“Por, përtej të gjitha këtyre duhet ta votosh 5 që të përmbyllim një mision historik të këtij populli, të bëhemi pjesë e pandarë e Evropës dhe BE-së”, nënvizoi Rama.
