Tag: përmbi

  • Sergej Esenin: Sa e bukur ish Tanjusha

    Sergej Esenin: Sa e bukur ish Tanjusha

    Bukurinë që kish Tanjusha nuk e kish tjetër në fshat,jeleku ngjyrë all qëndisur ç’i këndonte n’atë shtat.Mbrëmanet mbërriti Tania buzë përroit mbi një gardh,ndërsa hëna lodërzonte përmbi mjegullën e bardhë.Vjen djaloshi me kokë ulur, i rri pranë edhe i flet:-Shpirt, me tjetër do martohem, lamtumirë, mbeç me shëndet!U zbardh vajza porsi vesa, iu zbeh çehrja si qefindhe gërsheti si nepërka u përdrodh, i helmoi gjinë.-Oh, ti mik, me sytë e shkruar, fat të mbarë po të urojdhe unë, erdha të të thoshja se një tjetër dashuroj!Në mëngjes gjëmojnë kambanat shkon karvani me dasmorë,dhe një çift, fytyrë – mbuluar mbrrin në kishë të verë kurorë.Nuk janë gjelat kobëndjellës – fisi i Tanjes po vajton,shkëlqen tehu i një sëpate dhe kthen gjëmën në jehonë –Kish kurorë të kuqe gjaku, përmbi vetullën e trishtë.-Sa e bukur ish Tanjusha, sa e ëmbël dhe e brishtë!Shqipëroi: Arqile Garo

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    “DO TË DËRGOJ NJË PUTHJE ME ERËN” LEKA SEFLA LEXON NERUDËN

    Kliko edhe:

    PIANISTJA E NJOHUR TREGON SI PRINDËRIT KUPTUAN TALENTIN E SAJ: ISHIM 7-VJEÇE ME MOTRËN BINJAKE DHE NISËM TË KËRCENIM TANGO

    Pianistja e njohur shqiptare, Anita Tartari ka bërë një rrëfim për jetën e saj në emisionin “Pas Mesnate”.

    Ndër të tjera, ajo ka folur edhe për momentin e parë kur prindërit e saj kuptuan se së bashku me motrën binjake, duhet të merreshin me art.

    Anita tregoi se që nga mosha 7-vjeçare, ato nuk u larguan kurrë nga skena deri në ditët e sotme.

    “Natyrisht që një fëmijë 7 vjeç është zor të dijë se çfarë do të bëj në jetë. Kështu që janë prindërit ata që përkujdesen dhe ne kemi një çast shumë të bukur në atë moshë.

    Tekstin e plotë e gjeni KETU

  • Ana Ahmatova: Kaq shumë gurë hodhën përmbi mua…

    Ana Ahmatova: Kaq shumë gurë hodhën përmbi mua…

    Poezi nga Anna Ahmatova

    Kaq shumë gurë hodhën përmbi muaSa sot asnjë prej tyre s’më frigonMe ta një kullë e hijshme u ndërtuaM’e lartë se çdo kullë ajo qëndron.Ndërtuesit e saj falënderojPaçka se e ndërtuan me nxitim.Prej saj më shpejt agimin e shijojDhe diellin shikoj me gjatë në perëndim.Dhe në dritaren time ditë për ditëFryn erë deti më flladit.Në dorën time vjen pëllumbi haPa në mos mund të shkruaj më diçkaNjë ditë, e perëndishme, krahëlehtë,Do vijë muza për ta shkruar vetë.

    Përktheu: Petraq Kolevica

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    ANA AHMATOVA: PREMTO QË NË ËNDËRR TË VISH…

    Ndarjen tonë të ftohtë e të nxirë,Si dhe ty, do ta mbart unë rish.Përse qan? Nëma dorën më mirëDhe premto që në ëndërr të vish.

    Jam me ty si një gjëmë me një gjëmë…Më për ne s’ka në botë takim.Vetëm n’orë mesnate ti bëmëPërmes yjeve një ngjatjetim.

    Përktheu Aurel Plasari

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    ANA AHMATOVA: KËNGA E TAKIMIT TË FUNDIT

    Lexo edhe:

    RRËFEHET BASHKËSHORTJA E PETRAQ KOLEVICËS: SI MË KËRCËNUAN SIGURIMSAT NË ZYRË! DO TË DEGDISIM…

    Konstruktorja e ndërtimit të shumë objekteve industriale dhe shoqërore në gjithë Shqipërinë rrëfehet për kapitullin profesional në jetën e saj. Pesha e përgjegjësive, mandej martesa me arkitektin e mirënjohur, Petraq Kolevica, do e lëkundte jo pak jetën e saj familjare.

    Akuzat direkte politike ndaj të shoqit dhe si ai i shpëtoi burgimit. Survejimet e shpeshta të Sigurimit të Shtetit në zyrën e saj të punës apo tentativat e akuzave për sabotim në spitalin e Përmetit janë vetëm një pjesë e eksperiencës jetësore të gjermanoshqiptares, Edith Logoreci Kolevica.

    TEKSTIN E PLOTË MUND TA GJENI KËTU

  • GJUHA SHQYPE

    GJUHA SHQYPE

    Poezi nga: Ndre Mjeda

    Përmbi za që lshon bylbyli,gjuha shqype m’shungullon;përmbi er’ që jep zymbyli,pa da zemren ma ngushllon.

    Ndër komb’ tjera, ndër dhena tjera,ku e shkoj jetën tash sa mot,veç për ty m’rreh zemra e mjerae prej mallit derdhi lot.

    Nji kto gjuhë që jam tue ndie,jan’ të bukra me themelpor prap’ kjo, si diell pa hije,për mue t’tanave iu del.

    ***
    Ku n’breg t’Cemit rritet trimime zbardh, Shqype, zanin tand,e ku Drinit a burimiqë shpërndahet kand e kand.
    Geg’ e tosk’, malsi, jalliajan’ nji komb, m’u da, s’duron;fund e maj’ nji a Shqypniae nji gjuh’ t’gjith’ na bashkon.

    Qoftë mallkue kush qet ngatrrimendër kto vllazën shoq me shoq,kush e dan me flak’ e shkrimeçka natyra vet’ përpoq.

    Por me gjuhë kaq t’moçme e mjerasi nj’bij’ kjo që pa prind mbet:për t’huej t’mbajshin dhenat tjera,s’t’kishte kush për motër t’vet.

    E njat tok’ që je tue gzue,e ke zan’ tash sa mij’ vjet,shqyptaria, që mbet mbluesot nën dhe, edhe shqyp flet.